Gjyqet ndaj politikanëve duhet të kenë një produkt, nëse nuk janë produkt i politikës

15 Maj 2026, 11:00Blog TEMA
Gjyqet ndaj politikanëve duhet të kenë një produkt,

Nga Ervis Iljazaj

Ka disa procese gjyqësore të cilat kalojnë përtej fatit individual të një ose disa personave që janë pjesë e tij. Ato prekin ndjeshmëri të gjera të opinionit dhe interesit publik, dhe në këtë kuptim duhet të marrin një vëmendje të shtuar nga sistemi gjyqësor. Të tilla janë proceset të cilat po zhvillohen për disa nga personazhet politike të Shqipërisë të cilët ka patur një rol të rëndësishëm në vendmmarrje dhe në politikën shqiptare të 35 viteve të fundit. Bëhet fjalë për gjyqet ndaj Sali Berishës, Ilir Metës, Erion Veliajt apo politikanë të tjerë të rëndësishëm që janë nën hetim ose të akuzuar nga Prokuroria e Posacme SPAK.

Këto gjyqe për faktin se prekin ndjeshmëri të rëndësishme të jetës publike shqiptare dhe ndikojnë apo kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën politike të vendit, kanë nevojë që të kenë një produkt sa më të shpejtë dhe më të qartë. Nëse për to nuk ka një vendmmarrje në një kohë relativisht të arsyeshme dhe sistemi gjyqësor shqiptar nuk del në një konkluzion, atëherë dyshimet se ato kanë qenë produkte të lojës politike rriten. Nëse këto gjyqe vashdojnë pa fund, besueshmëria ndaj SPAK apo GKKO e qytetarëve sa do të vijë e do të ulet.

SPAK dhe GJKKO ka patur meritën që për herë të parë në tranzicionin shqiptar institucione të drejtësisë u kthyen në institucionet më të besueshme për publikun, dhe kjo është një arritje goxha e madhe. Gjithashtu, organet e reja të drejtësisë kanë patur meritën që të tregojnë kurajon për të hetur njerëz me pushtet në Shqipëri si asnjëherë më parë, duke thyer një mentalitet të rrënjosur në Shqipëri se njerëzit me pushtet nuk preken.

Mirëpo përfundimi i këtyre gjyqeve është ndoshta një sfidë akoma më e madhe për sitemin e drejtësisë. Shqiptarët, momenti ku ndodhet Shqipëria dhe shumë elementë të tjerë kërkojnë që hetimet dhe procese gjyqësorë ndaj emrave kaq të rëndësishëm të pushtetit të arrijnë në një vendimmarrje në interes të së ardhmes së politikës dhe drejtësisë. Nuk ka rëndësi nëse këta njërëz të pushtetshëm janë të pafajshëm apo të fajshëm, rëndësi ka që ndaj tyre të kryhet një proces i drejtë, dhe mbi të gjitha, një proces që shkon drejt një përfundimit. Në të kundërt, aludimet se me këto procese po zhvillohen lojëra politike dhe se SPAK apo GJKKO është përdorur për ndikim politik, do të rriten gjithmonë dhe më shumë dhe do t’i shkaktojnë një dëm të parikuperueshëm drejtësisë së re.

Gjyqet ndaj ish Presidentit të Republikës, ndaj liderit të opozitës, apo Kryetarit të Bashkisë Tiranë, nuk mund të konsiderohen ose të trajtohen njësoj si çdo proces gjyqësor tjetër sepse ato prekin interesa politike dhe publike të Shqipërisë.
E njejta gjë ndodhi me procesin gjyqësor në konfliktin për logon e Partisë Demokratike. Një proces që për turpin e gjykatave shqiptare zgjati tre vite, pa asnjë arsye thelbesore juridike. Si mundet që partinë më të madhe të opozitës ta lësh në një konflikt gjyqësor për tre vite ? Në këtë mënyrë duke zgjatur gjyqin pa fund u cënua drejtëpërdrejtë gara demokratike në Shqipëri duke i dhënë një avantazh të qartë Partisë Socialiste.
Në këtë kuptim, të gjitha gjyqet që kanë protagonistë politikanë të rëndësishëm kanë nevojë për një vëmendje dhe një impenjim të shtuar nga ana e sistemit gjyqësor. Ato nuk mund të trajtohen si gjyqet për konfliktet e një gardhi apo çështje të tjera të rëndomta. SPAK dhe GJKKO do t’i bënte një shërbim të madh interesit publik shqiptar, drejtësisë dhe politikës nëse arrin në mënyrë të qartë dhe të shpejtë në një përfundim, cfarëdo qoftë ky përfundim.

8 Komente

  1. D
    Dire ___***__***Straits

    Zgjatja pafund e proceseve eshte truku qe perdorin qelbesirat e politikes per te shpetuar. Kete rruge e nisi Lul Basha , dhe tani e vazhdojne te tjeret , ku sigurisht mbizoteron Lal beu qe nuk ka lene dredhi pa bere qe gjyqi te zvarritet me procedura....atehere per ta zgjidhur kete ceshtje , duhet zbatuar urdhri i Jozefines ne parlament :"...kapini prej zhelesh dhe cojini ne gjyq funderrinat..."!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Epiri, djepi I shqiperise

      Problemi zakonisht nuk është bardh e zi. Ka raste kur mbrojtja e zvarrit qëllimisht procesin, por ka edhe raste kur vetë organet e hetimit nuk janë aq të përgatitura ose ecin me ritëm të ngadaltë. Në fund, drejtësia nuk matet me britma politike, por me prova dhe aftësi për t’i çuar çështjet deri në fund.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironsi

      Lironi djemtë tanë. Lironi Lali Mandelën!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nicole Lehshi

        Nivel Medioker shkrimi e analize… O Iljaz, ti çalon ne stil shkrimi e argument! Lexo me teper se sa shkruan, dhe mos humb kohe neper kafenera, po beji pak gojore publicistike Lalit se te ka mbajtur me sufllaqe per vite…

        Përgjigjjuni
        1. F
          Foni

          Ja një fëlliqësirë i cili për t'u larguar nga thelbi i shkrimit merret me formën. Do të thosha se mënyra si shkruan ky analist, e thjeshtë, e drejtpërdrejtë dhe e qartë është mënyra më e mirë për t'ju drejtuar atyre që janë të interesuar vërtetë për nder dhe drejtësi në këtë vënd. Por mbeturinat politike, veglat që ata përdorin, si ky komentues, nuk thanë asnjë fjalë, nuk dhanë asnjë mendim kur reforma nisi dhe ligjet kaluan në parlament pa më të voglin diskutim dhe me unanimitet 100%. Tani që nisi implementimi, kur duhet të bëjnë vetëm atë që bënë autori i shkrimit, të kërkojnë zbatimin rigoroz dhe sa më të shpejt të vendimeve që duhet të jepen për rastet në trajtim, bëjnë të kundërtën, fillojnë dhe vënë në diskutim ligjet, artificialisht ngrehin probleme për zgjatjen pambarimsht të dhenies së vendimeve, vetëm për t'i nxjerrë jashtë afateve ligjore rastet më domethënës ku përfshihen politikanët e lartë, pasi për të tjerët as që duan të dinë!!! Puna ka arritur deri atje sa të merren me mënyrën e trajtimit, ngjyrën e lëkurës të të pandehurve e plotë e plotë "sebepe" të tjera për të diskredituar reformën e ndërmarrë. A thua se drejtësia u ka dërguar atyre fletë kampi për pushime në bregdet dhe jo fletë arresti për shkelje skandaloze të ligjeve që vetë aprovuan në mënyrë unanime.

          Përgjigjjuni
        2. U
          Ugi

          Si ishte kjo gjyqet ndaj politikaneve. Jane thjesht hajdute me ne krye veliajn. Madje nuk jane hajdute te zakonshem qe ndoshta vjedhin per te mbijetuar. Por jane hajdute te tmerrshem qe prej vjedhjeve te tyre njerzit detyrohen te mbijetojne. Keta zhvasin cdo fond dhe te mire publike qe jane te destinuara per te miren e te githeve, per zhvillim dhe mireqenie. Ndersa keta plehra hajdute qe ju i quani politikane vec abuzojne dhe zhvasin. Prandaj jane te demshem se shkaterrojne gjithe sistemin dhe varferojne gjithe shoqerine

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mali

            O derdimen, o mjekrosh jevgjiti?! Jo vetem veliaj por likja, mona, gjiknuri, beqja, xhixho, sala, mediu, shkelzeni, abi, agita,ballukja, etj duhen varur ne shesh. Keto ndyresira kane gllaberuar gjysmen e pasurise shqiptareve, dhe ti o mjekrosh, mundohesh ti mbrosh!!!!! Populli nuk ka uje per te pire o iljaz mavria, nuk ka te haje, nuk mbyll dot muajin, vishet me robat e botes o iljaz gazetaruci, dhe ti nuk kritikon te pakten keto pirate qe varferuan dhe degdisen shqiptaret neper ruget e botes!! O beni gazetarin e ndershem, o mbylleni bucen, mos genjeni dhe mashtroni per 5 aspra te qelbura dhe te vjedhura nga keto hajna. Populli i ka syte ne balle, por eshte i varferuar dhe I pafuqishem per ti dermuar dhe larguar keto hajdute. E vetmja shprese eshte aspaku ,qe akoma nuk ka denuar a sesekuestruar keto shushunja te Shqiperise, postkomuniste 35 vjecare.Te mbrosh hajdutin ke hyre ne canten e tyre o iljaaaazzzzzz!.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Foni

              Ndoshta ju duhet t'a lexoni shkrimin, ose t'a rilexoni, për të qënë më i saktë në vlerësim. Qëllimi i autorit është i njëjtë me tuajin, por ai nuk mund të pretendoj të trajtoj gjithë problemet që t'i rendit brënda një shkrimi të vetëm. Kërkesa jote, besoj, është paksa e tepërt.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje