Kur dëshira bëhet më e rimbursueshme se sëmundja

29 Maj 2026, 17:23Blog Prof. Dr. Perlat Kapsyzi

 

Kur dëshira bëhet më e rimbursueshme se sëmundja

Lexova një lajm në media ku paraqitej si një sukses i ri rimbursimi i terapisë hormonale shumë të kushtueshme për personat transgjinorë.
E pranoj se u habita. Jo për shkak të personave transgjinorë si individë, të drejtat dhe dinjiteti i të cilëve duhen respektuar si të çdo qytetari tjetër, por për shkak të pyetjes që ky vendim ngre mbi prioritetet e një sistemi shëndetësor me burime të kufizuara.
Çfarë është në të vërtetë rimbursimi publik? Një instrument për të trajtuar sëmundjen apo një mekanizëm për të financuar çdo nevojë që shoqëria e konsideron të rëndësishme?
Rimbursimi publik ka lindur si një instrument solidariteti ndaj sëmundjes, paaftësisë dhe vuajtjes që individi nuk mund ta përballojë vetë. Ai nuk është krijuar për të përmbushur çdo dëshirë apo aspiratë personale, sado e rëndësishme të jetë ajo për individin. Nëse identiteti transgjinor nuk konsiderohet sëmundje apo çrregullim që kërkon korrigjim mjekësor, atëherë mbi çfarë parimi shëndetësor mbështetet rimbursimi i këtij trajtimi? Nëse argumenti është vuajtja psikologjike, atëherë lind një pyetje tjetër. Përse i njëjti standard nuk zbatohet për të gjithë?
Nuk është rastësi që letërsia klasike, nga Balzaku e deri te autorë të tjerë të shekullit XIX, i ka kushtuar aq shumë vëmendje vuajtjes që mund të shkaktojë perceptimi i pamjes së jashtme edhe tek grate. Perse ato nuk duhet të rimbursohen për nderhyrjet e tyre estetike?
Anomalitë kongjenitale, deformimet fizike, pasojat e traumave, mungesat anatomike apo defektet e dukshme trupore mund të shkaktojnë po aq, e ndonjëherë më shumë, vuajtje psikologjike, izolim social dhe humbje të vetëvlerësimit.
Ky vendim ngre pikëpyetje edhe për mijëra pensionistë që jetojnë me pensione minimale dhe shpesh zgjedhin mes ushqimit dhe ilaçeve.
Përballë pacientëve me sëmundje kronike, trajtimet e të cilëve mbeten të parimbursuara ose pjesërisht të rimbursuara.
Për pacientë me anomali estetike apo funksionale të lindura, normalizimi i të cilave nuk financohet nga shteti.
Përballë pacientëve me kancer, të cilët shpesh nuk marrin terapitë më bashkëkohore sepse konsiderohen tepër të kushtueshme.
Ndaj mungesës së aparaturave moderne diagnostike dhe terapeutike në shumë institucione shëndetësore.
Në demokraci, të drejtat individuale janë themelore dhe duhen respektuar. Por asnjë e drejtë nuk është absolute. E drejta e individit përfundon atje ku fillon dëmtimi i interesit të përbashkët të shoqërisë. Kur bëhet fjalë për fondet publike, debati nuk është më vetëm mbi atë që dëshiron individi, por mbi atë që shoqëria mund dhe duhet të financojë. Dëshirat, zgjedhjet dhe liritë individuale nuk mund të prevalojnë automatikisht mbi nevojat që burojnë nga sëmundja, paaftësia dhe mungesa e trajtimit.
Nëse shoqëria vendos që cilësia e jetës dhe vuajtja psikologjike janë kritere të mjaftueshme për rimbursim, atëherë ky parim duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Përndryshe, krijohen kategori të privilegjuara të vuajtjes dhe kategori të harruara të saj.
Ndjen pështjellim si profesionist,  kur sheh se burime të kufizuara po gjejnë rrugë drejt prioriteteve të debatueshme, ndërkohë që përditë përballesh me pacientë që nuk marrin trajtimin që u nevojitet për shkak të kostos.
Si pjesë e personelit mjekësor, ndër vite i përballur me mijëra raste ku diagnoza pasohej nga dhimbja e mungesës së trajtimit, ky lajm më ngjall atë ndjenjë parrahatie që të shkakton qumështi i prishur kur e nuhat ose përballja e papritur me një makinë varrimi. Jo sepse kundërshton ekzistencën e tyre, por sepse të paralajmërojnë se diçka nuk shkon.
Thuhet në pak media se nuk do ketë rimbursim, kur në po këto media gërmëzohen deklaratat se mjekimi do të bëhet pranë QSUT Nënë Tereza.Cdo protokoll perfundimtar ose jo,  pasohet heret ose vone me listen e rimbursimit të medikamenteve kryesor.       Deklaratat që nuk do të ketë rimbursim, për ne profesionistët,  kanë efektin bezdisës të  tingullit  të teneqtë të një guri të hedhur kuturu sa për të kaluar radhën.
Pyetja nuk është nëse duhet respektuar një grup i caktuar njerëzish. Sigurisht që po.                                                           Nëse vuajtja psikologjike bëhet kriter për financim publik, ku vendoset kufiri kur fondet nuk mjaftojnë për të gjithë?Kush duhet të jetë i pari në radhë?
Me shumë se sistemit shëndetësor kësaj pyetje i takon ti japi përgjigje vet shoqëria.
 
 
 

8 Komente

  1. p
    pap

    Sinqerisht, komplimente, Dr!!!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Napoleon

      Europa e b eqirave.......kjo eshte......kam vene re se beqirave po ti japesh Pak mbeshtetje duan ta kethejne gjithe shoqerine ne LGBT..... QE jo vetem te pranohen por dhe te komandoje shoqerine....dhe nqs LGBT Jane njerez me probleme dhe nuk duhen keqtrajtuar spese shumica e tyre eshte ndryshe Jo per faj te tyre , por nuk duhen lejuar te komandojne e orientojne njerzit normale........spese nuk do mirej vesh asgje me se ne c drejtim do shkonte shoqeria njerzore

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylli

        Bravo

        Përgjigjjuni
        1. S
          Selitasi

          Bravo Dr. Kapisyzi. Nese eshte miratuar kjo thagme, ne nje kohe kur pensionistet po marin barnat me pagese se nuk rimburesohen, kur te semuret onkologjike nuk i bejne te plota ciklet e mjekimit me citostatik eshte per te vene duart ne koke. TURP PER K/ MINISTRIN TURP PER KETE MINISTRE .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pallatet e aviacionit

            Njeri, shkencetar, bravo miku im i vjeter!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni

              Te lumte goja doktor ke prekur nje teme shume te ptekshe.per shembull per diabetiket fishat qe jepen me ribursim. tregoje 40 njesi me pak apo pesioniste jane te ikin sa me shpejt disa ilace te tjera per semundjet ezemres ju hoq 70 perqind ribursimi etjer apo te rrojne beqirat se keto te cojne perpara numrin e popullise

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shaqo

                Shume i sakte, konciz dhe i qarte profesor. Ne radhe te pare ata qe luftojne me vdekjen per te fituar jeten. Transgjinoret mbeten te fundit ne radhe, dhe do te trajtohen kur buxheti i shtetit te jete qindra miliarde dollare. Te mos i bejme gropen vetes ne duart tona.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klodi

                  Shume dakort me ju profesor. Eshte sarkazem e frikshme te lesh femijet me leucemi pa terapi, apo pacientet qe kerkojne transplante, apo pacientet me diagnoza neurologjike dhe te te bie ndermend per pune te tilla.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje