A është normale që një parti, që pretendon se solli demokracinë, të ketë të njëjtin kryetar edhe pas 36 vitesh?
Aspak!
Ose nuk e ka sjellë demokracinë, ose nuk e ka kuptuar kurrë çfarë është ajo.
Demokraci nuk është që të ndërrohen qeveritë, të plaken militantët, të largohen themeluesit, të thinjen votuesit, të mpaken shpresat, ndërsa kryetari të mbetet aty si bust prej bronzi; si idhull; si totem. Apo si relike politike që nuk e lë askush të preket edhe pse partia mund të jetë rrënuar, copëtuar, tkurrur apo kthyer në sekt.
Demokracia nis pikërisht aty ku partia nuk uzurpohet dhe aty ku me statut, pavarësisht se mund të jetë e dhimbshme për disa, largohet “lideri i përjetshëm”. Demokracia nis aty ku partia nuk trajtohet si pronë private, vula nuk trashëgohet me tapi dhe militantët nuk sillen si militarë para një “udhëheqësi” politik.
Në demokracitë normale ndërrohen liderët, sepse idetë konsumohen, njerëzit gabojnë dhe koha ecën. Vetëm në regjime, në sekte apo në parti të ndërtuara mbi kultin e individit, kryetari trajtohet si pronar i vulës, logos dhe fatit të militantëve.
Tallja më e madhe qëndron në faktin se flasin çdo ditë për pluralizëm, por brenda partisë janë autokratë, nuk durojnë as pluralizmin e mendimit apo të fjalës. Kush flet apo mendon ndryshe përjashtohet, shpallet tradhtar, i shitur, armik apo i infiltruar, i lidhur me botën e krimit, pavarësisht se nuk kanë asnjë fakt dhe “armiqtë” nuk kanë kaluar ndonjëherë me kundërshtarin.
36 vite me të njëjtin lider nuk janë demokraci. Janë histori varësie politike dhe mumifikim politik. Janë azil nostalgjik për njerëz që ende jetojnë me vitin 1990 në kokë dhe me frikën se pa “udhëheqësin historik” partia shpërbëhet si kasolle pa trarë.
Prova se partia nuk ndërtoi institucione, por investoi në adhurues. Nuk krijoi garë, por bindje; nuk prodhoi elitë, por oborrtarë. Është prova se pas 36 vitesh nuk arritën të prodhojnë asnjë figurë që të zëvendësojë plakun e përhershëm të politikës.
Fatkeqësi që një parti që ulërin çdo ditë se solli pluralizmin njeh vetëm një emër, një zë, një vulë dhe një nerv.
Fatkeqësi që kryetari i përjetshëm i idhujtarëve kundërshtarët i quan diktatorë dhe autokratë, ndërsa vetë sillet si kryetar fisi që nuk lëshon fronin as kur partia digjet, copëtohet apo katandiset në turmë militantësh që mbrojnë një njeri dhe jo ide.
Në Dhjetor 1990 u ngritëm kundër kultit të individit. Sot në 2026-ën përsëri kult individi. Humbet partia, humben zgjedhjet, humbin qytetarët, humb shpresa, ndërsa kryetari mbetet po aty me justifikime nga më qesharaket, ngaqë askush nuk guxon ta hedhë, nga frika se mos prishet miti; nbetet aty, sepse te ky mit ka investuar edhe kundërshtari politik që ta përdorë si gogol për të mobilizuar elektoratin e vet dhe ta shkatërrojë përsëri në zgjedhje; ta përdorë si alibi për të mbuluar korrupsionin dhe keqqeverisjen në këto 13 vjet.
Në vende normale e me demokraci normale liderët largohen kur humbin.
Në PD jo!
Referendumi për rikonfirmimin në Partinë e Berishës si proces është punë e tyre. Berishën duan, Berishën le të mbajnë.
Përpjekja për të na e paraqitur si demokraci, për të na e imponuar si të drejtë e të domosdoshme, për të na e justifikuar si të vetmen e të duhurën, është e ulët dhe fyese për inteligjencën tonë. Ajo mund të ketë vlerë vetëm për ca militarë, por opozitarizmit shqiptar e Shqipërisë i bën dëm!
Një parti me kryetar të përjetshëm nuk është parti demokratike, por sekt me logo.
Asnjë demokraci nuk ka sjellë PD-ja. PD-ja ka sjellë vetëm shkatërrim, grabitje, vjedhje, vrasje, piramida financiare, 1997-tën dhe bëma të tjera pa fund. Sado e çuditshme të duket demokracinë në Shqipëri e solli Ramiz Alia. Ai nxiti edhe pluralizmin politik, kur u propozoi studentëve të formonin një parti politike.
..Saliu eshte i madh ne moshe , dhe ka 36 vite kryetar....por kemi edhe Palloshin , qe eshte me i vogel ne moshe , dhe sa vite ka edhe ai ne krye te PS ??? Po kur te arrije moshen e Saliut , sa vite kryetar do jete ????......e thene ndryshe politiKARet shqiptare , adhurojne metodat e Enverit , qe rrine ne kolltukun e drejtimit te Partise , derisa tu miratohet viza e udhetimit per ne ....Sharre !!!!!
Sa qejf e paske këtë Palloshin o Dire_?_?????___Straits. Nuk le koment pa e përmendur!
U shpall referdum ne fillim nga pd,per zgjedhjen e shokut Sali Kryetare partije.Kete e mbeshteti edhe shoku Gjekmarkaj!?Ne gezimin e fitores shoku Sali deklaroi se ishte votebesim katervjecare per ate!?Shoku Gjekmarkaj mjeshtri i doreheqjeve nga doreheqjet cfare qendrimi do te mbaj pas dy diteve.Intervistojeni mi se jemi ne merak shume!?
Te Bibla, Levitiku 26:1“Nuk do të bëni idhuj, as figura të gdhendura... dhe nuk do të përkuleni para tyre.”________________________ Psalmet 115:4–8: “Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut. Kanë gojë, por nuk flasin; kanë sy, por nuk shohin...” Ky psalm kritikon adhurimin e objekteve të bëra nga njeriu. ____________________________ Nga Dhiata e Re, 1 Korintasve 10:14: “Prandaj, të dashurit e mi, ikni nga idhujtaria.” __________________________ 1 Gjonit 5:21: “Bijtë e mi, ruhuni nga idhujt.” _____________________________________ Shënim: Dakord që s'duhet idhujtarizmi në politikë në demokraci. Por mos harroni që PD e quan veten parti konservatore, pra që beson në Zot. Edhe Bibla e ndalon idhujtarizmin, por nëpër kisha e madje edhe në Vatikan ke ikona "shenjtorësh" që adhurohen. Përderisa në bibël thuhen lloj lloj broçkullash që s'kanë asnjë bazë shkencore as sens logjik, si psh te zanafilla ku thuhet se e gjithë bota doli dalë vetëm nga Adami dhe Eva, apo edhe vetëm nga familja e Noeut pas përmbytjes së madhe, e që është shkencërisht e pamundur. Mos harroni që krishtërimi nisi si revolucion politik dhe përfundoi si revolucion moral. Politika dihet që është arti i mashtrimit të masave. ________________________________ Feja e Krishterë kishte si qëllim një revolucion politik, i cili pasi dështoi, u kthye në revolucion moral. (GËTE)_____________ “Politika është arti i mashtrimit të masave.” ( Jean-Jacques Rousseau)_______________ "A s'është politika asgjë tjetër përveçse arti i të gënjyerit me qëllim?" (Voltaire)_________________ Kush mendon se feja nuk ka te bëjë me politikën nuk ka kuptuar asgjë as nga feja e as nga politika. (Gandi)
Dhe i kujt eshte faji? I rames dhe i saliut? Jo mor jo, por eshte i turmes pa koke arnaute, qe ka per te prodhuar pa fund, nga keto monstra, qe vazhdojne te sundojne per shtate pale qejfe ne kete toke europiane, mbi turmen pa koke. Pensioniste, qe sunduesit i cojne drejt vdekjes se shpejte, me stomak te thare dhe semundje pa mjekuar, dhe te tulatur, para monstres, puntore te cfrytezuar dhe trajtuar si kafshet, nga maredheniet ne pune dhe rroga e ulet, me sindikata inekzistence .Bujqesi ne drejtim te paditur, qe ministria e bujqesise u vjedh dhe parate e medha qe europa i adreson per zhvillimin e saj. Mjekesi kanibalesh, ku dhe te semureve kanceroze, u mohohen mjekimet fhe trajtimet etj,etj. Ky vend vazhdon te shkaterrohet dhe grabitet, nga bandat pushtetare, ” opozitare”, gjyqesori. Shoqeria fare e paformuar, me simptoma te agravuara te mendesive te errta orientale dhe ato komuniste, e ka te pamundur organizimin e protestes se bashkuar, perballe ketyre lloj sunduesish dhe pronaresh kanibale. Dhe individi protestues intelektual dhe puntor, eshte fare i paket dhe i vetmuar, ne revolten e tij ekstreme, per ti treguar vendin, ketyre skotave kanibale, antihumane dhe antishqiptare.
Kjo parti nuk Ka lidhje me shoqerite e lira dhe demokratike.Thjesht eshte nje sekt berishist qe e konsideron prone private prej te ciles kerkon te mbrohet me te gjitha forcat nga drejtesia.Ata qe e ndjekin ose jene puthadoredh qe pa' saliun nuk qendrojne dot ne politike ose trushpelarexwe u Ka ngel sahati ne 1991, qe ecin pas berihait qe truri nuk ju funksionon
Po me budall se ky shkrimtari Ardi Stefa nuk gjendet ne fermen tone. Ky qenka patronazhist ose ushtar i Mero Corapes.
Ku qendron budallalleku o zenel. Se qe je kafshe e fermes e pranon dhe vete.
Faji eshte i elitave Sikur te “shkolluarit” media, burokratet e zyrave te na thonin se I pari i Partise apo I qeverise eshte atje qe te na sherbej ne dhe do te jete per sa kohe ka vlere te na sherbej “ apo hapur te thote qe nje parti apo politikan eshte nje vegel e popullit per sa kohe na duhet “ atehere do te ishte ndryshe Por elitat tona na mesuan te perulemi para tyre, ti bejme heronj (hero shpallesh vetem pas vdekjes) ti shikojme si perendi e jo si njerez . Ne fshataret e shkrete (si ne te gjithe bother) kaq diime ndaj kemi elitat qe ne fakt ne Shqiperi jane me fshatare se vete ne fshataret. Mos harroni elitat qe brohorianin “ Parti Enver jemi gati kurdohere”
Sikur të ilustroje shkrimin me denancimin e rrethit të sahanlëpirësave do të ishte një nga shkrimet e veçanta.--------------------------------------------- S'ka ofiq pa rrethin e vet të sahanlëpirësave. ~~~~~~~~~~~Viktor Hygo~~~~~~~~~~~~ Plotsoje guximin bëhu si një gazetar në front lufte. As ky i fundit s'të mungon. Mos haro trimi i mirë me shokë shumë dhe këta të fundit nuk mungojnë.Politikën nuk e ndryshon drejtësia veç gazetaria.Gazetaria është një bombë e vërtetë automike për politikën. Kjo është një ide që mund të ndryshoj gazetarinë dhe si rrjedhoj dhe politikën.
E djelë. Thashë të lexoj ndonjë "të pavarur" tek Tëma. Pashë portretin e këtij Arif Stefës-sozia e Ben Imamit tek karuseli i Tëmës. Fillova ta lexoj...Nuk mund të mos mendoj: Pse është "shkurtimi" një fjalë shumë e gjatë?
Gjynah. Ti as emer e mbiemer nuk ke. Po komenton.
Shoqeria shqiptare, mediat te parat, por edhe te gjithe ata ish PD iste ose jo , qe jane kunder fenomenit si ky i nje PD-je shpellaresh, DUHEJ me kohe te KISHIN KRIJUAR NJE ALTERNATIVE te qendrueshme e te besueshme DEMOKRATIKE per Shqiperine . Ta kishin INJORUAR KOMPLET Pd me gjithe dumbabistet qe e perbejne Por JO, ne vend te kesaj, rrijne me sy e veshe nga PD, nga saliu e idiotet qe e rrethojne akoma, duke i FAKTORIZUAR, cfare do thote, cfare do teshtije... cfare do dhjese... TURP TURP TURP! KJO ESHTE CESHTJA, Paaftesia, dembelizmi per te krijuar e MUNGESE vizioni, sepse vizioni, horizonti i shqipove... arrin deri tek PD dhe kaq. Vazhdoni e merruni me saliun... "o budallenj"! Te mencurit, TRURI, kane ikur nga Shqiperia, ndaj duket sheshit IDIOTIZMI qe ka marre ne dore SHUMECKA, ne nje Shqiperi alla big brother IDIOTESH.