Po të ishte se do t’i drejtoheshin gjykatës së Tiranës për t’i shpallur “Dëshmitarët…” si komunitet fetar, me siguri do ta kishim fituar edhe një ‘fe’ të re. Si për shembull u krijua ‘Dëshmitarët e Jahovait’ në fund të shekullit XlX në Amerikë.
Ata besojnë se Zoti quhet ‘Jehova’. Ndërsa këta këtu besojnë se shteti është një ‘Hyxhym’.
-Hyxhym!- thërritën dje kundër fqinjës Maqedoni.
U nisën disa patriotë, me kaike e më këmbë dhe duke u fshehur pyjeve. Diku në kufi bënë një sherr, me qëllim që të bëhej zhurmë se ‘patriotët po pengohen rrugës’. Atje nuk i kishte thërritur askush, por këta thanë se ‘po u shkojmë në ndihmë studentëve të kombësisë shqiptare’. Të krijohej përshtypja e qeve në parmendë ose e këtyre që në ‘protestat e molotovit’ në Tiranë u rrinë prapa te b… militantëve të radhës së parë. Këta shtyjnë si shula mbi mishin e trupave të tjerë. Dhe ata të tjerët mbi policinë. Dhe policia që përfaqëson shtetin.
Këta u nisën ‘hyxhym’ që të shtyjnë shtetin e Maqedonisë. Askush nuk i kishte ftuar. Pse do të ftoheshin? Do të duheshin për të punuar asfaltin e sheshit të Shkupit?
Studentët shqiptare në Maqedoni kishin marrë në duar shumë flamuj shqiptar dhe kishin dalë në protestë për ‘gjuhën shqipe’. Jo për gjuhën në tërësi, se kjo punë u zgjidh po në Maqedoni, Manastir, në nëntorin e vitit 1908. Por studentët e majit 2026 kërkonin që provimi i jurisprudencës të mbahej në gjuhën shqipe. Një e drejtë e nënshkruar, por edhe sikur e pa nënshkruar, është e drejtë e natyrshme qytetare e njerëzore.
Studentët dolën në protestë, ishin të qartë çfarë kërkonin përveç kërkesës për UÇK; zbukuruan qytetin, i dhanë gjallëri demokracisë dhe… Në mbrëmje fituan të drejtën e gjuhës shqipe në provim. Të gjithë fjetën qetë- qetë, përveç dy tre të mbërriturve nga Qafë Thana që e gdhinë në qeli.
Pse duhej ‘hyxhym’ nga Shqipëria?
Për të na turpëruar para botës? Apo për të kruar brinjët patriotët fake? Një aktor patriot shfaqet ‘për çdo vâ’. Teksa studentët duan në shqip
provimin e kushtetutës maqedonase, maj 2026, ky bërtet për pellazgët. Të çuditet qenia.
Po ç’është ky ‘hyxhym”?
Si fjalë dhe tipologji është kopje arabike, e prurë këtu nga pushtimet osmane. Edhe atje do të thotë ‘sulm, turravrap, bjeri t’i biem!’.
Ndërsa si lloj shteti nuk ekziston më as në vende ku e bëjnë ligjin zhapikët.
Në Shqipëri ka ende njerëz me tru dhe shije për shtetin ‘Hyxhym’. Këta kur nuk kishin bukë, u shtrinin dorën fqinjëve, tani që është ‘ngrohur moti’, duan të bëjnë hyxhym. Të shkaktojnë një krisje, të shikojnë një xhurulldi, të hapin një pisllëk… Kaq e kanë.
Shqipëria, tani, përveç se është në prag të anëtarësimit në BE, është edhe një shtet garant për paqe dhe stabilitet në rajon. Përveçse garant, ky vend vetë prodhon stabilitet. Përveçse prodhon stabilitet, ecën me moton e përparuar ‘Zero probleme me fqinjët!’.
Po pse ‘hyxhym’ mbi studentët?
Studentët shqiptarë e ndjenë peshën e keqe të patriotëve nga Shqipëria. Ua shtypën kockat dhe performancën qytetare. Ata protestuan. Për të zgjidhur një çështje. Protesta është mjet zgjidhjeje dhe shenjë qytetërimi. Dhe ashtu ndodhi. Këta që u shkuan dhe i shtypën studentët nga prapa, që studentët të shtynin policinë përpara…, këta janë mençuria e studentëve? Apo duan t’ua ndalojnë që të bëjnë protesta?
Pastaj u ngritën natën nëpër studio televizive. Gati thërritën ‘lërini mikrofonat dhe kapini sfurqet… të mësyjmë në Shkup”. Hyxhym!
Sot në mëngjes nuk kishte ndodhur gjë.
Po të ishin në epokën e Skënderbeut, këta shqiptarë të Qafë Thanës do të ishin kopje e ushtarëve otomanë.
Piji ilacet kur duhet, o njeri, se duket qarte qe flet e shkruan brockulla!
Ty të rëntë sqepari mu në kokë, o debil . Ç'kërkonin shqiptarët e Shqipërisë në Shkup , mendtë kërkonin ?
Po ka idjotë në çdo shtet dhe në çdo kohë. Po të mos kishte budallenj, si do ta kalonin kohën të mençurit.
Çupi është shumë i qartë,por Learti më ato hyxhymët jo,janë turbullira. Provim drejtësie do jepnit këta në Shkup?
O Frrok , këtij Laertit me shokë , mirë ja bën , por neve lexuesve të Tema-s na cave karin me këto shkrime kodra pas bregut .
Po pse e lexon o punëtor, pse e lexon, pse e lexon!? Si duket ke qef të çahet ... Merru me gjera të tjera. Shko puno..
Lexo shkrimet e intellektualeve shqiptar dhe mendo te ardhmen.Meqense nuk na lejohet te kemi nacionalizm jemi te destinuar te zhdukemi.
Vetem ai shefi jot as foli fare......
Je ne prsg te anetaresimit nr BE? Po pse i mashtroni njerezit o Frrok. Pse luani me njerezit. Ne prag do te thote per 1 ose dy muaj. Jo 10 vjet minimumi.
Degjoni Noc Frokun.Ka lajthitur tru lajthia dhe eshte bere sipas mesimeve te shokut Edvin internacionalist
Nuk ka nevojë që nga Shqipëria të protestojnë në Shkup sepse ka atje boll shqiptarë, por për çështjen e Gjuhës Shqipe ka të drejtë të protestojë Shteti Shqiptar dhe në bazë të ligjeve ndërkombëtare nuk është nderhyrje në punët e brëndëshme sikurse mund t’a mendojë ndonjëri. Kur themi që shqiptarët duhen të bashkohen në mendime, kemi parasysh që shtetet shqiptare të jenë në mbrojtje të Gjuhës Shqipe dhe jo individët të sulmojnë kufijtë! Këto gjëra janë naivitete, vëçanërisht kur Ligji Ndërkombëtar për Minoritetet mbrojnë të drejtën e minoriteteve, pra dhe gjuhën e tyre. Është e papranueshme diskriminimi i sllavo- maqedonasve që mbi 30% të popullsisë t’u mohojë gjuhën dhe kjo mund t’u ndodhë vetëm shqiptarëve, sepse etnitë e tjera nuk nënshtrohen. Greqia ka një minoritet të vogël në Shqipëri dhe vazhdimisht e perdor në interes të politikës së saj., ndërsa shqiptarët janë kozmopolitë duke pranuar se ka 9 minoritete edhe aty ku nuk ekzistojnë.
Ky ffrroku paska qen për ta shkërdhy nga gjitha anët me gjithë rrob..qëka.Po pse more flliçësinë ty do të pyesin shqiptarët?Shka bir shkau ppppttt…,,
Me sa shoh o toç, dike vetëm të shash. Nuk paske më shumë tru. Ik e merru me drogë se këto punë nuk janë për ty.
Ne cdo permbytje ujrat marrin perpara c'ti dal dhe shkumezojne, shkume te bardhe qe ne fakt eshte llum. Kjo ndodhi ne Shqiperi, ne '90, nder shume llumrat qe dolen mbi uje, eshte edhe ky "zdralja", shpellar i certifikuar qe ka alergji nga H20. Per t'i gjykuar nivelin, shikoni vetem emrin, Frrok dhe s'ka nevoj per me shume. Jepi 1 pushke, 1 pale opinga dhe 1 tufe me pare dhe ka per borxh qe te vrrasi kedo, prapa kraheve, si cub i vertete. Shet e blen kedo, per 5 pare, betohet per kryq por eshte i pafe, tipik gjakprishur si te paret e tij qe shpallen "Republiken e Oroshit" dhe kerkuan bashkim me Serbine, menjehere pas shpalljes se Pavaresise. Ky dhe lumpeni i tij vetem shqiptare nuk jane! I peshtir deri ne neveri!
Një sarkazëm e shkëlqyer që mund ta lexojnë vetëm ata njerëz që kanë kokë. Urime Frrok. Më pëlqejnë sarkazmat dhe fejtonet që përcjell. A. ASHIKU, gazetar
Faleminderit për kthjellësinë e mendimit. Specie e veçantë, larg turmave trushplara apo pa tru fare… respekte nga Vjosa!
Nuk u prish me sllavet jo një protestë e shqiptareve në Maqedoni për të drejtën elementare ,të gjuhësh.Ju u vjen Kryeministri i Maqedonisë sa herë don pa leje e pa paralajmërim i viziton shuhet e tij që në fakt s'din ç'janë maqedonas bullgar a terbesh.Vie Maqedoni dhe ngrit nacionalizmin maqedonas të një grusht sllavo-maqedonas në Shqipëri,askush asnjë kundeshtim,asnjë koment se shtetin Shqiptar kaher e kanë shkerdhyer sllavet dhe tani e udhëheqin.Mbane mend o shqiptarët e mjerë:Shqipëria nuk futet kurrsesi në BE këtë e din mirë Edi Rama .Pa u bërë Shqipëria si lëkura e tigrit nuk ka BE.Duhet dhënë Jugut të Shqipërisë autonomi greke e pastaj dhe të tjerët të rrëmbejnë çka munden:serbët,maqedonasit e malazezët.Është po ajo Evropë që u ka dhënë fqinjëve të Shqipërisë trefishin e trojeve shqiptare.Thirrni mendjes o mileti kum-kum.
Ti nuk je Flakadon, por një gropë septike FEKALE! Përse shan pakicat etnike qe jetojnë në Shqipëri, ata qe ti Fekale i përçmon si shule e din fortë mirë se ç'janë! Në rradhë të parë janë qytetarë të nderuar të Republikës të Shqipërisë, qe nuk i kanë sjellë asnjë problem këtij vëndi, përkundrazi jetojnë në vëllazëri të admirushme me shqiptarët! Frroku ka shumë të drejtë...! Mos vallë pjesëmarrja e rrugaçit Leart në demonstrat do zgjidhte problemin e studentëve, apo vajti për t'na treguar se sa pordhac është...!
Kur lexoj shkrime të tilla,kur dëgjoj mendimet e Ben Andonit, kur lexoj editorialin e djeshëm të Mero Bazes, kur lexoj shkrim e sotëm të Ardi Stefës, e disa të tjerë,mendoj sesi ka mundësi që ndodhemi në këtë terenxhe. Me pak fjalë,nuk na mungon truri apo dija,na mungon vullneti dhe ngritja e zërit nga intelektualët. E kur mungon ngritja e zërit nga intelektualët,populli- shoqëria vuan.
Frrok Spiuni tash ka ndërruar pronarin, po punon për Mickoskin!