Nga Artan Fuga
Të gjithë ankohen! Disa thonë ngrohja globale, mundet, disa vrima e ozonit, mundet, disa ndryshim klime në çdo mijëra vite, mundet! Nuk kam fuqi të merrem me këto ideologji!
Di një gjë: Edhe para 50 vitesh bënte kjo vapë në Tiranë. Ndalnin edhe shkollën, ose e fillonin në tetor. Aq shumë!
Por, Tirana atëhere kishte mbrojtëse kundër vapës që ne nuk i kemi. Ishte tjetër qytetërim që vinte nga vitet 30 dhe 40, vazhdoi edhe nja 30 vjet dhe pastaj politikat i kanë dhënë dërmën!
Cfarë avantazhesh kishte për freski?
1. Nuk kishte këtë beton që e përthith nxehtësinë ditën dhe e lëshon natën.
2. Nuk kishte këta qindra mure Berlini të bërë nga ndërtesa të larta që bllokojnë korrentet e ajrit, erërave, në verë, Veri - Jug dhe Perëndim - Lindje!
3. Nuk kishte këtë qarkullim kriminal veturash që veç ndotje, ngrejnë edhe temperaturat urbane.
4. Në zemër të qytetit kishte qindra e qindra bahçe dhe kopshtije me dhjetëra pemë, vërtetë miliona, e çfarë pemësh cilësore që thithnin gjithë gazin karbonik.
5. Mijëra puse me ujë të bollshëm që me vaditjet i jepnin qytetit freski.
6. Qyteti ishte i vogël relativisht dhe rrethohej nga një zonë tepër e gjërë rurale plot pyje, të prera tani, si edhe kultura bujqësore që e lidhnin qytetin me natyrën.
7. Nuk kishte nga këta kondicionerët që ftohin brenda dhe ngrohin jashtë në mënyrë skandaloze.
8. Ndërtesat ishin me çati dhe jo mbuluar me tarraca që të gjithë nxehtësinë e përcjellin vertikalisht kat më kat.
9. Njerëzit në shumicën e rasteve punonin në banesë, si qytetërim artizanal, dhe nuk kishin nevojë t'u hipnin autobuzave në zheg të vapës duke u bërë telef!
10. Raporti midis hapësirave të ndërtuara dhe hapësira rrethuese pa ndërtime ishte ku e ku më i ekuilibruar sesa tani.
11. Avujt e shumtë të qytetit apo të zonave përreth përplasnin masat e ngrohta në malin e Dajtit dhe atje cdo ditë mblidheshin retë që cdo ditë, aty nga ora pesë a gjashtë jepnin një shi behari të fortë që të këndjellte zemrën e kështu pa fund!
I mësojnë fëmijëve këtë histori në shkollë? Apo ju mësojnë budalliqe jo komunizmi, jo kapitalizmi, jo feudalizmi?
Thonë se një rritje prej dy gradësh në qytet sjell çrregullime mendore te njerëzit. Sidomos agresivitet! Jemi më agresivë apo nuk jemi?
Ankoheni nga vapa? Kujtoni se është fatalitet? Jo, jo, ne e kemi shkaktuar!
Zoti nuk e ndëshkoi Adamin dhe Evën. Nuk ndëshkon Zoti. Zoti vetëm sa iu tha që më këto që po bëni do të vuani!
bjeri shkurt i dashur pordhesor, dmth ishte Kandahar
Jo ishte,,por është Kandahar.
KOMENTUES IDIOTE_____INJORANTE GOMARI VEC GJUAN SHQELMA ! !!! Cfare pritet prej trushperlareve... Larg tyre.................
Mire eshte te kthehemi ne kohen e ilireve dhe qerpicit e te hapim puse e te mbjellim caraca ne oborr dhe ti shembim pallatet e ta bejme si new yorku
Tani kemi Surrel dhe Linden me kapele, plus ate idotin me 4 klase shkolle qe ben kryeministrin.
Shpellaret e duan tiranen vetem bardhe lisa qe te kene mundesi te leshojne loper dhe derrat, njerez te pa civilizuar
o nastradin i doktorit te shurres se Hysnut
Ik o te shkerdhefsha shpellarin se na qelbet Tiranen sepse 4 kater klase ka qeni plak qe i lepini bythen jo grashkerdhyer qe doni shpellat dhe arinj ne mes te Tiranes
Nuk ta ka qirë mirë gruan e vajzën Rama o nastradin ? Herën tjetër .
Te shpresojme se do e lexoje edhe Lali kete artikull...nese do te kete pak kohe te lire.....jo per gje po ka kontribuar ne kete gje ne Tirane , bashke me Palloshin dhe te tjeret !!!!
O RROT K.. edhe New York, Berlini Parisi jane me pallate me kallama dhe bajga vici o vicidola
Ti ke vajtur në këto vende apo t'a ka treguar tik toku
Ngrohja edhe më e fuqishme ka qënë edhe kur nuk kishte gjithë këtë industri,por interesat për fonde krijojnë mashtrime sikur po studiojnë shkaqet. Artan Fuga i tha disa shkaqe që mund të kenë ndikim , por jo gjithëpërfshirëse.
Mire e ke o byrazer,por kujt ti qahemi ? Gje ne ne dore,nuk kishim,nuk kemi dhe nuk kemi per te pasur. Nuk na pyeten,nuk te pyeten dhe nuk kane per te na pyetur ndonjehere. Kishte shtet atij MOTi,dhe sot gjoja ka, por... na kane mbetur vetem ne kujtese ato gjera per te cilat ju me shume te drejte I rendisni ne kete shkrim... Lum kush I shijoi ato vite sa do dobet Ishim ekonomikisht,por CILESIA e ajrit ne pergjithesi ishte e mire. Sot komentet jane per faqe te zeze,sado optimist te hiqesh...
Boi shurrën baçes ( Tiranës).
Bravo profesor. Mesa duket të ka zënë vapa. Aq sa në fund e "bëre si puna e lopës" që derdh kovën e qumështit pas mjeljes. Kuptohet që je besimtar. Por kur flet për Adamin dhe Evën dhe për Zotin duhen argumenta. Kështu në qesim flasin të gjithë, edhe ata pa shkollë! Filozofët japin argumenta pse mendojnë se diçka është ashtu apo kështu, jo thesht ça besojnë në mënyrë të verbër. Psh profesor, a e shpjegon dot si filozof që je si u shtua gjithë bota nga Adami dhe Eva, dhe po ashtu si u shtua vetëm nga familja e Noeut pas përmbytjes së madhe. Se shkencërisht është e pamundur.
Nuk guxon njeriu te thote disa shkaqe per vapen ne qytete dhe vu komentet negative
Ke te drejte Artan Fuga , DORA e njeriut dhe TAHMAJA e madhe i shkateroj keto te gjitha qe numerove? Ushqimin e duam BIO po natyren , a se duam bio ? Parallinjte kane bere vila ne periferi , rreth Tiranes se duan ajer gjelberim po populli i thjeshte , edhe ne taracet si lene rehat nga depozitat e ujit , shkon temperatyra ne Muajin me te nxehte 50 grade , ne qe jemi Kati i peste dhe mbi koke kemi Taracen ? Mendo nje pensionist i shkon korenti nga kondicioneri 100000 leke te vjetra ne muaj kur pensioni eshte 200 euro ? LEMRIA
Dikur një kryebashkiak " i marrë" mori të vetmin eskavator që kishte bota, mori edhe spango, dhe filloi të prishte pallate pafund . U kundershtu dhe u kërcënua realisht, por ai tha: Të gjitha rrugët duhet të të çojnë në qendër. Jo vetëm e bëri qytetin Qytet,por edhe qendrën kulturore boterore.Për ata që dinë,e dinë edhe thënien legjendare që i thuri populli si edhe e gjithë bota. Andaj, nëqoftëse doni të fryjë pakëz flad të vetmen shpresë që ka Tirana është " ti vihet filli dhe eskavatorët"
Shkrimi më i vërterë i zotit Fuga! Gjelbërimi është mushkria e qytetit. Ku është gjelbërimi, ku?! Vetëm pluhur, kamiona, vetura, biçikleta, autobuzë, mikrobuzë dhe kudo zvogëlim të hapsirave publike. Nuk mbushesh dot me frymë! Ankohet me të drejtë njeriu, po këtu na dalin ca leshko, që veç të pështyjnë, të shajnë, të ofendojnë, të ndyjnë - këto pisllëqe dinë të bëjnë! Tirana kishte frymëmarrje, gjelbërim dhe hapsira e lulishte midis pallateve. Mjedisin e pastronin banorët vullnetarisht në fund të javës, ndërsa sot një batërdi e vërtetë, që rëndon më shumë dy shtresa të popullsisë: fëmijët dhe pensionistët... Vrulli për shkatërrim nuk ndalet. Ka hyrë derri dhe dosa në hanin pa porta dhe më keq do të bëhet.
Edhe ktu je specialist o profesor ?? Tashti dil na jep noi parashikim se kush do fitoje boterorin
KUR KATUNARIJA ZBRET DHE VENDOSET NE QYTET ATEHERE ATDHEU ESHTE NE RREZIK . KJO. ESHTE THENJE LAPIDARE. E. PREFEKTIT TE. TIRONES ZOTIT QAZIM. MULLETI
Cdo komentues i nderuar ka mendimin e tij specifik per temperaturat e larta dhe kryesisht per ndotjen e madhe dhe ndertimet pa kriter qe behen ne Tirane,por kur eci ne kembe ose dal me biciklete dua te ve ne dukje nje fenonen te piset dhe monstruoz qe ve re neper rruget dhe ne trotuaret e kryeqytetit,te cilat ndoten me pershtyma,gelbaza dhe cimcakeza,ne menyren me ordinere dhe te pacipe... Nuk ke ku te kalosh nga kjo ndotje e madhe neper rruge dhe trotuare... Para demokracise kush ka jetuar ne ate kohe,konsiderohej turp i madh te pershtyje ne rruge ose trotuar...