Nga Ardi Stefa
Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që kishte Perandoria Romake.
Është skllavëria e sotme moderne. Skllavëria me bordero. Me kredi. Me supermarket me oferta. Me një rrogë që mjafton sa të mos vdesësh sot dhe që është aq e ulët sa të detyron të ngrihesh e të shkosh nesër në punë. Janë skllevërit modernë që ecin vetë “të lumtur” drejt zinxhirëve.
Skllevërit e lumtur nuk mbahen me kamxhik.
Mbahen me frikë e propagandë.
Me një kockë të hedhur në fund të muajit dhe me iluzionin se “Ka edhe më keq” apo “Shyqyr që kemi punë.”
Sistemi nuk do njerëz të lumtur, por njerëz të lodhur.
Të lodhur sa të mos mendojnë.
Të rraskapitur sa të mos rebelohen.
Të varfër sa të kenë frikë të humbin edhe atë kockë të qelbur që ua hedhin në fund të muajit.
“Skllevërit e lumtur” ëndërrojnë gjithë jetën për një shtëpi; punojnë gjithë jetën për ta paguar, por edhe mund të mos e blejnë dot kurrë.
Zgjohen që me natë, kthehen nga puna natën dhe quajnë “jetë” faktin që kanë mbijetuar edhe një ditë tjetër.
E në mes të gjithë këtij mjerimi, u kanë tredhur edhe dinjitetin; krenarinë; karakterin…
Madje edhe instinktin për t’u ndjerë të fyer.
Nuk reagojnë më ndaj asgjëje.
As ndaj vjedhjes.
As ndaj mashtrimit.
As ndaj poshtërimit publik.
As ndaj faktit që ata që i kanë zgjedhur me botë u fyejnë inteligjencën përditë në ekranet që vetë i paguajnë me taksat e tyre.
I sheh teksa brohorasin ata që i përdhosin.
Duartrokasin ata që i vjedhin.
Mbrojnë ata që i shkelin.
Dhe jo vetëm kaq: e kanë për nder të poshtërohen nga i zoti i tyre.
Mund t’u pështysh në gojë, do të thonë që është shi.
Mund t’u pjer*ësh në fytyrë dhe do të të thonë: “Të paktën po merr erë zhvillimi.”
Mund t’u dhje*ësh mbi kokë dhe do të mburren që jashtëqitja erdhi nga dora e “udhëheqësit”.
Skllavi modern nuk kërkon më liri, nuk e urren më skllavopronarin. E adhuron.
Kërkon vetëm një skllavopronar më të sjellshëm.
E mbron në Facebook; e justifikon në kafe, e voton ditën e zgjedhjeve; e mban mbi shpinë dhe pastaj ankohet për jetën me të njëjtën gojë me të cilën i lëpin çizmen.
Kjo është forma më e neveritshme e robërisë: kur njeriu nuk e kupton më që është skllav.
Kur e quan frikën “stabilitet”; shfrytëzimin “sakrificë” dhe poshtërimin “normalitet”.
Dhe skllavopronarët modernë e dinë këtë.
Prandaj nënqeshin.
Sa herë që populli ul kokën, ata ngrejnë çizmen.
Sa herë që njerëzit heshtin, ata grabisin më shumë.
Sa herë që turma brohoret, ata kuptojnë se nuk kanë përballë qytetarë, por konsumatorë të bindur.
Sepse skllavi i përsosur është ai që vetëkontrollohet e vetëcensurohet.
Ai që falenderon për kamxhikun dhe puth dorën që e godet.
E dini? Sistemi sot nuk ka nevojë më për burgje të mëdha.
I mjafton një ekran, disa modele VIP-ash të të heqin mendjen, ca emisione trash, një rrogë qesharake dhe një tufë njerëzish të lodhur që nuk kanë më energji as të revoltohen.
Kjo është fitorja më e madhe e çdo pushteti të kalbur.
Jo kur të varfëron, por kur të bind se varfëria është normale.
Jo kur të poshtëron, por kur të bind të buzëqeshësh gjatë poshtërimit.
Dhe kështu, çdo mëngjes, miliona “skllevër të lumtur” sakrifikojnë familjen, shëndetin dhe jetën për një rrogë mjerane; ngrihen pa pasur nevojë për zile apo alarm.
Shkojnë në punë. Kthehen të rraskapitur. Shajnë jetën në heshtje.
Dhe të nesërmen përsëri rreshtohen, si bagëti të disiplinuara, për t’u mjelë edhe një herë.
Ndërsa sipër tyre, “skllavopronarët modernë” i shohin dhe vazhdojnë të pasurohen, të hanë, të pijnë, të tallen… dhe të dhje*in mbi kokat e tyre me qetësinë e atij që e di se askush nuk do të ngrihet.
Duhet ta kishe mbyllur artikullin duke bertitur : rrofte diktatura e proletariatit.
Pamflet shumë i sforcuar! Në shumëçka nihilist!
Shkrimi eshte shume i drejte dhe domethenes, dhe kjo duket, nder te tjera, edhe nga disa komentues me shpirtin e skllavit modern. Per keta tipa flet shkrimi i zoterise.
Shqyr qe jetojme vetem nje here!
Shoku ja ke fut ca kot.... Bota eshte ndertuar me pune,me skllever dikur me zinxhir qe i conin me pranga ne Rome,me vone me anije ne usa e kudo ku kishte nevoje e ku ku kishte dembela e gjakpirsa.... Edhe sot bota pa keta sklleverit qe thua ti nuk do kishte zhvillim,keta lloj sklleverish diku paguhen me mire e diku sa per te mbijetuar varet nga gjakpirsat,por asnjehere nuk do ket barazi ne pasuri se po u ben te gjithe te pasur atehere kush do punoj,kush do kujdeset per shtepite e barit,kush do shperndaj drogen,kush do te lexoj ty edhe qim peken,kush do thote rrnofte lexhenda e rrnofte palloshi,e kush do shkoj te luftoj per trumpin etj etj
Na jep nje zgjidhje per ne sklleverit modern kete kuprove ti nga shkrimi? Ore lexoni per te kuptuar dhe jo per te komentuar.
Mire ti e paske lexuar per komentuar komentin,por meqe e ke kuptuar na jep ndonje mendim se si ta heqim skllaverine,si te behemi te gjithe te pasur e si te hame me luge floriri,edhe ata qe pretenduan se do ndertonin komunizmin e do punonin sa te kishin mundesi e do harxhonin sa te kishin nevoje,deshtuan,edhe vendet skandinave qe pretendojne se jane te lumtur,edhe atje ka te pasur edhe skllever... Mos pretendon qe te heqim palloshin e te sjellim lexhenden dhe u hoq skllaverija,ashtu sic rrezuam soc dhe kujtuam se shpetuam.....
gjiriz, qe rjedh nga surreli, je vec ti...
Rrofte Sali Lezhenda e Viçidolit
Shkrim brilan. Bravo Stefa. Kjo shkon per te gjith qytrtaret por, sidomos per te majtët qorra që akoma votojnë një lider të ndyre e ta pacipe qe i detyron ta votojmë duke u kallur daten me frikën se po nuk e votuan do u vijë 85 vjeçari, si vëllau i tij Nongrata.
O njeri I mjere kushdo qe te vije KM njesoj do te jete, ja homemade Ramem do vije Rumi ti dhe une prap skllever do jemi
Thjesht nuk egziston fjala shtet, por jetojme vec ne nje xhungel, ku mund te bejne cfardo perdhunimi te lirise dhe te drejtes se qytetarit shqiptar, diktatura e te ashtuquajtures drejtesi ( aty futet ne burg dhe kryetari i bashkise se kryeqytetit, nga nje ´´gjyqtar´´ pa diplome, dhe pa akuze),qe ka bashkepunuar gjate gjithe kohes, me sundimin e dy vrimave te zeza rami-sali dhe jenicereve te tyre, qe vazhdojne te perthithin dhe shkaterrojne, cdo mundesi drite dhe formezimi te demokracise perendimore, drejt ketij trualli europian, duke instaluar, nje mentalitet arabo-turk, dhe perdhosur heronjte tane kombetar dhe europian, boteror, te shpates, te humanizmit dhe te penes.
Shumë saktë por dhe shumë gabim. Shembulli 1. - Një kompani u krijua mbi shembullin e " të gjithë të barabartë" në aksione përveç pronarit- drejtuesit. Kur kompania u rrit, të gjithë këta krijuesit e parë(12 veta) që punonin 12-16 në ditë në fillim, jo që nuk punonin më, por as nuk paraqiteshin më në punë . Konkluzioni: Sa më i pasur bëhet njeriu aq më pak punon- bëhet produktiv. Dhe këtë e dinë shumë mirë miliarderët. Këtu mbaron dhe mentaliteti " skllevërit me rrogë".Shembulli 2.- Kompani që shpërndan çdo fundvit 50% të fitimeve për çdo punonjës. Në fillim dhe më tej,çdo punonjës e ka ëndërr të punojë për këtë kompani. Kompania rritet vit për vit der sa arrin të kontrollojë 80% të tregut në fushën e saj. Puntorë të gëzuar e të respektuar. Pronar që mendonin se ky është çelësi. Përfundimi: Rritja e madhe e kompanisë ka çuar në rritje çmimesh ku konsumatorët ( skllavët) janë ata që paguajnë " puntorët e lumtur" por edhe mundësia e konsumatorëve që t'i drejtohen kompanive antagoniste është zvogëluar shumë pasi kompania " e mirë" kontrollin 80% të tregut. Dhe kur konsumatori nuk ka mënyrë zgjedhje, është më keq se skllevërit me zinxhir por edhe "ndryshimi" nuk është aspak i drejtë pasi lekët prap se prapë i nxjerr skllavi për skllavin . Ku ishe? Hic asgje. Ndërsa përsa i përket sistemit, kam një pyetje për Robertin dhe të tjerët. Po të ishit miliarder,a do pranonit që lekët tuaja t'i ndanin me të tjerët se " une( skllavi) di t'i përdor më mirë se ty që ke arritur të kesh kaq shumë"? Mirë të tjerëve që mbase nuk do ua jepnit,po gruas,vëllait,fëmijëve tuaj a do ua jepnit? Çdo gjë kuptohet kur problemin e bent tëndin dhe si do veprojë ti .
Cfare te bejne sklleverit qe te heqin skllaverine?!!! Po munde bej nje shkrim tjeter qe ta kuptojme me mire!!!
Pak si i përgërur ky shkrimi juaj.Po a e dini ju se skllavëria ka luajtur rol revolucionar në zhvillimin e shoqërisë njerzore? Për arsyen e vetme se njerzimi vinte nga barbaria.Dhe ishte edhe kjo etap që e zhvilloj njerzimin.Analiza juaj është tepër e cekët dhe s'jep dot as edhe njē ide tē vetme për të dal nga kjo situat. Ju nuk e kuptoni dot pse ndodh ky fenomen, pale te japësh mënyra zgjidhje qoftē dhe një tē vetme.Ne jemi njē popull i vogël I fragmentizuar në mënyrē tē tejskajshme, ku çdo shqiptar i futur në gucken e tij si nje kërmill kërkon tē nxjerë bukën ditore. Janē arsye tē shumta por kryesorja është prishja e uzinave, fabrikave, kantjereve dhe shumē gjëra të tjera, ku grupet shoqërore sidomos klasa puntore mund tē organizohej dhe të realizonte ato që ju nuk i kuptoni. Pse nuk flisni pēr sindikatën e Gëzim Kalasë që ne se nuk do ishte një sahanlëpirēs I tē gjithe klasës politike, ku mund ti organizionte njërzit qē ju i baltosni me atë stilin e dhjere të paturpshēm të shkrimit tuaj. Vetēm klasa puntore e organizuar por jo me njē intelktual si ju qē nuk kuptoni por vetēm ofendoni nje popull tē tërë. Nuk kam shumë nge të merem me artikullin tuaj por jeni si ai që thoshte:-Kur ishja beqar kishja gjashtē ide per edukimin e femijve, tani i martuar kam gjashte fëmijē e as një ide.
Cfurku bej ti nje analize me te thelle.
Dikush që kupton, e kupton se e vërteta vuan kur analizohet tepër, dhe artikulli mbaj erë mender, se erë të vërtetë.
Cfurku po nuk te pelqeu pasqyra rregullo surratin, mos thyej pasqyren. Sa per eren secili nuhat ate qe do.
Nëse do të shohësh nje budalla më pak thyej pasqyrën tende.
Te respektova o Cfurku po qenke vertet rrote K*ri.
Trurin e paske organin e dytë më të preferiar.
Duket, qe te ka hyre cfurku,qe kur ke lindur, trasheguar nga shekujt,dhe vazhdon ta ndjesh veten rehat deri ne orgazm.
Komentues budalla është të të kruhet e e mos e kruash dot.
Bravo.Keshtu eshte pak a shume gjithe bota.Je shume i sakte.
Eh more Stefa, si gjithmon i cekët dhe metafizik. Dy fjalë për temën që trajton dhe shtruar shkencërisht të paktën 300 vjet më parë: ja, e vramë mbretin e keq, por vjen një tjetër mbret që mund të jetë më i keq se i pari. Tani e aktualizojmë: nuk e votuam këtë qeveri, do të vijë një qeveri tjetër, që nuk besoj se do t'u heqë njerëzve skllavërinë që pretendon ti; edhe më të lumturit, "milet i punës", kujtojnë se janë më të lumtur, duke u krahasuar me të tjerët, por në kuptimin që i jep ti skllavërisë, njëlloj, skllevër mbeten në këtë sistem ekonomiko shoqëror. Shteti do të marrë taksën e tij, sa ekziston shteti. Jepi Cezarit, atë që i takon Cezarit, thuhet edhe në Bibël. Mut, shurrën, pordhë, dhe ç'do fjalë e tillë e përdorur në artikullin tuaj për tu dukur modern, në fytyrë të popullit është. Por duhet të kesh parasysh, që ma ha mendja se e di, aq i lexuar sa hiqesh, por s'ta thotë zemra, se baza e të gjitha të këqijave, pra, "skllavërimi", - shitja në tregun e punës të mëndjes dhe krahëve, - është prona private mbi mjetet e prodhimit, që sjell kontradiktën midis punës dhe kapitalit, të mënyrës shoqërore të prodhimit dhe mënyrës private të përvetësimit të mbipunës (që është dhe tregues i shkallës së skllavërisë). Hoqe doktorin, vure "palloshin", hoqe "palloshin", do të vijë "kodoshi", e kështu me rradhë. Mileti skllav do të mbetet se është bazë e prodhimit të të mirave materiale dhe shpirtërore, do të paguajë njëlloj për shtetin, "si për veten e vet", shërbimin që kërkon ta kryejë dikush tjetër; filluar historikisht që nga ndarja e parë shoqërore e punës. Problemi është kur ballafaqohemi me "bosin" ai që na blen dhe na paguan në fund të punës fuqinë puntore, njëlloj si qetë (këta i parapaguan), në pazar; që na cakton mbiorarar, ose punë me afat që nuk mund të bëhen brenda kohës normale të punës, etj dhe nxjerr një "fitim" në saj të punës tonë: dmth na "paguan" ne dhe, i mbetet edhe atij diçka "pak" kur shet mallin. Ky është shfrytëzim, o i nderuar Stefa. Akti i vetëm i tij është se na bleu, që të përfitonte nga puna e jonë. Ato që, rreziku, iniciativa, mëndja e mbinatyrshme e bosit, janë tashmë përralla infantile që njerzit janë të detyruar t'i pranojnë; po, po, të detyruar!. Jo vetëm nga frika e shtetit, por edhe nga ai, si punëdhënës; - por veçanërisht nga pronari i mjeteve të prodhimit i "struk" njerëzit, i bën më "paqësorë". Njeriu në rradhë të parë duhet të ushqehet, ndaj ndjehet i "lumtur dhe i qetë" në sistemin që ka zgjedhur të jetojë; këtë e di mirë sistemi politik që po jetojmë. Ndryshe, do të qe një botë jo e qetë dhe do të duhej të thërritej, si thotë një komentues i mësipërm, por jo në atë kuptim që i jep ai artikullit tuaj: rroftë diktatura e proletariatit! - Na falni për zgjatjen, por nuk kam kohë të shkruaj shkurt.
Dule Zullumi si gjithmone shperndahesh dhe do qe te gjithe te shkruajne ato qe do ti dhe qe ke ne mendje
Te pelqen te jesh nje skllav i pjerdhur, nen sundimin e Rames dhe Saliut dhe jo nje puntor dinjitoz i nje shteti te vertete demokrat.
Një përgjigje të shkurtër për "ç'të thuash" dhe "njeriu dhe skllavi": Dulja i gjorë as nuk shpërndahet as nuk përqendrohet. Thotë një mendim ndryshe, nga thelbi i artikullshkruesit, që e kanë thënë të tjerë 300 vjet më parë. Kini gje kundër? Shkruani. Demokraci të vërtetë nuk ka, për sa ekziston shteti (se nuk dua të zgjatem këtu) dhe, këtë nuk e ka shpikur Dulja, thonë se kështu është. - Lexoni pak më shumë të dy.
Marksi e kishte kuptuar para teje o shkrues, prandaj vete nuk punoi as edhe nje dite. E harxhonte kohen duke shkruar cfare i vinte ndermend qe te lironte njerezit nga skllaveria. Per te ngrene i jepte shoku i vet i ngushte Engelsi, qe ia merrte parate babait te vet, qe ishte skllavopronar. > Korcaret e vjeter kane pasur nje fjale: "Ti aga, une aga, po koriçkat kush na i ha?". E kam fjalen qe po nuk punoi askush, pra po nuk pati skllever, si i quan zotrote", kush do t'i krijoje "te mirat materiale", apo llafolloget do te sajojne ndonje fajtor tjeter qe mileti po vuan nga uria.
O korçar, po ik bre ik se po te vjedhin dyqanin e Rakos. S’ka mbetur Marksi ta analizosh ti. Te shkruash libra qe ngjallin debat edhe pas dyqind vjetesh eshte pune e shkuar punes or parazit.
E para, o TI, se perdor thenie korcaresh nuk dmth se jam korcar, keshtu fluturoni me presh ne bithe ju qe kujtoni se i kuptoni te gjitha. Qe ta marresh vesh o TI, ajo puna e Marksit eshte si nje llaf qe thone tironcit e vjeter (po une edhe tironc nuk jom) "E hudh budalla nji gur m'lum ne 100 t'mençem nuk e qisin dot mo". Edhe dicka tjeter or TI, ne kete dynja o do te jesh parazit, o skllav. Sipas Marksit meqe nuk duhet te jemi skllever, te jesh parazit i bie qe duhet te jete ana e mire e medaljes. Apo jo? Si thua or TI qe po deshe te na sqarosh pak ate punen e Rakos, do te na besh nje te mire. Shume faleminderit per vemendjen.
“Mënyra më dinake për t’i mbajtur njerëzit pasivë është të kufizosh në mënyrë të rreptë spektrin e mendimeve të pranueshme, por të lejosh një debat shumë të gjallë brenda atij spektri.” Noam Chomsky, Manufacturing Consent
Ceshte ky referim komunist? A e dini Ju kush eshte personi qe po citoni? Ne se PO, mund te themi se dhe JU jeni nje PIS KOMUNIST
Personi qe po citoj eshte nje nder intelektualet me te spikatur te shekullit te kaluar. Se çfare mendon nje cope injoranti per te apo per mua s’ka pike rendesie.