Nga Arion Sulo
Kreu i opozitës përsëriti të hënën akuzat ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani lidhur me vërtetësinë e dhurimit të banesës së tij nga kisha. Berisha pretendon se deklarimi është i rremë dhe për pasojë, Dumani e ka kaluar sipas tij vetingun i ndihmuar nga qeveria.
Kjo është akuza e rradhës e kryetarit të PD ndaj Dumanit, që prej kohës që ai u mor i pandehur për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv të Partizanit. Qëndrimi i PD-së ndaj SPAK pësoi megjithatë një kthesë pas marrjes së pandehur të Belinda Ballukut, me shpresën se hetimet në kupolën e qeverisë do të kishin pasoja politike.
Përtej deklaratave të ditës, PD ka premtuar në zgjedhjet e kaluara se do ta shkrijë SPAK dhe do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një Reformë të re në Drejtësi. Por për momentin kemi të bëjmë vetëm me retorikë, e cila sado dekurajuese për punën e SPAK, mbetet në kuadrin e fjalëve, interesit politik dhe situatës personale të Berishës me drejtësinë. Po t’i shtosh kësaj edhe faktin se ardhja e PD në pushtet në vitin 2029 është një bast shumë i vështirë për t’u fituar, rezultati është se presioni i opozitës ndaj SPAK dhe GJKKO është i përsëritur dhe jo efektiv. Opozita nuk ka fuqi për t’a trembur vërtet Prokurorinë Speciale, ndaj kjo e fundit zgjodhi ta niste pastrimin e politikës nga aktori politik më i dobët.
E kundërta ndodh me qeverinë, e cila prej marsit kur rrëzoi kërkesën e SPAK per arrestimin e ish -zv. kryeministres doli hapur në përpjekjet për të ndikuar dhe penguar SPAK dhe GJKKO. Jo se këtë nuk e ka bërë edhe më parë, por tani në lojë kanë hyrë edhe mekanizmat ligjorë. I tillë ishte dhe vendimi i fundit i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i cili në dukje na standardizon me Europën, por në realitet është një vendim politik që synon të korrektojë SPAK.
Është e vërtetë që në Shqipëri ka mbipopullim burgjesh dhe masat e sigurisë së arrestit me burg kanë qenë masat më të përdorura nga prokuroritë dhe gjykatat tona. Është po ashtu e vërtetë se në burgjet shqiptare ka më shumë të padënuar se të dënuar.
Mirëpo vendimi i Gjykatës së Lartë vjen në një kontekst që nuk është neutral. Për herë të parë po goditen figura politike, oligarkë, krimi i organizuar dhe çdo dobësim i procedurave të hetimit të SPAK lexohet politikisht.
Aq më tepër kur, përsa kohë SPAK dhe GJKKO mbante në masa arresti Metën dhe Berishën, askush nuk fliste për paraburgimet. Vetëm pasi SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, Rama nisi fushatën ligjore dhe mediatike.
Pra koha në të cilën merret vendimin tregon njëherazi se qëllimi është lirimi i ish -zyrtarëve të qeverisë dhe zbutja e masave për ata që do kenë të bëjnë me drejtësinë në të ardhmen.
Pyetja nuk është vetëm “sa paraburgime ka”, por: kush përfiton nga ndryshimi i klimës juridike pikërisht tani?”
Sinjali u dha me masën e parë të rishikuar nga Gjykata e Lartë, atë për ish-drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj – një tjetër e pandehur nga radhët e qeverisë, të cilën Rama e mbrojti pa doreza, duke marrë edhe kosto politike në publik.
Lirimet nga qelitë e paraburgimit nuk do të ndodhin në Gjykatën e Posaçme apo Apelin e saj, por përmes një dere të pasme në Gjykatën e Lartë – ku u gjet edhe çelësi për ish-zyrtarët e qeverisë.
Nga ky vendim nuk pritet të përfitojnë qytetarët e thjeshtë, në emër të të cilëve u bë gjoja beteja për paraburgimet. Disavantazhi në mbrojtje juridike dhe koha e gjatë e proceseve në të gjitha shkallët e gjykatave e bën shumë të vështirë arritjen e tyre në Gjykatë të Lartë.
Bashkë me dy ndryshimet ligjore që janë në gjendje të fjetur në Kuvend dhe që priten të dobësojnë politikat penale aktuale, klima rreth SPAK është rënduar dhe presioni është rritur.
Prej nëntorit, nga Prokuroria e Posaçme nuk ka më lajme të bujshme. Ajo që pritet është vijimi i hetimeve përkundër presioneve dhe kufizimeve ligjore të qeverisë, përndryshe do të konfirmohet skenari më i keq i çaktivizimit të SPAK në përballjen e parë të vërtetë me qeverinë.
*Ky shkrim është pjesë e projektit 'PRODEMOCRATIA, një partneritet mes INSTITUTIT PASHKO dhe media MAPO, për të analizuar zhvillimet e demokracisë shqiptare.*
Ky gazetari eshte nje fytyre e kamufluar berishiste qe paguhet me para te pista. Shikoni fytyren e vrenjtur, ashtu ka edhe shpirtin. Ky palo analist e ndot gazeten Tema!
Ky esht përçi i Salplehut.
O KARO , PO SIPAS TEJE EDHE KUR OLSI MERET ME BREKE E FUSTANE GRASHE , EDHE KUR DUMDUMI I SHKON NGA PAS OLSIT SI QEN I RRAHUR , NUK DUHET MARE AS JE MASE.....PO ATA QE JANE KETHYER NGA GJYKATA EUROPIANE KUSH DO TI PAGUAJE SHTETI APO OLSI QE TE PLAS NE BURG PER ARESYE SE E KE SHIKUAR ME INAT......
Arjon Sulo eshte mbase me i shpifuri gazetar i Eni Vasilit, nje sherbetor i pacipe i familjes nongrata.
Gaztarë të tillë të cilët, mendohen Saliistë ka plot, gjë që, nuk është më interesante. Interesant është fakti që, medie si gazeta Thema etj, i publikojnë marrëzirat e tyre. Do të ishte një arritje shumë, e madhe për drejtësinë dhe, një rast unikal nëse, të gjithë politikanëve dhe pushtetarëve të arrstuar dhe dënuar për kporrupsion, t'u konfiskohej pasuria, deri në çentezën e fundit dhe, të liroheshin menjiherë nga burgu. Populli ka nevojë për rikthimin e pasurisë së tyre të vjedhur, jo për vuajtjet e tyre në burg. Ky gazetar Saliist, akoma nuk e paska mësuar se, Shqipëria, zë vendin e parë në Europë dhe më tej për numrin e të denuarve për 100 mijë banorë.