E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

13 Maj 2026, 19:28Blog TEMA

E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e

Nga Kreshnik Spahiu

A keni parë ndonjë parti në botë që të ankohet për atdheun, shtetin, qeverinë apo vendin e vet në zyrat e BE?
A e keni parë liderin më ekstremist italian Salvini të shajë shtetin italian narko-shtet apo të flasë në zyrat e BE për mafien italiane, apo Ndragetën napolitane?
A e keni parë ndonjë lider serb, malazez, grek, moldav apo ukrainas të akuzojë Serbinë, Malin e Zi, Ukrainën apo Moldavinë si Kolumbi europiane?
Kush në botë sillet si Sali Berisha kundër shtetit të vet në opinion ndërkombëtar?
Po çfarë fiton Berisha që ankohet në zyrat e BE dhe pse pastaj akuzon ambasadorin e saj Gonzato si të korruptuar? Ku po ankohesh në ato zyra që i konsideron të korruptuara?

Sot Marta Kos deklaroi që: Shqipëria është basti im dhe ajo do anëtarësohet brenda mandatit tim si Komisionere.

E shkreta Marta nuk e di se çfarë e pret. Ajo do të shpallet armike dhe e korruptuar!
Jo nga serbët se mbron Shqipërinë.
Jo nga grekët se do Shqipërinë.
Jo nga rusët se po fut Shqipërinë në BE….
Por nga fundërrina dhe një llum spiunësh në Tiranë.
Prisni kur ta akuzojnë të lidhur me banda dhe kartelet. Sali Berisha është gati ta quajë bashkëpunëtore në krim me ambasadorin e BE Silvio Gozato.
Po thuaj moj grua: “Shqipëria do mbetet jashtë BE” dhe do të shpallin heroinë dhe martire të demokracisë.

BE po kërkon të përshpejtojë procesin e negociatave me Shqipërinë dhe të mbyllë sa më shpejt kapitujt e anëtarësimit, duke e konsideruar zgjerimin një prioritet strategjik.

Komisionerja Marta Kos tha se Shqipëria i ka hapur të gjithë grupkapitujt dhe tani fokusi është te mbyllja e tyre përmes reformave dhe përafrimit me ligjet e BE-së. Ajo përmendi edhe një perspektivë politike që e sheh periudhën rreth vitit 2030 si të rëndësishme për zgjerimin.
A fitojnë shqiptarët nëse hym në BE edhe më shpejt se standardet?
Pse jo. Në BE do jemi më të monitoruar si shtet juridik dhe politik.

Por le të jemi të qartë se Shqipëria nuk plotëson shumë standarde, por a do të thotë kjo që disa politikanë me ligësinë e tyre nga Shqipëria të shkojnë në BE dhe t’i thonë komisionerëve: “Mos na pranoni se ne nuk plotësojmë kushtet”?
Si mendoni, e kanë nga ligësia, nga paaftësia apo janë në politikë me mision antishqiptar?

17 Komente

  1. x
    xha Braho

    Qendron me shume kjo e treta, pra jane ne politike me mision antishqipetar. Bravo Niku qe ja cjerr masken sllavo spiuneve!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Te lumt Kreshnik! Ke thene te vertteten. Saliu me servilat e tij,shkon andej nga evropa dhe u thot mos e pranoni shqiperine ne BE se ne Shqiperi ka regjim me ne krye Edi Ramen dhe ai regjim nuk punon per te futur shqiperne ne BE,ì Nuk do kete turp dhe poshtersi me te madhe kjo qe bene Sali Berishe.Kjo tergon mese te qart,se, Sali BERISHA ESHTE ANTISHQIPETARI ME I MADH. tRADHETAR I KOMBIT.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vjosa

      Mision, thua Kreshnik. Po spiuni i Viçit që doli e thotë vetë: jam misionar! Për cilindo shihen veprat, jo pordhët propagandistike.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Ozzy Osborne

        Kreshnik mos bej naivin hyrja në BE është vendim politik jo se në si vend jemi demokraci funksionale. Rumania dhe Bullgaria në 2008 hynë në BE por e dinë të gjithë si ishin nga të drejtat dhe funksionimi i ligjit Saliu për karrigen do digjte vendin jo më hyrjen në BE

        Përgjigjjuni
        1. A
          Al

          Niku, janë në politikë me mision antishqiptar? Nuk i heq pike as presje!

          Përgjigjjuni
          1. g
            gnxcgn

            z Kos deklaron se eshte basti i saje hyrja e Shqiperise ne BE brenda mandatit te saje. Ajo nuk e ka problem nese e humb ate bast sepse per keto deklarata ka fituar nje tjeter bast shume me te rendesishem qe do ti vleje edhe pas largimit nga ajo detyre.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Pse kam një dyshim unë se me tu futur në BE, ne robt e thjeshtë prapë çorbë do hamë gjithsesi, plus qindra emigrant të jashtligjshëm. Megjithatë për Sali Berishën mirë e ke. Spiun serbofil anti shqiptar është.

              Përgjigjjuni
              1. z
                zeri i arsyes

                Corbe do hash, por do te kesh mundesi me te medha qe te punosh me fort dhe te fitosh me shume e te kesh me shume sukses. Mos prit te vije BE dhe te te heqi corben e te te jape biftek. Do duhet te punosh me fort, te jesh me i mencur, te sakrifikosh me shume, por do kesh me shume mundesira per te treguar veten. BE nuk eshte ndihme sociale, por mendesi dhe mundesi

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lumi i Vlores

                Artikull shume i bukur. Asnje Parti ne vendet , qe permend me siper apo ne cdo vend tjeter te botes sben vaki , qe te niset me buke ne traste e te marre rruge per te share e anatemuar vendin e vet, sic ben ky shtrigani apo djalli Sali , qe i ka rene per pjese vendit tone. Ne pergjigje te pyetjes tende mund te thuhet me plot gojen dhe me prova te qarta se kemi te bejme me nje njeri super te lig, shtrigan e djallezor dhe nje nga tradhetaret me te medhenj te ketij kombi dhe qe cuditerisht vetem SPAKU nuk arrin ta shikoje.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kapterri

                  E kush do ta shpall,Sali Berisha,VK.Asnje gje e re,s'ka vlere fare,ashtu si shume gjera qe thote e ka thene prej kohesh.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xy

                    Si vjen marre burrit plak ngjyros floket si plakat….

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Analist

                      Kreshnik eshte me midion anyishqipetar qe ka qene ne shkolle te mesme eshte rekrutuar spiun serb me emrin intelektuali dhe deri sa te vdeisin te gjithe familjarisht pra sali liria argjita dhe shkelzua.Tre per efekt te bsbit sali .Ky ka bere e brn akoma shume dem.Shkaterimi i asaj pak pasuri kombetare vendit tone te varfer nr 97 e coji 40 a me shume mbrapa .Pa saliun po te ta marim hipotetikisht ne do ishim 20 vjet perpara .Por duhet pranuar se faj ka gjithe klasa politike.Tashme Europianet i kane vene gjerat ne kandar dhe e dine qe fajin me te madh per prapambetjen ekonomike e sale kriminrli dhe nuk e llogarisin me faktor bile edhe ata qe shkojne pas tij jane te fshire.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mevlut Çela

                        O Dire e paske vu emrin kapterr tani o i shkreti ti sa i smur qē je. Shko vizitohu Dire Straits.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lili Biku

                          Dire Straits e vuri emrin kapter se pret ta bēj gjeneral sy peshkaqeni Xen kur tē qethen viçat. Se atēhere do bohet prap drejtor Xen sy peshkaqeni.

                          Përgjigjjuni
                          1. u
                            uskania

                            Kreshnik, Saliu po na fut në BE.Po të mos ishte Saliu, PS nuk do të fitonte shumicë të cilësur dhe të bënte reforma të domosdoshme për pranimin në BE si Reforma Zgjedhore me vërejtjet e ODHIR, Kodi i Ri Penal, etj., që kërkojnë 84 vota. Rroftë Saliu!

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Keta jemi ky eshte niveli

                              Kreshnik, shume sakte me kete artikull per non graten,...... vetem me nje "tregim" nuk kam qene dakort me ty, ate mbi turizmin nga bregu i detit, ku tregoje me nje fantazi naive, gati per femije, qe "nje rezort nuk pranonte kosovare sepse merrnin buke me vete" ...... Ai rast nuk te ben nder se nuk ishte i vertete sepse nje gje e tille nuk ka ndodhur kurre. Nje njeri i shkolluar si ty nuk duhet te merret me tregime baresh, tipo barcaleta, qe mund te kene ndonje rast te vertete, por askush nuk mund ta mohoje kontributin e rendesishem te vellezerve kosovare ne turizmin shqiptar. Ajo gjuhe nuk duhet te te perkase ty, si patriot, edhe sikur te kishte ndodhur (jo qe ska ndodhur) nuk duhet pergjithesuar,,,, ajo gjuhe percarese i perket vetem plakut djall qe ti permend me lart

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                A

                                Nuk ka nevoje te hyme ne ne BE qe te shpallet e koruptuar kjo zyrtare e be. Ajo e ka marre kete titull qysh ne te gjalle te saj.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje