Loni Adams dhe Kol Kuqali, dy heronjtë shqiptarë të ambasadës amerikane

15 Maj 2026, 18:33Blog Nga Roland Qafoku

Sot, rreth orës 17.00 ambasada amerikane në Tiranë postoi një lajm që po kalon pa ndonjë bujë në median shqiptare. E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, inaguroi një memorial në nderim të dy punonjësve shqiptarë të ambasadës, Loni Adams dhe Kol Kuqali, të cilët u arrestuan dhe u vranë nga regjimi i Enver Hoxhës pas largimit të misionit amerikan në nëntor të vitit 1946 (Foto 1). Loni Adams (foto 2) përkthyes dhe sekretar në ambasadë si dhe Kol Kuqali (fto 3), përkthyes, u vunë në pranga me akuzën “agjentë të SHBA” dhe u detyruan të pohonin se ishin në shërbim të tyre për të rrëzuar me dhunë regjimin e Enver Hoxhës. Por, të dy nuk pranuan dhe të dy vdiqën në tortura çnjerëzore. Përveçse kolegë në ambasadë, Kol Kuqali ishte burri i motrës së Loni Adams dhe regjimi komunist synonte të eleminonte edhe lidhjet familjare të tyre. Vuajtjet dhe sakrificat e familjeve që humbën dy djemtë kaluan përmes një kalvari të rëndë persekutimi të vazhdueshëmn. E megjithatë, ata kurrë nuk u mposhtën, nuk ndryshuan mendim dhe kurrë nuk thanë një fjalë kundër SHBA. Madje, familja e Adams bëri edhe një sakrificë me një rrezik që për atë kohë as perceptohej. Ata ruajtën dhe fshehën për 45 vjet pllakën ku shkruhej “Legata Amerikane”, e cila u mbyll kur misioni u largua. Vetëm në vitin 1991, gruaja e Loni Adams, Andromaqi Adams, e nxori nga vendi ku e kishte fshehur në shtëpinë e vetë dhe e dorëzoi në ambasadën e sapohapur (foto 4). I ngarkuari me Punë në atë kohë Chris Hill bëri një xhest kuptimplotë kur hyri në godinë. Kur ngriti flamurin amerikan pas 45 vitesh, ai ftoi bashkëshorten e Loni Adams, Andromaqi Adams të ishte bashkë me të në atë moment sublim dhe shumë prekës (Foto 5). Në librin tim “Ambasadorët amerikanë në Shqipëri 1922-2022”, botim i Onufrit në vitin 2022, këtë moment e kam përshkruar me këto fjalë:

“Ndërkaq, ngritja e flamurit amerikan në oborrin e godinës më 1 tetor 1991 ishte një emocion që nuk gjendet fjalë të përshkruhet. Pas 45 vjetësh, 1 muaji e 13 ditësh, Hill nuk po ngrinte thjesht flamurin që George Henderson e kishte ulur atë 14 nëntor 1946. Ai po ringrinte një epokë të re mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Chris Hill bëri një zgjidhje që mbetet shenjë në histori. Ai zgjodhi që shtizën e flamurit ta ngrinte bashkë me vajzën e Loni Adams, përkthyesit legjendar të ambasadës, të pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Jo vetëm Hill, por edhe miqtë e tij ia quajnë atij si momentin më të veçantë të qëndrimit në detyrën e të ngarkuarit me punë”. (Faqe 237)

Unë kam patur fatin të intervistoja Viktor Adams, djalin e Loni Adam dhe më tregoi të gjithë historinë e dhimbshme të babait të tij, por edhe të Kol Kuqalit. Dhimbja ndaj tyre vazhdon të jetë edhe më e rëndë pasi pas gati 60 vjetësh nga vrasja, trupat e tyre nuk janë gjetur. Së paku me këtë memorial në oborrin e ambasadës për të cilën ata punuan dhe dhanë jetën, shpirtrat e tyre do gjejnë sado pak paqe. Faleminderit zonja VanHorn që kujton heronjtë shqiptarë të ambasadës amerikane!

14 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    Sinjal i mire kundra komunisteve te rinje ( bijve te baballareve) qe e kane uzurpuar serish Shqiperine ne nje menyre tjeter. çudi se klasa e persekutuar, brenda e jasht nuk po levize, ndjene frike e pasiguri ta nis(!) sikur duhet nisur. Populli i prishur e mbetur me deformim te pariparueshem, ta rrezoi permes votes. Komunistet te tera krimet, konfiskimet, terrorin e ushtruan se ishin bolshevik= shumice. Si do largohen nga pushteti kur e kane terhequr dhe ne demokraci popullin drejt tipit bolshevik te rifitimit te prones. Nga do vije ajo force qe te dridhet tirania qe mbreterone ne Tirane. Megjithate shpresojme: me mire vone se kurre.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DORDOLI SINKARAT

      O tru-rrjedhur, po cfare faji te ka populli qe eshte i "majte" dhe nuk voton shpellarin tuaj Komutist, liderin LEZHENDE E KUQE e RREGJIMIT DHI-MUT-HA-KAK qe ai krijoi ne keto 35 vjet??? Ti je me k@r se ai kur thua bijte e bolshevikeve.... çfare duhet te bejme ne, prap me lufte klasash, ti zhdukim ashtu siç beri regjimi???? Pra nga 1 regjim ne tjetrin shkojme... O idiot i pashoq shko ha mut ke SHQUPI dhe mos bzaj.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E vërteta

        Besoj e ke fjalën për sali kërmën që shpall armiq të jashtëm dhe të brendshëm apo jo?

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gab

        Lonii Adami, jo Loni Adams. Si mund te jeni te gjithe kaq te trashe e ta shkruani gabim?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni pre betoni Spiun i ameiriqave

          Dy e kishin Dhimo tjetri Qimo….Mire thote Deda ne Shkoder,Dy te Dhime e Nje i Qimë ..edhe ti njesoj Po ik

          Përgjigjjuni
        2. Y
          Yyy

          Nje popull qe nuk di c'eshte liria , nuk di t'i nderoje as martiret e saj . Po ne ? Kusaret dhe grabitesit ... " O Gjirokastra me vule , / C'e bere Shemo hajdune ? " ...!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilir Aliko

            Nuk e di ku e ka gjetur autori mbiemrin Adams të Lonit. Mbiemri i tij është Adami dhe kështu është edhe në postimin e ambasadës.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Te jemi realiste

              Duhet te jesh budalla te mendosh qe, ne fund te viteve dyzete dhe fillim te viteve 50-te, Amerika synonte te kultivonte demokracine ne nje vend te mbushur me fshatare analfabete si Shqiperia. Ajo synonte te ndalte perhapjen e komunizmit neper bote me çdo mjet. Prandaj, nese perpjekjet per te permbysur qeverine komuniste me dhune do kishin qene te suksesshme, rezultati do kishte qene nje rikthim ne feudalizem ose nje diktature po aq e dhunshme por e djathte.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rezi

                Nëse e kanë pranuar se janë agjentë të amerikanëve, detyrimisht do dënoheshin. Jemi ne 45-46, sapo dalë nga lufta e përgjakshme e spiunët e agjentët nuk u falën askund.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Loni pe betoni

                  Eshte njelloj sikur te denosh olsi jazexhiun apo ndonji hoxhe tjeter sot si agjent te iranet Ashtu jane denuar ata ne ate kohen e xhaxhit Pune muti kjo politika i kthen krahet nga fryn era

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Natali

                    Të dy ishin nga fshati Progër i Korçës,sa për dijeni.????

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Miri

                      Dhe te mendosh qe Progri njihet nga Maqo Lakrori dhe jo nga këta dy martirë

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        PROGNI PROGRADECAR

                        Njifet edhe prej Bamkë QIROLLARI.

                        Përgjigjjuni
                    2. e
                      einstein

                      sa relative jane gjerat. per amerikanet jane heroj. per mua jane dy rrota jari qe nuk e kuptuan situaten e atehershme. thjesht ceshtje relativiteti. verjauni ne rruge ate shkembin qe te vene qente tu pegerin.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje