Në Burrel, mes socialistësh

23 Maj 2026, 21:00Blog TEMA
Në Burrel, mes socialistësh

Nga Luan Rama


Më shumë sesa me zë, e thashë me shpirt se ndjehem krenar që kam qenë pjesë e atij brezi që besoi te vlerat socialiste.

Si socialist në Mat më zgjodhën deputet, dhe sot u shpreha gjithë nderimin dhe mirënjohjen time atyre që më ftuan të bëhem pjesë e festës së organizuar në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PSSH-së, ku më nderuan si njërin prej themeluesve të saj, si deputet, si një prej drejtuesve të PSSH-së dhe si një prej përfaqësuesve të saj në qeverisjen e vendit.

Duke marrë fjalën, theksova se nderimi nuk është çështje emrash, por kulturë respekti për çdo emër që zgjodhi të bëhej socialist në një kohë shumë të vështirë, kur, përveç bindjes, kërkoheshin sakrificë, përkushtim dhe ndershmëri.

Sot bëhesh socialist kollaj; dikur ishte sakrificë dhe trimëri përballë dhunës kriminale të pushtetit dhe represionit të tij.

Theksova gjithashtu se dikur, ndër socialistët e Matit, ndershmëria ishte një cilësi dominuese, bashkë me debatin e hapur në forumet e partisë, autoriteti i të cilave buronte nga parimësia dhe transparenca mbi të cilat ndërtohej puna dhe veprimtaria e tyre.

Faleminderit kryetarit Hasan Pasha, deputetit Agron Malaj dhe gjithë ekipit drejtues të PSSH-së në Mat!

4 Komente

  1. l
    luanesha

    Po per LSI -ne s'na the gje...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ngushëllime

      Me hidhërim ju njoftojmë se : Filmi ' Na ishte dikur' i regjizorit Populli, i montazhuar dhe retyshuar nga Fatos Nano, ka humbur kopja origjinale. Gjatë kalimit të filmit nga kopja origjinale në 4K, teknicienti i mirënjohur Edvin Rama, humbi kopjen origjinale. Homazhet përkujtimore mbi kopjen origjinale bëhen çdo dite.Falënderojmë të gjithë pjesmarrësit,pra Z. Erion Braçe dhe Z.Pandeli Majko. Të tjerët,pra nostalgjikët e ' Na ishte dikur', duke ditur se 90% ndodheni jashtë shtetit ,mund të na ngushëllojnë për humbjen me anë të mesazheve në Facebook- un zyrtar dhe të vetme faqe që pranojnë ngushëllime " Lum si në që na qeverisin kurvat" . Gjithashtu për t'u qetësuar sado pak, filmi si film egziston në 4K, por teknicienti Edvin Rama konfirmon se ka humbur zëri. Tani për tani, kopja 4 K ndodhet në studion prestigjeze dhe me reputacion të lartë ' Shiko,mos dëgjo, mos fol'

      Përgjigjjuni
      1. A
        Amoraliteti si moral

        Prape me kete ordiner, qe ka mbartur vese te mbrapeshta njerzore, qe nga shkolla dhe ne vazhdim ne postet qe ka mbajtur, gjate ndrrimit te partive.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I

          Luan,po qe burre prano gabimin qe u bashkove me nje politikan horr-horri si Meta dhe kthehu te PS,atje ku e ke vendin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje