Nga Ardi Stefa
Kuvendi i Shqipërisë ka një nivel intelektual shumë të ulët të atyre që paguhen për të menduar, vendosur në emër të një kombi.
Me pak përjashtime, deputetët sot ndahen në dy kategori.
Në ata që vuajnë (edhe pse mund të duket e rëndë si fjalë) nga kapsllëku intelektual e gjuhësor dhe në ata që vuajnë nga diareja e mendimit pa mendim.
Kategoria e parë janë deputetët “kaps”.
Njerëz që ngjiten në foltore si nxënës të papërgatitur para tabelës.
Fjalët u mbeten në fyt, idetë nuk u formohen dot, fjalia u thyhet në mes si urë e amortizuar dhe shpëtimin e parë e gjejnë në Inteligjencën Artificiale.
Ua shkruan fjalimin, ua “lustron” gramatikën, u jep edhe ndonjë citim politologu që s’e kanë lexuar kurrë.
Por problemi është se AI mund të të shkruajë tekstin, jo trurin.
Mund të të japë fjali, por jo mendim.
Dhe kjo duket menjëherë sapo deputeti hap gojën pa “copy-paste”-in para syve.
Është ai momenti kur teknologjia dorëzohet përballë idiotësisë njerëzore.
Pastaj vjen kategoria tjetër: deputetët me diare verbale.
Ata flasin pa pushim, pa ide, pa filtër, pa logjikë.
Një lumë fjalësh që rrjedh pa asnjë pikë kuptimi.
Një lumë sharjesh ndaj njëri- tjetrit që fyen jo vetëm inteligjencën tonë, por edhe na demoralizon.
I dëgjon fjalët e tyre në seancat e Kuvendit dhe të krijohet përshtypja se po sheh dikë që përzien në lavatriçe ato 100 fjalë që di: “rilindje”, “demokraci”, “tradhtar”, “fitore”, “opozitë ambulante”, “historike”, “armik”, “popull”, “vizion”, “luftë”, “mision”, “narkos”, “narko-diktaturë”, “të shitur”, “integrim e pengim”, “lubi”, “buf e kënetë”.
Kjo kategori nuk mendon.
Përsërit, riciklon dhe janë altoparlantë biologjikë të fjalëve të kryetarëve.
Çdo fjali e tyre është jehonë e fjalëve të kryetarit që lëshon mijëra fjalë pa pushim.
Edhe kur përpiqen të improvizojnë, dalin zbuluar sepse mendimi i huaj vishet keq mbi paditurinë personale.
Si përfundim, njëra palë nuk flet sepse s’ka ç’të thotë.
Tjetra nuk pushon së foluri pikërisht për të fshehur faktin që nuk ka asgjë për të thënë.
Dhe këta janë njerëzit që hartojnë ligje, vendosin taksa, flasin për ekonominë, arsimin, diplomacinë, integrimin europian e fatin e miliona shqiptarëve.
Por në Shqipëri deputeti nuk zgjidhet për mendim.
Zgjidhet për bindje.
Sa më pak personalitet të ketë, aq më i sigurt bëhet për kryetarin që investon te ta.
Sepse mendimi i lirë apo ndryshe në partitë shqiptare është defekt, jo vlerë.
Prandaj sot Parlamenti nuk ngjan me akademi debatesh, por me repart gastroenterologjie politike: gjysma vuajnë nga kapsllëku i mendimit, gjysma nga diareja e fjalëve dhe sharjet pa limit.
Përfundimisht i meritojmë deputetët “kaps” dhe ata me diare intelektuale?
Apo jemi dorëzuar dhe jemi mësuar me këto sëmundje?
der putetet tane dhjesin nga goja dhe hane nga bytha ky eshte perkufizimi i tyre nga 1991 deri 2026
der putetet tane dhjesin nga goja dhe hane nga bytha ky eshte perkufizimi i tyre nga 1991 deri 2026
der putetet tane dhjesin nga goja dhe hane nga bytha ky eshte perkufizimi i tyre nga 1991 deri 2026
E ke bera ca teorik, Stefa. Se pari dhe se fundi, i ashtuquajturi kuvend, qytetari e perjeton si nje vathe bagetish, ndare midis barinjve rami dhe sali. Vec kesaj Stefa, shkrimi nuk ka asnje emer.
Ku ishim? Asgjekundi çfare kupton qe nuk ka emra konkrete? Duhet te listoje 140 emra autori? E thote qarte dhe prere: deputetet e Kuvendit te Shqiperise.
Bravo Stefa,do te thoja kemi fituar imunitet per keto dy diagnoza ? Shkrimi juaj me vend ,
Ti Ardi Stefa duhet ta konkretizoje shkrimin me deputetin me kaps ne anen gjuhesore Ulsi Manjen qe kur hap goje me shume fishkellen se flet (eshte ai qe Mero i ka vene targen - Rregjimi Ulsiut)
O Dire Straits ky Ardi Stefa paska bēr njė artikull pēr ty diareja a e lexove mor dylber ? Pak e çuditshme pse nuk ke komentuar o Diareja e smur nga trut komento mor gomar i gjithi karr.
Parlamenti Shqiptar sot I ngjan me shume nje Ko-Operativ Buqsore ! Me organizata partie dhe sekretar partie qe marrin direkttiva dhe udhezime nga kryetaret e partive pekatse !PS dhe PD . Diskutimet e deputeteve jane standalone. Fjalori etika jane ne nivele te dobta ! Toni I larte dhe xheste te shemtuara per estradiol! Shfaqe humorist. Marrin nga 4 .000.000 ne muaj ! Degrading total. Gafa te shemtuara. "Me falling, lete te mbajme dy mut (minuta) heshtje...-"Kauboj" "Donte Pi..laf shefi.po.po.po. pilaf edhe me leng" e dini ju apo jooo ! (Koreshi) Parlamenti I Zeqinese,Korreshit, Nokes, Berishes, Balles, Moniker... Pu.pu.pu...
Keni zgjedhur Pune dembelash..ate te Kritizerit....i shikoni gjerat bardhe e zi...qe nga opinionisti kryesor...ata qe Jane ne kuvend i kane zgjedhur miliona shqipetare e pefaqesojne tere shoqerine me te mirat e mangesit,asgje nuk eshte e pesosur....edhe ne qe shkruajme...jam kunder luftes qe behet kunder politikes..ajo politika e udheheq shoqerine ...keshtu eshte edhe arti,shkolla ,TV ,gazetat,drejtesia,e tere ngrehina e shtetit demokratik..nihilistet kethehen ne fashiste ,nazistet me te dhunshem te shoqerise ne emer te persosmerise...cdo njeri duhet te shikoj veten para se te flas per te tjeret..
Pikerisht. Populli i zgjedh por Partia vendos jo sipas meritokracise aftesise por sipas militantizmit, servilizmit. Partite politike ne Shqiperi jane simotra me partine e punes PPSh! Aty lideri vdes kryetar. Lideri eshte Zot.Aty mungon gara,mungon demokracia e brendshme ! Aty vendimet I merr vetem kryetari. Aty partia plaket me kryetarin. Aty partia vdes me kryetarin. Ndaj kemi ate nivel te Parlamentit ku deputetet shajne ofendojne me fjale te pista.Aty ne Parlament djegin karriket dhe deputetet sillen si rrugac ! Shqiperia eshte nje vend I vogel dhe nuk eshte e veshtire te kerkosh perfeksionimin. Mjafton te ndryshosh sistemin autokratic, komunist,apo fascist te partive te medha politike. Duke aplikuar demokracine brenda partise, garen brenda partise , meritokracine, pergjegjsine dhe kulturen europiane ! Kultura politke shqiptare po degradohet. Po korruptohet nga individ qe kane interesa vetem per pushtet personal dhe pasuri personale .Shpresojme qe kjo kulture e trasheguar nga e kaluara. te ndryshohet !
Stefa, Te lumte per stilin e vecante qe perdor per te karakterizuar Dy llojet e specieve vulgare qe na perfaqesojne ne pushtetin me te larte vendimmarres! Perzgjedhja e leksikut, zhdervjelltesia e frazez, ritmi i rrefimit jane ne sinkron me njera-tjetren.
Shkruan bukur dhe sakte, por vetem nje verejtje per foton qe te publikojne. I ngjan shume nje mafiozi italian qe gjithashtu edhe ai ishte djale simpatik, por totalisht injorant, Nuk ben ta ulesh imazhin tend intelektual me nje mafjoz injorant. Respekt per inteligjencen tende, thjesht nje keshille miqesore
Përse shkrimet bëhen gjithmonë në pergjithësi dhe jo me emra konkret. Flisni hapur e pa dorashka apo e keni më kollaj kështu.
Arber çfare kupton me emra konkrete? Duhet te listoje 140 emra autori. E thote qarte dhe prere: deputetet e Kuvendit te Shqiperise.