Nga Shkupi në Tiranë dhe anasjelltas. Të rinj, popull, ushtarë, anarkistë, patriotë, studentë, juristë të nesërm…
Mirë pra, protestë. Për çfarë? Për gjuhën. Në këtë rast për gjuhën shqipe. Them ‘për gjuhën shqipe’, se nuk di të jenë bërë protesta luftarake në shesh, për gjuhën diku tjetër në botë.
Megjithatë, mirë…, protestë.
Nisi në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Erdhën edhe disa studentë nga Shqipëria. Edhe këta ‘për gjuhën’. Kam lexuar në lajme se njëri prej këtyre ‘të ardhur’ u tha se ‘ju jeni maqedonas’. Nuk bëri ndonjë mëkat, ata shtetas të Maqedonisë janë. Por kanë të drejtë tëprotestojnë ‘për gjuhën amtare shqipe’.
Duket një pamje plot çudira, edhe vlera. Se si një etnitet kapërcen kufij shtetërorë andej- këndej për të ‘mbështetur gjuhën’. A mbështetet gjuha? Gjuha flitet, pasurohet, mbahet pastër, shkruhet dhe lexohet…
Disa prej tyre që nuk ishin me mendje të qartë, thërritën në ndihmë elementë jashtë- gjuhësorë. Dikush thërriti UÇK- në, ushtri luftarake e armatosur për çlirimin e Kosovës dhe të Maqedonisë. Ajo e kreu me sukses misionin e vet që para 27 vjetësh. Luftoi me hekur, qeverisi me dorë të hekurt, u akuzua me zjarr e hekur dhe ra nga pushteti. Kur luftoi pjesa më e madhe e anëtarëve nuk dinin as shkrim as këndim. Tani thërriten të rregullojnë gjuhën shqipe.
U ftuan ‘pellazgët’ si paraardhës, u ngritën tre lloje flamujsh (kuqezi, bardheblu dhe me ylline Davidit). Edhe këta morën pjesë në rregullimin e gjuhës shqipe. Si mund të rregullohet gjuha me armë, me ushtri, me histori pellazgjike dhe me urrejtje? Punë e pa qartë.
Vetë prezenca ‘kuqezi’ e studentëve me kombësi shqiptare kishte bërë përpjekje për të krijuar motivin themelor se çfarë kërkonin. Cili ishte motivi? Motivi ishte shkruar me shkronja të mëdha në gjoksin e secilit. Ishte shkruar kështu: ‘Foli shqip’.
E lexoja motivin ‘Fili shqip’, që këtej nga Tirana. “Prit- thashë- kush foli shqip, ai që foli shqip mund të dalë”
Ishte qëllimi të thuhej “Flas shqip!’. Domethënë ‘unë flas shqip’. Por këtë nuk e bënë dot. Nuk mundën që të shkruajnë në shqip motivin e tyre për gjuhën shqipe. Dikush mund të jetojë në një shtet tjetër, me një gjuhë tjetër zyrtare, por gjuhën amtare nuk e harron as e deformon kurrë. Nuk mund ta mbrosh gjuhën me armë dhe kryengritje kur në të folmen e tëshkuarën tënde e banalizon.
Aty gjuha mu duk se nisi të mos përshtatej me studentët që shkruanin diçka në gjoksin e tyre. Gjuha është si frymorët, ajo reagon.
Ka kohë që gjuha shqipe ka nisur të reagojë kundër shtrembërimeve dhe cungimeve. Jo vetëm në Shkup, ku ka më shumë të drejtë. Në Shkup ka një ligj dhe një marrëveshje politike për ‘përdorimine gjuhës shqipe në institucione’, krahas maqedonishtes. Por pyetja shtohet se si ndihet mirë gjuha shqipe mes shqiptarësh…
Edhe në Tiranë ku u krye zgjatimi i protestës shkupjane, gjuha shqipe ndien vuajtje të madhe. Shkruhet me deformime të mëdha, flitet me pakuptimësi, degradon në trajta që nuk i përkasin kësaj gjuhe. Kur e shëmtojnë edhe ‘luftëtarët’ që thërrasin se ‘po mbrojnëgjuhën me zjarr e me hekur’, gjuha qesh nga sikleti. Sepse reagon si e gjallë.
Gjuha shqipe mbrohet nga vetë shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve. Këta janë përdoruesit e gjuhës shqipe. Të tjerë, me kombësi e gjuhë tjetër, nuk mund ta dëmtojnë gjuhën shqipe. Ata nuk kanë punë me këtë punë. Po të ankohemi ndaj ‘të tjerëve’, jemi duke kryer të njëjtin rit që kemi kryer në humbjet tona nacionale e shtetërore sa herë e kemi gjetur shkakun ‘të tjetri’. Por të tjetri ‘për gjuhën time’ nuk ka kuptim. Gjuha është i vetmi flori që nuk vidhet, i vetmi që nuk goditet nga jashtë, i vetmi që qesh ose qan bashkë me ne.
Kjo që po ndodh dëshmon për një humbje tjetër që po na avitet. Po dëmtohet gjuha shqipe prej nesh ‘shqip’. E dëmton e folura në publik, e shkruara nëinformata, e zeza mbi të bardhë mbi ligje, e ligjëruara në shkolla, e komunikuara në letërsi e arte.
Atje në Shkup i thonë ‘foli shqip’, në vend të ‘flas shqip’; ndërsa në Tiranë i thonë ‘kush tavolinë dhe kush qytet’, në vend të ‘cili’.
Këto janë vetëm një guacë mbi detin e deformimit gjuhësor.
Pp hik o Frroq se je bere bajat fare me keto traplleqe.
Lidheni, se po na tremb femijet!!!
Po ç'ti bëjmë satshoqeje more Shkodran prej Puket, qe e do të zgjidhur?!
OK , Çupi , i saktë si gjithmonë . Të dhemb zemra të dëgjosh si flasin të rinjtë sot , të vjen keq për gjuhën shqipe që është pronë e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e atyre që deformojnë . " Unë fol" thonë mijra njerëz , në vënd të "unë flas" . Dhe ashtu siç e flasin , po ashtu e shkruajnë . Për mos folur pastaj për kosovarët , që ashtu siç flasin e shkruajnë ata , vështirë t'a quash gjuhë shqipe . Po ashtu edhe në Shqipëri , disi më mirë , por plot gabime drejtshkrimore . Shpesh pyes veten " nxënësit e sotëm në shkollë a bëjnë diktime , hartime , drejtshkrim? " . Jo , zoti Frok , shkolla në kohën e diktaturës ishte me të vërtetë shkollë , ndërsa sot është thjesht sa për të mësuar gërmat . Edhe ndonjë të mirë duhet t'ja njohim diktaturës , ndonse askush nuk e dëshiron atë kohë . Përshëndetje .
E në atë kohë në M.V. ushtronim edhe bukurshkrim përveçasaj që përmende.A sot?Sot kur rastësisht të bie në dorë ndonjë dokument a diçka tjetër e shkruar me dorë, germat ngjajnë si këmba pule!!! Është për të ardhur keq.
Frok, përdorim të gabuar. Nuk ka gjuhë maqedonisht. Në maqedoni ka gjuhë sllave. Banuesit autoktonë në Maqedoni janë shqipëtarët.
Ne në Kosovë kemi Çupin tonë,Çun lajqi.Për një kockë lehë dhe lëpihet si qeni,pa ditur kujt i shërben
Ky Çupi Shuli,ka marrë pasaportë maqedone.Prandaj kaq shmë urrejtje për gjuhën tonë shqipe.Mickoja….
Jo ore Kënetas, jo. Frroku po ju tregon se ju, edhe po protestoni për gjuhën shqipe, edhe nuk dini vetë ta shkruani. Po ju porosit ta mësoni siç duhet. Se ndryshe, dukeni qesharakë. Imagjinoni një maqedonas që e di mirë shqipen letrare (dhe të tillë ka shumë), si do të qeshë me parullën tuaj: "Foli shqip"???? Por në Kosovë është edhe më keq, sepse aty e dëgjon tjetrin të thotë: " Valla u qishtu e kum adet e foli shyp"???????????? Dreqi t'ju hajë, njerëz primitivë!
Ti që vetëm arbër nuk je.Atë që dëshiron qupoja dhe ti në kokën tuaj u raftë.Rroft gjuha shqipe,për të punojmë dhe luftojmë ne…
Po,po o Toni( besoj jo peshku) e shoh sa po punojmë për gjuhën shqipe! Në çdo dhjetë fjalë në gazeta,tv,etj gjashtë deri shtatë fjalë i të huaja.Edhe pak durim dhe ggjuha sshqipedo të barazohet me ESPERANTO-n.
Ti nuk je Liqenas! Ti je një pellg me mbeturina toksike! Çupi nuk është shul, dhe as ka nevojë për pasaportë Maqedonase, qe Ti pellgaç e flet dhe shkruan: " Pasaportë maqedone" Pikërisht për këtë arsye shkruan Çupi, qe gjuha të flitet shqip dhe jo shatrapatra! Yyy analfabet funksional...!! Dhe meqense e ke për zemër shuln, duku nga Prespa...!!
Turp per Tema qe lejon nje plak kaq konfuz si frocki te beje pis dhe lesheli gjuhen shqipe. Ai thjesht e urren gjuhen tone te kristalizuar qysh ne vitin 1970.
Froku ka kohe qe nuk i ka pire ilacet qe i vinin nga serbia.Ndaj leh ne oborin e Meros
O Çupi,po mbrojnë një kauzë,një të drejtë kushtetuese e jo gjuhën si bukurshkrim. Kur të " mbarojë" mbrotja,hidhu e thuaj te qindat mbi "bukurshkrimin" letrar dhe mendor.
Çupi plakë matuf.Por “tema” më këtë shkrim kundër gjuhës shqipe dhe krah ndalimit të sajë në Maqedoni,kujt i shërben?
O Enver kari . Shkrimi i Frok Çupit nuk është aspak kundër gjuhës shqipe ( as që mund të himagjinohet) , le të jesh edhe ti aq patriot si Çupi dhe të duash Shqipërinë dhe shqipen sa ai . Po Çupi nuk shkruan për gjysëm analfabetë me 3 klasë shkollë si puna jote .