Nikoll Lesi: Nxirreni nga qelia e paraburgimit Ilir Metën!

13 Maj 2026, 10:40Blog TEMA
Nikoll Lesi: Nxirreni nga qelia e paraburgimit Ilir Metën!

Nga Nikoll Lesi


Çështja e Ilir Meta është kthyer tashmë jo vetëm në debat juridik, por edhe politik, institucional dhe njerëzor. Pas afro 18 muajsh në paraburgim, pyetja që shtrohet publikisht nuk është më vetëm nëse ai është fajtor apo jo — sepse këtë e vendos vetëm gjykata — por nëse masa e sigurisë po respekton standardet e proporcionalitetit, të drejtave të njeriut dhe prezumimit të pafajësisë.

Në çdo shtet demokratik, paraburgimi duhet të jetë masë përjashtimore dhe jo dënim i parakohshëm. Vetë jurisprudenca e Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar vazhdimisht se zgjatja e tepërt e paraburgimit pa një arsyetim konkret dhe të vazhdueshëm cenon lirinë individuale dhe prezumimin e pafajësisë. Sidomos kur bëhet fjalë për persona publikë, ish-zyrtarë të lartë apo figura politike, drejtësia duhet të jetë dyfish e kujdesshme që të mos krijojë perceptimin e “dënimit pa vendim”.

Argumenti kryesor i avokatëve të Metës është se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje, nuk mund të prishë prova në të njëjtën masë si në fillim të hetimit dhe se një masë më e butë, si arresti shtëpiak apo detyrimi për paraqitje, do të ishte e mjaftueshme për të garantuar procesin.

Nga ana tjetër, SPAK dhe gjykata argumentojnë se masa e sigurisë lidhet me rrezikun procedural, ndikimin e mundshëm në hetim dhe peshën e akuzave. Por sa më shumë zgjatet paraburgimi, aq më i fortë bëhet debati publik mbi proporcionalitetin e tij.

Një element që po ndikon fort në opinion është edhe mënyra e trajtimit publik të Metës gjatë seancave gjyqësore — pamjet në kafaz xhami, izolimi fizik dhe tensioni politik që shoqëron çdo dalje të tij. Aq me tepër që ish-presidenti ka deklaruar se keqtrajtohet në burg, duke i mohuar çdo të drejtë ligjore e kushtetuese prej administratës së burgjeve.

Ky është krim ligjor, si ndaj ish-presidentit ashtu ndaj çdo qytetari të Republikës, kur ka diferencim të hapur në paraburgim.

Për mbështetësit e Metës, kjo shihet si poshtërim politik dhe jo thjesht procedurë sigurie.

Por në fund, demokracitë maten jo nga mënyra si trajtojnë qytetarin e zakonshëm, por edhe nga mënyra si trajtojnë kundërshtarët politikë apo figurat e forta të sistemit. Pikërisht këtu nis debati real: a po përdoret paraburgimi si domosdoshmëri procedurale apo po perceptohet nga një pjesë e opinionit si një formë ndëshkimi para vendimit përfundimtar?

Në aspektin juridik dhe human, pas një periudhe kaq të gjatë paraburgimi, kërkesa për rivlerësim të masës së sigurisë duket legjitime. Nëse nuk ekziston më një rrezik konkret procedural, një masë alternative si arresti shtëpiak mund të konsiderohej nga gjykata pa cenuar procesin penal.

Por duket se një dorë e fshehtë e mban si hakmarrje në qeli, kur fare mirë pas gjithë kësaj kohe paraburgimi, Ilir Meta mund të gjykohej i lirë dhe bile gjyqi të ishte i hapur për publikun, pasi nuk flitet se ka vrasje apo grupe kriminale që mund ta shikojnë dhe prishin provat. Eshtë thjesht një gjyq me akuza korrupsioni, siç ka ndodhur në Francë, ku ish-presidenti francez u mbajt një natë në qeli dhe me pas gjykohet në gjëndje të lirë.

Gjykata dhe Prokuroria duke e mbajtur në qeli vetëm sa rrisin, me dashje apo dashje, idenë se Ilir Metën e mban dikush tjetër në qeli, pra politikisht, por e verteta nuk është se ka ndërhyrje nga PS, por thjesht një dëshirë spakore apo e gjyqtarit për tu bërë lajm se ne “nuk falim njeri”.

Po pse në Francë ish-presidenti francez hetohet në gjëndje të lirë? A nuk janë profesionistë prokurorët dhe gjyqtarët francezë? Apo rasti kur Trumpi ishte jo president dhe e hetuan në gjëndjen të lirë.

Ndaj Ilir Meta duhet liruar dhe nëse gjykata i jep vendim të formës së prerë, pas gjykimit, se ka kryer krim ligjor të futet jo në qeli, por në fund të dheut!

22 Komente

  1. T
    Tipik malok

    Qe N. Leshi eshte Idiot kjo duket qarte , por si ka mundesi qe ky te kete pasur suksese me gazeten.........

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salibanisti Nikē Lehsi

      Eshte i etur per pallim Ky Nika(olla), sa me shume e pallonte Saliu aq me shume e deshi/do ate. E pallonte Spiuni IM Meta Mutaj sa ishte president dhe fapppp ja tani do me ta perdhunoje Likja

      Përgjigjjuni
    2. I
      I juaji Edi Rama

      Nuk e nxjerr as Liken as Lalin nga burgu sa te jem une ne kryeministri. Kam hall se ashtu si gjeti Lali ate plak Ndreniken, do ta gjeje dhe Likja te vetin per ta puthur ne balle...

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasoni

        Tere jeten gazetar, madje disa vjet edhe ne politike e deputet, dhe mbete amator dhe shume i anshem ne gjykim!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lubi Malltezi

          Nuk eshte amator.Eshte servil qe lepin ate qe vjell. Ilir Meta eshte kapur nga Dritan Prifti me ze e me figure duke vjedhur 7% e Gimit. Ilir Meta u kap perseri duke vejdhur 200 mije eurot e CEZ-DIA.Ilir Meta dhunoi policet bashkiake kur ishte president.Ilir Meta kundershtoi me dhune policet kur e arrestoi SPAK. Nqs ka nje person qe e meriton te jete ne qeli eshte Ilir Meta.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Salikoqepetulla

          Ky leshi lesh mbeti nje cope legen mbeti gjithe jeten,si mund te nxiret nga burgu nje person si Like floriri,te keqiat qe I ka sjelle vendit nuk kane ane e fund!!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bake

            O Nikoll Lehesi akoma nuk e ke kuptuar qe Like Hajdutin e mban ne qeli Sali Karaxhici......... Pa i mare gjith floririn Saliu nuk e liron Liken nga qelia........ Ti i di keto gjera pse ben rolin e budallait........

            Përgjigjjuni
            1. M
              Martini

              Perceptimi publik per kete personazh eshte shume negativ

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatimeja

                Nikoll Lesi ikë puthe në ballë dhe meri ti dënimet që i kanë mbetur Dhe na trego interesat që ke me Metën

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hej hej

                  Nikolle Leshi ,ne fakt ke te drejte se kemi kohe qe nuk kemi pare qen te terrbuar rrugeve te Tiranes.Ndaj na mungojne lehjet e tij ,hej hej ose ngjitjet neper trare ekuilibri.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Halim

                    Mqs ți leshi Ben krahasim me tjera figura Un di njerez qe per skuxa meters denohen25 vjet. Ptuuu fytyr mut cdo krahasim calin se ka kushte objective dhe subiective te vecant a cdo fenomen. Pis bur bythlepires ke ksan tan jeten. Eshte sikur te thash ne krahasim me viti 1935vjemi me mir. Koqe psikopat je o leshh

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alushi

                      Ilir Meta paska 18 muaj ne paraburgim kurse Shqiptaret kane 38 vjet qe vidhen.Tani eshte radha e ketyre plerave ta provojne by…n e mizes.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fieraku

                        i Nderuar Nikoll Lesi:Diku kame menduar me ate "Rradaken" time se ju do te jeni ndonje "Koqe Intelektuali"..por ti qenke????????????? 1-Te nxjerrim Like Floririn nga Burgu??Pse??Ato qe shkruan me siper nuk Vlejne as per Leter Higjenike...Like Floriri -alias Scrappi..eshte nje Vrases, eshte nje Hajdute i thesarit te Shteteit(Gje qe nuk ndodhe edhe ne Vendete e Prapambetura Afrikane)..dhe eshte i Korruptuar deri ne Gryke.. 2-Si keni Faqe, dhe beni Deklarata ,per Lirimin e Ilir Metes, qe ka jetuar dhe jeton ne "Skamje"..dhe sikur se del nuk KA ASNJE LLOJE PASURIE..si dhe nuk ka ku te "Fuse Koken"?? 3-Nese Mendoni se Shqipetaret jane Bageti..e keniGabim..Shqipetaret jane per Shume Gjera Tolerante..por Spiuna si ne Rini si Ilir Meta..Nuk i FALE....as edhe Berishen...apo Medi Fatmir..-Gerdeci..... @@Politika "Postedemokratike"..ka sjelle me shume Fatekeqesi se Sistemi i Enverit...ka sjelle nje Shtres Politike te Korruptuar dhe pa Integritetin e te qenit Politikane..por jane Pazarexhinje dhe perfitues ne Kurrizin e neve "Popullit Budalla".. @Do te ishte me e Ndershme nga Ju Nuikolle Lesi qe Ilir Meta te Hetohej edhe ne Afrike edhe ne Zwizer..edhe ne Angli si dhe ne Qipro....dhe jo te kerkoni te Lirojme Kriminelin nga Burgu...le te rrije me mire ne Burge sepse nuk ka "Strehe" ku te shkoje dhe nuk ka Pare.....????

                        Përgjigjjuni
                        1. y
                          yony

                          Nikoqe paske mbet pa leke don me flet pa breke se likja eshte pa gru dhe ti shume i je afru .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ariu i bardh

                            Likje hajdutit , konfiskim total te pasuris, vodhi thesarin e shtetit te shqiptareve, Sale mavrija e ka thirre like floriri, Like hajduti ka ble prona ne londer, te tane keto hajdut per 35 vjet duhet me i xhvesh.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rizai

                              Futu ti nikol te dali meta. Po çi kini këto, luani me ndjenjat e vuajtjet e njerezve nga banditë si ky plera me emër ilir. Pthu qelbësira, kaq shpejt i harruat bëmat e këtij pisi.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Ledion

                                NIKO LEHESI KA HALLN E TIJ O NJEREZ KA BO ZOLLUME PERFITIMI ME LIKE FLORININ NDAJ THOT NXIRRNI NGA BURGU. NIKOLL LEGENI DUHET ÇU TE LIKJA SE KA BOLL MATERIAL PER SPAK.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tirana e Re

                                  Shtet akoma i paformuar mire, vilat ne lalez te kolltukut qe po qelb tiranen nga lagja matohiti me cecenet e tij, dhe pronat maznikut e muzhaqit nuk kan rendesi, vazhdojne akoma me nje njeri te mbaruar politikisht dhe te divorcuar si meta

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lesh Nikolle

                                    Nikoll, E di i madhe dhe i vogël në Shqipëri, ashtu siç e di fare mirë edhe ti që Ilir Meta i ka bërë 1001 të zeza këtij vendi… Po mirë mo Nikoll, kaq jo profesionist janë këta prokurorët e SPAK dhe gjyqtarë të GJKKO sa të mos arsyetojnë juridikisht dhe të dalin bllof nesër para gjykatave evropiane? Unë besoj se jo. Ajo që unë besoj është se ata kanë më shumë se një AS nën mëng, si për të ashtu edhe për Lali Erin, saqë nuk do të ketë gjykatë në botë që t’i nxjerrë të pafajshëm… Mos ja u qaj hallin, Nikoll, se falë makutërisë së tyre dhe të tjerëve si ata, mbi 2/3 e pensionistëve shqiptarë marrin një pension nën 200 euro… Aty të kalben, maskarenjtë! Vetëm për shkatërrimin e pronave të ushtrisë, armatime, municione, tanke, avionë, etj., duhen pjekur në hell të gjithë ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë të pas viteve ‘90, me në krye Mediun dhe Majkon!!! FARË E KEQE!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. r
                                      return of the saint

                                      Nuk I nxjerr njeri nga burgu o Leshi I kane futur amerikanet nuk shpeton njeri nga ndershkimi do kete dhe te tjere.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mali

                                        Jam dakort me nikoll leveling qe likja te dale nga paraburgimi dhe te varet ne mes sheshit Skenderbej por jo vetem.....por me lali fikun dhe monen qe ti vleresojme pastaj si treshja me Jezusin ne kryq.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. o
                                          orihn id

                                          Ky Nikolla keshtu ka qene dhe eshte nje hipokrit qe kerkon ta kete mire edhe ketej edhe andej.Po te ishte kaq i merakosur per liken pse nuk i tha atij qe ka dhene urdher per burgosjen dhe mbajtjen ne burg per kaqe kahe qe ta liroje, kur me kete dikushin beri gjithe ate interviste per 35 vjetorin e gazetes koha jone.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje