Nga Minella Aleksi
Sistemi demokratik karakterizohet nga fleksibiliteti. Do e shpjegoj me detaje para jush sepse vërej se ka mjaft hamendësime diabolike. Hamendësime me nxitje të kamufluar nga Maxhoranca e korruptuar deri në palcë. Unë ju siguroj se do të jem krejtësisht i hapur me ju, që të keni mundësinë e plotë të gjykimit realist mbi rritjen dhe progresin tim si kandidat drejt majave të demokracisë. Në demokraci mes shumë gjërave të vyera është edhe mundësia e zgjedhjes me një kandidat. Ç'është e vërteta i përmban të dy variantet. Atë të zgjedhjes me brohoritje, dmth, me një kandidat, sepse s'ke dy opsione. E dyta ndodh kur kandidati nuk është rishtar, por ka kaluar provën e qënies si i zgjedhur ose jo në një shtrirje kohore mbi 30 vjet. Pse 30? Sipas baballarëve të sisteme zgjedhore në demokraci, 30 vjet janë periudhë kohe e mjaftueshme që i mundëson një kandidati shpalosjen e dy personave brënda të njëjtit politikan. Atij të viteve të para në politikë dhe atij të ndryshmit në prag të daljes nga politika. Brenda njeriut janë dy, njëri naivi i fillimit dhe tjetri Maturi, i mbas 30 vitesh. Nuk asht kot shprehja mbi paturpësinë e maturinë. Për kandidatët në sistemet demokratike thuhet se shkalla e tyre e maturisë është në proporcion të drejtë me shkallën e paturpësisë që i lejon vetes.Vij përpara jush me të dy Berishët brënda meje, si ai që më njihni në gjithë rrugën time si politikan. Vetja ime aktuale është shumë më efikase sesa kandidati naiv që isha disa vite më parë; tani, i thyej rekordet në gjysmën e kohës. I pari faktor i parë kushtëzues i kandidatit është pastërtia e figurës. Tashmë dihet botërisht se “Dyshja ose Uni” brënda meje jam asnjëherë i dënuar për shkelje të ligjeve të shtetit me vendim të formës së prerë. Jam pasionant i ecjeve shtigjeve mes pishave anës detit. Dëshmi historike është ruajtja e peshës trupore në të njëjtën formë me atë të para 35 vjetësh. Hipi në peshore, jam i njëjti si ai i kaluari edhe ai i sotmi. E mahnitshme ruajtja e balancës. Të njëjtën taktikë përdor grupi parlamentar. Të njëjtët edhe këta të kësaj legjislature, si paraardhësit e tyre. E njëjta peshë trupore. Harmoni e plotë kolegjialiteti në grup. Në partinë tonë bëhen zgjedhje në çdo celulë, organizatë lokale, e forumet drejtuese sipas parimit të Platonit: "Pjesa nuk mund të jetë kurrë mirë nëse e tëra nuk është mirë.” Në prag të zgjedhjes sime unë ju siguroj juve me bindje të plotë se për ne demokratët, pesha dhe trupi janë një dyshe e fuqishme. Trupi ynë dëgjon gjithëçka që mëndja jonë i thotë. Plotësisht e vërtetë sepse ndjek këshillën e gjermanëve: "Një trup i shëndetshëm është një platformë për lulëzimin e një mendjeje të shëndetshme". Natyrisht profesioni më shtyn drejt kujdesit për veten dhe grupin tonë si topolak. Thonë shpesh nëpër studiot televizive se fizikisht jam plot energji, habiten se në moshën që jam punoj më shumë nga të gjithë, jam i vetmi që partinë e rrëzon përdhe dhe e ringre nga hiri sa herë të dua. Peshorja ime më tregon çdo ditë se trupi im është në rrugë të drejtë. Prandaj ju bëj thirrje të kujdeseni për trupin . është i vetmi vënd ku duhet të jetosh. Lidershipi është një rrugë me dy drejtime: besnikëria lart dhe besnikëria poshtë..Lidershipi efektiv kërkon angazhim të ndërsjellë, që një udhëheqës të marrë besnikëri nga ekipi i tij, ai së pari duhet t'i japë besnikëri ekipit të tij. Prandaj unë u garantoj në vendosmërinë time për riardhjen në pushtet. Mund të dështojmë, do dështojmë së dyti, së treti do dështojmë më mirë, por do jemi në rrugën e finalizimit me ardhje në pushtet.
Të kandidosh kundër vetes është fantastike, sepse askush tjetër nuk mund të barazohet apo të krahasohet me aftësinë time për të rrëshqitur pa probleme nga një skandal i shëmtuar i së kaluarës direkt në një fjalim të ricikluar rreth "unitetit në parti". Si vetja ime e kaluar edhe ajo aktuale mendojnë njëlloj për unitetin në frontin kundërshtar, ku “Uniteti” bazohet në korrupsionin galopant.
Vetja ime aktuale zotëron aftësi organizative të holla që nuk i kishte vetja ime e kaluar. Aktualja nuk bën përjashtime të antarve nga partia me metoda diskredituese, nuk ndjek proçedura të mbledhjeve të Këshillit të përgjithshëm, ku të përjashtuarit i fillohet sharja si individ, si familje, si krushqi, si rreth shoqëror. Vetja ime e kaluar të rrihte, të vriste, të zbraste xhepat, të thoshte se ti shqiptar ke paratë më të pastra në botë. Jo më firma të llojit Gjallica,, Vefa Sude e Xhaferri. Jo më flakë, tanke e antitank. Sot vetja ime aktuale ka sofistikuar “metodën paqësore vetpërjashtuese”.
Demokrati/a del nga grupi me dëshirën e tij/saj, vetdeklarohet në mënyrë virtuale i/e vetpërjashtuar dhe kaq. Mbyllet historia e tij ose e saj. Kundërshtarët tanë habiten, të gjithë pa përjashtim, sesi vetja ime aktuale ka përreth saj një grup parlamentar, “mender jush” deputet dmth, baballarë kombi si sharqinj të çertifikuar me provë. Ju doni provën, Atë ua zbuloj unë. Më thonë Sali Berisha mua...Prova ndodhi kur bëra sikur dola nga shtëpia në 2013tën. Me sytë e mëndjes pashë frikë dhe lotë në fytyrat e besnikëve në sallë. Ishite si frika e qënit se, i zoti nuk do të kthehet, kur del nga dera pa të. Oh çfarë mrekullie më panë sytë pas kthimit. Si lodron qëni, si kërcen përreth teje, si të hidhet në qafë! Këtë përjetova kur i pashë “qentë” e mi që dridheshin e faleshin me duart e hapura drejt qiellit në vallen e tyre të Tropojës. Ishin aty, nën tingujt e melodisë kërcenin si të hazdisur , intelektualët Alizoti, Noka, i përndrituri nga drita e bekuar, nga zoti Gjekmarkaj, deri te valltaret Tabaku, Vokshi, Harxhi. Edhe ata e ato që mungonin fizikisht lajmëruan se me shpirt ishin pranë miqve të tyre deputetë. Vetja ime aktuale është e bindur njëmijë për mijë se atje ku ka fole besnikërie s'është nevoja për dhunë, si dikur ndodhte me veten time të kaluar.
Qentë janë miq të vërtetë. Ata nuk të gjykojnë, nuk bëjnë për ty thashetheme, të heshtur, nuk të gënjejnë. Janë të sinqertë, e nuhatin mungesën e sigurisë në zgjedhje prandaj e ulin bishtin dhe “lehin” vetëm drejt gardhit të partisë kundërshtare. Brënda gardhit rrinë si të rrahur. Unitetin tonë do e kishte zili edhe Diktatori.
Vetja ime e kaluar mbartëte një ego të brishtë, por e tashmja vetja ime e ngurtësuare e zotëron plotësisht artin e mos-faljes së formuluar me kujdes, duke vërtetuar se jam rritur - kryesisht në aftësinë time për të punësuar PR më të mirë të krizës. Vetja ime aktuale po jeton sot ditët më të bukura të PR-it që koncepton dhe shpërfaq në popull Drejtori im i propagandës. Vetja ime sot, e ka rafinuar këtë në një Kalkulator Fushate mahnitës që e drejton fajin kudo përveç tavolinës sime. Vetja ime sot dhe vetja ime e kaluar janë dy kandidatë që bëjnë fushatë për votën time. Votoni Berishën e sotën që do i qëndrojë besnik ekipit të tij sipas parimit “qimen e ndërron e zakonin e harron”.
Nje bravo te madhe per kete pamflet kaq te goditur.
po praap mme beriissheen ttuurp per juu
Te keqen xhaxhi ky artikulli yt eshte per njerez normal dhe kur shteti funksionon e ndjek ligjet dhe i zbaton ato.Ne kushtet ku jemi ne ku hajdutlleku eshte ngritur ne sistem dhe ligi nuk funksionon gjithcka ju pershkruani eshte i pavlefshem.Kafsha me dy kembe haxhi Saliu zbriti nga malet i pagdhendur dhe ashtu eshte akoma.Babezia arriti kulmin kur ngriti gjithe familjen ne kusari me te gjitha format duke shfrytezuar pushtetin.Pronaret legjitim sorollaten gjyqeve me dokumenta origjinale dhe plepat e krijuar tallin menderen. Enveri i hante njerezit por ndertoj dicka. Ka ardhur koha qe qelbesirat duhet te largohen me daulle si Saliu,IMeta ,Edi e shume te tere dhe finalja ju beni inventarin dhe sekuestro.
Te rrezosh Sali Berishen nga kryetar PD, do te thote te rrezosh Edi Ramen si kryeminister.