Kohë publike e çuar dëm.
Më vjen keq, po koha publike e harxhuar, kryesisht me kritikë, shpoti apo ironi, për rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, është në thelb e humbur. Kjo sepse parti ka qenë, është dhe, kështu si është ndërtuar, do të mbetet parti e Berishës.
Ky është fakt që duhet pranuar. Mund të mos na pëlqejë, por ky është fakti.
PD ka ecur gjithmonë me ciklin biologjik dhe politik të Berishës. Kur ai ishte i ri, energjik, agresiv politikisht, edhe PD ishte e tillë pra energjike, e fortë, përplasëse.
Sepse i duhej të hynte me forcë në jetën politike të vendit, që vinte nga një trashëgimi monopartiake.
Më pas, me maturimin e Berishës u maturua edhe vetë PD.
Rikthimi në pushtet në vitin 2005 erdhi me një PD shumë më të përmbajtur dhe më pragmatike sesa ajo e viteve 1992-1997. Ishte reflektim i drejtpërdrejtë i transformimit të vetë Berishës.
Por cikli biologjik nuk fal. Bashkë me moshën e Berishës nisi edhe plakja politike e PD-së. Sot ajo parti duket e lodhur, e rënduar, e kërrusur politikisht, pa energji ripërtëritëse, njësoj si imazhi që përcjell vetë lideri i saj historik.
Sot PD është jo 36, por 83 vjeç. PD e sotme vetëm ankohet (siç ankohet pleqëria) dhe flet për lavdinë e të shkuarës (siç bën pleqëria)…
Kjo sepse PD nuk arriti kurrë të ndërtojë identitet përtej Berishës. Nuk u identifikua dot fjala vjen me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Genc Rulin, Arben Imamin, Neritan Cekën. Madje as me Eduard Selamin, Tritan Shehun apo Lulzim Bashën. Le pastaj të kërkosh të identifikosh PD me Mulin apo ndonjë tjetër personazh si ai…
Në çdo moment kritik, PD zgjodhi Berishën. Dhe sot po plaket bashkë me të, krejt natyrshëm madje.
Teza se PD degragoi që zgjodhi Berishën, nuk është reale. PD është Berisha dhe se cikli i saj politik është një me ciklin biologjik të Berishës.
Prandaj debati “pse” apo “si” u rizgjodh Berisha në krye të partisë së vet është debat bosh. Kohë publike e çuar dëm.
Debati real është tjetërkund: a ka ende mundësi Shqipëria të dalë nga ky ngërç historik? A mund të çmonopolizohet opozita dhe të ndërtohet një alternativë reale politike?
Sepse, kështu siç janë gjërat sot, politika nuk prodhon më ndryshim. Pushteti mbetet i fortë, ndërsa opozita bëhet çdo ditë më e dobët, më e lodhur dhe më pa shpresë.
Për këtë të fundit mendoj se jo vetëm ja vlen koha dhe, nuk e di a na del madje…
Derisa foli Ydhi....te tjeret duhet te heshtin dhe degjojne......po ne fakt ka te drejte , mosha e partive varet nga mosha e liderit.....o Ydhi po vazhdoje kete hulumtim edhe me partite e tjera se njelloj jane ...p.sh sa vjec jane PS , PL ............o Ydhi , po kur te vdesin keta lideret , partite do vazhdojne duke nderruar solistin....apo sic ndodh me ca grupe , do te shperndahen pas vdekjes se solistit !!!!!
Ore diare,a ke familje ti,a ke ndonje hobi apo deshire per ndonje gje ne jete,por ngele pas shkrimeve te meres... Ore plak pervers,ik ore bej qefin plakes se do e kapi ndonje hamshor
Shko merr bit-coinat dhe etherium te Belind Ezmerit
Populli nuk eshte budalla te degjoje Yllken si lavjerres bythlepires sa andej-kendej sipas interesit vet sa here qe e shkelmojne nga lista per deputet.
Per sa kohe ne ate parti ka lepires dhe humbes kronik si belind kllici jo 83 por 183 vjec ka per te qene ajo parti deri sa keto shushunja te zhduken nga politika, e kane ushqyer me urrejtje partine dhe zullume cdo humbje zgjedhjes trashin xhepat dhe pronat, turp ti vije medemek opozitar
Bravo Manjani bravo. Je ne anen e duhur te historise deri sa te futet Rama ne burg
Vetëm Ty ke mbet i Ri. Kur nevojtores së Dibrës i jept hapsirë