Juristë me përvojë dëshmojnë se, dilema thelbësore e gjykatave në vëndet e BE-së qëndron te zbatimi i ligjit nga prokurori kundrejt mbrojtjes kushtetuese të fjalës. Ndryshe, sa e balancuar është maturia profesionale e prokurorisë në ngritjen e akuzës në raport me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta. Veçanërisht kur një akuzë penale mbështetet fort nga një shkak i mundshëm, pavarësisht se mund të jetë edhe me natyrë hakmarrëse. Shkoqitja nga gjykatësi e kësaj dileme përcakton drejtësinë në gjykim.
Prandaj shkalla dhe mënyrat se si kontrollohet pushteti prokurorial përcaktojnë përputhshmërinë e një shoqërie me sundimin e ligjit.
“Dyshoni te të gjithë ata që e kërkojnë pushtetin, duke filluar nga Kryetari i shtetit”. E thonë tragjedianët antik grek, vizionin e të cilëve, kultura perëndimore e ka në bazën e saj. Mosdhënia përgjigje nga Gjykata, mbi qënien prokuror ose jo të Olsi Dados, rindezi debatet mbi rrethanat e emërimit të tij si prokuror. Këto 2-3 vjetët e fundit drejtësia në vëndin tonë mendoj se i ngjan shumë një kompanie vetadministruese tipike “Hozrashoti”, model sovjetik. E ideuar nga Lenini Hozrashoti zbatonte një kthim taktik, “një hap prapa” në ekonominë e tregut të lirë kapitalist tani, që të mundësoheshin në të ardhmen “dy hapa para” drejt lartësive komanduese përmes kontrollit të plotë shtetëror. Në Hozrashotin e Tiranës, me pavarësi të plotë vetadministruese, gjithëçka zhvillohej brënda një qarku të mbyllur. Rëndësi kishte që të sigurohej furnizimi i bollshëm i tregut të Tiranës, që Udhëheqja të mos kishte dhimbje koke. Një lloj administrimi kapitalisto-komunist, “dele-dash”. Për fat të keq “Reforma e Drejtësisë” filloi me një hap prapa, rikthim te ajo e kohës së diktaturës për të arritur më vonë, kushedi se kur, me dy hapa para te ajo kapitaliste. Nuk ka dyshim se reforma në drejtësi ka qënë një projekt i domosdoshëm për sistemin e drejtësisë. Brënda këtij qëllimi të mirë, me qëllim ose jo, u bë një gabim fatal. Me qëllim ose jo, në një thes u fut mielli me krundet. Bashkë me të thatin u dogj edhe i njomi. Pothuaj gjysma e të kandiduarve u skualifikua. Të kualifikuarit janë të disa kategorive. Ka psh, të arsimuar profesionalisht mjaft mirë, të vetkontrolluar, të dedikuar, të qytetëruar, të cilët meritojnë respektin e atyre të cilëve, me profesionalitet e ndershmëri u kanë bërë drejtësi. Janë një kategori tjetër, krejt e kundërt me të parët. Pjesa tjetër vegjetojnë, të urtët që e thithin gjithë kopenë. Reforma tregoi se të gjithë ata juristë që kaluan reformën, por dhe ata që jo, e kërkuan kualifikimin me vullnet të plotë, u cfilitën nëpër arkiva financiare, nëpër krushqitë dhe shoqëritë familjare për të bindur komisionet me vëndas dhe të huaj se ishin transparetë në gjithëçka që deklaronin. Nëse në politikë, por edhe në administratë kërkohet të shkohet drejt një raporti meshkuj-femra afërsisht të barabartë, mbetet impresionuese barazia e raportit femra-meshkuj në sistemin e drejtësisë. Me intuitën e mprehtë femrat nuhatën se ku mund të ishte “lëmi i parasë”. Nuk është kot shprehja: Pavarësisht se sa lloje parfumesh ka, aroma e parave do të mbetet më e forta për të tërhequr gratë. Madje në disa gjykata numri i femrave e kalon atë të meshkujve. Fakt inkurajues statistikor.
Këto kohë gjyqesh të figurave të larta publike po dëshmojnë disa plagë të rënda në sistemin e drejtësisë. Thuhet fort se brënda qëllimit të mirë të reformës u bënë edhe gabime. Psh, nuk u llogarit mungesa në rritje e magjistratëve, u centralizua “Apeli” në kryeqytet etj, etj. Më sipër hamendësova dhe thashë me dashje ose jo. Mendoj me dashje sepse, kur zgjedh të thuash mungoi llogaritja ose mos mbajtja parasysh e boshllëkut të pritshëm me juristë, fsheh diçka më të thellë. Por vetëm pse diçka “nuk është llogaritur” nuk do të thotë se nuk është me dashje. Kujt i duhej kjo mungesë llogaritjeje? Thjeshtë politikës sepse, ajo mori iniciativën e reformës. Politika fërkonte duart, shkelej syri, e dinte mirë se çfarë kishte ndërtuar. Derisa padrejtësinë e vuanin vetëm qytetarët Parlamenti ishte në rregull. Nga maja e malit me dosje filluan të fajësohen e të bëhen përgjegjës “Ndërkombëtarët”. Harruam thënien e popullit brutalisht të ndershme se, gomarin nga balta e nxjerr i zoti. Me kalimin e kohës mësuam se ishin vëndasit, shqiptarët në sistemin e drejtësisë që i kishin futur duart shumë thellë në thesin e përzgjedhjes e të kualifikimit.
Koha mbas viteve 2000 tregoi se punësimi në sistemin e drejtësisë lakmohej, adhurohej dhe sigurohej në forma të ndryshme, për disa arsye. Ndryshon brënda 24 orëve statusi shoqëror. Të kualifikuarit u veshën me “pushtet special”, të cilin e kishin kërkuar me insistim. Filluan të manifestojnë “Eufori”. U ndjenë zotër që vendosnin për fatet e njeriut. Aq të pavarur ishin sa, peshores së pushteteve brënda sistemit të drejtësisë ju thye gjilpëra nga rëndesa e prokurorisë. U eleminua raporti kontroll/balancë. na mëson historia. Pse? Çfarë u ndodh këtyre “ëngjëjve”?, nuk mund të mos pyesim. Dihet, është e njohur në historinë e shoqërisë njerëzore se, ushtrimi i pushtetit është antidepresivi me veprim të shkurtër, më efektivi në botë. Shëndeti mendor dhe vetkënaqsia në aspektet sociale, familjare, fizike dhe emocionale të lidhura me pozicionin e zgjedhur në ushtrimin e pushtetit. vetvetishëm “i çvendosi nga toka”. Sa më shumë burime të kontrolloni, aq më mirë dhe aq më i fuqishëm ndiheni mendërisht. Ky shëndet i mirë mendor nënkupton disa elementë: plotfuqishmëri, para, pushime, të mirat e shumta i bëhen të prekshme, “kursehen” nga shumë shqetësime të përditëshme, të transportit dhe të jetesës, u hiqen pengesat. Fatkeq është ai ose ajo që “gabimisht” u kërkon zbatimin e ligjit. Imagjinoni përjetimet emocionale të prokurorit, të politikanit, të gjykatësit e të gjykatëses kur të gjithë sytë janë të fiksuar tek ai ose ajo, ndërsa hyn në një dhomë ose në një sallë. Tavani mbi kokën e tije të asaj hapet në gjithë gjerësinë e vet, sugjestionohet nga përunjësia e atyre që e rrethojnë, madje...madje....ndonjëherë u ndodh një rritje e papritur e tërheqjes seksuale. Pëshpëritet nëpër koridore se në, grumbullin e madh të privilegjeve, pushteti është afrozidiaku final.
Kur isha me pushtet, thotë një ish drejtues i lartë në pushtet, nëse gratë dhe burrat e punësuar ishin në gjendje të flisnin me mua për tre minuta në telefon, kjo ua bënte javën të mbarë, të hareshme, dhe ëndërruese. Pasi u largova nga pushteti, ata as nuk u shqetësuan të më kthenin telefonatat. Isha i njëjti; ata të njëjtët gjithashtu. Marrëdhënia me pushtetin kishte ndryshuar. Pa u mëdyshur mund të them se niveli kulturor dhe ai profesional i dobët i n/punësve në sektorin e drejtësisë në nëj shumicë të konsiderueshme, ka pjesën e vet të rolit në zbatimin e ligjit dhe sjelljes së tyre jo etike.
Media e shkruar dhe ajo vizive 24/24, pandërprerë sjellin shëmbuj skemash të qëllimta antiligjore që mbahen të fshehta brënda “Hozrashotit të drejtësisë. Sillet shëmbulli i një prokurori që evidentohej me figurë te filmi i ish kryebashkiakut Bici. Thuhej që ka të tjera akoma më të hidhura në SPAK dhe GJKKO. Flitet dhe për prokuror tjetër te video e “Gysit”. Madje këtë e shëmbëllejnë me strukturën e “Merimangës Epstein”. Parlamenti fle. Pavarësisht nga puna që bën prokurori, pse hesht Parlamenti? Pse hesht opozita në parlament? Pse nuk thërriten krerët e institucioneve eprore në komisionet parlamentare për të raportuar se ku kanë gabuar. Pse kanë harruar që duhet dyshuar te të gjithë ata që e kërkojnë pushtetin, duke filluar nga Kryetari i shtetit!! Asnjë prononcim nga drejtuesi i SPAK. Mos pyesni për fakte. Ato i keni brënda stanit tuaj, që hirrën e shet për bulmet. Një gjykate të korruptuar nuk do t'i besohet. Nëse një i skualifikuar nga vetingu në drejtësi, ishte i pa përshtatshëm për atë funksion, si qënka moralisht i përshtatshëm për të kryer me korrektësi funksionin e deputetit?!. Çfajësohen se, ligji nuk e pengon, paturpësia gjithashtu, grupi parlamentar përkatës gjithashtu.
"Njerëzit janë koshient se, gjetjet zyrtarisht të sjelljes së keqe të prokurorve, aq sa njohim, përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të sjelljes shumë të keqe që ndodh në të vërtetë, thotë një i larguar nga vetingu. Mbajtja e fshehtë nga prokurorët e provave shfajësuese për të pandehurin, mbetet një nga format kryesore të sjelljes së keqe në zyrat e prokurorëve. Konkluzioni: “Është shumë e vështirë të gjesh provë të sjelljes së keqe që nga prokurori është projektuar të qëndrojë e fshehur”. Flasim për prokuror dhe gjyqtarë që paguhen jashtëzakonisht mirë. Të cilët në mungesë të vetkontrollit, me ndjeshmëri prej “Don Zhuani”, të lajkatuar nga fati i lëshojnë frenat e arsyes në fluturim. Ngritja nga statusi “kush është ai” në statusin “Kush është kush” është një stad vëzhgimi dhe dyshimi për karakterin e njeriut. Ne jemi ajo çfarë bëjmë, jo ajo që themi. Drejtësia nuk është një krijesë e natyrës, është një ndërtim njerëzor, shpesh jo me pak gabime, siç vet njeriu është. Një kompozim kompakt midis njerëzve, që sugjeron se është një marrëveshje e nogociuar dhe jo një e vërtetë e natyrshme. Autoriteti i sistemit gjyqësor nuk mbështetet as te "shpata" (forca ekzekutive) dhe as te "çanta" (paratë legjislative), por në besimin e qëndrueshëm të publikut. Ndërsa shpata e ushtari futet në kllëf pas beteje, ajo e drejtësisë nuk mbyllet në kllëf.
Metafora nënkupton një formë drejtësie gjithmonë aktive, që nuk ndale dhe as bën pushim. Besimi te Drejtësia? Një betejë e humbur është ndjekja e seancave gjyqësore direkt me kamera.Te ne përjetohet një fakt i dhimbshëm: Opinionet rreth gjykatave formohen ekskluzivisht përmes lajmeve dhe mediave sociale. Tjetër gjë është kur media e jep lajmin sipas “midesë” së saj, dhe tjetër kur qytetari e shikojnë bruto. Stafi i gjykatës bën një punë të dobët me shërbimin ndaj klientit gjë që përkthehet në frustrim të publikut edhe nga perceptimet e një kulture policore të militarizuar. Sa më shumë ndërveprim të drejtpërdrejtë (seanca të hapura) që njerëzit kanë me gjykatat, aq më shumë ka gjasa që ata t’u besojnë gjykatave. Media si hienat ju sulën Zotit Robert Ndrenika. I cili në të drejtën e tij si njeri i lirë bëri atë që e mendoi të arsyeshme. Nuk tha nëse është fajtor apo jo. I fokusuar i tëri te arsyeja e gjestit veproi si një "dritare drejt shpirtit", përmes së cilës ndau përvojën e tij të brendshme me fatkeqin. Më lart theksova se Politika është opiumi i përditshëm. Media është shiringa. Gjestin e Zotit Ndrenika e vlerësova si shprehje mosbesimi, me një gamë komplekse shqetësimesh emocionale ndaj sistemit të drejtësisë. Aktori fjalën ka. Atë e përdori si thirrje për drejtësi.
Demokracia shpesh reduktohet në aktin e thjeshtë të votimit. Vetëm zgjedhjet nuk përbëjnë një shoqëri të lirë. Ato në fakt mund të përdoren për të legjitimuar autoritarizmin. Demokracia e vërtetë matet nga integriteti funksional i sistemit të drejtësisë dhe angazhimi i saj i palëkundur ndaj sundimit të ligjit.
Nëse për fazën e parë të vetingut u deshën 10 vite, për korigjimet e nevojshme do duhen ndoshta 2-3 herë më shumë. Për fazën e dytë proçesi është akoma më i komplikuar. Një situatë absurde ku është vështirë të eksplorosh raportin midis sistemit të fuqishëm arbitrar dhe individëve të kapur peng brënda tij. Ky sistem nuk shërben drejtësi, i vetmi funksion i tij është përjetësimi i vetvetes. Situatë që Hannah Arendt e ka quajtur “Tirani pa tiran”.
Sepse nuk ekziston dretesi zoteron Maliqi dhe jo ligji,ligjin e ka nen konroll gjykatsit e plepave te Sali Legjendarit.
Para 1 viti të gjithë mburreshin kemi bërë ne (PS) spak-un bla bla sa futi në burg lali dhjerin u bë nami! U fut deputeti i PS nuk foli asnjë po ashtu për Tahirin asnjë fjalë. Të lëmë gjykatën të vendosë por lali nuk do të gjykohet por kërkon të ja hedhë me proçedurë me kleçka nuk do të përballet me provat kundër tij
Sepse ne asnje vend Arab me xhamija teqe e bourdhelo islamikesh nuk funxionon Dhimokratia!!!!
Besoj se nuk besoni me te drejtesia sepse eshte arrestuar hajduti veliaj. Me thene te drejten vetem tani duket se po funksionon drejtesia
Nuk besojme tek drejtesia sepse ajo eshte me e keqe se drejtesia e plepave te Sali vrasesit, dhe nderkohe kjo tani paguhet 10 fishin e asaj te plepave. Ata te plepave vetefinancoheshin me korupsion, ndersa kete i paguajme nga 10 mije euro ne muaj dhe nderkohe vazhdojne edhe vetefinancimin si ata te plepave. Pastaj, kjo drejtesia speciale tani i ka humbur te gjitha gjyqet ne Strasburg.
E lexova deri ne mes kete referat te kongresit te PPSH dhe gjysmen tjeter do t' lexoj neser. Mashalla,dy kilometra shkrim.
z. minella, ke bërë një shkrim shumë, po shumë të gjatë, për ti mbushur mëndjen vetes, dhe ne të tjerëve se pse nuk duhet të besojmë tek drejtësia.-------- Së pari, kur thua se "pse nuk besojmë tek drejtësia" duhet ta kalosh nga vetja, dmth njëjës. Pasi shqiptarët, në masë të madhe, deri në 75%, besojnë tek strukturat e reja të drejtësisë si SPAK dhe GJKKO. Së dyti, para viteve 2014, ne nuk besonim tek ai sistem drejtësie, ndaj dhe u reformuar. Tani që u reformua, dhe fillon të jap rezultate dike arrestuar *peshqit e mëdhenj, ju dhe një takim si ju, u humbi besimi tek drejtësia!!! Çpatët more...?? Kaq të lidhur paski qënë me të korruptuari e këtij vendi??? Së treti, ju që keni filluar vonë të shkruani për drejtësinë, dukeni goxha të organizuar e bashkërenduar, sa edhe një organizat kriminale do ja u kishte zili: Ju, pilir yzeiri, ymeri bazes, buton haxhiu, sokol Balla, qim pika, ando Bushati, etj etj..dhe mediat kryesore , i jeni turrur SPAK dhe GJKKO, për ti shkatërruar. ...të vetmen gjë të mirë të shtet ndërtimit e konsolidimit, që Shqipëria ka arritur mbas 90', ju doni ta shkatërroni.. Ju i jeni turrur një prokurori direkt dhe indirekt, dhe po i bëni gjyq publik, ditë për ditë, 24/7, dhe nuk thoni asnjë fjalë të vetme për korrupsionin dhe të Korruptuarin..Nuk ju bën përshtypje kjo punë??? Nuk ju bën përshtypje që jeni rreshtuar me plehrat, në të majt e në të djathtë, dhe kundër Shqipërisë???? ...... Përdridhi fjalët si të duash o minello, shkrimi tregon amoralitet, jo zgjuarsi...tregon munges integriteti, jo intelektualizëm.
Plotësisht dakord me ju zotëri. Këta duan të na bëjnë edhe budallenj me zor duke na hedhur trutë e gomarit me narrativen që drejtësia e re nuk është e besueshme
Lenini Shkruante " Me fal se te shkrojta gjate por nuk kisha kohe te shkruaj shkurt" Shume gjate i ka rene ky, sic duket nuk ka patur kohe se e prinisn per pije ne ndonje banket. Drejtesia eshte nje prej 4 kolonave te nje shoqerie te lire (1. ligjberesit, 2 ligjzbatuesit (shteti), 3 Gjykatat ( drejtesie) dhe 4. Media). Ka nje arsye qe drejtesia eshte kollone me vete. Pra ajo nuk dihet pjese e asnje prej 3 kolonave te tjera qe te jete e drejte. ( DREJT-ESI). Ne perendim ashtu si edhe ne lindje kjo kolone e ka humbur plotesisht pavarsien e saj. Ajo eshte bere pjese e "ligjzbatuesve" . Keta te fundit, po keshtu jane bere pjese e ligjberesve ( qeverine e zgjedhe parlamenti - ligjberesit) . Se fundi edhe Media ( liria e fjales) e ka humbur pavarsine e saj . Ajo eshte BLERE nga "ligjzbatuesit" qe kane fuqi financiare te blejne me parate qe ju japin ligjberesit. Pra Demokracia ne Perendim ka humbur plotesisht. Ajo eshte bere si ajo e Lindjes. Kushtetuta eshte nje cope leter e shkrojtur, qe po nuk u brojt nga populli nuk ka asnje vlere. Por populli po keshtu eshte indoktrinuar (nga Media me ndihmen e burokrateve te ligjzbatuesve dhe me parate e ligjberesve) qe te heshte, ose me keq te nenshkruaj vetvrasjen e saj nga demokraci ne nje autokraci te burokrateve ne ligjzbatim me parate e ligjberesve. Keto para vijne po nga populli. Pra populli ka neneshkruar vetvrasjen e tij me armen e tij ( parate). Kaq as me shume e as me pak. Nese doni liri ajo nuk dhurohet por fitohet dhe ndersa ajo ju jep te drejta ju jep dhe pergjegjesine per mbrojtur. Skllavi eshte njeriu me pa pergjegjesi ne jete. Ndaj eshte edhe skllav
Fjalë te ashpra , por te vërteta.
Te gjitha analizat mbi reformen e drejtesise dhe gjendjen e sistemit te Drejtesise postreforme behen mbi nje premise te gabuar dmth te pavertete se reforma u be me qellimin e mire por rezultati nuk doli sic u parashikua. krejt e kunderta eshte e vertete, reforma e drejtesise u be pike se pari per ta bere drejtesine nje aneks te qeverise dhe per ta kthyer ne nje arme per te goditur e mundesisht eleminuar kundershtarin politik. Tashme eshte e qarte per te gjithe se reforma ne drejtesi ishte nje deshtim dhe nje regres me deme kolosale, ri[parimi i se ciles kerkon dekada, por per ideusit e asaj reforme nuk eshte aspak deshtim por eshte pikerisht sic e kishin deshiruar, nje drejtesi e varur nga pushteti, nje drejtesi e pabesueshme per opinionin publik, dhe nje drejtesi aspak eficente ku stoku i dosjeve ka kaluar mbi 200 mije dhe marrja e nje vendimi shkon deri 15 vite. As ne kohen e Turqise drejtesia nuk ka qene ne nje gjendje kaq te rende.
Nje shkrim i sakte drejt per drejte kritikon drejtesine , mendoj qe populli te duhet te çohet e ti hedhin ne koshin e plehrave keta prokurore e gjykates vampira , habitem kur thone qe SPAK ke mbeshtetje popullore , jo mor jo nuk ka , pse si thoni ju qe populli mbeshtet Ols Dado , Dumanin e te gjithe zagaret e komunistit vrases ne drejtesi ! drejtesi behet me prokurore e gjykates nga bota , te pakten nja 10 vjet .
Mbi 75% të shqiptarëve mbështesin pa kushte SPAK-un kjo është fakt dhe lali dhjeri thoshte e kemi bërë ne SPAK-un dhe i quajti kolegë
Si mund te kesh besim tek kjo mender drejtesi e sotme kur nuk ka asnje ndryshim nga ajo e para kur ishte e kamufluar e kapur , ndersa sot eshte hapur fare e kapur ne thonjte e kriminelit Sali Berisha . Kjo fare drejtesie meriton te ndeshkohet bile rende . Ndodh ndonje vrasje midis rrugacesh per motive banale e tere shteti ne kembe per te kapur rrugacin . Po keta kriminelat me kollare si qeni Sali Berisha qe ka vrare jo nje e dy po shume aq sa ai as numurin nuk e di kater njerez ne bulevard pa ju dridhur as syri e as gishti . 26 njerez i poqi te gjalle i biri plus Trebicka pa lere demi ekonomik disa qindra miliona Euro e Dumani me Brahon nuk guxojne te hapin ceshtje bile Dumdumani beri cmos te mos i merrte ne dorzim si dosje qe as ta quante te ndodhura keto vrasje . Jo vetem kaq po Dumani e Braho trasportojne miliona Dollare kur shkojne Amerike e lobojne qe ti hiqet dama NONGRADA qenit Sali , qe te mos i beje pis keta se kane mik te ngushte Sali mortjen . Kjo fare drejtesie jo qe nuk duhet pasur piken e shpreses po duhet me urgjence te vihet ne ndjekje penale per vedhje te fondeve publike me ane te super rrogave po ne mos per bashkepunim ne krim me Saliun po si njerez ne dijeni e fshehje te krimit e mos denoncim te kriminelit . Flasim per kete lloj krimineli se per fakira e rrugace me para droge i masakrojne keta fare prokuroresh e ju marrin miliona Lek , Euro e Dollare .
Vetem kjo nuk eshte drejtesi. Korrupsioni eshte ende neper xhepat e gjyqtareve e prokuroreve. Persa kohe kemi keto politikane dhe keto qeverirare, drejtesia nuk reformohet. Qytetaret jane te zhgenjyer kur akoma jane te lire autoret e ceshtjeve te nxehts jane te lire. Drejtesia po manipjlohet nga politika. Zhgenjimi ka pasojat e veta, shpopullimin e vendit. Kjo ju intereson drejtuesve te vendit.
Gjatë i ke rënë, por po filloj me besuar te SPAKu. Sa më shumë miqtë e Ilirit, Saliut dhe Erit i bien, aq më shumë mendoj se SPAKu është i domosdoshëm. Deri tani, e pranoj nuk kemi parë profilin më të lartë të dënuar, por veç duke parë disa maskarenj si Iliri prapa xhamit, është një gjysmë hapi para. Miqtë e këtyre gazetarëndoshta nuk besojnë se po na e sulmojnë këtë institutucion pa pushim.
Per 13 vjet pensionet kane kaluar 13 reforma ndersa drejtesia vetem nje.Me nje reforme e doni rezultatin?
Autori te habit, le te kuptohet sikur njerzit e drejtesise jane hiena qe ju versulen me pashpirtesi gazelave te politikes tone.
Te Q..... Faren Ty e DHJERESIS Shqiptare. Po si te BESOJME????? Sal Hale Vicidoli akoma Kryetar i Pederrave???? PSE nuk denohet Super Krimineli i 35 Viteve te fundit ?????
Qeparotasit kanë një ves të keq... Vdesin nga dëshira për të dërguar letra në zyrat e shtetit
Analizë perfekte, duhet kohë e durim ta lexosh e kuptosh, ju që s’i keni këto do bënit më mirë të heshtnit, inati juaj nuk ja il vlerat artikullit, përkundrazi ja ngre më shumë. Faleminderit
Analiza qe behet tregon se tek ne (ndoshta edhe ne bote) drejtesia ka problemet e saj.Ne shkrim thuhet se ne "diktature" nuk kishte drejtesi.Ligji eshte i verber dhe ai zbatohet sic e vendos ligjevenesi.Kur ligji edhe i keq zbatohet shteti eshte ligjor.Permiresimet i ben ligjevenesi ,Kuvendi. Shteti yne nuk eshte shtet ligjor.Kur ligji kerkon qe dikush qe ka shkelur ligjin ndeshkohet me gjobe apo me burg,askush nuk duhet ta fale.Ne Shqiperin e ketyre 36-viteve jane falur detyrimet per pagesat e rrymes elektrike,ujit apo gjobat e rrugores Pse?Po ata qe i kane paguar cfar duhet te bejne?Nga vetingu u larguan si te koruptuar dhjetra gjyqtar e prokurore,po askush nuk u gjykua per kete veper penale.PSE?Se fundi kemi lexuar se dy qytetare te akuzuar dolen te pafajshem.Kush duhet te paguaj per padrejtesin e bere?Dikush per Shperdorim detyre denohet me burg nga administrata.Po ky prokuror a ka shperdoruar detyren?Ne se po,pse nuk ndiqet penalisht?Dhjetra e dhjetra arsye qe shteti yne nuk eshte shtet ligjor.Ligjin e zbaton jo vetem drejtesia por kushdo.Po nuk u kerkua zbatim ligji nga te gjithe nuk mund te kete drejtesi.
Që te besosh tek drejtësia...duhet të dish se çfarë është drejtësi e çfarë përfaqëson ajo. Që te besosh tek prokuroria... duhet të dish si funksionon dhe çfarë pushteti ka. Këto pak(o) gjëra,duhet t'i shpjegonte autori,por ka zgjedhur t'i bjerë gjatë,shumë gjatë. Shpjegoj- shembull ( të thjeshtë): Drejtësia mbi të gjitha është koncept shoqëror dhe jo koncept ligjor. Vetëm e vetëm në shoqëritë me mentalitet lindor egziston " drejtësia ligjore". Pra,në një shoqëri me koncept shoqëror, ai që kalon me makinë përpara një park fëmijësh,e ka në koncept se duhet të ulin shpejtësinë sepse mund të aksidentoje ndonjë fëmijë, e jo të uli shpejtësinë se kështu e do ligji. Ndërsa prokuroria funksionon krejt ndryshe. Prokuroria ka " vetëm ligjin" si koncept. Për prokurorinë,edhe kur ti shkon me urgjencë në një spital, cilado qoftë arsyeja,për prokurorinë duhet të zbatosh rregullat e kufizimit të shpejtësisë. Çdo limit i tejkaluar mbi këto tabela urdhëruese,nga prokuroria quhet " thyerje" ligji. Ndaj,duke ndarë një herë e mirë si shoqëri e duke mësuar se çfarë është drejtësi e çfarë është prokurori, mund të shkojmë në një shoqëri që beson tek drejtësia. Prokurori= tejkalim shpejtësie sipas ligjit. Drejtësia= ishte i detyruar të tejkalonte shpejtësinë kufizuese sepse po shkonte me urgjencë në spital,mbi filan prova ,ndaj zotëria/ zonja shpallet e pafajshëm pasi prevalon shpëtimi i jetës mbi zbatimin e ligjit. ( der sa të ndërrojmë mentalitet dhe të na shpjegohet dallimi, do kenë kaluar nja dyqind vjet)