Nese keni besuar se Sali Berisha e ka seriozisht revolucionin, sot eshte dita perfekte per të kuptuar se pas skenave me molotovë dhe retorikës për “narkoshtetin”, vazhdojnë bisedat mallëngjyese për integrimin europian dhe konsensusin parlamentar.
Të paktën këtë konfirmojnë të dy palët, të cilat mbrëmjen e kaluar kanë zhvilluar negociata të ethshme për rezolutën e përbashkët PS-PD. Madje, sipas burimeve parlamentare, ka pasur edhe një telefonatë tepër të përzemërt mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës, në rolin e kryenegociatorëve të një rezolute… që në thelb është një fletë pa ndonjë vlerë reale politike apo juridike.
Në draftin që pritet të marrë votat e PS dhe PD në Kuvend thuhet ndër të tjera se palët angazhohen “të nxisin dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet europiane”, ndërsa mazhoranca zotohet se do të krijojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në jetën parlamentare dhe do të respektojë kërkesat e saj në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Por çfarë vlere ka realisht kjo rezolutë?
Në praktikë, përveç një deklarate vullneti për bashkëpunim dhe disa formulimeve diplomatike që tingëllojnë bukur në letër, dokumenti nuk sjell asgjë konkrete. Nuk ka asnjë ndryshim të qartë në Rregulloren e Kuvendit. Nuk ka asnjë garanci reale për kërkesat që opozita i ka shpallur prej muajsh si “vija të kuqe”. Nuk ka asnjë mekanizëm detyrues që ndryshon raportin mazhorancë-opozitë në Parlament.
Praktikisht, PD duket se ka siguruar disa vende pune dhe hapësira institucionale për njerëzit e saj, ndërsa PS do të marrë një tjetër “fletë lavdërimi” për klimën e bashkëpunimit dhe dialogut me opozitën në raportet për Brukselin.
Në fund, revolucioni me molotovë përfundoi në negociata korridoreve për një rezolutë që më shumë ngjan me një ngopje me lugë bosh sesa me një marrëveshje që ndryshon ndonjë gjë reale në politikën shqiptare.
Dhe ndoshta telefonata Bardhi-Balla është më shumë se sa një detaj procedural. Ndoshta është shenja e parë e një afrimi të ri për bashkëpunim në tema shumë më të nxehta politikisht, që nga reforma në drejtësi e deri te ndryshimet në Kodin Penal.
Kur behet fjale per tema te hyrjes ne Europe nuk ka te djathte apo te majte kush pengon integrimin nuk eshte shqiptar. Lufte politike beje jashte sferes se negociatave
Gazetare : Cfare eshte gabim me marrveshjet ne parlament shumice -pakice !!/?????? Perkundrazi... E di se vendit i duhet kjo , dhe nuk u pelqen atyre qe duan rremuje dhe pengimin e ecurise ,forcimit te vendit , bashimin me EU.
Nuk e kuptoj,çfare te keq ka nqs se pozita bashkebisedon me opoziten per probleme te domosdoshme per shqiperine?
Desa, rrefehu nje here se kur i ke pas per here te fundit ne shtepi ilegalce e njekohesisht Tao Ballen dhe Lyl Bashukun.
???
Po bashke kane qene Sali e Rame qe prej 30 vitesh. Kane adn e njejte, joshqiptare. Ata jane 1 klan ne dy godina. Perfitimet e reformave proceseve e sistemeve I gezon Sali Rama e Rame Saliu dhe kelyshet e tyre dhe kostot i paguajne ata me origjine shqiptare! Keshtu ka qene qe prej fillimit....
???
Doli “ kodoshja” e Rilindjes?! Ose madame Shaterly e politikes…
I vetmi i pakenaquri i rezolutes eshte belo ezmeri qe me fudullekun e tij mendon ti hedhi hi syve te shqiptareve, e nga nje tavoline ne tjetren te japi leksione demokratike nga nje prejardhje komunisti !
Dhjes dy nga dy,PD PS.BALLEN BARDHI, RAMADURA SALI HALEJA ,etj.etj
Z. " komshi " , si ithtar I sh. Berisha , ke shume te drejte qe e pergojon dhe e bulizon L. Bashen , se ai ia hapi ate plagen Saliut qe s'mbyllet kurre dhe qe gjasat thone se do ta shoqeroje deri ne varr .
Denisa moj Denisa....Saliut mund t'i veshim çdo të mete,por mbi integrimin e ka thënë më zë e figurë që " çdo gjë do bëjmë( revolta,djegje,mosnjohje zgjedhjesh,etj) por për negociatat me be-në, vota jonë do jetë pro". Ik tani e gjë simpatizantët e mulit e thuajua këto,këtu tek Tema zakonisht lexojnë njerëz me integritet. Turp për redaksinë që na nënvlerëson.
Ti mor trap qe tallesh me NICKNAME-n tim te nderuar, mos kujto se thua gjera te mençura. Pr dr Sali Berisha, si burri me vizionar, me paqedashes, me njeridashes, me tolerant ne betejat politike, si negociatori me kompromisaxhi ne planet, nuk bene pazare, nuk bene lufte per perfitim, kapital politik personal, gjithçka e tija ne kete xhungel politike shkelqen si gur elmazi ne te mire te vendit, rajonit, kontinentit dhe globit. Kete vetem qorrat si puna jote se kuptojne.