Ka një film me titullin “Mauritanian”, i cili rrëfen odiseun tragjik gjyqësor të Mohamedou Ould Slahi, një inxhinier me origjinë nga Mauritania, i cili në vitin 2002 u arrestua dhe u burgos në Guantanamo deri në vitin 2016, sepse dyshohej se kishte rekrutuar në Gjermani njërin prej atentatorëve të Kullave Binjake. Akuza mbështetej mbi një sinjalizim anonim, të cilit CIA zgjodhi t’i besonte dhe, edhe pse nuk dispononte asnjë provë të sigurt, por vetëm disa indicie, arriti të siguronte arrestimin e tij.
Në mbrojtje të Mohamedou Ould Slahi-t u rreshtua vetëm një avokate amerikane e të drejtave te njeriut, e cila zhvilloi një betejë ligjore që zgjati 14 vite dhe u përqendrua mbi një kërkesë të vetme, por themelore: të merrte nga autoritetet amerikane dosjen gjyqësore të klientit të saj. Pra, të mund të lexonin ajo dhe i pandehuri provat mbi të cilat mbështetej arrestimi, qoftë edhe vetëm për të provuar pafajësinë e tij, një dosje që, me mijëra pretekste ligjore, vazhdonte t’u mohohej.
Reforma në drejtësi e vendosur në Shqipëri në kushte emergjence rrezikon të përsërisë të njëjtat gabime të drejtësisë emergjente të miratuar në shtete të tjera, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke ndjekur rrëfimin e filmit, në fakt, është e pamundur të mos të vijë ndër mend beteja, në disa aspekte shumë e ngjashme, që për një vit zhvilluan fillimisht Ilir Meta dhe më pas Erion Veliaj, si edhe Ilir Beqaj dhe shume te tjere: të fitonin të drejtën për të lexuar dosjen e tyre gjyqësore dhe, rrjedhimisht, për të njohur provat që SPAK kishte mbledhur kundër tyre.
Rasti i Erion Veliajt është emblematik: fillimisht iu mohua qasja në dosje me argumentin se mjaftonte që ajo të ishte në dispozicion të avokatit të tij. Më pas iu njoh e drejta për të pasur një kopje, por vetëm në format dixhital; ndërkohë iu mohua e drejta për ta lexuar, pasi në qeli ndalohet përdorimi i kompjuterit. Më në fund, pas muajsh beteje, iu dorëzuan në qeli 60 mijë faqe të printuara të dosjes, por iu la në dispozicion vetëm një javë kohë për t’i lexuar. Dhe tani duket se po i mohohet edhe qasja në provat dixhitale, të cilat janë pjesë përbërëse e dosjes. Gjëra të tilla, pra.
Askush nuk ka ndërmend të bëjë një paralelizëm, fatmirësisht të pamundur, mes drejtësisë së Guantanamos dhe drejtësisë shqiptare, por në atë refuzim kokëfortë për të treguar provat, si në Shqipërinë e sotme ashtu edhe në Amerikën e atyre viteve, mund të dallohet e njëjta formë drejtësie. Një drejtësi “me çdo kusht”, ku të drejtat e të pandehurit zhduken përballë nevojës për të qetësuar zemërimin e opinionit publik, i cili, që prej kohës së revolucionit francez, ka një nevojë të dëshpëruar për të parë gijotinën në veprim kundër pushtetit.
“Amerika kërkon drejtësi për 11 shtatorin dhe dikush duhet të paguajë”, shpjegon një nga personazhet e filmit, ndërsa në ekran shfaqen skena protestash të qytetarëve amerikanë, pra “populli”, që kërkonin dënimin me vdekje të përgjegjësve për atentatin tragjik ndaj Kullave Binjake. “Po, dikush duhet të paguajë, por jo çdokush”, i përgjigjet një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, i ngarkuar me organizimin e procesit kundër Mohamedou Ould Slahi-t.
Ashtu siç u pa më parë me “Mani Pulite” në Itali, edhe historia e Guantanamos dëshmon se drejtësia me çdo kusht nuk funksionon. Siç kujton filmi në titrat përmbyllëse, nga 780 të burgosur të mbajtur pa gjyq në superburgun e ngritur në ishullin e Kubës, pas shumë vitesh paraburgimi, vetëm 8 persona u dënuan realisht nga një gjykatë amerikane. Sepse në Amerikë, edhe në ato vite të urrejtjes së verbër, gjykatat vazhdonin të ishin të pavarura dhe të ndara nga prokurorët, madje edhe nga ata të Guantanamos, të cilët gëzonin mbështetjen e plotë dhe kompetencat e plota të dhëna nga Shtëpia e Bardhë pas 11 shtatorit. Një ndarje mes gjyqtarëve dhe prokurorëve që sot, fatkeqësisht, ende nuk shihet në Shqipëri.
Mes qindra të pafajshmëve të liruar nga Guantanamo ishte edhe inxhinieri Mohamedou Ould Slahi, i cili e fitoi betejën e tij vetëm kur provat kundër tij u bënë publike dhe u zbulua se, si shumë të tjerë, kishte kaluar 14 vite në burg vetëm në emër të urrejtjes dhe të një koncepti të gabuar të drejtësisë. Gjyqtarët amerikanë patën lirinë dhe guximin ta pranonin këtë dhe e liruan. Në Shqipëri, a do të kishte ndodhur e njëjta gjë?
Sot, fatkeqësisht, në Shqipëri ndihet një atmosferë “drejtësie me çdo kusht”. Nuk janë vetëm të pandehurit që ketu nuk kanë të drejtë të lexojnë provat e mbledhura kundër tyre, por edhe gazetarëve u mohohet kjo e drejtë, madje edhe në fazën publike të procesit. Si pasojë, as opinioni publik nuk është i lirë të njohë të gjitha provat e mbledhura realisht nga SPAK, por vetëm ato që mbrojtja ose akuza zgjedhin të publikojnë, duke i nxjerrë fshehurazi.
Seancat gjyqësore janë të mbyllura për kamerat, siç nuk ndodh në asnjë tribunal europian, duke qenë se proceset duhet të jenë publike. Ndërkohë, të pandehurit e pranishëm në sallë, edhe kur akuzohen për vepra jo të rrezikshme, poshtërohen dhe mbahen të mbyllur në kafaz, pikërisht siç ndodhte në Guantanamo.
Paradoksi është se e vetmja pjesë e procesit e cila vërtet duhet të ishte sekrete sot është publike, pra pjesë hetimore, duke detyruar dëshmitarë dhe të pandehur ende të lirë të parakalojnë përpara kamerave, të cilave u lejohet të qëndrojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje në hyrje të SPAK-ut, të përdorura njësoj si romakët përdornin dikur furkat kaudine.
“Guantánamo e ka dobësuar pozicionin tonë moral në botë”, ka pranuar ish-presidenti amerikan Barack Obama. Dikush duhet ta shtrojë që sot pyetjen: si do të gjykohen pas 10 vitesh Shqipëria dhe drejtësia e SPAK-ut?
Pararoja berishiste ne Spak eshte trinomi Dumani-Prenci dhe monstra Olsi Dado,pa u larguar keta kriminel nga sistemi drejtesis mos prisni drejtesi.
B. Premci eshte Burre me b te madhe se dhe baben te till e ka pas, nje maskara qe mirrte ne qaf njerezit ne kufi ne hot, ma von u ba demokrat e mandej kelysh i ilirit., lodraxhijt e olsijte njesoj jane
"Si do të gjykohet pas 10 vjetësh Shqipëria dhe drejtësia e SPAK-ut...?" - thotë autori. Prokurorëve dhe gjyqtarëve tanë as u rruhet fare për këtë. Ata jetojnë me kënaqësinë e dehjes që u jep pushteti i pakufizuar dhe i pakontrolluar që u është dhënë dhe trajtimi financiar si sheikë paguar me kontributet e atyre që i llogaritin si viktima të pushtetit monarkik që u është falur. Mbi dehjen e kësaj pijeje e nuk ka asnjë lloj dehjeje tjetër. Ata nuk e vrasin mendjen për të ardhmen sepse e mendojnë veten të pavdekshëm ose vdekjen e tyre e çmojnë si diçka pas të cilët le të bëhet kiameti (kujtoni Saliun të kuptoni mendësinë e prokurorëve e gjyqtarëve të me demek Speciales).
1. Guantanamo nuk u përdor si burg mbi politikanët e korruptuar. Thënë dhe ditur kjo, nuk dihet sesi do reagonte populli amerikan mbi korrupsionin galopant siç është në Shqipëri. Ka korrupsion,madje më të madh në Amerikë,por i përket elitave ekonomike e jo fliqesirave shoqërore siç është këtu. 2. Skandali i Guantanamos është publikuar( nxjerrë në media) nga një agjend i CIA mbi shkelje të rënda ndaj të drejtave themelore të njeriut e jo nga një avokate. Shkruaj themelore,pra as ujë e as bukë e jo më të drejtat normale. 3 Orë,çfarë thotë ligji për mbështetësit e të korruptuarve? Di gjë ti belino që mbështetja ndaj korrupsionit dënohet me burg? ( Nga që do " përdridhet" disa e do bëjnë 'unlike ' pasi po them se mbrotja ndaj të korruptuarit Veliaj është edhe ajo e dënueshme,po ju kujtoj se jam ai që komentoj dje se GJK nuk mori vendim të drejtë në çështjen veliaj)
Shikoni edhe pozicionin e Ina Rames ne gjithe "Pazzle" e drejtesise se re. Ina Rama eshte ajo "lavirja e bukevardit", - siç e etiketonte Berisha atekohe, po ju kujtohet. Eshte neper titujt e gazetave te kohes "lavirja e bulevardit". Ajo eshte cope e rendesishme e pazzle
Dmth lali dhjeri dhe saliu kanë të drejtë!!
Po ik mo bq se ke marr pagesen e radhes. Tani qe te shpetojne veliajn, mendoni pak, po i japin te drejte edhe metes. Kur te marrin pagesen e radhes do i japin te drejte edhe berishes. Vetem qe klienti veliaj te vazhdoje te paguaje bolinon, bazen dhe te tjere bq si keta, jane te gatshem te bejne dhe te thone cdo gje
Va cagare bufone vuoi paragonare un ladro come lali dhjeri con uno che e stato detenuto 14 senza una avere un capo d'imputazione con un ladro con 13 acuse per 5 reati diversi. Non hai colpa no con un gironalaccio da quattro soldi in un paese povero di 3 milioni di abitanti hai fatto più soldi di Repubblica e Corriere della sera mesi insieme. Pagliaccio
Nuk ke faj Ozzy se s'kuptoke shqip, ose nese kupton shqip themi s'mbushka ozi i bones
Vetēm pēr njē gjē tē vetme Saliu paska pas 100% tē drejt pēr Ina Ramēn kur i tha LAVIRE BULEVARDI.Shikoni o shqiptar monstrēn Olsi Dadon qē nga guzhunjer Lavirja e bēri prokuror. Pa shkoll e pa tē drejt vetēm me drejtēsin e njē LAVIRJE. Mjer shqiptarēt qē nga shiu ran nē breshēr.
????
Respekte Bollino, por mjaft e mbrojtët Erionin. Nuk ka mindësi 60 mijë faqe dosje pa pasur të paktën një shkelje aty. Të ballafaqohet me gjykatën si burrë dhe mos bëjë lojëra. Sot sërish munguan avokatët demek. Lojë e vjetër kjo. Dikur na thonin ne njerëzve të thjeshtë, shko në gjykatë... Ne insistonim se ishin të korruptuara, por nuk na e fishkëllente kush. Tani na dolën problematike gjykatat demek? Tani që u kapën disa peshq të mëdhenj?
Duket si një lojë kjo mardhënia e Z. Dumani me Sali Pykën! Saliu e "shan" rëndë Dumanin në publik për t'u dukur si armiq të njëri tjetrit, nga ana tjetër Dumani nuk ndjehet për sulmet e Saliut dhe nuk shtyu përpara çështje shumë të rënda ku është përfshirë Saliu si ajo e 21 Janarit etj. Ka pikpyetje të mëdha në këtë lloj marëdhënie!
Në Shqipëri, e ashtuquajtura "Reforma në drejtësi", ishte loja, jo reforma e vërtë. Organete drejtësisë në Shqipëri janë të berishizuara, aq shumë sa, as që mund të spastrohen nga kolera saliiste. SPAK mund të mendohet "shtet brënda shtetit", ka pushtet absolut, mbi të gjithë dhe mbi gjithçka.
Mesim nese ke nje elite si ajo e SHBAse dhe nje popull me nje kulture si ajo e Amerikanve. Nese je nuk je, atehere mesimi eshte i mbrapshte e keqberes. A kemi ne nje elite si ajo Amerikanja? A kemi ne kulture e tradite si Amerikanet? Jemi ketu ku jemi pikerisht sepse kurre nuk ju pergjigjem ketyre pyetjeve