Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

16 Maj 2026, 10:20Blog TEMA
Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi

Përplasja mes Sami Lushtaku dhe Hysni Mehanes nuk është incident i izoluar. Ajo është pasojë e një kulture politike të ndërtuar prej vitesh me demonizim, poshtërim dhe urrejtje verbale.

Nga Baton Haxhiu

Në Skenderaj, gjithçka nisi me një fjali.

Një status në rrjete sociale. Një etiketim brutal. Një krahasim që në Kosovë nuk është thjesht sharje politike, por goditje identitare. Hysni Mehane e quajti një ish-luftëtar “Sami Serbia”. Në çdo vend tjetër ballkanik kjo mund të lexohej si provokim banal politik. Në Kosovë jo. Në Kosovë, lidhja morale me Serbinë nuk është vetëm akuzë. Është përjashtim nga historia kolektive e luftës.

Pastaj ndodhi ajo që ndodh rëndom në shoqëri ku temperatura e gjuhës ka vite që rritet.

Sami Lushtaku shkoi ta takojë. Nuk kishte më debat publik. Nuk kishte më status. Kishte zemërim. Nerv. Instinkt. Dhe një telefon në dorë që përfundoi si mjet goditjeje. Më pas erdhi policia. Prokuroria. Kamerat. Deklaratat. Të gjithë folën për aktin. Pak folën për klimën që e prodhoi atë.

Sepse dhuna reale rrallë fillon me grusht. Ajo zakonisht fillon me gjuhë. Me çnjerëzim. Me tallje. Me poshtërim publik. Me krijimin e idesë se tjetri nuk është më kundërshtar politik, por pengesë morale që duhet zhdukur nga hapësira publike.

Dhe Kosova ka vite që jeton brenda kësaj klime.

Në të vërtetë, kjo histori nuk fillon me Vetvendosjen. Ajo fillon menjëherë pas luftës. Në një Kosovë të lodhur nga lufta, të mbushur me armë, trauma dhe rivalitete politike, nisi edhe lufta tjetër: lufta e fjalëve.

Një pjesë e madhe e kësaj gjuhe u prodhua përmes Bota Sot. Nje gazetë me autor të poshtër ne karakter dhe me shkrime me përmbajtje armiqesore ndaj jetës në Kosovë. Për vite me radhë, aty u ndërtua një demonizim sistematik i UÇK-së dhe individëve të saj. Me shkrime të përditshme, me etiketime, me insinuata kriminale dhe me një gjuhë që shpesh nuk synonte kritikën politike, por delegjitimimin moral të luftës dhe figurave të saj. Në ato vite, kundërshtari nuk ishte vetëm rival politik. Ishte tradhtar. Kriminel. Rrezik kombëtar.

Pastaj erdhi reagimi.

Zyra për Informim e Qeverisë së Përkohshme, e drejtuar nga ish të burgosur politikë dhe njerëz që vinin nga bota ilegale e rezistencës, nisi kundërpërgjigjen me të njëjtën ashpërsi. Gjuha u bë edhe më e rëndë. Akuzat më personale. Urrejtja më publike. Ishte një brez që vinte nga burgjet politike, nga lufta dhe nga një memorie e thellë konflikti me një pjesë të gazetarëve dhe strukturave të afërta me LDK-në.

Dhe pikërisht aty filloi normalizimi i brutalitetit verbal në Kosovën e pasluftës.

LDK-ja e atyre viteve, përmes gazetës dhe njerëzve pranë saj, shpesh përdori një gjuhë shumë më të ashpër se ajo që sot i atribuohet Vetëvendosjes. Ndërsa pala tjetër iu përgjigj me të njëjtin nerv lufte. Askush nuk ndalej për të pyetur se çfarë po i ndodhte gjuhës publike të Kosovës. Të gjithë mendonin se beteja ishte morale dhe se çdo fjali ishte e justifikuar në emër të saj.

Pastaj erdhi një brez tjetër politik.

Vetëvendosje nuk e shpiku këtë gjuhë. Por e modernizoi. E organizoi. E ktheu në energji mobilizuese. Në momete e ktheu në krim.
Por kjo kulturë e demonizimit nuk i kurseu as vetë njerëzit e Vetëvendosjes.

Albin Kurti ishte maltretuar në burgjet serbe dhe më pas ishte liruar përmes një amnistie zyrtare të regjimit të Vojislav Koshtunica, një proces që në atë kohë ishte rezultat edhe i presionit të madh ndërkombëtar dhe publik shqiptar. Megjithatë, për vite me radhë, pikërisht ky fakt u përdor për ta etiketuar si “njeri të Serbisë”, si figurë e dyshimtë apo si projekt i fshehtë politik.

Edhe ndaj njerëzve të Vetëvendosjes u përdorën etiketime të tjera, për prejardhjen familjare, për lidhjet e baballarëve të tyre me sistemin komunist jugosllav apo afërsinë me institucionet e kohës së Jugosllavisë dhe Serbisë.

Dhe pikërisht këtu shihet tragjedia e gjuhës politike në Kosovë. Se ajo nuk kursen askënd. Në një moment demonizohen luftëtarët e UÇK-së. Në një moment tjetër demonizohen ish të burgosurit politikë. Pastaj demonizohen familjet, biografitë, prejardhjet dhe kujtesat personale.

Në protestat e para, në aksionet simbolike, në përplasjet me policinë, në retorikën kundër “kapjes së shtetit”, krijohej ideja se sa më e ashpër fjala, aq më autentik ishte politikani.

Kundërshtari nuk ishte më vetëm rival demokratik. Ishte hajdut. Shitës i shtetit. Bashkëpunëtor i Serbisë. Kriminel. Në këtë klimë, rrjetet sociale u shndërruan në gjykata morale të përditshme.

Dhe paralelisht, protestat filluan të bëhen më agresive. Gurë ndaj institucioneve. Përplasje me policinë. Gaz lotsjellës në Kuvend. Sulme ndaj ndërtesave shtetërore. Në një moment, edhe mjet shpërthyes ndaj Kuvendit të Kosovës. Çdo herë justifikimi ishte i njëjtë: revolta kundër padrejtësisë.

Por problemi i populizmit verbal është se ai nuk e sheh gjuhën si përgjegjësi. E sheh si mobilizim. Sa më e ashpër fjala, aq më e fortë turma.

Dhe kur turma mësohet me gjuhën e urrejtjes, kufiri mes fjalës dhe aktit fillon të zhduket.

Thënia “gjuha dhëmbë s’ka, po eshtra then” nuk është metaforë folklorike naive. Është përshkrim i saktë i mënyrës si funksionon psikologjia kolektive. Fjala nuk të vret menjëherë fizikisht, por e krijon klimën ku urrejtja dhe dhuna fillojnë të duken normale.

Kjo është arsyeja pse rasti i Skenderajt nuk mund të lexohet si incident i izoluar. Reagimi i dhunshëm i Sami Lushtakut nuk mund të justifikohet në një shoqëri demokratike. Por po aq e rrezikshme është të sillet sikur ai shpërtheu në vakum moral, pa vite demonizimi, pa vite ku njerëz të tërë janë trajtuar si e keqja absolute.

Sepse askush nuk mund të thotë me siguri absolute se një fjali prodhon automatikisht një akt. Por po aq e vërtetë është se klima e vazhdueshme e demonizimit e ul pragun psikologjik të dhunës.

Dhe ndoshta kjo është tragjedia më e madhe e Kosovës së pasluftës. Që dhuna verbale filloi të shihej si pjesë normale e politikës. Fillimisht në gazeta. Pastaj në televizione. Pastaj në parlament. Pastaj në rrjete sociale. Derisa një ditë, në një qytet të vogël si Skenderaj, një status u kthye në goditje.

Dhe ndoshta kjo është pjesa që Prishtina shpesh nuk e kupton.

Në Prishtinë, gjuha politike shpesh trajtohet si performancë. Si status. Si cinizëm. Si ironi. Si lojë nervash në televizion apo rrjete sociale. Por në Drenicë, në Dukagjin, në Gjakovë e sidomos në Deçan, fjala ka kujtesë tjetër. Ka trup tjetër. Ka plagë tjetër.

Mes viteve 1997 dhe 2000, pothuajse çdo shtëpi në Drenicë ishte djegur ose prekur nga dhuna serbe. Brutalisht. Çdo familje kishte një të vrarë, një të zhdukur, një torturë, një arrati, një fotografi të djegur, një mur të nxirë nga flaka. Në ato vende, historia nuk ruhet në libra. Rri ende në mure. Në heshtje. Në fytyra.

Prandaj, ta përdorësh sot gjuhën e demonizimit ndaj luftëtarëve në ato hapësira dhe të mos kuptosh peshën e saj, do të thotë të mos kuptosh se po prek pikërisht memorien e dhunës serbe. Në ato vende, fjala nuk perceptohet vetëm si opinion politik. Ajo mund të perceptohet si vazhdim moral i asaj dhune.

Dhe kjo është arsyeja pse provokime të tilla në Drenicë, në Dukagjin apo në Gjakovë nuk lexohen si debate televizive të Prishtinës. Ato lexohen ndryshe. Më rëndë. Më personalisht. Më fizikisht.

Të provokosh njerëz si Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku apo brezin e luftëtarëve të Gjakovës me gjuhë që prek identitetin e luftës, pa e kuptuar psikologjinë e këtyre vendeve, do të thotë të mos kuptosh sa e hollë është ndonjëherë vija mes dhunës verbale dhe reagimit fizik.

Kjo nuk e justifikon dhunën. Por e shpjegon rrezikun.

Sepse historia e Kosovës nuk është ndërtuar vetëm mbi politikë. Është ndërtuar mbi traumë. Dhe kur trauma takohet me gjuhën e urrejtjes, shpërthimet nuk janë më vetëm incidente. Janë paralajmërime.

Dhe ndoshta kjo lidhet me plagën më të thellë psikologjike të Kosovës: Serbinë. Dhe populistët e Vetvendosjes e perdorin edhe për shkak të “deficitit” patriotik, sepse ështe nje gjeneratë politike qe ska prodhuar asigjë. Vetëm Serbinë dhe tradhëtarët.

Në Kosovë, Serbia nuk është vetëm shtet fqinj. Është kujtesë dhune. Është luftë. Është humbje. Është frikë kolektive. Për këtë arsye, gjuha politike ndaj Serbisë nuk funksionon si në demokracitë normale evropiane. Ajo funksionon si instrument moral legjitimiteti.

Kur Serbia sulmon dikë në Kosovë, ai shpesh rritet politikisht. Kur Serbia hesht për dikë, nis dyshimi. Dhe kur dikush flet me kujdes, racionalisht apo pa histeri për Serbinë, ai shpesh demonizohet menjëherë si i dyshimtë, i butë apo i afërt me të.

Kjo është arsyeja pse në Kosovë patriotizmi shpesh matet me ashpërsinë e gjuhës dhe jo me seriozitetin e politikës.

Dhe paradoksi më i madh është se shpesh njerëzit që dikur kanë qenë më afër sistemit jugosllav, institucioneve komuniste apo strukturave të kohës, bëhen më të zëshmit në patriotizëm verbal. Sepse në shoqëritë postkonfliktuale patriotizmi agresiv shpesh përdoret edhe si pastrim biografie. Sa më e fortë fjala patriotike, aq më shumë mbulohet e kaluara.

Kjo nuk është vetëm histori e jona e Kosovës.

Në Ireland, për dekada të tëra, konflikti me Britaninë nuk mbeti vetëm histori politike apo territoriale. Ai u shndërrua në gjuhë të përditshme. Edhe shumë vite pas marrëveshjeve të paqes, fjalori politik vazhdoi të mbetej i mbushur me kujtesë lufte, tradhtie dhe patriotizmi emocional. Në shoqëri të dala nga konflikti, armët mund të heshtin më shpejt se gjuha.

Dhe Kosova ende jeton brenda kësaj faze.

Prandaj fjala “Serbi” në politikën kosovare nuk përdoret gjithmonë si analizë gjeopolitike. Shpesh përdoret si armë morale. Si mënyrë për ta nxjerrë tjetrin jashtë legjitimitetit kombëtar. Dhe pikërisht aty fillon rreziku.

Sepse kur patriotizmi matet vetëm me ashpërsinë e gjuhës, atëherë shoqëria fillon të humbasë aftësinë për të dalluar mes kujtesës dhe urrejtjes, mes mbrojtjes së historisë dhe prodhimit të vazhdueshëm të armiqve të rinj.

Dhe atëherë, një status nuk mbetet më vetëm status. Një fjali nuk mbetet më vetëm fjali. Ajo fillon të marrë peshën e traumës kolektive.

Ajo fillon të prodhojë atë që Skenderaj na kujtoi përsëri: se historia e dhunës reale pothuajse gjithmonë fillon me historinë e dhunës verbale.

Hysni Mehana dhe të gjithë ata që sot e përdorin gjuhën si armë politike duhet ta kuptojnë një gjë: në Kosovë, sidomos në Drenicë, Dukagjin e Gjakovë, fjala nuk hyn në boshllëk. Ajo bie mbi kujtime lufte, mbi varre, mbi shtëpi të djegura dhe mbi njerëz që dhunën nuk e njohin si metaforë, por si përvojë.

Dhe kush vazhdon të luajë me atë gjuhë duhet ta dijë se ndonjëherë nuk po provokon vetëm debat. Po zgjon traumë. Dhe po fillon dhunë.

16 Komente

  1. L
    Lab vlonjati

    Një analizë politike, sociale e atdhetare e bukur në trishtimin e vet. Përse vetëm Irlanda? Po Shqipëria? 35 vite që ndryshoi sistemi shoqëror asgjë demokratike nuk gjëndet në dialogun tonë politik derisa shoqëria shqiptare nuk shqyrton kritika, nuk lufton modele ekonomike por ka rrënjosur tashmë urrejtje shoqërore që nga morali i individit deri te nëna, babai, fëmijtë, të afërmit. Një luftë jo klasash, jo politike, por rrugaçërore, e dhunshme e mbushur me të pavërteta dhe urrejtje. Të jetë kështu demokracia, vallë!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Bota sot fletushke, ku gjen strehe nje spiun serbie si Bytyçi, nje rryphane i Sali serbit, apo ai kulufi Nexhmedin Spahiu,i quaj te tille sepse jane pikerisht keta, ky palo profesori e historiani Bytyçi, e Sali mafia qe vjellin vrer me nje gjuhe kriminelesh qe as Serbi as greku nuk kane arrit aty.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Alfred

      Gjithe kjo sperdredhje fjalesh, gjithe keto akrobacira cirku, gjithe ky mal aforizmash dhe sofizmash per te relativizuar, per te mjegulluar aktin prej gangsteri te nje njeriu me mbi-pushtet, sic i duket vetja ketij zoterise, Lushtakut. Drenica eshte pjese e Republikes se Kosoves!!! Qe do te thote qe cdo banor, cdo qytetar i Drenices, i Skenderajt, duhet te respektoje ligjet, institucionet, shtetin dhe shtetaret e Kosoves!!! Drenica nuk mund te jete nje "enklave" brenda Republikes se Kosoves!!! Edhe gjuha e z. Baton Haxhiu per fat te keq, atashohet me deklarata krejt te papergjegjshme te disa zyrtareve te PDK-se, si rasti i zonjes Musliu! Kjo gjuhe con ne regres, d.m.th ne hapa mbrapa! Ne sabotimin e rruges se mundimshme shtet-formuese!!! Nuk mund te kete gjuhe ekuivoke, qendrime ekuivoke kur eshte fjala per te denuar dhunen e paperligjur!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sarkazma

        Interviste e mjere!Kujt shqiptari i interesojne zenkat politike te kosovareve,te shpjeguara nga nje kosovar i perjashtuar nga komunitet kosovare si spiun i Udb-se!?Ky spiuni merr page mujore 20 mije ero,nga spitali Amerikan,pa asnje amerikan brenda!

        Përgjigjjuni
        1. R
          R. Kapedani

          Analizen e vleresoj. Eshte e dhimbshme të ndodhë kështu në Kosove. Pak a shumë kjo ndodh edhe në Shqiperi. Dhe më trishtuese eshte se ky fenomen po ndodhë jo vetem mes shqiptarëve te Kosovës mes veti, jo vetem mes shqiptarëve te Shqiperisë mes veti, por teper shqetesuese paraqitet edhe një urrejtje nga segmente te caktuara nga Kosova kunder Shqiperisë, dhe nga ana tjeter një urrejtje nga segmente te caktuara nga shqiptaret e Shqiperise kunder shqiptareve te Kosovës. Pra gjith kjo klimë eshte një fatkeqesi apo epidemi qe shfaqet në dy anet e kufirit. Këtë fenomen te shemtuar e kultivuan dhe e rritën për interesa të mbrapshta lideret e papergjegjeshem të të dy aneve te kufirit, per interesa të ndyra personale, sidomos në prag zgjedhjesh por edhe në pergjithesi nga se u mungon vetedija per pergjegjesinë që kane ndaj qytetareve, nga mungesa e formimit kulturor e patriotik, nga fodullëku e kapadaillëku sëmundje kjo qe nuk ka ilaç për kokën parise se shqiptarëve, 6nga fakti se janë pasuruar skajshmerisht në kurriz te qytetareve te varfer te te dy anëve te kufirit, e per shkak edhe te lidhjeve e disa prej tyre me qarqe historikisht armiqesore ndaj shqiptarise në pergjithesi. E sidomos, eshte e ndyre ku degjojmë të etiketohen njerez te Serbise disa politikanë qe kanë dhënë deshmore, qe janë dhunuar, denuar e sakatuar nga regjimet apo segmente antishqiptare serbe e greke, historikisht. Dhe për fajin tonë, per shkak të mjerimit që na ka rënë, per shkak se në në të dy anët e kufirit nuk kemi kujt t'ja qajmë hallin, ne heshtim pasi eshte vrarë shpresa. Dy anët e kufirit po varferohen dita dites. Rinia, per shkak te papunësise po emigron pa ndalë në mënyre të dhimbshme. Dy anet e kufirit i mbyti korrupsioni, urrejta, mungesa e shpreses, imoraliteti, perçarjet krahinore, fetare, ideologjike,prostitucioni qe e nxisin segmente te politikës që të sundojnë sa më gjatë. Dhe "miqtë tanë" perendimorë nuk ndjehen pasi ata mezi lidhin ushkurët e brekëve të tyre. Çdo bëhet? Askush nuk i a di fundin kësaj pune. Janë identifikuar që edhe sot, në shekullin e 21-te synohet përzërja e shqiptarëve nga trojet mbareshqiptare. Mafia dhe shovinistet antishqiptar i a kanë vënë syrin trojeve tona nder me terheqeset në Bote. Ky proçes po perparon frikshëm. Lideret famëkeq te Shqiperise kan pergatitur nje projektligj kriminal sipas te cilit 7 vjet pas hyrjes në BE, te gjith te huajt, pa dallim, kanë te drejte te blejnë (me tapi) toka bujqesore në të shkreten Shqiperi. A e kuptoni se me çfar rrugesh " ligjore" po u dorezohen armiqeve historikë trojet e shenjta tonat per te cilat eshte derdhur aq shum gjak? Dhe askush nuk ndihet i gjalle nga frika se te heqin koken. Mediat (me ndonjë përjashtim) e dhjetra sherbetore analistë te korruptuar rëndë heshtin. Ky eshte fundi i jonë.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari i thjeshte

            Batoni Spiun nderkombetare , Batoni trfikant i te gjithe botes , Batoni hajdit ne Shqiperi nepermjet miellit te kontaminuar , produkte blegtorale jashte standartit. Batoni

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari i thjeshte

              Batoni Spiun nderkombetare , Batoni trfikant i te gjithe botes , Batoni hajdit ne Shqiperi nepermjet miellit te kontaminuar , produkte blegtorale jashte standartit. Batoni

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetari i thjeshte

                Batoni Spiun nderkombetare , Batoni trfikant i te gjithe botes , Batoni hajdit ne Shqiperi nepermjet miellit te kontaminuar , produkte blegtorale jashte standartit. Batoni

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qytetari i thjeshte

                  Batoni Spiun nderkombetare , Batoni trfikant i te gjithe botes , Batoni hajdit ne Shqiperi nepermjet miellit te kontaminuar , produkte blegtorale jashte standartit. Batoni

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetari i thjeshte

                    Batoni Spiun nderkombetare , Batoni trfikant i te gjithe botes , Batoni hajdit ne Shqiperi nepermjet miellit te kontaminuar , produkte blegtorale jashte standartit. Batoni

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besniku

                      Fatkeqesi kombetare eshte fryma qe perçon nje idiot e i pa bythe si Albini me çeten e VV kunder UÇK, kunder luftës,kunder shqiptareve te shqiperise, perçarjen qe ju bene shqiptareve te Maqedonise,se medemek ky eshte Albin "Baba"!Ne fakt ky eshte idioti me i madh politik, qe trojet shqiptare kane patur ndonjehere,haet vetem me Saliun e V.Kosovaret kane rastin qe me vote ta shporrin njehere e mire nga politika kete dallkauk, perçares, demagog,antishqiptar,qe po ngadaleson perparimin e Kosoves.Nese e doni mbajeni e ta gezoni bashke me injorancen prapabetjen,dallkukllekun e ketij kolltukofagu qe nuk do ta beje Kosoven shtet demokratik edhe kur thote qe "le te guxojne prokuroret e te vijne ne zyre të merren me mua"Po edhe keta prokurore legena qe rrine te menderosur e sja tregojne vendin ketij antishqiptari te deklaruar tashme.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Munika

                        Sa here qe shikoj kete fytyre pa boje,pa shqisa ,ku ligesia qe perfaqeson mendoj qe sa poshte kemi rene si shoqeri ne ne Shqiperi,ku kjo fytyre jo vetem qe nuk thote asgje por perkundrazi te iriton kur del neper dritaret e kazanit mediatik,si analist qe zberthen gjithçka duke mahnitur edhe me injorantin e kesaj shoqerie ,duke kenaqur ligesine e drejtuesit te emisionit Ylli Meksit.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rrup Tupi

                          Reagimi i Sami Lushtakut është gjëja më e paktë që duhej të kishte ndodhur vite më parë.Bile është shumë e vonuar. Vcndosja e Albinit ka ndërtuar narrativën e saj mbi luftën e UÇK-së.Të ndërgjegjshëm se nuk kanë vend në histori ,ngaqë u fshehën ferrave të Kukësit kur Kosova kishte nevojë për ta,filkuan sulmet kundër UÇK-së,njerëzve që kishin dhënë gjakun për Kosovën. Dhe sulmet nuk mbeten gjithmonë pa përgjigje.Gabimi i vetëm i Sami Lushtakut është se grushtat u përplasën mbi një mjeran ,analfabet politik lokal e jo mbi ideatorin e shpifjeve,Albin spiunin.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Drenica e Kuqe

                            Si të mos ndjesh neveri për një shpellar, idiot i dobishëm për serbin, si Nexhua i spahiut, Enveri i bythyqit e kompani? I ftojnë edhe në studio, të japin mend. Prit mend nga njeriu i shpellave.

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              UÇK

                              Reagimi i Sami Lushtakut, bashkeluftetarit te Adem Jasharit dhe shume trimave te tjere te UÇK, ishte i drejte me aq pak. Nje goditje me telefon, e ka kursyer mavrine e VV, se keta mjerane, kujtojne se fitojne kapital politik mbi njerezit qe jane gjalle e aq me pak si Samiu qe eshte edhe Kryetar komune.Per aq sa e njoh qe nga koha e Luftes se UÇK qenka "zbutur Samiu"...nga i cili kishin frike jo vetem serbet por edhe ata te KFOR-it mbas lufte....Pushka top Sami Lushtaku, trim mbi trimat te cilat ja njohin bashkeluftetaret e UÇK, por edhe Albin Kurti nuk duhet t'i harroje...

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                K O R C A

                                Baton Haxhiu ka kusuret e tij , ashtu si cdo qenie shoqerore . Asnje njeri mbi toke nuk ka qene dhe nuk do te jete i persosur , por kjo nuk na jep te drejte qe t`i mbyllim gojen atij . Mua me duket qe ai i ben nje analize te holle e te sakte problemit teper delikat qe trajton . Ai eshte futur deri ne detaje , ne vecorite e zonave te banuara nga shqiptaret , duke e pare ate ne hapesiren e shume vjeteve dhe me vecorite e temperamentin tone . Ndaj , mendoj se duhet lexuar e rilexuar disa here per te nxjerre vlerat e verteta dhe qellimin e mire per ti pare gjerat me sy kritik , per t`iu shmangur frymes se urrejtjes , percarjes e ndasise qe cojne uje ne mullirin e armiqve tane shekullore .

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje