
Nga Plarent Ndreca
Sot, Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi një vendim pafajësie dhe shpalli fajtor një djalë të ri, një specialist të Q.K.B., i cili në thelb kishte bërë vetëm detyrën e tij: kishte marrë dokumentacionin dhe kishte kryer regjistrimin e një shoqërie në regjistrin shtetëror, pa pasur asnjë shkak të qartë dhe të parashikueshëm ligjor (jo thjesht nënligjor) për ta refuzuar atë procedurë. Një veprim administrativ rutinë, i kthyer sot në një dramë penale dhe njerëzore.
Ai nuk ishte një “trafikant”, një “bandit” apo një njeri që kishte hyrë në shtet për të grabitur publikun. Ishte një djalë i shkolluar. Një specialist i administratës publike. Një i ri nga që hyn në institucion me ëndrra të zakonshme: të ndërtojë jetën e tij me punë, me dinjitet dhe me besimin se mund t’i shërbejë shtetit të vet me profesionalizëm. Një njeri që kishte zgjedhur rrugën e shkollimit, të rregullit dhe të shërbimit publik, jo rrugën e forcës, të mashtrimit, të pushtetit kriminal apo të korrupsionit.
Papritur gjatë hetimit paraprak, ky djalë përfundoi pas hekurave. Tronditja e tij ishte aq e thellë, sa në ambientet e paraburgimit mendoi që t’i jepte edhe fund jetës. Vetëm fati arriti ta shpëtonte. Për një shërbyes publik, sidomos për një të ri që e ka ndërtuar identitetin e tij mbi punën, shtetin, autoritetin dhe dinjitetin profesional, akuza penale dhe burgosja nuk janë thjesht “akte proceduriale”. Ato janë shembje e gjithë botës personale. Janë momenti kur njeriu sheh të copëtohet brenda pak ditësh gjithçka për të cilën kishte studiuar, punuar dhe ëndërruar për vite të tëra. Emri. Dinjiteti. Besimi i familjes. Respekti shoqëror. E ardhmja. Pesha psikologjike e kësaj goditjeje bëhet aq e rëndë, sa njeriu nuk arrin më të shohë dalje tjetër përveç errësirës.
Gjyqtarja e shkallës së parë, me një kurajë profesionale që sot fatkeqësisht gjendet rrallë, arritën të shohin përtej formalizmit brutal të një procesi penal. Ata panë mungesën e qëllimit kriminal. Panë dallimin thelbësor mes korrupsionit dhe një veprimi administrativ të kryer në ushtrim të detyrës. Për këtë arsye i dhanë pafajësinë, që nuk i ktheu vetëm lirinë, por edhe frymëmarrjen njerëzore dhe profesionale. I ktheu besimin se në këtë vend drejtësia ende mund të dallojë mes një gabimi administrativ dhe kriminalitetit.
Por sot apeli vendosi ndryshe. Pa reflektuar mbi faktin se përballë tyre nuk ishte një figurë e krimit të organizuar, por një specialist i zakonshëm i administratës publike, detyra e të cilit ishte thjesht regjistrimi formal i dokumenteve në regjistrin shtetëror.
Mesazhi i vendimit ishte i qartë: Një firmë, një interpretim procedural apo një vendim administrativ mund të të shkatërrojë jetën. Kufiri mes zyrës dhe qelisë mund të bëhet transparent dhe shteti të cilit i ke shërbyer, mund të kthehet brenda natës në makthin e jetës. Ky nuk është thjesht një vendim penal. Është një instrument frike që po instalohet çdo ditë në administratën publike dhe po dëmton vetë autoritetin e shtetit dhe po e bën shërbimin publik gjithnjë e më pak tërheqës për njerëzit profesionistë, të ndershëm dhe me integritet.
Kur një specialist i zakonshëm trajtohet si kriminel për një akt formal administrativ, mesazhi që i jepet administratës është brutal: mos shërbeni, mos vendosni, mos merrni përgjegjësi, sepse shteti nuk ju mbron, ai ju sakrifikon.
Pastaj kërkohen edhe shërbime publike normale. Jo. Mos prisni më të tilla. Çdo vendim administrativ fillon të shihet si një risk penal personal dhe çdo nëpunës publik fillon të punojë jo për të zgjidhur problemin e qytetarit, por për të mbrojtur veten nga pasoja penale Në mes hallit të qytetarit dhe fatit të tij personal, ai do të zgjedhë veten. Do të zgjedhë të mos firmosë. Do të zgjedhë ta zvarrisë. Do të zgjedhë ta ndërlikojë. Do të zgjedhë të mos marrë përgjegjësi. Sepse shteti nuk e mbron më shërbëtorin e tij publik kur ai gabon pa qëllim kriminal. Përkundrazi, e poshtëron, e denigron dhe është gjithmonë gati ta shohë si “mish për burg”.
Kështu që lulëzon administrata më e rrezikshme për një vend, më e rrezikshme se ajo e e korruptuara: administrata e frikësuar. Një administratë që nuk merr më vendime, nuk zgjidh më probleme dhe nuk i shërben më qytetarit, por thjesht përpiqet të mbijetojë. Ku më i sigurti është ai që nuk shërben e as punon fare.
P.S.: Mbi gjithcka, në këtë moment, përtej çdo debati juridik apo publik, mbetet një lutje njerëzore: që ky djalë ta gjejë forcën për ta përballuar këtë dramë dhe të mos i ndodhë asgjë e pariparueshme. Institucionet duhet të tregojnë vëmendje maksimale. Familja, miqtë, kolegët dhe shoqëria duhet të jenë pranë tij. Ne nuk duhet ta thyejmë një qytetar tonin, një djalë të ri që dje kishte ëndrra, profesion dhe besim tek jeta.
Drejtësia në një shtet demokratik nuk ka për qëllim thyerjen shpirtërore të njeriut. Nuk ka për qëllim shkatërrimin e shpresës për të jetuar. Qëllimi i saj duhet të jetë edukimi, rehabilitimi dhe riintegrimi i individit në shoqëri, jo krijimi i dëshpërimit të pakthyeshëm. Në momentin kur drejtësia fillon të shuajë tek njeriu vetë dëshirën për të jetuar, atëherë shteti ka humbur diçka shumë më të madhe se sa drejtësinë, ka humbur humanizmin e tij.
Ky quhet grusht shteti i heshtur. Spak,kolona e peste e sherbimeve te huaja . Keshtu u paralizua dhe argjentina e aliendes.
Interesant, kujtonim se Salvatore Allende ishte Kilian ashtu siç e përshkruan dhe Wikipedia, por ju zoti Kastriot po na hapni sytë duke na "qartësuar" se qënka argjentinas.!!!
Nje Lapsus. Faleminderit.Por ironia tregon vogelsine tende. Nuk Ke gje per problemin???.
Ji më konkret të lutem, e ke fjalën për grushtin e shtetit në Kili, apo për "grushtin e shtetit" që po bënë SPAK tek ne, i cili po përpiqet të vërë në jetë ligjin që parlamentarët tanë njëzëri aprovuan në parlament pa më të voglin diskutim? Keni mendimin se parlamentarë dhe ish parlamentarë, gazetarë dhe njerëz të medias, të cilët nuk thanë asnjë fjalë atëherë kur duhej diskutuar, bëjnë gjënë e duhur që fillojnë e flasin pasi ja u dorëzuan ligjzbatuese për ti zbatuar ligjet që miratuan? Apo ligji u bë sa për t'i hedhur hi syve Europës dhe tani po i kërkohet drejtësisë të bëj sikur e zbaton e jo t'a zbatoj me rrigorozitetin më të madh?
Nuk e di kush eshte ky djali por ai djali tjeter qe mbron ky eshte veliaj me i korruptuari dhe me hajduti. Pikerisht sic thote dhe ky karo vete. Ka hyre ne zyrat e shtetit per te vjedhur parate e publikut, te qytetareve me sakte. Kete ka bere veliaj ka zhvatur gjithcka
Ne zyre Erjon Veliajn e vendosi populli i Tiranes me 160 mij vota, rekord qe askush nuk e ka arrit. Sot eshte prova me e fort qe punen e tij nuk e ben dot askush. Tirana eshte qelbur, asnje shkolle apo kopsht i ri, rruget copa, asnje park i ri, ujsjellsi ka degraduar dhe rruget per bicikleta jane zhdukur.
Tirana! Bravo. Eshte e vertete,ashtu si thoni ju.
Hajde dru me pre, hajde lodraxhij, hajde gjob venes, hajdeni njerez me bisht.
Zoti Plarent te lumt mendja. Shkrim brilant.
O “shoku” Kastriot, Aliende ishte i majte. E hoqen se mendonte shume per fukarenjte. Ky joti eshte i djathte, madje fashist ne instinkte. Ky eshte breke e b*the me ndertuesit, monopolistet, pastruesit e parave dhe krimin e organizuar.
Bravo Ndreca. Do jete e gjate perpjekja se pse qe nga disa prokurore te Spakut dhe gjykates speciale jane ne thelb ekstremiste, njerez te pakulturuar .
Ja edhe avokatuci i Lalit.....Tani ka nderruar strategji , ben artikuj kunder drejtesise por duke trajtuar ceshtje te tjera , pa permendur Lalin......por konkluzioni i komunikates eshte perseri Lali.......ok , atehere po tregoj edhe une nje histori drejtesie : " Dy dite me pare , gjykata e Tiranes shpalli te pafajshem lypsarin invalid , i cili akuzohej nga prokuroria per "krimet e renda" te pengimit te qarkullimit , dhe kundershtimit me force te punonjesve te policise qe donin ta largonin "nga vendi i tij i punes" .Per keto "krime te renda" , prokuroret kerkonin denimin me 2 vjet heqje lirie....por "gjykata e Saliut" e shpalli te pafajshem.......por gjithsesi , si duket eshte bere ndonje marreveshje jashte gjykate , sepse ky lypes tashme ka nderruar "vendin e punes" nga Tirana , tani lyp ne Lezhe........bravo drejtesise , edhe lypsarin e shkrete nuk e futen brenda , por edhe "qarkullimin ne Tirane" e permiresuan ndjeshem .....!!!!!
Nderkohe ai qe ka bere masakrat shteteroret te 21 Janarit dhe Gerdecit jo vetem qe nuk eshte ne burg por lejohet qe te hedhe molotove cdo jave. Prokuroret dhe gjykatesit jane llumi i shoqerise shqiptare. Emri i punonjesit te QKB qe tentoi vetvrasjen sot eshte Jetmir Llapaj. Gjykatsja qe e denoi me burg eshte Ilijana Olldashi.E njejta gjykatese qe nxorri nga burgu Jamarber Malltezin. Eshte nje nga gjykateset qe meriton te quhet pjestare e grupit te zjarrit te Argites ne GJKKO. Pjese e te cilit jane Davidhi dhe Ulliri. https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/6a05d3755a9e4komunikim 14.05.2026 inceneratori tr.pdf
Super avokat,ate pjesen e fundit per mendimit tim do e shkruaja ndryshe: Drejtesia ne nje shtet demokratik ka per qellim kryesor thyerjen e shpreses,te moralit,shkaterrimin e jetes totalisht per personin fatkeq qe bie ne duart e tyre.Se tani qe kane me shume frike per te mare lek bejne inatçiun
Kur edhe fshatari delenxhi bëhet populist mediokër surrogato,shteti dhe kombi eshte per tu qarë halli.Asnjeri nuk kerkon të dënohet ,perndiqet apo burgoset dikush padrejtësisht.Por te sjellesh nje rast te padrejtë për të justifikuar se drejtesia nuk eshte e drejte ,eshte devijues per të mbrojtur klasen politike,te korruptuar,hajdute,shkaterruese të së ardhmes së kombit. Korrupsioni galopant eshte emergjenca katastrofike e shtetit shqiptar,dhe ky fshatari injorant shërbëtor i zellshëm i së keqes ,nuk mund ta ndalojë,devijojë apo ta prezantojë si i keq dhe panevojshëm ndjekjen apo sekuestrimin dhe denimin e qenërve të zgjebosur (Zherzhinski). Pa shpartalluar vjedhjen dhe korrupsionin bashke me servilet dhe sherbetoret ai shtet nuk ka te ardhme.
Te ishte nje rast as nuk e merrte mundimin Plarenti te shkruante. 57% e njerezve ne qeli jane ne paraburgim, shifra me e larte ne Evrope. Fakti qe Plarenti po flet hapur sot dhe shume njerez po e degjojne nuk do te thote qe sot mesuam qe kemi drejtesi thellesisht te korruptuar e te paafte. Kemi 35 vjet qe i shohim dhe e vuajme. Edhe ky rast qe tregon Plarenti nuk ka fare lidhje me "drejtesine e re" qe, eshte nje gjyq i rendomte dhe nje rast tipik i 35 vjeteve ku nese nuk paguan te shkaterrojne jeten.
Vkrs pse nuk foli plarenti para një viti kundër spak- ut kur lali dhjeri tha takova ca kolegë? Meqë i qan zemra për ata 57%
Plarenti ka 3 a 4 vjet qe flet e shkruan per drejtesine e re. Por ti si idiot i dobishem i familjes mafioze Berisha duhet te shash Lalin per te fshehur pasurit e tyre.
Jo o loqe nuk jam sufllaqe as i saliut as i lali dhjerit saliu do i bashkohet në qeli lalit dhe likes. Unë nuk kam votuar ndonjëherë as se kam ndërmend edhe pse kam akoma shtetësinë
Sali vrasesi I socialisteve ne 21 janar tall b@let me drejtesine ,këta merren me sardele edhe arka me peshk dhe brekë.
Duhet te jesh super budalla te firmosesh sot prandaj cdo projekt ka ngecur. Askush nuk firmos, kam degjuar qe ne bashkine e Tiranes vetem 20% e buxhetit eshte realizuar pasi askush nuk firmos ose kane frike. Eshte acaruse ne ekstrem jusitifikimi qe nuk merremi me drejtesine dhe duke u justifikuar me negociatat me BE. Ndersa ne keto vendet e BE jo vetem qe qeveria apo bashkia mbron hapur punonjesit e vet duke paguar per mbrotje ligjore por edhe hapin gjyqe ndaj prokuroreve nese shkelin te drejtat e punojesve te tyre. Lere me sindikatat qe te vene flaken ne mes te dites e nuk pyesin fare nese nje antare i tyre diskriminohet apo te futen ne paraburgim. Eshte idiotsi, nga i kane gjetur keto shpikje Rama me PS qe nuk flitet per njerezit qe kane halle me drejtesine? Flitet dhe veprohet qe cke me te, persa kohe dikush eshte punonjes i shtetit dhe i sherben te mires publike.
Nuk e morëm vesh z. Avokat si kaluat (klienti juaj lali dhjeri) kuptohet, nga takova ca kolegë të SPAK-ut në armiq reaksionar? Dhe si ka mundësi që nuk kundërshtoni akuzat por vetëm duke gjetur kleçka. Nuk hapet USB nuk kemi pasur kohë mungon avokati etj!? Dado s'ka shkollën e duhur metodat e lul gjumashit. Dhe çuditërisht edhe saliu ka filluar të mbrojë lal dhjerin kohët e fundit duke e cilësuar si kurban të mbretit
Ozzy llesh markagjoni.Lali ka kerkuar gjykim te hapur.Prandaj futi aty ku e di vete perrallat e shpellarit.Urrejtjen e malokut ndaj jugorit e di bota jo me ne shqiptaret.
Ozzy llesh markagjoni.Lali ka kerkuar gjykim te hapur.Prandaj futi aty ku e di vete perrallat e shpellarit.Urrejtjen e malokut ndaj jugorit e di bota jo me ne shqiptaret.
Ozzy llesh markagjoni.Lali ka kerkuar gjykim te hapur.Prandaj futi aty ku e di vete perrallat e shpellarit.Urrejtjen e malokut ndaj jugorit e di bota jo me ne shqiptaret.
Ore loqe e ka kërkuar për gjyqin ndaj Prokurorit se të tijin po e zvarrit si lul diarreja
Nuk e morëm vesh z. Avokat si kaluat (klienti juaj lali dhjeri) kuptohet, nga takova ca kolegë të SPAK-ut në armiq reaksionar? Dhe si ka mundësi që nuk kundërshtoni akuzat por vetëm duke gjetur kleçka. Nuk hapet USB nuk kemi pasur kohë mungon avokati etj!? Dado s'ka shkollën e duhur metodat e lul gjumashit. Dhe çuditërisht edhe saliu ka filluar të mbrojë lal dhjerin kohët e fundit duke e cilësuar si kurban të mbretit
Po Palloshi tani çfar bēn pse se nxjer me shkelma jasht ktē prostitutēn Olldashi pse nuk e kupton ky maskara qē kto punoin kundra shtetit Shqiptar. Pty ka ardh koha e kurvave.
Ky Ndreca të është i papare, është idiot I noterizuar, ju shkaperdhefte Maloku ç'farë keni! Po pse edhe per këte vendim gjykate e ka fajin Maloku? Po Palloshi i gjatë i bie me dore, apo ju ka bërë memeca? Maloku ka 13 vjet që ka ikur nga pushteti, ju merreni me të! Popull eunuk!
Pse shruani nga 10 herë O kokë pa larë
Ky Ndreca të është i papare, është idiot I noterizuar, ju shkaperdhefte Maloku ç'farë keni! Po pse edhe per këte vendim gjykate e ka fajin Maloku? Po Palloshi i gjatë i bie me dore, apo ju ka bërë memeca? Maloku ka 13 vjet që ka ikur nga pushteti, ju merreni me të! Popull eunuk!
Ky Ndreca të është i papare, është idiot I noterizuar, ju shkaperdhefte Maloku ç'farë keni! Po pse edhe per këte vendim gjykate e ka fajin Maloku? Po Palloshi i gjatë i bie me dore, apo ju ka bërë memeca? Maloku ka 13 vjet që ka ikur nga pushteti, ju merreni me të! Popull eunuk!
Ik o plarent, me shkrimet e tua me chat gpt apo me claude! Ik se le nam. Te te nxjerresh te flasesh ty pa leter turperohesh aq ordiner je! Kur vidhje 20% te tenderave e mban mend! Sekretar i pergjithshem i ministrise se brendshme, i ke shkerdhyer kocken tenderave! Mjaft me kopje me chat gpt
Iliana Olldashi qe nxori nga burgu dhendrin e Saliut,per nje vjedhje miliona dollar, burgosi sot nje nepunes shteti per vetem pse kreu detyren,se dhe mund te mos firmoste.
Ky shoku Ndreca hajduti mire ben qe behet nje dalezotes i nje punojsi shteteror por pse nuk u be dalezotes kur pushteti i rilindjes se tij me nje gjakftohtesi prej xhelati futi ne burg me mijera qytetare per riparim catie apo per ndertim koteci pulash sic ishte rasti i kkryefamiljarit nga kavaja qe e burgosen se kishte nderruar dy tjegulla ne cati dhe i vdiqen dy djemte tek po shkonion me mamane es tyre per ta pare ne burg, pra per nderrimin e dy tjegullave rilindja e ketij zoterise i dha denimin maksimal me vdekje per dy djemte e mitur, apo rasti i lushjnarit ku per 35 mije lek te vjetra te nje fature te papaguar te energjise elektrike pushteti i rilindjes e futi ne burg ku doli kufome e shume raste te tjera si keto?
SPAK. dhe GJKKO jane organizate kriminale ne duart e Sali Karaxhicit...... Po vjen dita te na mare malli per Aranit Celen. Rustem Gjaten etj.......... Ja Reforma e Leshit qe mburret Edi Rama........ Me 83 mandate dhe rri mban sehir si tallin bythen Braho. Dumani Olci i Dados Banet. Ulliret. Olldashet. Davidhja etj sherbetore te Sali Karaxhicit.......... Kjo verteton qe Sali Karaxhici e ka peng Edi Ramen me ndonje dosje qe e shantazhon......... Harram votat qe ju jep Populli per te qeverisje ndersa ju i perdorni per GREMISJE te Popullit
Avokati i tij t'i dtejtohet menjëherë gjykatës së lartë. Atje ka shpresa për më pak ndyrësi.
Me drejtesine e re, vetevrasjet ne paraburgime jane bere rutine, po s’ja vlen ta vrasesh veten per Ols Dadot or bir, qendro i forte! Solidaritet me prinderit e tij qe ju qan zemra dhe apel te rinjve te tjere, mos u ktheni ketu se ky vend e shqyen suksesin e talentin te gjalle!
Sa i hershëm është ky problem!Prokurorët e paaftë për të justifikuar punën godasin rastet banale dhe falin më të fortët.Ata janë bërë si hijena për administratën shtetërore pasi aty ekzistenca për vendin e punës të ul vigjilencën.Ka shumë hapësira ligjore ku specialistët e administratës janë më të ekspozuar duke mbajtur përgjegjësinë jo vetëm për atë profesionale por edhe juridikë!Në se do bënim një bilanc për dënimet në gjykata,specialistët janë ata që marrin dënimet më së shumti!Shto këtu edhe ligjin shumë të diskutueshëm të Shpërdorimit në detyrën Keqardhje për rastin dhe përgëzime autorit të shkrimit!
Vendosin gjoba kaq e thjeshte eshte. Ne ket rast i bihen fort te voglit, teknicienit te thjesht qe te degjoj i madhi e te shkundi xhepat. Nje post prokurori kushton qindra mijera euro, nje post gjykatsi edhe miliona euro. Jane te krimbur me para.
Po pse për veprime administrative dhe shperdorim detyre kur s’ka vjedhje dhe korrupsion merret gjykata speciale dhe jo gjykata administrative ??
I mbaroi punet e veta me SPAK ky loku ?!
I mbaroi ,se eshte avokat.Nuk kane cfare I bejne llumi notereve.
Kush eshte ky qe pozon si femer?
nje i akuzuar per vjedhje, pra hajdut por cuditerisht ende koma i lire.
Muzikë shumë e bukur kjo që ekzekuton avokati Ndreca! Po më rrjedhin lotët rrëke, jo dhe aq për këtë administrator që në mënyrë të paqëllimtë bëri një gabim dhe gjykatësja ja trajtoj me një dashamirësi mbreslënëse, por po parafytyroja vuajtjet e pashtershme shpirtërore të zotit Veliaj, i cili shkriu veten dhe u tret si qiri për të mirën e 'popullit socislist' (shumë e bukur kjo, 'populli socialist') dhe Tironës së tij aq të dashur, por mjerisht u bë një vit e gjysëm që i janë vërsulur "hienat e SPAK" për t'a copëtuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht duke e mbajtur të izoluar dhe larg karriges aq të dashur që populli me votë i dha për t'i administruar financat publike. Zoti Ndreca është një avokat i dhembshur, i pajisur me ndjenja të thella e delikate dhe kjo bënë që ai në një të ardhme të afërt ndoshta të arrij deri e atje sa të kërkojë edhe mbylljen fare të institucioneve të vuajtjes së dënimit, si shëmtia me e madhe që bënë pis demokracinë tonë, të vënë në jetë nga Rilindja e dytë e drejtuar nga kryerilindasi famëmadh Edi Rama.
E nxjerr ne pazar moralin dhe drejtësinë more ditëzi, unifomat e policise te veshura me arë qe ja shite shtetit Shqiptarë a thua u harrua? Sapunin per djathë po na shet? Shoket te iken per lesh, qe nga strategu qe uzurponte Tokat e Shqiptareve ne Veri permes nëntokës se Dobraçit deri ke maja e Politikes ne Tirane nen petkun e Lali Erit. Qenefit i vjen era sado ta kamuflosh ashtu si punoa jote more babëzia e Shqipërisë!
Ky mjerani eshte i pandehur per korrupsion! Nuk do mend qe del e hedh vrer cdo dite kunder sistemit qe ka votuar edhe vet!
Nuk eshte i akuzuar per korrupsion po ty akoma nuk ta kane thene dhe vazhdon ha mutella.
TE kerkoj ndjese: Plarent Ndreca merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza për shkelje të barazisë në tendera. Si quhet kjo akuza?
Çudi, kerkohet humanizem ndaj shkelesve te ligjit, nderkohe qe nuk tregohet humanizem ndaj te semureve, te varferve, te moshuarve, atyre qe punojne per “skllavopronare” ne privat dhe atyre qe punojne pa dinjitet per bejleret e rinj ne shtet. Edhe diçka, ky Plarenti mos ka vendosur te shkruaje hartim sa here qe humbet nje çeshtje ne gjykate? Nje arsye me shume per te mos i lejuar deputetet te ushtrojne profesion privatisht per sa kohe jane ligjvenes.
Plarenti ne fakt eshte i vetmi qe ka kerkuar humanizem per njerezit e thjesht dhe nga te pakten qe ngriti zerin kur njerezit arrestoheshin me burg edhe per energjine elektrike. E dyta nuk eshte deputet, eshte thjesht avokat. Nuk besoj se do kerkosh ndjes per genjeshtrat qe shkruajte.
Eshte veshtire te jesh edhe me njerezit e thjeshte, edhe me ata qe vjedhin miliona nga buxheti i shtetit, dmth nga njerezit e thjeshte. Ai deputet eshte por ç’t’i bejme qe ndiqet edhe penalisht.
Ore hartimin e ke qare, por zbrit me kembe ne toke dhe na trego konkretisht se per cfare akuzohet zyrtari!! Nese ka bere nje "lapsus" (hajde ta kuptojme ne se cfare ke ne mendje ti o Plarent me kte lapsus), eshte supervizori/eprori direkt i tij qe e konstaton dhe lapsusin e sistemon. Nese edhe eprori neglizhon, eshte supervizori qe nuk i lejon lapsuset, si dhe raporton. Fakti qe ceshtja eshte marre ne dore nga prokuroria dhe mbi zyrtarin ngrihet nje akuze, tregon se i gjithe ky sistem qe shpjegova me larte nuk ka funksionuar? Apo veprimi i zyrtarit ka qene i miremenduar dhe jo lapsus?