Nga Roland Lami
Që nga Platoni e deri te mendimtarët modernë, arti dhe politika janë parë si dy mënyra të ndryshme për të ushtruar ndikim mbi shoqërinë, por që shpesh përdorin të njëjtën gjuhë: emocionin, simbolin dhe aftësinë për të formësuar mënyrën si njerëzit e perceptojnë realitetin. Për këtë arsye jo pak studiues kanë argumentuar se akti artistik është në vetvete politik, sepse arti nuk prodhon vetëm estetikë, por edhe ndërgjegje, revoltë, identitet dhe mënyra të reja të të menduarit. Po aq, politika është parë si një formë arti, sepse nuk mbështetet vetëm te ligjet apo institucionet, por edhe te performanca, retorika, skenografia dhe aftësia për të krijuar emocione kolektive. Politikani ndërton role po aq sa artisti ndërton personazhe po ashtu, artisti fiton adhurues po aq sa politikani siguron mbështetës. Pikërisht, këtu kufijtë fillojnë të shuhen pasi artisti shpesh bëhet figurë politike edhe pa e shpallur veten të tillë, ndërsa politikani sillet si performues që kërkon jo vetëm vota, por edhe duartrokitje.
Sot, kjo ndërthurje është bërë edhe më komplekse. Politikani ka kuptuar se ka nevojë për spontanitet, karizmën dhe magnetizmin emocional të artistit, ndërsa artisti kupton se politika i jep amplifikim, vëmendje dhe fuqi simbolike. Kështu është krijuar një marrëdhënie ku të dyja palët përdorin njëra-tjetrën deri në pikën që bëhet e vështirë të dallosh ku mbaron arti dhe ku fillon politika. Një koncert mund të shndërrohet në manifest politik, ndërsa një fjalim politik ndërtohet si performancë artistike me ritëm, dramaturgji dhe efekt emocional.
Publiku nuk ndikohet më vetëm nga argumenti racional, por edhe nga imazhi, identifikimi dhe aftësia për të prodhuar emocion. Në këtë realitet artisti dhe politikani ndajnë të njëjtën skenë publike dhe shpesh të njëjtat teknika ndikimi mbi turmën, aq sa herë pas here duket sikur politika kërkon të bëhet art, ndërsa arti kërkon të ushtrojë pushtet.
Sigurisht kjo dukuri ne kontekstin shqiptare paraqitet më brutale sesa në Perëndim. Këtu artisti nuk afrohet me politikën vetëm për protagonizëm mediatik, por shpesh për mbijetesë. Industria e artit në Shqipëri është aq e brishtë, sa talenti rrallë garanton stabilitet ekonomik apo status social të qëndrueshëm. Në mungesë të një tregu të konsoliduar kulturor, artisti shpesh kërkon afërsinë me pushtetin si mënyrë për të kompensuar atë që nuk ia jep industria, akses, mbështetje, promovim, financim dhe siguri simbolike.
Nga ana tjetër, politikani shqiptar ka nevojë për artistin për të kompensuar ose rehabilituar përceptimin ndaj tij si abuzues ,klientelist, korruptiv, mediokër dhe mosbesues. Pikërisht këtu artisti bëhet i vlefshëm për politikanin pasi ai i jep pushtetit atë afërsi emocionale dhe atë kredibilitet popullor që politika nuk arrin më ta prodhojë vetë. Kështu krijohet një marrëdhënie interesash reciproke, ku secili përdor mungesën e tjetrit: politikani përdor famën e artistit për të hyrë emocionalisht te publiku, ndërsa artisti përdor afërsinë me pushtetin për të kompensuar dobësinë strukturore të botës së artit shqiptar.
Kjo është arsyeja pse raporti mes tyre në Shqipëri shpesh duket më intim, më personal dhe nganjëherë edhe më i sikletshëm sesa në vende të tjera. Në Perëndim artisti mund të mbijetojë pa politikën sepse ekziston tregu, industria, menaxhimi profesional dhe autonomia ekonomike e kulturës. Në Shqipëri shumë artistë e dinë se tregu është i vogël, institucionet kulturore janë të dobëta dhe suksesi është shpesh sezonal. Për pasojë pushteti shihet jo vetëm si ndikim politik, por edhe si mekanizëm mbijetese sociale.
Pikërisht këtu qëndron paradoksi i këtij raporti.Në momentin kur politika kërkon të vishet me emocionin dhe spontanitetin e artit, ajo rrezikon të shndërrohet në një performancë të kuruar më shumë për efekt sesa për përmbajtje. Ndërsa arti, sapo hyn në orbitën e pushtetit për të siguruar mbështetje apo mbijetesë, humbet gradualisht distancën kritike që i jepte autoritet moral përballë publikut. Në fund krijohet një shkëmbim rolesh ku politikani kërkon autenticitet përmes artistit, ndërsa artisti kërkon siguri përmes politikës. Dhe sa më shumë secili përpiqet të marrë diçka nga tjetri, aq më shumë rrezikon të humbasë identitetin e vet.
Kujt i hyn në punë ky hartim i klasës së 9-të?
Politika art eshte ...."Arti i te berit leke"...ku ka me bukur , ne keto 35 vjet kemi patur shume artista te ketij kalibri qe s'kane lene gje pa bere nga "dashuria per artin" duke shtuar veprat e tyre fisnike te "berjes se lekut"...keto vepra pastaj na i shesin ne , popullit , nen dicituren "Lufte kunder korrupsionit" !!!!!!
Shumicës që kupton besoj i hyn në punë.
Shkrimi i Roland Lamit kap një dukuri reale: politika moderne përdor gjithnjë e më shumë imazhin, emocionin, performancën dhe skenografinë, ndërsa arti shpesh hyn në marrëdhënie të drejtpërdrejta me pushtetin. Por nga kjo nuk del se arti dhe politika afrohen deri në shkrirje. Ngjashmëria e disa teknikave publike nuk e zhduk dallimin substancial midis tyre. Arti është formësim estetik i përvojës njerëzore, kurse politika është organizim, administrim dhe ushtrim i pushtetit. Njëri vepron përmes formës, figurës dhe imagjinatës, tjetra përmes institucioneve, vendimit, interesit dhe detyrimit shoqëror. Pikërisht këtu shkrimi rrëshqet drejt një metaforizimi të tepruar. Të thuash se politikani ndërton role si artisti personazhe, apo se politika bëhet art sepse prodhon emocion, do të thotë të ngatërrosh mjetet e komunikimit me natyrën e sistemit. Edhe feja, sporti, reklama, gjyqi dhe diplomacia prodhojnë ritual, skenë, simbol dhe emocion, por kjo nuk i bën arte. Nëse i ndjekim pa kriter këto ngjashmëri, atëherë, siç thotë proverbi shqiptar, “ne dalim kushërinj edhe me lepurin”! Mjafton të shohim tipat e ndryshëm të liderëve politikë për ta kuptuar këtë. Ka politikanë që ndërtojnë imazh artistik, si në rastin e Edi Ramës, ku biografia e piktorit dhe skenografia publike bëhen pjesë e kapitalit politik. Ka politikanë pragmatikë e të drejtpërdrejtë, si Donald Trump, që nuk funksionojnë si artistë, por kryesisht si figura të biznesit, konfliktit verbal dhe mobilizimit populist. Ka liderë burokratikë e institucionalë, sidomos në traditën perëndimore, që e ndërtojnë autoritetin mbi procedurë, administrim, protokoll dhe gjuhë të kontrolluar teknokratike. Ka edhe liderë brutalë, autoritarë ose ushtarakë, që nuk kanë asgjë nga “arti”, përveç aftësisë për të manipuluar simbole dhe frikë. Dhe pastaj është Putini, ky “artist” i mbrapshtë i pushtetit, që një luftë të përgjakshme e quan “operacion special” dhe e shndërron gjuhën në instrument të maskimit politik. Por nëse edhe ky lloj manipulimi gjuhësor dhe strategjik quhet art, atëherë nuk po lartësojmë politikën në nivel estetik, veçse ulim artin në nivelin e eufemizmit, propagandës dhe cinizmit shtetëror. Prandaj çështja nuk është të mohohet marrëdhënia mes artit dhe politikës, por të mos zëvendësohet analiza e marrëdhënies me barazimin figurativ. Arti mund të ketë efekt politik, por nuk është politikë, sikurse politika mund të përdorë teknika performative, por nuk është art. Midis tyre shihet ndërveprim, jo identitet; ekzistojnë afërsi funksionale, jo njëjtësi ontologjike. Dhe vetëm duke ruajtur këtë dallim mund të kuptohet si arti humbet autonominë kur hyn në orbitën e pushtetit, dhe si politika degradon në spektakël kur kërkon të maskojë boshllëkun e përmbajtjes me efektin emocional të skenës.
Shkrimi i Roland Lamit , djali i spiunit me te madh te sigurimit te shtetit Remzi Lani ( Holta ) Po more i biri i spiunit te Lezhes me nene ambasadore ne Rome ; risi eshte se spiunat e sigurimit dhe pjella e tyre e kane marre peng Shqiperine e Ramiz
Shkrimi i Roland Lamit , djali i spiunit me te madh te sigurimit te shtetit Remzi Lani ( Holta ) Po more i biri i spiunit te Lezhes me nene ambasadore ne Rome ; risi eshte se spiunat e sigurimit dhe pjella e tyre e kane marre peng Shqiperine e Ramiz