Nga Desada Metaj
Zgjedhja e Berishës si kryetar partie në maj 2026 si zgjedhja e Berishës president për mandat të dytë në mars 1997. Asokohe, për t’u rizgjedhur president ai përdori servilizmin e verbër të deputetëve të PD, të dalë nga zgjedhjet e manipuluara dhe të panjohura nga aleati strategjik, ShBA, të majit 1996. Nëse i rikthehesh kronikës televizive të kohës, votimi për president ishte një ceremoni parlamenti pothuaj funebër. Dukshëm qeveria e Meksit dhe institucionet shtetërore kishin filluar dorëzimin përballë trazirave në Jug të vendit. Një nga arsyet në fakt që zgjedhjet e majit këtu e 30 vite të shkuara u manipuluan ishte dhe vullneti i Sali Berishës që të kishte numrin e nevojshëm të deputetëve të PD për të siguruar rizgjedhjen e tij si president. Por pa kaluar një jave, në 9 mars 1997 Berisha “de facto” e dorëzoi pushtetin në tryezën shumë partiake të organizuar në presidencë, për ta dorëzuar zyrtarisht në korrik 1997 me dorëheqje. Në këtë mënyrë ai legjitimoi zgjedhjet e kallashnikovit të 29 qershorit 1997 dhe rimarrjen e pushtetit me dhunë nga komunistët. Pas këtij momenti për të paktën 8 vitet në vazhdim demokratët e lënë pa mbrojtje dhe të tradhtuar e braktisur u përballën me revanshin persekutues të PS, qeverisjes së saj dhe kryeministrave Fatos Nano, Pandeli Majko dhe Ilir Meta.
Sot në 23maj, thuajse 30 vjet më pas, Sali Berisha po organizon zgjedhje tashmë vetëm në oborrin e Partisë, për disa vota që të quhet kryetar, pa guxuar të ketë përballë qoftë edhe një rival të pavlerë. Njësoj si 30 vjet më parë, grupi parlamentar i PD rreshtohet në votim verbtazi, gojëkyçur, pa guxuar asnjeri të flasë apo analizojë. Ata që folën ishin kaq qesharakë sa me gjasë kanë patur turp ta dëgjojnë veten. Është po e njëjta rrethanë, me aleatin strategjik kundër rizgjedhjes, po tashmë në projeksion më të vogël. Vetëm në oborrin e partisë së tij personale. Edhe rezultati nuk do të jetë ndryshe nga ai i marsit të vitit 1997. Do të gëzojë se u rizgjodh në krye të partisë pa asnjë “dezertim” nga radhët.
Ndërkohë opozita ashtu si e kemi njohur deri më sot po shkon “kryelartë” drejt hollimit e këputjes së radhëve, sepse është lënë jo vetëm e pambrojtur, por tashmë është tradhtuar dhe në moral.
Do të duhen vite që të arrihet të riformohet morali dhe forca e denjë për një opozitë dinjitoze, pa asnjë lidhje me PD e sotme. Ndërkohë që e majta e korruptuar thith e fuqizohet çdo ditë nga opozita e sëmurë.
Ta gëzosh kryetarllekun, shpërdoruesi i forcës opozitare në vendin që përjetoi dhunën më të egër komuniste!
Brava desada te admiroj i Ke ra pikes si pak tjer me kte shkrim te goditur brava brava brava,do zoti iken vertet sali kamunisti e rithemeloet PD dhe opzita e ju te jeni ne kryesi, duet te jeni me patjeter se vertet na frynezoni kur lezojm shkrimet tuja.
Turp per Mero Karin qe i bie cdo dite fyellit vetem ne 2 vrima : te Saliut ose te Lalit........nese do ta kthente koken ne anet e tjera , do te shikonte 1000 halle qe kane njerezit e thjeshte , per te cilet ia vlen 1 milione here te shkruash artikuj.....po kujt i thua , Meros , qe me pare e ka tredhur Saliu....dhe tani cfare i mbeti ia ka prere Palloshi me Lalin...keshtu qe i eshte demtuar zona e trurit qe perzgjedh ceshtjet me urgjente te Shqiperise , dhe truri i thote qe vetem 2 halle ka Shqiperia : Saliu ( qe duhet te ngordhe ) dhe Lali ( qe duhet te dale nga burgu ).....!!!!!
Cfare NEVERIE... atehere kur desi e deset i lepiheshin Dr katundarit, e cfare neverie sot, qe na takon te degjojme edhe PORDHET e Desit e te te tjereve qe i jane LEPIRE ne menyren me te PESHTIRE malokut katundar... e na japin leksione pikerisht neve qe i kemi pare ne te gjitha versionet keta... VEMJE.
Turp per Mero Karin qe i bie cdo dite fyellit vetem ne 2 vrima : te Saliut ose te Lalit........nese do ta kthente koken ne anet e tjera , do te shikonte 1000 halle qe kane njerezit e thjeshte , per te cilet ia vlen 1 milione here te shkruash artikuj.....po kujt i thua , Meros , qe me pare e ka tredhur Saliu....dhe tani cfare i mbeti ia ka prere Palloshi me Lalin...keshtu qe i eshte demtuar zona e trurit qe perzgjedh ceshtjet me urgjente te Shqiperise , dhe truri i thote qe vetem 2 halle ka Shqiperia : Saliu ( qe duhet te ngordhe ) dhe Lali ( qe duhet te dale nga burgu ).....!!!!!
Haha kjo të shkrin fare, më komunist se PD istët nuk ka, po ti nuk besoj se e mbron Berishën për parime… kushedi ku flE lepuri, i bën mirë llogarit ti, sa e pe qe S.B po i lëkubdet karrigia ke filkuar të birbilosesh kundër tij, dhe si të gjithë gazetarët qe duan të duken të baraslarguar duhet sharë dhe PS. Vazhdo se e ke mirë… kushedi ku do të qorollepsesb.
Ha ha ha doli dhe mikpritesja e tao-lulit ose luli-taos. Ik se le name boll me idjotizma
Kjo autorja eshte nje halabake! Akoma etiketon komuniste Partine Socialiste! Nuk ka as nivel mesatar per te shkruar.
Po ata deputetet, qe dolen nga zgjedhjet e vjedhura te 26 majit te vitit 1996 dhe qe zgjodhen Saliun president ne 3 mars te '97 - es, shkuan ne keto votimet e Saliut???? P.sh ai politologu Afrim Krasniqi(?) patjeter qe kishte detyrim te shkonte ne votimin e djeshem( si deputet i '96-es..., apo tani e ka bere emrin Largim?!?!. Hahaha sa qesharak qe jane keta minjte e fshehur skutave.... sh.
Po mor primitiv, ne te tane politiken . /partite komonistet o kelyshet komonisteve jane ae harruat PERESTROJKEN