Nga Ylli Manjani
Nëse do të ndryshojë ndonjëherë realisht marrëdhënia mes drejtësisë dhe politikës, pika e parë duhet të jetë kjo: politika nuk duhet të pastrohet me vendim gjykate.
Në demokraci gjykata dënon fajin penal, jo politikanin. Ajo mund të kufizojë lirinë e individit fajtor, por jo të zëvendësojë votën. Të drejtën për të qenë në politikë duhet ta heqë vetëm votuesi, jo gjyqtari me vendim.
Doni ndarje pushtetesh? Ja ku është:
gjykata të merret me krimin, ndërsa politika me zgjedhjet.
Doni respekt për votën?
Mos e ngatërroni elektoratin me trupën gjykuese.
Doni gjykata të çliruara nga presioni politik?
Atëherë hiqjani nga duart fuqinë për të vendosur kush hyn e kush del nga politika. Sepse në momentin që gjykata përcakton fatin politik të dikujt, politika futet brenda sallës së gjyqit dhe gjykata futet në betejën elektorale. Duam apo sduam politika hyn aty brenda, në sallë, në dosje e madje eehe në kokën e gjykatësve.
Teoria lëngaraqe sipas së cilës kundërshtarin që nuk e mund dot me votë, duhet ta mundësh me procese penale, duhet të marrë fund. Kjo nuk është demokraci, por neveri.
Nuk zëvendësohet politika me prokurorë. As politikani me kallëzues në prokurori.
Politikani qëndron në politikë për aq kohë sa votohet. Dhe nëse dikush pyet pse ai apo ajo vazhdon të jetë aty, përgjigjja duhet kërkuar tek qytetarët që e votojnë, jo tek gjykatësi që e gjykon.
Votuesi e di më mirë se kushdo tjetër pse e mban ose pse e largon një politikan. Kjo është logjika demokratike. Edhe me koston morale që votuesi zgjedh një të përfolur apo person në kërkim, përsëri ata që zgjedhin e dinë më mirë. Ndoshta të preferuarit e tyre janë më të sajdisur se politika dhe, kjo duhe të ngritje pikpyetje për vetë politikën.
Të tjerat janë përzierje të rrezikshme mes moralit, penalitetit dhe luftës politike. Reformat nuk mund të vijojnë ti ngatërrojnë punët e shtetit me të partive.
Beteja politike e partiake fitohet ose humbet në elektorat, jo në gjykatë.
Kjo është ndarje pushtetesh.
Kjo është ndarje e shtetit nga partitë dhe nga politika e kurbanit me politikanë të ndëshkuar.
Dhe gëzuar Bajramin!
Sa gjate i re o Ydhi !!.......po bjeri shkurt ore : " Neser Gjykata e Larte duhet te liroje Lalin"....kaq e thjeshte eshte...........o Ydhi , po ti cfare there per kurban sot ? apo je i varfer , dhe pret nga padroni yt te te jape nje pjese te qingjit te tij per sevap ??? !!!
Gjykata lart do theri koqe-dashin e belo ezmerit, ne tigan me pak gjalp , te befshin mire shendet
Nuk te del e keqia po nuk komentove pak per Lali Erin. Je bo si Mero Baze, ne nje vrime i bi fyllit.
Cfaj kam une , Ydhi po i binte te njejtit fyell , por ne tonalitet tjeter , une thjesht sa e sqarova kengen e Ydhit per popullin e thjeshte...
Teorikisht, është tamam kështu siç shkruan Ylli. Po teorinë nga realiteti, sidomos ai shqiptar apo këtu rreth e rrotull, i ndan një det i tërë. Përmenda realitetin shqiptar sepse ky realitet ka një mangësi të theksuar qytetarije, ku veç të tjerave fut këtu paaftësinë e jetesës në bashkësi dhe po aq të një kulture demokratike, na kushtëzon që në kohë të caktuar, kur hallet maisen shumë, për të shpëtuar nga shkaktarët a këtyre halleve, ta harrojmë "votën"-vullnetin e popullit (e shohim për ditë se ç'bëhet me të) dhe t'i drejtohemi ose Zotit, ose Drejtësisë. Pra me këtë mekanizëm të pastër teorik i bie që në Shqipëri demokraci të mos kemi kurrë, që sipas parimit "uji që rrjedh pihet", të paktën në 4-5 vitet në vijim, rrotacioni të ndodhë vetëm kur t'i dojë menderja Saliut apo qoftë dhe Ramës?! Që Rama të rrijë në pushtet deri në 2034 dhe, po qe gjallë deri atëhere, Salihi të mbajë peng rrotacionin, pra të "mbretërojë" në opozitë? Me votë kjo po ndodh, po a është e drejtë kështu?! Po, po na duhet Drejtësia, sepse krijimi i SPAK, u bë si një nevojë emergjente e përkohshme, pos të tjerave që të pastroheshin të pandëshkueshmit e politikës (peshkaqenët e saj). A po arrihet qëllimi, a është "drejtësia e reformuar", specifikisht SPAK-GJKKO, në rolin që kërkon koha, këtë nuk di ta them sot, por e sigurt është që në Shqipëri, edhe për ca kohë misioni i saj, është domosdoshmëri.
BRAVOOO !!!!!
Dire, je një kokërr idjoti i pakorigjueshëm
Eshte nje IntelekTuHal qe fshihet pas qimeve te bytheziut belo, per te mbajtur medemek kauzen e tij te famshme te paraburgimit lalit, po harron qe populli ne fund do tja plasi ne surrat cka bere belindi ter keto vite manipulime e pabesi
Pra simbas Ydhit me bisht duhet te kalojme te pandeshkushmeria e politikanve te zgjedhur nga populli se i ka zgjedhur ata per ta vjedhur pafundesisht.Hajde llogjik juridike hajde.Gjykatat duhet te merren dhe denojne vetem popullin e thjeshte e te varfer.
Të lumtë!Këto janë aksiomat e vërteta të ndarjes së pushteteve.Duhen nja nëntë si ky Ylli në Gjykatë Kushtetuese për t'i zbatuar këto postulate ligjore.
Manjan, nga larg duket (të duket…) se luan në fushën tënde politike-jurisprudencë, por prapa perdes dhe në detaje fshihet DJALLI që ke në bark… Manjan: kush shkel ligjet e shtetit, kush përjerë shtrembër, kushqo qoftë ai, politikan, gjyqtar, prokuror, avokot (si puna jote apo e Nrecës…), shkencëtar, profesor, akademik, punëtor, fshatar, qytetar i këtij vendi duhet të japë llogari dhe të përgjigjet para drejtësisë!!! Dhe të përgjigjesh para drejtësisë do të thotë të dënohesh me një vendim të formës së prerë, pavarësisht se të vogon populli apo jo… Edhe plakun Mere e votojnë ende budallenjtë dhe trushpëlarët e PD, por kjo nuk do të thotë që të mos japë llogari para drejtësisë dhe të shkojë aty ku e ka vendin (sigurisht me një vendim të formës së preë…), për veprat e panumërta penale që ka bërë, por, pse jo, edhe për karshillëkun që i ka bërë dhe po i bën drejtësisë…
Po kur politikanet jan hajdut kush duhet ti heq ???? Ore ti manjani ….
Teorikisht keshtu duhet te jete.Po si i behet kur politikani vjedh ,gjykata nuk duhet ta denoje se eshte i zgjedhur me vote?Ketu ngaterohen gjerat.Vertet qe gjykata nuk duhet te meret me politike,por me qytetarin qe qellon te jete politikan duhet te meret, ta denoje dhe kur ai te mbaroje burgun le te vazhdoj politiken.Z.Ylli ,me politikanet tane jo gjykatat qe duhet te meren ,po duhet te meren dhe mjeket psikiater.Ata jane te semure nga babezia.Ata nuk vjedhin te sigurojne jeten e tyre po duan te sigurojne 10 breza.Per ilustrim :A mundet qe nje cift politikanesh me paga shteti te shkolloje jasht 3 femije,te ngreje nje vile madheshtore me banja dhe per macen dhe te kete dhe apartamente neper Tirane si cifti Kryemadhi-Meta?Keta nuk i largon gjykata,ata me vjedhjet e tyre largojne vehten
Vazhdon dilema egzistenciale e ketij gjitari me emrin Yildiz Manjani..
Po kur idiotët çojnë dëm emra të mëdhej të muzikës kush ndëerhyn? Drejtësia apo Vota që t’ja mbylli squpin, si këtij Dire Straits???! Z. Ylli mendoj se futet Drejtësia sepse është marionetë e politikanëve që s’marrin dot vota por që kur vijnë në pushtet e paguajë drejtësinë me flori. Siç paguan Gjin legenin me shokë…
Ka disa kohe, qe z.Manjani eshte pjekur ne mendime. Artikuj te shkelqyer,qendrime dinjitoze. Suksese shoku! Nganjehere pjesmarrja ne politik, ja ul vlerat intelektualit. U dashka te dalesh jashte vathes,sic thote Nice, qe jesh i qarte dhe produktiv.