Mbi gjuhën shqipe në Maqedoni, fantazmat e së kaluarës dhe një problem tjetër edhe më dramatik

19 Maj 2026, 12:50Blog Nga Enver Robelli

1.
Në krye të herës duhet theksuar atë që duket haptas: qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut, e dominuar nga partia VMRO, e ka ashpërsuar klimën politike në këtë vend. Ka disa vite që tensionet ndëretnike nuk kanë qenë kaq të larta. Është bërë normale diçka që nuk është normale, pra fushata kundër shqiptarëve, sidomos në rrjetet sociale. Thirrjet për “vrasje të shqiptarëve” janë shpeshtuar. Qeveria hesht ndaj kësaj gjuhe. Heshtin edhe institucionet e tjera. Heshtin intelektualët. Heshtin, me ndonjë përjashtim, edhe aktivistët maqedonas të shoqërisë civile.

2.
Në Europën e sotme është krejtësisht e paimagjinueshme që studentët të studiojnë katër vjet në gjuhën e tyre - dhe në fund, për provimin final (të jurisprudencës), t’u thuhet, për shembull nga ministri i drejtësisë, se tani këtë provim duhet ta japin në një gjuhë tjetër. Në këtë rast, në gjuhën maqedonase.
Ka dy vjet që studentët shqiptarë po luftojnë kundër kësaj padrejtësie, pa përkrahjen e duhur politike. Qeveria aktuale maqedonase po përpiqet ta zhvlerësojë atë që është arritur në çerekshekullin e fundit sa i përket avancimit të gjuhës shqipe. Pas protestës së djeshme, njëri nga krerët e grupacionit politik VLEN, Izet Mexhiti, e tha publikisht se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe. Ky është një premtim i madh dhe opinioni duhet ta mbajë përgjegjës në të ardhmen. Një politikan duhet të matet vetëm me nivelin e realizimit të premtimeve të tij. Ka disa kundërthënie në qëndrimet e këtij politikani shqiptar. Në të kaluarën e ka përshëndetur ligjin për gjuhët në Maqedoni. Tani thotë se ligji nuk i ka zgjidhur problemet, por prapë e përshëndet. Thelbësore është që opinioni së shpejti ta ketë të qartë: a do të përmirësohet apo përkeqësohet ky ligj? Cila është zgjidhja që propozon qeveria aktuale e Shkupit?

3.
Realiteti në Maqedoni është edhe ky: shqipja po hiqet nga tabelat e rrugëve nacionale. Ka përpjekje për ta hequr shqipen edhe nga vulat, ndonëse ligji për gjuhët, i cili ka hyrë në fuqi më 2019, e ka lejuar përdorimin e shqipes si gjuhë zyrtare në parlament, në qeveri, në gjykata, në ndërmarrje publike dhe në të gjitha komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë.
Formulimi “20 për qind” u bë për të shmangur përmendjen e gjuhës shqipe - thua ti se gjuhës shqipe i paskësh rënë zhuga dhe nuk qenkësh njëra nga gjuhët më të lashta europiane. Pse u pengon nacionalistëve maqedonas aq shumë gjuha shqipe? Mund të bëhen edhe pyetje të tjera: pse politikanët shqiptarë e kanë pranuar këtë formulim? Pse çështja e provimit të jurisprudencës nuk është zgjidhur deri më tani? Qeveria e tanishme dhe partnerët e saj shqiptarë mund dhe duhet të kritikohen për këtë neglizhencë, por, për të qenë korrekt, duhet nënvizuar se problemin me provimin e jurisprudencës nuk e ka zgjidhur as BDI-ja sa ishte në pushtet - dhe nuk ishte disa muaj apo disa vjet, por mbi dy dekada.

4.
Nëse qëllimi final i kësaj qeverie maqedonase është minimi i Marrëveshjes së Ohrit, atëherë ky vend mund të rrëshqasë drejt krizave më të thella. Në javët në vijim pritet që Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë të marrë vendim lidhur me disa pjesë të ligjit për gjuhët. Tashmë ky pushtet ka hequr mekanizmin që siguronte kuota punësimi për shqiptarët në institucionet shtetërore. Pra, kryeministri maqedonas dhe partia e tij VMRO duket se nuk janë të vetëdijshëm sa janë vetëm shqiptarët që nuk e mohojnë identitetin maqedonas. Një bullgar mund të ketë problem me gjuhën maqedonase, duke e quajtur dialekt bullgar. Ka serbë që Maqedoninë e shohin vetëm si zgjatim të Serbisë, një provincë serbe deri në Ohër. Nuk ka politikan serioz shqiptar që mohon identitetin nacional të maqedonasve. (Tipat folklorikë ndër shqiptarë, të veshur me kostume patriotike, që hiqen si skifterë studiosh televizive, nuk kanë ndikim të përfillshëm në opinionin shqiptar, fatmirësisht).

5.
E keqja e kësaj situate në Maqedoninë e Veriut është se moti gjeopolitik ka ndryshuar dhe as Bashkimi Europian, as SHBA-të nuk shqetësohen shumë. Nuk ka protesta të qarqeve diplomatike kundër veprimeve të qeverisë maqedonase. Nuk ka qortime. Nuk ka apele që t’i jepet fund kësaj fushate. Mund të ketë ndonjë diplomat perëndimor në Shkup që privatisht thotë se “studentët shqiptarë kanë të drejtë”, por publikisht dhe zëshëm ende nuk e ka bërë askush këtë. Studentët shqiptarë bëjnë mirë që protestojnë, por ata duket se nuk janë sa duhet të organizuar në një fushë ku fitohet beteja: në shpalosjen e problemit në mediat ndërkombëtare. Qindra-mijëra shqiptarë nga Maqedonia që jetojnë në diasporë, përkundër potencialit të madh ekonomik dhe intelektual, janë të paorganizuar ose kanë prioritete të tjera.
Qeveria në Shkup ndoshta mund ta ndryshojë kursin e gabuar vetëm me një reagim unik të shqiptarëve dhe me përkrahjen e Prishtinës dhe Tiranës. Por edhe në Maqedoni terreni është i ndarë: bajraktarët e Tiranës janë rreshtuar me një grup politik, bajraktarët e Prishtinës me grupin tjetër. Reagimi unik nuk duhet të nënkuptojë parulla folklorike. Shqiptarët janë dhe duhet të sillen si bashkëpronarë të shtetit maqedonas. Janë taksapagues. Maqedonia është anëtarësuar në NATO sidomos me përkrahjen e shqiptarëve. Edhe këto pak përparime që i ka bërë drejt BE-së janë meritë edhe e shqiptarëve.

6.
Në gjithë debatin e ngarkuar me emocione dhe nganjëherë edhe me retorikë apokaliptike, po harrohen problemet evidente. Vendbanimet shqiptare në Maqedoni po boshatisen. Nataliteti, si gjithkund në Ballkan, po bie, e njëkohësisht vendet nuk janë sa duhet atraktive për t’i mbajtur të rinjtë në vend. Keqqeverisja shumëvjeçare, korrupsioni dhe kriminaliteti po i prekin në palcë shoqëritë.
Në një artikull të botuar vitin që shkoi në “Balkan Studies Foundation”, profesoresha e Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë, Merita Zulfiu Alili, shkruante: “Emigrimi nga Maqedonia e Veriut nuk është një fenomen i ri, por përmasat e tij tani janë alarmante. Rreth 38 për qind e popullsisë ka emigruar globalisht, ku 18 për qind është drejtuar drejt vendeve të OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik). Ky trend është më i theksuar tek të rinjtë dhe të arsimuarit: mbi 55 për qind e studentëve dhe 38 për qind e stafit universitar shprehin synimin për t’u larguar. Një studim nga Fondacioni ‘Friedrich Ebert’ gjeti se 42.67 për qind e të rinjve në Maqedoninë e Veriut duan të shpërngulen jashtë vendit. Që nga viti 2012, popullsia në moshë pune është tkurrur për 6 për qind, me parashikime për një rënie prej 15 për qind deri në vitin 2050. Kjo ‘ikje e trurit’ është veçanërisht akute në sektorë si shëndetësia, teknologjia e informacionit dhe arsimi, ku humbja e talentit po gërryen kapacitetin e vendit për inovacion dhe ofrimin e shërbimeve publike”.
Sa u përket shkaqeve, profesoresha Merita Zulfiu Alili thekson: “Migrimi i punëtorëve nga Maqedonia e Veriut nxitet kryesisht nga kufizimet ekonomike. Hulumtimet tregojnë qartë se pagat e ulëta, mungesa e sigurisë dhe kushtet e këqija të punës i detyrojnë njerëzit të largohen nga shteti në vend që të hyjnë në tregun lokal të punës. Që nga fillimi i vitit 2025, paga mesatare mujore neto është 43’050 denarë (afërsisht 700 euro), ndërsa paga minimale u ngrit së fundmi, në mars të vitit 2025, në rreth 400 euro (24’379 denarë). Këto shifra mbeten dukshëm më të ulëta se mesataret europiane, ku pagat për orë pune në Maqedoninë e Veriut janë afërsisht tetë herë më të ulëta se mesatarja europiane”. Me këtë trend, ekziston rreziku që në Maqedoni të mbesin vetëm politikanët dhe klientela e tyre.

7.
Ngjashëm dramatike është situata edhe në Shqipëri e Kosovë. Pas viteve të përparimit drejt BE-së, qeveria në Tiranë ka zgjedhur të dalë nga vija hekurudhore drejt Brukselit në binarë të ndryshkur ballkanikë. Disa procese gjyqësore, në dukje spektakulare, kundër korrupsionit nuk e ndryshojnë faktin se sistemi është gërryer dhe ka filluar të kalbet nga aferat korruptive. Nuk ka rezistencë të duhur shoqërore ndaj kësaj stërkeqjeje, por as shumë zëra kritikë brenda partisë në pushtet.
Kosova ka një vit e gjysmë që ka mbetur e ngërthyer në një paralizë politike si pasojë e polarizimit ekstrem mes partive politike, ambicieve të shfrenuara për pushtet dhe dashakeqësisë patologjike që po shtrihet edhe në shoqëri. Pa një qeveri stabile, Kosova rrezikon të humbë 800 milionë euro ndihma nga BE-ja. Përballë kësaj situate, valëvitja e flamujve dhe recitimi i poezive patriotike nuk do të zgjidhin asnjë problem.

17 Komente

  1. N
    Niku

    Historikisht ekziston “virusi shqiptar” i përçarjes! Është turp që rreth 1 milion sllavo-maqedonë të mohojnë gjuhën shqipe që e flasin rreth 10 milionë shqiptarë në rajon! Pasioni i shqiptarëve është që të matet me vetveten dhe jo me etnicitetet e tjera! Tregohet inferior në një kohë që mundësitë i ka që po të bashkohet përballon çdo situatë. Dy “armët” që u ka sjellë sukses në asimilim sllavëve që nga Mesjeta e herëshme ka qenë Gjuha dhe Feja. Kjo është arsyeja që gjuha shqipe i pengon ata që të asimilojnë shqiptarët. Po të zhduket gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, ata e kanë të lehtë që edhe etninë shqiptare t’a kthejnë në etni sllavo-maqedonase, madje të pretendojnë edhe në tokat e Shqipërisë! Shqiptarët hiqen kozmopolitë duke pranuar 9 minoritete, edhe ku nuk ekzistojnë dhe harojnë që fqinjët kanë ndjekur një politikë asimiluese për shekuj më rradhë. Më kujtohet Ditmir Bushati kur e quajti sukses ligjin e 9 minoriteteve duke bërë një gabim trashanik historik duke u ndruar etnicitetin shqiptarëve kufitarë, ku rrjedhat e historisë kishin ndikuar që sllavët të ndikonin në gjuhë. Për këtë arsye Gjuha Shqipe është çelsi për të përballuar sulmet e fqinjëve. Përdorimi i gjuhës është një e drejtë universale për çdo etnicitet dhe komb. Ata që i kundërvihen kësaj të drejtë, shkelin çdo ligj ndërkombëtar.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ??!!

      Medemek sipas idiotit Niku fiku, meqense në rajon e flasin 10 meleon skiptar, duhet i tërë Ballkani të flasi shqip!? Po mirë more Fiku, po qe janë 450 milionë sllavë në Europë si duhet të flasim ne Evropianët?! Po i lini këto folkronacionalizma të paktën në vëndet ish socialiste, gjuha nuk i është mohuar askujt. Në ish Jugosllavi gjuha serbokroate ishte si gjuhë zyrtare, se përbënin shumicën Edhe në Maqedoni 20% janë shqipfolës, megjithatë askush s'ja ka mohuar gjuhën, boll me kërkesa nacionaliste, popujt duan paqe dhe bashkjetes...!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Petro

      Ata e mesuan tani se ato qe shqiptaret i fitojne ne lufte i humbin ne kohe paqjeje. Sidomos klasa politike shqiptare gjithandej kufijve duhet te zgjohet dhe jo te presin qe ti zgjoje populli se prandaj jane zgjedhur qe ti parandalojne dashakeqesite sa pa u bere fatkeqesi

      Përgjigjjuni
      1. D
        Democraticus

        Kete goranin lutfi dervishi pse e kurseni nga komentet?! Ky bullgar, se dhe andej paguhet se ka origjinen, na shkruajka se gjuha shqipe ka vdekur! Gjuha shqipe kurre nuk i ka varur shpresat tek ju kopilet e pushtimeve! Ndaj Merushe mos i merr leket e ketij maskarai. Historia do te te denoje nese ben ndryshe! Para ruse, serbe, bullgare, greke... po mbysin median dbe fjalen e lire ne Shqiperi! Spak te hetoje urgjent!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. I
          I Persosmi...

          Democraticus, me te ndyre jane izraelianet: baballaret e Izraelit jane dhe baballaret e Qelbesires 08 Nantor 1951...

          Përgjigjjuni
          1. O
            Opionisti

            Jam dakorte per gjuhen shqipe neballkan te hiqe fjale te huaj ne lokale qofte dhe poltikane dua vetem gjuha shqipe ne shqiperi dhe fismuri kuqesi shqiptare

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ujku Plak

              Pika 5 qe ke Ngritur eshte Çelesi pse nuk Interesohen Nderkombetaret? Sepse Sllavet jan Dinak, Me Ndihmen e Turqis po bein Islamizimin e Trojeve Shqiptare, dhe te Nderkombetaret thon qe Shqiptaret jan si Talebanet, po Krijohet Afganistani dhe Gaza ne Dere te Europes etj… Edhe Kosova Rrezikohet me Terheqien e Nderkombetareve, qe Sjelle Serbin prap ne Kosove, Talebanet Shqip Foles i kuptoi qe nuk i plas per Trojet Shqiptare, po Shqiptaret çfar K… duan me Fen Arabe?

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gostivari

                PËRSE NUK UA HA PALLA NDËRKOMBËTARËVE? KUSH I DETYROI SHQIPTARËT E SHQIPËRISË LINDORE QË, NGA STATUSI KOMBËSI, KUSHT 1974, TË SHNDËRROHEN NË KOMUNITET TË PAIDENTIFIKUAR. KUSH I DETYROI SHQIPTARËT TË MASHTROJNË VETEN KUR PËRKTHYEN KUSHTETUTËN QË PAS GJUHË KOMUNITETI, TË FUSIN NË KLLAPA - GJUHA SHQIPE. VETËKËNAQJE. INTERPRETIMI I TEKSTEVE BËHET NGA TEKSTI BURIMOR, SLLAVISHT, JO NGA PËRKTHIMET. PËRKTHIMI - ET, JANË TEKNIKË KOMUNIKIMI, JO TEKST BURIMOR INTERPRETIMI LIGJOR, KUSHTETUTAR, ADMINISTRATIV. KUSH I DETYRON SHQIPTARËT QË, NGA VETËKËNAQËSIA, TA QUAJNË VETEN - ELEMENT SHTETFORMUES? NGA VJEN BURIMI LIGJOR I NJË VETËPËRCAKTIMI - ELEMENT SHTETFORMUES. KU ËSHTË MBËSHTETJA BURIMORE-LIGJORE I VETËPËRCAKTIMIT - SHTETFORMUES. BURIMI NDODHET TEK VETËMASHTRIMI POLITIK I PARISË BDI DHE I TË TJERAVE. SHQIPTARËT JETOJNË ME ILUZIONIN SHTETFORMUES. PO TË KISHIN FORCËN SHTETËRORE SHTETFORMUESE, NUK DO ULURININ SI LYPËSA E TË KËRKOJNË MËSHIRË POLITIKE, (TEK LSDM) PO DO ISHIN TË ZOTËT E TOKAVE E TË VETËVETES SE SHTETFORMUESI NUK ËSHTË LYPËS, DORËZGJATËS, SE VENDOS VETË PËR DUHURITË E VETA, TË DREJTAËN E VETE, DETYRIMET E VETA. KUSH SAJOI ILUZIONIN E GJUHËS SHQIPE - GJUHË ZYRTARE? VETËMASHTRUESIT - BDI. POZITA NUK LYPET, AJO THEMELOHET ME INSTITUCIONE SOVRANITETI KUSHTETUTAR, JO ME FORCËN DEMOGRAFIKE E CILA VETËM SE ËSHTË PARAKUSHT SOVRANITETI PO TË KESH KAPACITET POLITIK EFEKTIV. ZGJIDHJA - VETËM SOVRANITETI KOMBËTAR BRENDA NJË FORME BASHKËJETESE, OSE FORMË DIVORCI. ZGJIDHJE TË TRETË NUK KA.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Ard

                Gjuha Shqipe i ka mbijetuar te gjitha tentativave ne periudha te ndryshme pushtimesh dhe jane martirizuar atdhedashesit per ta mbrojtur Sot Gjuha Shqipe eshte ne rrezik zhdukje fal politikaneve qe jane ne sherbimet e huaja sekrete dhe kolltukdashesve qe i hipin dhe plakes se vet per nje kolltuk pushteti. Me keqardhje , nuk shmallemi dot me niperit dhe mbesat kur na vjne nga emigracioni se nuk dine shqip , turp per prinderit e tyre , por edhe politikanet tan qe bejne ligje per privilegjet e tyre dhe as e vrasin mendjen per te ber ligje per ruajtjen e Gjuhes Shqipe , organizojne takime me diasporen per te vjel vota qe te sigurojne karriget e tyre . Duhet me ligj , kush nuk di shqip humbet privilegjet per te qen shqiptar. Ne bote nuk te japin nenshtetesine nese nuk di gjuhen dhe historine e atij vendi. Respekt per studentet shqiptar te Maqedonise !

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkupi

                  Te Shqiptarët e Maqedonisë ka një dyftyrësi. Lufta bëhet për poste. Bëhen negociat kur formohet qeveria për dy zëvendëskryeministra Shqiptarë.??!! E filloi Ali Ahmeti që të vendos mikun e tij kërçovarin Musa Xhaferin, sepse posti u takonte Tetovës që kishte 10 herë më shumë popullsi. E vazhdojnë këta të VLEN. Sloganet për flamur e gjuhë shqipe janë për popullin e thjesht dhe për vota. Marëveshja e Ohrit është një dokument i varfur. Kurse formulimet për gjuhën janë djallëzore, dhe me kurthe që nuk i ngjanë Marrëveshjes. Shqiptarët nuk i ndjekin, proceset, shkaqet, nuk i parandalojnë. Ata merren me pasojat. Deputetët ministrat as nuk i lexojnë ligjet që miratohen. Ali Ahmeti në Ohër, kur u bë Marrëveshja, me vehte nuk kishte juristë- por gjuhëtarë, mjek ... njerëz pa biografi. Mos u lodhni - gjysma e shqiptarëve të Maqedonisë janë Abdula- që do të thotë shërbëtorë, rob- pastaj kanë emrin e tyre si Abdulmenaf, Mexhit, Samet, Xhemil. Gjzysmat kanë marrë epitetin dhe krenohen se janë Haxhinj. Shqiptarët e Maqedonisë udhëhiqen nga hoxhallarët. Një fatëkeqësi dhe mjerim.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pakicë etnike në Maqedoni

                    Problemi është se politika shqiptare në Maqedoni i ngjitet Shkupit zyrtar si muti pas këpuce. Kështu ka vepruar BDI-je e Ali Ahmetit, kështu po vepron tani edhe "Vlen". E mira do ishte që shqiptarët e Maqedonisë të krijonin një shtet paralel dhe ta injoronin sa është e mundur politikën maqedonase. Ndryshe shqipja nuk mund të jetë gjuhë zyrtare në mbarë Maqedoninë, por veçse aty ku jetojnë të paktën 20 për qind e popullsisë shqiptare. Dhe shqiptarët nuk kanë të drejtë kur i thonë një ministreshe maqedonase: "flit shqip këtu ose merr përkthyes me vete". Sepse ajo është në vendin e vet. Shqiptarët duhet të kuptojnë se janë minoritet në Maqedoni dhe duhet të mbrojnë të drejtat e tyre si pakicë etnike atje. Janë në tokat e tyre, të shkëputura padrejtësisht nga trungu amë, por sidoqoftë mbeten një minoritet, megjithëse i rëndësishëm.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pollogu ARBNOR

                      KOMUNITET ANONIM. PAKICAT, MINORITETET EMËROHEN DHE MBROHEN ME KONVENTËN E KOPENHAGËS. ATË PIKETORE TË DREJTASH QË KANË (IRONIA E ZEZË - KËRKESA PËR PROVIM NË SHQIPPE - ËSHTË PARODI) E MARRIN NGA MËSHIRA POLITIKE E PARTIVE KOALICIONISTE, JO NGA FUQIA KUSHTETUTARE E ANONIMATIT ETNIK. LEXONI LIGJET SLLAVE DHE RELACIONI GJUHËSOR. GJUHË TJETËR, POS /SLLAVO/ MAQEDONISHTES, DO JETË GJUHA QË E FLET MBI 20 /% E ETNISË ANONIME. TURPËRIM, PËRCUDNIM, ABUZIM ME TË CKA STOLISEN BDI-STËT, VENISTËT, MUTISTËT.

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nik

                      Z. Robelli mirë po shkruan por edhe njëanshëm. Nuk po e përmënd rolin e Kurtit në përçarjen e partive Shqiptare në Maqedoni, me patericën e tij "Vlen"! Vlen është thjeshtë një vasal shumë i përulur i Mickoskit dhe i Kurtit në të njëjtën kohë. Dikur Kurti "mbante" stafetën e bashkimit kombëtar, ka vite që mban stafetën e pushtetit personal dhe përçarjes së thellë të popullit të Kosovës dhe Shqiptarëve të Maqedonisë, pati tentativë të bënte të njëjtën gjë në Shqipëri. Janë bërë dy protesta të studentëve Shqiptarë në Maqedoni dhe Kurti hesht si peshk, jo vetëm se është shumë i zënë me luftën kundër "armiqve", "spiunëve" të brëndshëm të Kosovës dhe "tradhëtarëve" dhe fushatave zgjedhjore pa fund për pushtet personal por dhe për të mos ia prishur qefin Mickoskit! BDI dhe Ali Ahmeti mirë a keq kanë kontribut të madh pë avancimin e të drejtave të Shqiptarëve në Maqedoni. Tash problemi shtrohet se ç'po bëjnë këta të tjerët pas tij, vetëm të qahen bashkë me ju se ç'ka bërë keq BDI dhe Ali Ahmeti?!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dervishi

                        Amon more cfar mendon akademiku Abdylaqim Mehmeti(kimi) per kete pune se ka hup si sepata pa bisht ky far mendimtari analisti e politologu me reputacion ne boten e gomareve.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qillo

                          Qef o qef që bën "Dervishi", raki rrushi, meze mishi!!!

                          Përgjigjjuni
                        2. t
                          timo

                          Nuk ka një komb Maqedonas dhe as edhe gjuhë Maqedonase. Ka një sipërfaqe toksore me emrin Maqedoni përkatësisht Ilire, e banuar që nga lashtësia fillimisht me shqipëtarë dhe shumë më von edhe nga sllavët.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taqi Osmani

                            Ore timi! A e ke bërë Adn-ën? Bëje o derrzi, jo për gjë qe ta dish origjinën! Nëse se ke si të gjyshit turk, do e kesh sllavë...!

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje