Nga Roland Lami
Raporti mes medias dhe drejtësisë te ne është kthyer shpesh në një marrëdhënie paradoksale. Nga njëra anë media sillet si prokurori publike, nga ana tjetër si zyrë avokatie, ndërsa drejtësia mbetet në mes duke tentuar të mos mbytet nga zhurma. Në teori media duhet të informojë dhe drejtësia të vendosë. Në praktikë ndodh që procesi gjyqësor të fillojë në studio televizive, të vazhdojë në portale dhe të mbyllet në rrjetet sociale shumë përpara se të flasë gjykata. Dosjet hetimore nuk trajtohen më si materiale procedurale, por si produkte mediatike që copëzohen sipas interesit të ditës: një fragment publikohet për të ndezur zemërim, një tjetër për të krijuar simpati, një tjetër për të ushqyer konflikt politik.
Por kjo situatë nuk krijohet vetëm nga media. Një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi vetë institucionet e drejtësisë. Sa më shumë zvarritet një hetim, sa më pak transparencë të ketë mbi ecurinë procedurale dhe sa më të vonuara të jenë vendimet, aq më shumë krijohet boshllëk informacioni. Dhe boshllëku në politikë dhe media nuk mbetet kurrë bosh. Ai mbushet menjëherë me interpretime, rrjedhje selektive, insinuata dhe narrativa të ndërtuara sipas interesave të momentit. Kur institucionet heshtin për muaj të tërë ose komunikojnë vetëm me gjuhë teknike sterile, hapin vetë terrenin që debati publik të dominohet nga spekulimi.
Në këtë klimë, publiku nuk ushqehet më me informacion të plotë, por me fragmente të zgjedhura me kujdes për efekt emocional. Rrallëherë shihet i gjithë konteksti i një çështjeje. Zakonisht serviren vetëm pjesët që prodhojnë më shumë reagim, sepse ato sjellin audiencë, klikime dhe polarizim. Kështu krijohet një situatë absurde ku perceptimi publik ndërtohet jo mbi prova të administruara institucionalisht, por mbi “copëza të kontrolluara” që qarkullojnë në mënyrë informale. Në fund krijohet ideja sikur drejtësia funksionon më shumë përmes rrjedhjeve në media sesa përmes komunikimit zyrtar.
Ka edhe një aspekt tjetër po aq problematik. Në disa raste media vendos automatikisht stigmën e fajtorit mbi dikë ende nën hetim, ndërsa në raste të tjera merr përsipër t’i “kurojë” imazhin dikujt tjetër me të njëjtin entuziazëm. Në varësi të emrit, interesit politik apo lidhjeve të momentit, i njëjti standard interpretohet ndryshe. Për njërin publikohen përgjime dhe detaje private për javë të tëra, për tjetrin ndërtohet narrativa e viktimizimit. Kjo është arsyeja pse publiku shpesh nuk arrin më të dallojë ku mbaron informacioni dhe ku fillon menaxhimi i perceptimit.
Në thelb kemi një banalizim të procesit të drejtësisë. Çështje komplekse juridike reduktohen në debate televizive, ku rëndësi ka kush dominon narrativën dhe jo kush ka argumentin më të fortë procedural. Prezumimi i pafajësisë përmendet zakonisht vetëm kur i intereson palës së vet. Përndryshe dominon logjika e turmës: dikush duhet dënuar menjëherë, qoftë edhe simbolikisht, sepse publiku kërkon konsum emocional të përditshëm. Dhe kur drejtësia vonon të flasë ose komunikon keq, ajo praktikisht ia delegon këtë rol medias dhe rrjeteve sociale.
Ironia është se më pas të gjithë ankohen për mungesë besimi te drejtësia. Por besimi nuk dëmtohet vetëm nga korrupsioni apo ndërhyrja politike. Dëmtohet edhe kur institucionet krijojnë vakum komunikimi dhe lejojnë që proceset të perceptohen përmes rrjedhjeve, thashethemeve dhe interpretimit mediatik. Në këto kushte, vendimi i gjykatës shpesh nuk shihet më si rezultat i procedurës, por si konfirmim ose përgënjeshtrim i klimës së krijuar publikisht. Kjo është ndoshta forma më problematike e deformimit, kur drejtësia nuk gjykon më vetëm mbi prova, por edhe nën hijen e perceptimit kolektiv të prodhuar jashtë sallës së gjyqit.
Epo si do beje para ndryshe belind kellici
Nje artikull i gjate , qe mund te permblidhet ne pak rreshta : Mero eshte i shqetesuar per impaktin ne media te ceshtjes "Lali" , dhe ato media qe e shpallin "fajtor" Lalin pa gjyq jane media negativiste....Kurse Tema e Meros qe e shpall "te pafajshem" pa gjyq qenka media e sakte.......do te shihni qe sapo te kete ndonje zhvillim pozitiv ne ceshtjen "Lali" , p.sh ndonje zbutje mase sigurie...atehere do te zhduken keto lloj artikujsh nga Tema , perkundrazi do te shihni artikuj qe mbrojne sistemin gjyqesor !!!!
Eeee ashtu te ka mesuar belindi eeeeee
Ka nje zgjidhje fare te shkurter : parlamenti shqiptar te krijoje nje komision kompétent me deputet te ditur e moral dhe te marre te analizoje nje per nje te gjithe prokuroret dhe gjykatesit shqiptare, te pa aftetit dhe palaçot ti nxjerren fare nga drejtesia pa te drejte kthimi, tu ndaloje çdo perfaqesim publik dhe pastaj te hetohen, gjykohen dhe denohen rende, tu sekuestrohet pasuria dhe te plaken ne Burg. Pastaj do shikoni drejtesine e munguar.
Aha , po komisionet e vettingut te miratuara me 140 vota ne parlament cfare ishin ??? Apo meqe drejtesia futi ne rrjete ca peshq qe nuk duhet te ishin aty , si Lali
O Mero pse i shkurton komentet o pishtar i fjales se lire ???? Apo jane urdhera nga Lali qe nga Durresi ???!!!!
Në Shqipëri nuk ka media ka vetëm lehës me pagesë majtas-djathtas.
SPAKU ka deshtuar plotesisht. Jo vetem per shkak te Ligjit qe miratoi Parlamenti per kete institucion, por edhe per shkak te perzgjedhjes selektive te disa prokuroreve e gjykatesve, per shkak te korrupsionit teper te larte ne Drejtesi, por edhe te ndikimit te pazarxhinjeve politike dhe ne fund te frikes, po po frikes qe kane prokuroret dhe gjykatesit te merren me ceshtje te rendesishme, me ato ceshjte per te cilat u ngrit kjo qe quhet Drejtesi e Re, qe ne fakt eshte nje drejtesi me e vjeter se e kaluara, me shume e korruptuar se e kaluara dhe me shkelese e ligjeve ne reaport me te kaluaren. Publiku flet hapur dhe i indinjuar por Shteti nuk degjon, hesht pasi me ndonje perjashtim, te gjithe jane leshuar me hapa galopante te vjedhin sa me shume. Ne publik bisedohet hapur per pazaret qe ben Drejtesia, flitet edhe per nje dakordesi te Drejtesise me Politiken gje qe vendin e cuan ne humnere. Shteti dhe Drejtesia kane arritur deri aty sa tu krijojne kushte te denuarve per krime shume te renda dhe bile tu dergoje fshehurazi edhe prostituta sa here ata kerkojne. Shteti ka rene. Por faturen e rende ne fund nuk e paguan politika, por personalisht, nje nga nje ata te SPAK ut qe e krijuan kete situate.
Media në Shqipëri luan rol negativ sepse që të fitojë shikues dhe të bëhet interesante, gënjen! Pashë një emision në kanalin Ntv dhe z. Prençi thoshte se Igli Tare është thirur në SPAK sepse ka pastruar para! Si mund të gënjehet në këtë mënyrë, kur dihet se si i bën paratë Tare dhe paguan taksa në Itali. Për ju që nuk kuptoni, kush është me rrogë në perëndim duhet që çdo vit të plotësojë formulatët e taksave dhe jo si z. Prençi që merr honorare dhe nuk i deklaron kërkund! Ajo që thotë Rama që media është “Kazan”, apo 700 tenxhere, është e vërtetë, por edhe ai ka përgjegjsi që nuk vihet rregull në këtë “stan” dhe nuk ka nevojë për fantazi, mjafton kopjoni ligjet perëndimore!