Ku është Baki Goxhaj?

20 Maj 2026, 19:55Blog Bjorn Runa

Prej thuajse 48 orësh nuk ka asnjë informacion publik në lidhje me vendndodhjen dhe gjendjen e aktivistit shqiptar të rrëmbyer nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtare, në bordin flotiljes me ndihma që po lundronte drejt Gazas.

Kemi parë momentin e interceptimit të flotiljes, rrëmbimin e dhunshëm të aktivistëve, e madje edhe faktin se forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj disa prej tyre. Pamë së fundi edhe trajtimin poshtërues të tyre, e gjitha nën ‘mbikëqyrjen’ përqeshëse të ministrit të sigurisë, Itamar Ben-Gvir, sikur këta civilë në një mision humanitar të qenë armiku kryesor i shtetit të Izraelit. Ndoshta sepse humanizmi është realisht armiku më i madh i tij në këto momente, dhe jo Hamasi apo grupet e armatosura.

Por, ndërsa shtete të tjera - përfshi edhe ato që qeverisen nga të djathtë, aleatë të ngushtë të Netanyahu-t -  kanë kërkuar publikisht shpjegime dhe informacion në lidhje me qytetarët e tyre të rrëmbyer nga ushtria izraelite, Shqipëria ka heshtur. Me përjashtim të një deklarate të shkurtër nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ku thuhej se po e ndiqte rastin, nuk ka patur asnjë komunikim publik serioz. Është një pozicion i pamjaftueshëm kur bëhet fjalë për një shtetas shqiptar që po mbahet peng nga një shtet i huaj. Është një pozicion që nuk jep asnjë garanci për sigurinë e tij, dhe nuk ofron asnjë lloj transparence. Ndoshta do të kish qenë më mirë heshtja e plotë institucionale, pasi kështu mund ta kuptonim edhe më qartë se sa pak iu intereson siguria dhe mirëqenia e shtetasve, jetët e të cilëve qeverisin.

Nuk ka nevojë që shteti shqiptar të adoptojë politikat e Goxhajt dhe as të mbajë qëndrim në lidhje me gjenocidin në Gaza. E dimë se nuk i ka këllqet për ta bërë këtë. Nuk e bën dot me shtete më të vogla e të papërfillshme, e jo më me aleatë që të tregojnë dhëmbët në momentin e parë që nuk bie dakort me ta. E vetmja gjë që po i këkrohet këto 48 orë është informacion mbi vendndodhjen dhe gjendjen e një shtetasi shqiptar të rrëmbyer në det të hapur. Nuk ka asgjë radikale në këto kërkesa. Është vetëm minimumi i përgjegjësisë shtetërore. Radikale ështëtë shohësh një bashkëkombas tek zhduket në makinerinë e një shteti të huaj dhe ti vetëm të heshtësh.

 

12 Komente

  1. P
    Po përgjegjësia personale?!

    Ti Bjorn në parim e ke drejt, por ke harruar të përmendësh vetëpërgjegjësinë e individit. Kur ty të merr koka erë dhe futesh në zgavrën e luanit, nuk mund të bësh pastaj shtetin fajtor që nuk po kujdeset për ty! Pra përgjegjësia këtu është në rradhë të parë personale. Sidomos kur e dimë se me çfarë shteti kemi të bëjmë! Prandaj kot i vërsulesh qeverisë shqiptare pa këllqe. Qeveria shqiptare të rrijë urtë dhe ta lejë Izraelin të vendosë për këtë Bakiun. Ka interesa më të mëdha në lojë.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eh, ç'na gjeti! Opo lere..

      So thonë andej na Vlora? "Po e kruajte me qeramidhe ....". Edhe kjo punë. Ai që ka shkuar deri atje, e ka marrë parasysh rrezikun. Pastaj, ka folur Meloni edhe per ne. Ka folur motra. Nuk do flasim të gjithë.

      Përgjigjjuni
    2. T
      TA. VË. LALA SONTE

      Çfarë të mbjellësh do të korësh. Kështu është kur i vjen keq për të tjerët dhe për popullin e vet nuk bën asgjë. Me Izraelin gjeti ky ta kruaj. Le të meret me shpellarin që ja nxiu jetën popullit. Me gjithë atë urojmë që problemi i tij të zgjidhet dhe ai të kthehet shëndosh pranë familjes

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexues i Gazetes TEMA

        "Aktivisti shqiptar i rrëmbyer nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtare, në bordin flotiljes me ndihma që po lundronte drejt Gazas"?????? Zoti gazetar: derisa e botoni ne gazete kete lajm, perse nuk jepni informacionin e plote: kush eshte ky Baki Goxhaj, ne cfare kuadri ishte atje, si jane ligjet nderkombetare ne parim dhe per rastin aktual, cili eshte qendrimi i qeverise izraelite jo i nje ministri, etj., etj. Kjo nuk eshte gazetari. Eshte sensacion!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agathia

          Ky aktivisti shqiptar, qe per here te pare po ja degjojme emrin, le te shkoje ta provoje te njejtin ushhtrim ne Korene e Veriut dhe pastaj flasim

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ujku Plak

            Me se Jeton ky Talebani Shqip Foles me Emrin Baki? Ky ka Luftu forte qe veç Talebaneve Shqip Foles, edhe Shqiptaret te Varrosen me Lecka Arabe dhe jo me Flamur Shqiptare. Le te Interesohet Afganistani ose Turqia per keta qe e kan Mohuar Kombesin Shqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tani

              Ti je qen i zgjebosur! Ok mor njethundrak grek

              Përgjigjjuni
            2. M
              Muli

              NUK MË INTERESON SE KU ËSHTË BAKIU! Po fare! Të kishte humbur gjatë protestës për gjuhën Shqipe në Shkup do kisha dalë ta kërkoja personalisht...po humbi në Gaza... Një budalla më pak!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shna ka xhet!

                Shuqur runa , qe te kthehu Perendia mendjen dhe nuk u fute tek flotilja e islamistit erdogan, se do ta kishe pesuar si kochaj.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bakua evlati i Xhep- sulltanit

                  Le ta provoje bakiu, tek shteti i sulltanit islamist erdogan, i cili dhe e ka derguar bakon tone ne Izrael, ku te drejtat e turqve, duke filluar nga kryetaret e bashkive, gazetaret, intelektualve, kane perfunduar ne burgjet e errte te. Sulltanit.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ne burge mos e nxirni

                    Çfare ky kerkoje ne izrael ......?. Nese ka shkelur ligjin te denohet me burge.... Te beje burgun dhe kur te dali te reflektoje. .

                    Përgjigjjuni
                    1. Çika mal

                      Qëndrim as mish as peshk i qeverisë Shqipëtare lën shteg për një mijë e një komente për z Baki Po cila është e vërteta e këtij misioni të Bakos ?! Asgjë deri tani nuk ka dalë në dritë . Mirëpo kjonuk do mëshumë se një javëkohë të verifikohet me autoritetet e Izraelit dhe të mbahet një qëndrim i justifikuar e i gjithë pranueshëm nga të dy qeveritë Është e vërtet që ky Bakua i ka hy pur gomarit dhe ka merë rrugën e qabesë për të bërë humanizëm në Gaza .!! Dhe mirë bën por kush ja miratojë këtë mision ? Kujt i mori leje për të hyrë në ujratteritoriale Izraelite ? Kushe e kagarantuar nga organizmat ndërkombëtare për këtë akt human ? Po qeveria shqipëtare ministria e jashtëme Ministria e Brëndëshme e Shqipërisë kanë ditur ndonjë informacion për këtë Bakon humanist . I shtrova këto pyetje sepse shohim një qendrim reraktar nga qeveria jonë me përjashtim të mikroinformacionit se Bakua është nisur për tu kthxer në atdhe pa përfunduar misionin Kaq ??? Vetëm kaq !!!! E kosideron të plotë sqarimin e opinionit !?!? Më duket se diku fle lepuri por don perëndia nuk ka ndonjë zhvillm undergrond që ti jap tjetër sqarim për veprën e këtij misionari Më e mira u bëftë por ama shteti amë duhet tu dalë zot shtetasve të vetë pavarësishtë se çfarë verash kryejnë ose ti falenderojë ose dhe ti dënojë por në fillim tu jap mbështetjn deri në sqarimin e rrethanave të veprimeve si në sesin negativ dhe atij pozitivë..

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje