Enver-Sali!

25 Maj 2026, 10:10Blog Nga Indrit Vokshi

Në një sondazh pati dalë se 30% në Shqipëri kanë mendim pozitiv për Enver Hoxhën.

Enveri killer. Diktator banal i cili ka djegur 2-3 breza në Shqipëri, duke mos i lejuar të jetojnë, të performojnë, të shfaqin talentin, të merren me ekonomi, art, kulturë, filma, informim etj. I nxorri shqiptarët në 1990 të pangrënë, të paqethur, të pa veshur, të vobektë, mbrapa bote, pa lidhje me civilizimin.

Mirëpo 30% pro-enveristë, sepse rininë e tyre e kanë pasur në atë kohë dhe njeriut sikur i pëlqen rinia e vet, sepse ska tjetër rini. Nuk kanë reflektuar asgjë, janë munduar t'i japin kuptim asaj jete duke e rindërtuar imagjinatën, duke e deformuar kuptimin mbi botën, duke manipuluar veten, sepse e kanë pasur të nevojshme të kenë edhe ata një rini. Duan të na thonë se kishin edhe ata rini të bukur. Dhe në përpjekjen për të zbukuruar rininë e tyre, zbukurojnë edhe diktaturën e Enverit. Frika, gojëkyçja, jeta e njeriut e pavlerë, qenia njerëzore statistikë, kanë qenë normale për kohën. Ata nuk i llogarisin këto si të çmuara e të shtrenjta, ata i zbehin e i eklipsojnë këto dhe u japin vlerë kujtimeve. Sa kujtime të bukura. Nevoja për kujtime të zbukuruara i shtyn të shmangin e të harrojnë jetën e pavlerë dhe nën mëshirën e aparatit të diktaturës, qenien njerëzore të ndrydhur sepse duhej të mbijetonte. Ndërsa një pjesë tjetër e shqiptarëve kishin reflektuar; e shihnin diktaturën si tmerr dhe si fyerje të njeriut.

Dje dhe sot bëra një sondazh të vogël në rrjete. Del se rreth 70% e njerëzve të cilët shajnë e fyejnë nëpër komente personat e tjerë, janë të moshës 55 vjeç e lart. Shanin cilindo që kishte kundërshtuar apo tallur "rizgjedhjen" e Sali Berishës në krye të pronës së tij. Sharësit janë ata të cilët e kanë përjetuar pushtetin e SB. Pushteti i SB për ta, ka kujtime të mira. Ishin të rinj asokohe, kishin miq e shokë në pushtet, kishin përfituar diçka, dikush tokë, dikush banesë, dikush rrogë qyl, dikush familjarë në shtet, e disa aksesin, miqësinë, si edhe ndjenjën krenare se ata janë sunduesit dhe munden të vendosin diçka, si për veten, si për jetën e të tjerëve.

Këta janë brezi, ose më saktë tipi i njeriut që mendon se duhet të pyetet, mendon se brezat e rinj duhet të dëgjojnë këta, duhet të ndjekin vendimin e tyre. Sepse kujtimet e tyre për një kohë të artë pushteti, janë e vërteta dhe e drejta. Sali Berisha është hiç asgjë, ai është simbol-ikona e kohës së kujtimeve të tyre, rinisë së tyre, është kujtimi i gjallë i ditëve kur ata mendonin se ishin dikushi, se ishin pushteti, ose kishin lidhje familjare ose krenarie me pushtetin. E në emër të kujtimeve të tyre ata shajnë, fyejnë, agresojnë, sepse po mbrojnë ikonën e kujtimeve të tyre. Po mbrojnë rininë e tyre.

Duan ta manipulojnë të vërtetën dhe për një çast të besojnë se rinia e tyre do të kthehet nëpërmjet ikonës së atyre kohërave. Mirëpo edhe nëse nuk kthehet rinia, të paktën simboli i cili ua kujton atë rini le të jetë aty, le të jetë çdo ditë në ekran, tua kujtojë atë kohë jo aq me fytyrë sepse fytyra është plakur por me zë, ngaqë zëri ka mbetur i përafërt. Ai simbol i mban disi gjallë tani që fëmijët e tyre si pyesin as i dëgjojnë, gjë në dorë nuk kanë më sepse iu kanë rënë pupulat, pasqyra i tregon çdo ditë e më të pabukur dhe ndjejnë se edhe në jetën shoqërore janë më të izoluar e të shmangur.

Ata po luftojnë për kujtimet e tyre, po luftojnë në gjendje dëshpërimi. E edhe për kujtimet luftohet sipas hierarkisë kulturore, injoranti lufton si injorant, harbuti si harbut, i pafytyri si i pafytyrë, ndërsa ata më të kënduarit luftojnë duke u bërë qesharakë sepse marrin guximin të shkruajnë e të shtjellojnë. Lum kush i pranon stacionet e jetës si ndalesa e stacione të natyrshme.

31 Komente

  1. D
    Dire //.//.Straits

    Enverit ti ruani bythen ju , se pavaresisht 1000 te zezave , beri edhe disa gjera te mira ,...p.sh rimekembi vendin e shkaterruar nga lufta , ndertoi uzina e fabrika prodhuese (qe keta plerat i prishen) , beri elektrifikimin , i vari prej koqesh te gjithe ata qe guxuan "te prekin pronen socialiste"......po keta te sotmit nga Saliu e deri te Palloshi cfare bene ? Mbushen xhepin e tyre dhe shkerdhyen jeten e popullit........Enveri duhet te vije nja ca vjet , te rregulloje katrahuren ku e cuan keta plerat e sotem !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po te mos ishte enveri,nuk do kishim sali

      Enveri i keq i keq,por arsimoj saliun e shume shpellare e arsimoj diren dhe e beri te pelqej muziken(jo me cifteli)dhe shume nga ne do ishim analfabete sic po behet brezi i sotem qe vetem shajne,vjedhin e drogohen... Po te mos ishte enveri sot nuk do kishim drita elektrike dhe na beri te punojme e komunistat si saliu te jepnin edhe jeten per te hipur ne varke...por beri nje gabim te madh qe solli saliun nga shpella dhe nuk e njohti

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agime Malltezi

        As Salih as Edver Ramën sdo kishim...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buried

          Po shyqyr qe te kemi ty e Malltezet e tu , Gruaja e Enverit vdiq mu pulari me televizor Iliria dhe frigorifer obodin te keqen e marsh I Enverit Sali Berisha. Vodhi Dhe pasuroj families per 500 Breda o te mjere

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qindrit Kokshi

            Jo jo moj e VariKarlos Edver Ramen do ta kishim ne cdo rast. Ai eshte destiny- ja e Delestanit. Eshte Ylli polar. Eshte mrekullia globale. Fanari ndricues I hajduterisë.

            Përgjigjjuni
      2. N
        Nostalgjia

        E pata lexu një tekst të një filozofi antik ku paraqitet dialogu mes dy të moshuarve - si të ishte shkruar sot! Flasin për rininë e tyre dhe për rininë e sotme (gjeneratat e reja), etj. Probleme dhe mendime të njëjta si sot. "Rinia e sotit nuk është siç ishim ne!". "Sa mirë ishte atëherë." Etj. Në fakt, njeriu është nostalgjik ndaj moshës rinore e jo ndaj "kohës" së kaluar, por i ngatërrojmë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ali Peza

          Se pari:Enver Hoxha qe udheheqesi i diktatures se proletariatit dhe jo diktator.Lexoni mire fjalorin shqip.Se dyti:Ai krijoi nje ushtri dhe sistem mbrojtje solide per vendin te afte per te mbrojtur çdo cm truall.Se treti ;krijoi, udhehoqi nje sistem energjitik 100% te gjelbert qe mban nevojat e vendit dhe tepricat eksportohen.Se katerti;Ndertoi industrine shum degeshe e cila punesoi tere popullsine.Beri reformen agrare e cila u hoqi tokat feudaleve dhe bejlereve te cilet me pushtetin qe kishin kishin shkruar nden vehte pasuri te pafundeme duke skllaveruar shtresat rurale deri ne varferi ekstreme.Beri intensifikimin e bujqesise deri ne modernizim.Se pesti;Ndertoi arsimin ne te gjitha hallkat ku e gjithe popullsia u arsimua ne shumicen e rasteve me arsim te mesem Shajeni sa te doni por keto merita dhe te tjera nuk duhen mohuar.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Uuuu

            Une jam pjese e atij grupi qe sistemi Hoxhes nuk na kishte qef , pasi termi i persekutuar nuk me pelqene, te gjithe ishim te rrethuar me tela me gjemba ne kufi , ne kishim nje gardhe invisible, por te gjithe jetonim te njejten vathe. Nuk e harroje nje moment behesh mbledhje per shperndarje e apartamenteve , une nga presioni familjes kisha bere nje kerkese per shtepi , e dija qe nuk me jepnin , mbarone mbledhja ata qe do mernin shtepi ishin vendosur , ne dalje te vjen nje fare Eqerem Basha qe me nderimin e sistemit u bé kryetar i PD ne lagjen Murât Çelepias me thote : Ti do shtepi e njeh veten kush je , ula koken dhe ika ...kjo eshte PD e Bufit komunist

            Përgjigjjuni
            1. "
              "Analist "

              Shumë gjëra në këtë shkrim.nuk janë përfaqësuese. Ai që shkruan më shumë është një që nuk njeh realitetin për konkluzione dhe asnjë analizë me fakte por një analizë në efir pa ditur për dy kohët që krahason rreth balancës së të vërtetës por me disbalancën që i injekton vet vetes me hipokrizinë Berishës te

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Nje shpjegim shterrues per kokbolet e djeshem dhe kokloqet e sotem

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nga Enveri tek Edveri

                  Saliu ka qene 13 vite ne pushtet (5 vjet President plus 8 vite Kryeminister) Edvini ka ne Pushtet nga 1998 si Minister Kulture pastaj Kryetar Bashkie Tirane e nga 2013 Kryeminister - pra 28 vjet ! Prandaj ate titull korigjojeni ne ENVER-EDVER.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Ta gezoni komunistin sali

                    Te ngeli qefi ty se te shan malokun qe e solli nga shpella dhe nuk u be njeri,por hajdute e kriminel

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nga Enveri te Saliu

                      Pse kryeministri Luxembourgut Jean Claude Junker qe drejtoje per 23 vjet ishte komunist . Haaaa na mbyten budallenjte. Nuk ka lidhje sa vite je ne drejtime te qeverise , por çfare ke bere kur ke qeverisur. Bufi jot komunist ka qene sekretar i PPSH doktor shurre i Hysni Kapos mik i familjes Hoxha bashkpuntor i sigurimit te shtetit dhender Serbie. Ne 1996 te kujtohet , po 1997 besoje se nuk e harrone , Po kemi 1998 grusht shteti tanket ne rruget e Tiranes...kemi akoma Gerdeci dhe kater te vrare para kryeministris pa llogaritur vrasje vjedhje tjetersim vote korrupsion galopant dhe non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Saktësim

                        Vjehrra e Sali Berishës ishte malazeze, nuk ishte serbe. Edhe Miladin Popović dhe Dušan Mugoša ishin malazezë.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Millosheviçi po ashtu!

                          Edhe Millosheviçi.

                          Përgjigjjuni
                    2. B
                      Bake

                      Po deshe shifren reale ne perqindje le te organizoje Tema si nje nder gazetat me te besushme nje sondazh me 10 figurat me te medha te kombit dhe ta shofesh sa ?l Enver Hoxha or gazetaruc apo mendjelli cfare dreqin Je???????.......... E provovi Nikoll Lesi te gazeta "Koha Jone" dhe pyete si doli sondazhi dhe besoj nuk mund ti thuash Nikoll Lesit Enverist......... Vetem po patì frike z Baze qe mos i thone Enverist nuk mund ta organizoje......... Nuk mund ta vleresosh ti apo Blendi Faqeziziu figuren e Enver Hoxhes

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Baku

                        Vetem nje burre e ka ndertuar Shqiperine ai eshte Enver Hoxha , dhe nje tjeter qe ka shkateruar Shqiperine ai eshte Sali Berrisha , kemi nje tjeter qe kerkone ta rindertoje ai eshte Edi Rama. Nuk jam Enveriste pos historia eshte kokeforte

                        Përgjigjjuni
                      2. R
                        Rrespekt indrit Vokshi

                        Indrit Vokshi eshte djale i lexuar ...por po gabone. 1- Shqiperia nuk lindi me Enver Hoxhen. 2- Nese analizojme çfare ka bere Enver Hoxha mbas 1941 .....deri ne....kemi nje bilanc pozitive qe askush nuk e ka arritur. 3- 1945 popullsia 800 mije banore kur vdiqe diktatori 3.5 milione banore. 4- 90% e popullsise analfabet, zhduku analfabetizmin. 5 - Bonifikoje vendin thau kenetat si Maliq Lushnje Durresi.... 6- Elektrifikimin e vendit mos harroni deri ne 1971 nuk kishte drita elektrike ne fshat. 7- Ndertoje universitetin. 8 - Ndertoje ushtri , polici .... 9- Ndertoje fabrika, uzina, tren , autobus prodhoheshin ne Shkodre. 10 - Pa dyshime ishte diktator pasi e kishte ne kushteute Shtete i Diktatures se Proletariatit. 11- Vrau thote dikush ( Faux ) shikoni çfare ka ndodhur mbas luftes se dyte boterore ne France, Italie ku bashkpuntoret varreshin me koken poshte. 12- Jane rrethe 9 mije te vrare per 45 vjet ku vrasjet jane mbas luftes , deri ne nje vrasje ne vite , sa vriten sot ne nje dite .....sa vrai Berrisha ne 1997 per nje muaj thuhet 5000 mije..... 13 - Hidrocentrale qe sot jane funksionel. 14 - Ishte sisteme qe u shkollua Sali Berrisha , prindin juaj dhe imi , a e kuptone qe nje femije nga Vicidoli fshati nje fshati Tropoje me prinder analfabet te mbaronte université per mjek dhe kjo fale Enver Hoxhes. Asnjehere nuk e kam dashur ate sisteme por do jeté mire mos te bejme krahasime me te pa krahueshmen...... Ta même ate periudhe se nese bejme krahasime dalim me humbje.....

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          katarakti

                          Për mua të dy palët, si ata që e shajnë Enverin, si ata që e lavdërojnë, kanë të drejtë. Enveri e ngriti Shqipërinë nga themelet. Ndërtoi një shtet normal dhe bëri gjëra të jashtëzakonshme për kohën. Por njëkohësisht ai ishte vrasës, paranojak, kriminel, tiran, që sundoi me dorë të hekurt dhe dhunë të paparë mbi shqiptarët për 40 vite me radhë. Dhe të mos harrojmë se vrau edhe shokët e tij të luftës dhe të punës, me të cilët kishte ngrënë dreka dhe darka. Aq sa është e drejtë kur thuhet se Enveri vrau 10 herë më shumë komunistë sesa gjermani dhe italiani bashkë. Megjithëse atë regjim s'e kam dashur kurrë, sot më duhet të pohoj se rezultantja e asaj kohe është pozitive. Pra ajo epokë ka pasur më shumë të mira se të këqija nëqoftëse do ta gjykosh atë epokë nga larg dhe me gjakftohtësi. Si për të mirat e asaj kohe, si për të këqijat nuk mjafton sot as edhe një bibliotekë e tërë. Pra ajo periudhë ishte bardhë e zi. Ndërsa periudha që e pasoi, për mendimin tim, është pothuajse vetëm zi. Vetëm vjedhje, korrupsion, shkatërrim, drogë, krim, prostitucion e imoralitet etj etj. Vendosja në krye të shtetit e një maloku të çmendur komunist i pa moral ishte një tragjedi e paparë për vendin.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gremina

                            Nga 1941 deri ne 1991 ka pasur te vrare nga rregjimi Hoxhes rrethe 9.400 persona numeri me i madhe rimonte mbas çlirimit deri sa arriti vitet e fundit nje i vrare ne vite.....nuk e di çfare matematike ke perdorur duke e shumfishuar ne 10 here , pasi 28 mije te vrare deshmor nga lufta nacional - çlirimitare e shumzuar me 10 = 280 mije te vrare nga Enver Hoxha..... Drejtohu shkolles....

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              dele

                              Unë kam folur për komunistët o dele, jo për partizanët. Se jo të gjithë partizanët ishin komunistë. Përkundrazi. Lexon me bythë apo si?!

                              Përgjigjjuni
                          2. S
                            Senjefi

                            Sali Karr Berisha uri mē i poshtēr nē historin e kombit mut Shqiptar i gjithi karr.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              KOCI BAKO VFLP

                              I ndrit k çun,emlr të bukur por mbiemër të fortë ke.Nuk e di se nga çfaë fads vjenlor sidoqoftë mos më përçmo dhe mos më nënvlehtëso.Unë e tërë pop.shqiptar punuam, ndërtuam,mbrojfëm dhe lamë një SHQIPËRI me UZINA,FABRIKA,KKMBJNATE E BUJQËSI INTESIVE KËTO DERI NË 1985 për më pas të them që nga 1992 dhe deri më sot Ju dhe takëmituaj e nxorët MËMËN NË ANKAND,E X'VESHËR ATË NGA TË GJITHA E MBI TË GJITHA DHE NGA DINJITETI.DIKUR THUHEJ QË:TË ZËNTË BUKA SYTË, POR DJE ISHTE E TOKËS TËNDE ,NDËRSA SOT E HUAJ,PRA ËSHTË MALLKIM.I drit RJTUE PIQU E CA SE KËSAJ QË FHUA ËSHTË SI PUNA E ASAJ BISEDËS TË BABAIT ME DJALIN KU KY I DYTI I THOSHTE TË ATIT:-BABA SE KE LINDUR TI PUNËT NË KËTË SHTËPI JAN BËRË ÇORAP.PRA NË MBYLIIE PARA SE TË HASH MENDOHU MIRË.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                N.D

                                Indrit Vokshi ENVERI si te gjith ata qe vijen ne pushtet bejen pune te mira e te keqija sipas gjykimit te secilit. Po vrau e preu sipas gjykimit tend te gjith te ndershemit por sipas gjykimit tim nukishin te tere te mir. Pjesa derremuse ishin te poshter baskpuntore te nazifashizmit . Po e poshter ishte lufta e klasave paguante biri e nipi e fisi per tradhetin e babait. Po mos zhvillimi prones private e poshter ishte e te tjra qe nuk i lejoi.Por mos harro ndertoi uzina e fabrika ,rruge, spitale ,shkolla,ushtri qe kur erdhi ne pushtet ishinshume te pakta. Por keta qe erdhen mbas Enverit nuk kishin ide per te pershtatur ekonomin socialiste ne ekonomi kapitaliste. Te vetmen gje qe dinin ishte shkaterrimi dhe vjedhja. Enveri vertet pronareve u shtetezoi pronat por hipoteken ua ruajti. Dhe c'ben demokratet qe moeren pushtetin i perdoren pronaret ne menyren me te keqe te mundeshme i ropen per se gjalli. PD erdhi ne pushtet me pretendime te medha por perfundoi ne parti HAJDUTE E VRASESE shume me keq nga Enveri ne monizem. Ndaj z.Indrit njerzit bejen krahasime dhe u del me mire e shkuara. Ne monizem ne qoft se nje shites vidhte humbiste punen e ne qoft se vjedhja ishte e madhe perfundonte ne burg. Po sot vjedhja behet per dit e me miliona pa frik madej me krenari. Ke par ne gjyqet e bera qe ndonjeri qe eshte denuar vec burgut te kete kthyer gjerat e vjedhura ?. PD po te kish kthyer pronen qysh ne vitin e pare qe erdhi ne pushtet vendi nuk do ishte ne kete gjendje qe eshte sot.

                                Përgjigjjuni
                                1. d
                                  drejtesi e munguar

                                  O gazetar qe pikpamjet e tua kerkon t'ua imponosh te tjereve me "dhune".Klasa politike e ketyre 36-viteve nuk ka asgje nga ajo qe quhet shtetformim dhe atdhe dashuri.Shqiperia ka nxierr burra qe kane lene emer per vendin.Per mendimin tim burra si:Gjergj Kasterjoti (Skenderbeu),Abdyl Frasheri (ideologu dhe luftetari i Lidhjes Shqiptare te Prizerenit),Ismail Bej Vlora Krijuesit pas nje sundimi te gjate te okupacionit turk shpalli shtetin e pavarur Shqiptar,Ahmet Bej Zogu,nje politikan qe morri nje vend ku shteti nuk egzistonte dhe ngriti gjithe institucionet e nevojshme te kohes,dhe me i fundit por shume i ndritur Enver Hoxha,qe mobilizoj popullin ne lufte per clirim nga fashizmi, rindertoj vendin e institucione,ndertoj sa mundi qe Shqiperia te krahasohej me vendet e tjera.Arritjet ishin te medha dhe vec nihilistet nuk i shohin.Keta politikan te ketyre viteve shkateruan cdo gje dhe sot nuk bie era shtet.Lavderoj keta politikane dhe gjithmon e me keq do te jemi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vokshiiiii

                                    Indrit Vokshi eshte i vogel e ka me te degjuar kohen e Hoxhes, por ajo kohe beri me shume te mira se sa te keqija. Ai sisteme kishte gabime , por nuk ja mori token pronarit dhe ja dha fshatarit si Sali Berrisha, beri kooperativ si gjithe sistemi komunist. Une nuk kam pasur prona por nuk munde ta imagjinoje qe pronen time Sali Berrisha t'ja japi tjetrit, do ishte armiku me i madhe i jetés sime. Afer Beratit ka pas qene nje ferme bujqesore NBSH ( Ndermarje Bujqesore Shteterore ) Otllak sic duket kishte dru frutore per bllokun e gjyshit te Andi Bushati shokun Hysni Kapo. Vjen gomari Azem Hajdari ne 1991 per nje fushate dhe u thote katundareve : Pemet frutore qe ju i keni kane ushqyer bllokun e udheheqjes ndaj duhen prrere , eh kur moren katundaret sopata dhe i prene te gjitha pemet...... Nuk e enderoje kthimin e atij rregjimi por kur e krahasone me sot ai rregjim ka bere Shqiperine shtete. Ndaj duhet dhene Çezarit çfare i takon atij.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Popull qe do vuaj gjithmone. .

                                      Ish Diktatori Ndertoi por ishte popull qe Ndertoi. ..Ish Diktatori vrau prehu dhe nuk kursehu as miqte dhe shoket e tije... Keshtu juve qe admironi ish Diktatori ! Zoti ju ka ndeshkuar prandaj e admironi.. Por dhe kryekrimineli tjeter penecilina po njesoje me ish diktatorin bile edhe njemojehere me keqe ....Zoti e ndeshkofte dhe I falte shpirti nga bytha ne burg...se bashku me ate florririn qe te thyer carin ne mese... apo te tjere kriminele qe kane shfrytezuar shpirterat e secilit shqiptare per tu pasuruar ... Jemi dhe vere fajtore. . .qe nuk vepruam dhe nuk veprojme qe keta kriminele tju jepet shembullore si Caucesku.... Turp per secilin shqiptare qe ske mi dhe nuk u beme sebashku ti lidhnim keta kriminele...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Popull qe do vuaj gjithmone. .

                                        Ish Diktatori Ndertoi por ishte popull qe Ndertoi. ..Ish Diktatori vrau prehu dhe nuk kursehu as miqte dhe shoket e tije... Keshtu juve qe admironi ish Diktatori ! Zoti ju ka ndeshkuar prandaj e admironi.. Por dhe kryekrimineli tjeter penecilina po njesoje me ish diktatorin bile edhe njemojehere me keqe ....Zoti e ndeshkofte dhe I falte shpirti nga bytha ne burg...se bashku me ate florririn qe te thyer carin ne mese... apo te tjere kriminele qe kane shfrytezuar shpirterat e secilit shqiptare per tu pasuruar ... Jemi dhe vere fajtore. . .qe nuk vepruam dhe nuk veprojme qe keta kriminele tju jepet shembullore si Caucesku.... Turp per secilin shqiptare qe ske mi dhe nuk u beme sebashku ti lidhnim keta kriminele...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Duhet te jesh réaliste

                                          Sipas llogjikes tende Shqiperia lindi ne 1945........me Enverin . Qe ishte diktature nuk e kundershton njeri pasi shkruhesh qarte Diktature e Proletariatit , por ka bere per Shqiperine me shume se askush tjeter..... Nuk jam Enveriste pasi ai rregjim me ka privuar gjitheçka ku prindi im me dy fakultete e denuan te punonte ne gurrore... Por nuk dua te jem emocional , vertete populli do punonte pse çfare mendone ti se duhet te punoje drejtuesit por shiko ku u kattandisen femijet e diktatorit dhe krahasoje me femijet e Sali Berrishes iliri Metes , ne pergjitjesi diktatoret vjedhin popullin dhe pasurojne femijet te familja e diktatorit Hoxha nuk ndodhi nje pike positive U thane kenetat u ndertuar hidrocentrale hekurudhe uzina fabrika ushtri e polici dhe do ta gomoshe me nje te fshire historine haaaaa jo shoku . Enver Hoxha duhet rrespektuar vdhe denuar per punen e mire dhe te keqe se ka bere . A mendone ti qe nje katundar nga Vicidoli fshat i fshatit Tropoje me prinder analfabet do behesh mjek , fale atij sistemin Sali Berrisha doli doktor.....

                                          Përgjigjjuni
                                        2. B
                                          Besniku

                                          Ky artikull nuk vlen as te lexohet e as te komentohet. Gjith ai shkrim qe mund te pershkruhet vetem me nje fjale "nostalgji", pa dhene krahasime. Nuk e di si do dilnin shifrat nese do kishte nje e-norme per varferin e si do dilte rezultati i atehershem e sot..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Realisti

                                            Po te mos ishte Enveri , shqiptaret deri ne Durres do flisnin serbisht. Ndersa nga Vlora e deri ne Sarande do flisnin greqisht. Hajt thuani jo!

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje