Unë mendoj se opozita nuk është problemi i këtij vendi. Nëse ka gjëra që nuk shkojnë mirë, padyshim që përgjegjësia bie mbi atë që qeveris. Por, opozitën unë dua ta shikoj dhe gjykoj si qeverinë e të ardhëshme, apo si alternativë të cilën mund ta zgjedh për të zëvendësuar qeverinë.
Në këtë kuadër, çfarë prodhuan të ashtuquajturat zgjedhje në PD?
U deshën muaj të tërë për të organizuar një shfaqe komike, sipas të cilës 96% e anëtarëve të PD-së votuan për Berishën.
Përtej fakti se ku ka degraduar demokracia e partive shqiptare, pyetja që duhet bërë sot për opozitën është:
A është PD sot më e fortë, pas “zgjedhjeve”?
A është më e madhe numerikisht?
A është më e aftë që të tërheqë rreth vetes jo vetëm anëtarët, por edhe qytetarë që nuk janë anëtarë të saj, por duan ndryshim politik në qeverisje?
E, mbi të gjitha: A është sot një alternativë qeverisëse më e besueshme?
Unë them JO!
Sepse, të paktën, sipas të dhënave zyrtare të PD-së, nja 2000 anëtarë të saj e refuzuan Berishën për kryetar. A mund ta mbështesin ata për kryeministër?
Berisha mund ta meritojë të jetë në krye të PD-së. Sepse ai luftoi fort, u përball me prapaskena brenda partisë dhe jashtë partisë. I mbijetoi shumë skenarëve, jo vetëm politikë por edhe diplomatikë.
Ai e meriton të jetë kryetar i asaj partie. Por a e çon dot në pushtet atë parti Berisha?
Unë them sërish JO!
Me këto të ashtuquajturat zgjedhje që bëri, Berisha tregon me këmbëngulje se nuk mund të jetë kandidati për të qeverisur vendin, sado i korruptuar dhe autokrat që mund të jetë Edi Rama.
Është trishtuese që mjedisi politik nuk po prodhon dot liderë të rinj, me parime të tjera, qasje të reja ndaj politikës, demokracisë, lirisë dhe mendimit.
PASKE BERE NJE NALIZE SI AJO THENIA AS ME Q... AS ME LESHON.KETE THUA QE E MERITON BERISHA PD POR NUK E SJELL NE PUSHTET ATEHERE PERSE JU DUHET DEMOKRATEVE KJO FANTAZEM E PA KALLUR.
Ky ravijëzim banal i pushtetit me opozitën, apo i opozitës me pushtetit mbetet narativa mavijosëshe s një retorike e të quajtur gazetari balancuese, që nuk po lë asnjë individ pa prekur, i vjetër apo i ri qoftë ai. Rrotacioni është një nevojë e domosdoshme shoqërore, por gazetarët seriozë duhet të hedhin tej keqdashjet mediokre dhe të tregojnë rrugë dhe mjete politike që ndihmojnë e jo barazitizëm pa shpresë e ide..
Po i shtoj pyetjeve të Kikisë një tjetër, që ai e ja anashkaluar. Po nëse Berisha për dy arsye kryesore, (Zoti ose Drejtësia), në muajt në vijim nuk do jetë më kryetar i PD, a vjen dot kjo parti në pushtet në vitin 2029?! Sërish, sigurisht që Jooo! Ajo parti në çdo përcaktim është berishiste, ndaj ashtu si në vitin 1990, PPSH enveriste, pati fundin e saj, ashtu do ta ketë dhe kjo. Paskëtaj, cila do jetë forma nuk e di, kjo do t'i takojë një fryme të re që është në shoqëri, apo do lindë brenda saj që ta gjejë, por ajo do të jetë e tillë, së pari duke flakur Berishën, frymën berishiste dhe gjithë berishistët fanatikë. Të kuptohemi, për atë gjëndje aty, edhe pse kryesori, Berisha nuk është fajtori i vetëm. Si përfundim PD e sotme nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojë më. Trashëgimia e saj duhet harruar dhe këto tre vjet, deri në zgjedhjet e rradhës të 2029, do të mjaftonin për të formësuar dhe organizuar një parti të re tërësisht të reformuar dhe një opozitë të besueshme si alternativë serioze përballë PS së Ramës, jo e lehtë për t'u mundur. Berisha është e keqja më e madhe e PD, po ç'është më e keqja dhe e Shqipërisë. 35 vjet, (40 në 2030), si tranzicion post diktaturë komuniste arrijnë dhe tepërojnë për të shpresuar tek ajo, ndaj nëse, dhe siç shpresojmë që deri atëhere Shqipëria të antarësohet në BE, le të urojmë që veç të tjerave, pra si shoqëri, edhe në politikë ë lindë një frymë e re, pa trashëgiminë që la pas PPSH-ja, e përfaqësuar kryesisht nga dy gjysmat e saj PS dhe PD.
Po mendon per ndonje vend te pirdh pune qe tani se shpreson nga 2032 mund te vi opozita jote ne pushtet
U mbars mali polli nje mi qeros...
Na doli m... nga fishkaraqi sali qe e hengren derrat e partise,muli,zhelali,vokshi,gjekmuti e co
PD doli ne perfundim qe belo evgjiti siguroi karriken e ngrohte dhe biznesin e politologut ne seancst e rradhes
Zoti Kikiriku! Boll na çave tr…. me retorika e lojna fjalësh ti e të tjerë si ty. Sigurisht që ambjenti i jonë poilitik deri tash s’ka prodhuar lidera demokratë. Fajtorë kryesor është Despoti komunist Salih dhe një faktor ndihmus është turma e pseudoanalistëve që i bëjnë hije atij….
po pse verdallosesh kot.Si mund te fitoje PD nga zgjedhjet per krvetar kur zgjodhi ate qe ka qene 36 vjet me pare
Na doli një ashtu që s'thuhet
Mos o Zot te behet kryeminister agron shehu Qorriai trapi tjeter PD dhe pjellat e saja Jane mut muti. Mut saliu mut I jati mut kush beri t'ane
Doli ajo qe kemi sot, belo ezmeri me pa-aftesine e tije do te tregoje qe , gjasme po ben politike, po ne fakt po punon vetem per interesa personale familjare
U doli muti sheshit, megjithese te njejtin mut kane pasur gjithnje.
Z. Kikia të kesh turp për moshën që ke sepse ti i ke jetuar të gjitha krimet e sali kërmës dhe shkruan "ndoshta saliu e meriton të jetë në krye të pd se luftoi fort" . Luftoi kundër kujt dhe për çfarë??!! Luftoi popullin shqiptar, shkatërroi shtetin shqiptar, hodhi në erë fshatin shqiptar dhe PO meriton të jetë në krye të bandës terroriste PD. Kaq. Sa për Ramën o legen shkruaj një paçavure tjetër dhr mos ja zër emrin në gojë kur flet për sali kriminelin.
Nga zgjedhjet e PD-së , doli ajo që "u mbars mali e doli një Sali " , i plakur në prag të ferrit .
Çfare gazetarie.Ibret.Si ka mundesi qe akoma vegjetojne keto tip gazetaresh si puna e ketij Kikise?