Kufizimi i lirisë për drejtues politik duhet të ndodhë me vendim të formës së prerë

28 Maj 2026, 18:00Blog TEMA
Kufizimi i lirisë për drejtues politik duhet të ndodhë me

Nga Ervis Iljazaj

Pavarësisht se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për rastin e Erion Veliajt sot, çështja thelbësore është nëse drejtësia duhet të vendosë një standard të caktuar në raport me drejtuesit politikë apo më ata persona që kanë patur ose kanë funksione të dala nga vota e qytetarëve shqiptarë. Në kuptimin që duhet të vendosë masë të heqjes apo kufizimit të lirisë gjatë procesit apo duhet ta bëjë këtë vetëm me një vendim përfundimtar të Gjykatës së Apelit?

Erion Veliaj edhe mund të jetë i lirë sot nëse Gjykata e Lartë vendos që kufizimi i lirisë së tij është një masë jo proporcionale, por gjithsesi kjo nuk e zgjidh çështjen. Nuk është fjala për politikanë, funksionarë apo deputetë të caktuar, por për drejtues politik apo funksionarë të zgjedhur nga vota e qytetarëve nga të cilët varet dhe jeta politike dhe demokratike e Shqipërisë.

Është koha që ky standard të vendoset, pasi aktiviteti politik është një element i rëndësishëm demokratik dhe ka arsye shtetërore që mund të çojë në një standard të caktuar. Sigurisht drejtësia ka arsyet e saj si në rastin e Erion Veliajt, Sali Berishës, po ashtu edhe në atë të Ilir Metës, dhe askush nuk mund t’i paragjykojë ato. Por, për hir të klimës politike dhe demokratike të vendit është mirë që drejtuesit politikë apo edhe ish drejtues institucionesh kushtetutese si ish president, ish kryeministër të hetohen në gjendje të lirë deri në një vendim përfundimtar. Vetëm në raste të caktuara apo ekstreme mund t’i hiqet liria drejtuesve politikë, në mënyrë që aktiviteti politik të zhvillohet lirshëm, pasi është një e drejtë që secili grupim apo parti ka të drejtë ta zhvillojë. Është e qartë se nëse drejtuesit e një partie politike janë në masë kufizimi lirie kjo e bën garën demokratike të pabarbartë.
Dhe gara demokratike është kusht thelbësor në një shoqëri të lirë. Sigurisht nëse kushtet janë ekstreme, drejtësia ka të gjithë të drejtën që ta kufizojë lirinë, por vetëm kur nuk ka zgjidhje tjetër.
Ne kemi arritur në një pikë që opozita shqiptare, ndoshta me të drejtë, ankohet se drejtuesit e saj janë në hetim, apo kufizim lirie dhe kjo, sipas saj, është përdorje politike e drejtësisë kundër saj. Edhe pse unë mendoj që kjo nuk është asbolutisht e vërtetë, por përsëri për të shuar të gjithë konfliktin politik që sjell një konflikt shoqëror, drejtësia duhet të kufizojë lirinë e drejtuesve politikë apo drejtuesve të instucioneve të caktuara vetëm me një vendim përfundimtar

Më në fund drejtësia po heton njerëz me pushtet si asnjëherë më parë. Të gjitha nivelet e drejtuesve politikë apo drejtues institucionesh kanë provuar të shkojnë njëherë në dyert e SPAK, dhe kjo falë punës kundër korrupsionit të drejtësisë së re. I vetmi që nuk e ka provuar këtë gjë është kryeministri në detyrë. Dhe akuzat e opozitës, janë pikërisht në këtë drejtim kundër drejtësisë. Pse liderët e opozitës dhe jo kryeministri? Gjë e cila në pamje të parë edhe mund të qëndrojë si akuzë, por e vërteta është pak ndryshe.
E para, është lajmi i mirë që standardi i drejtësisë shqiptare matet me arrestimin ose jo të kryeministrit në detyrë. Kurrë më parë në Shqipëri nuk e kemi patur këtë luks. Përditë në mediat shqiptare flitet për arrestimin ose hetimin e kryeministrit për ta konsideruar drejtësinë e pavarur. Kjo tregon nivelin e pavarësisë, sidomos të SPAK dhe GJKKO-së.Kjo s’ka ndodhur asnjëherë në 35 vite tranzicion në Shqipëri.

Ajo që duhet diskutuar është fakti që edhe drejtësia të bëhet por edhe gara politike të mos prishet apo të mos deformohet. Të gjithë duhet të shkojnë përpara drejtësisë dhe të japin llogari, dhe kjo gjë po ndodh falë punës së SPAK. Por ama, ekzistojnë dhe disa arsye përtej drejtësisë që duhet respektuar. Drejtësia nuk duhet të jetë në revansh ndaj politikës njësoj siç kjo e fundit ka bërë kundrejt saj për 35 vite.
Përkundrazi, duhet të shërbejë jo vetëm për drejtësi individuale por edhe për atë politike dhe sociale. Në fund të fundit ky është misioni kryesor i saj. Ajo që duhet të bëjë SPAK apo GJKKO me akuzat e ngritura ndaj drejtuesve politik është përfunimi i këtyre procesve në një kohë relativsht të shpejt. Sa më shumë vonohen, aq më shumë krijohen dyshime politike dhe ulet besueshmëria te institucionet e drejtësisë të re.

Marrë nga Mapo.al

3 Komente

  1. J
    Jugu

    E hengre dhe ti nje luge corbe. Te befte mire. Ka hedhur ne treg Veliaj pare te madhe. Merre dhe ti nje kokce.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dudushi

      Ky fare Ervis Iljazaj nje gazetar i shkolles se Henri Cilit qe e ka suuratin si taleban apo me mire si mi haleje guxon edhe te jape leksione idiote sistemit te drejtesise. Nuk e di ku e ka mesuar kete ky mi haleje por ne cdo shoqeri marredheniet jane te shkruara me kode, ligje e procedura qe te zbatohen, ndersa ky b.q shpik shkollen e korrupsionit te Henri Cilit. qelbesire qe duket nga surrati!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dudushi

        Ky fare Ervis Iljazaj nje gazetar i shkolles se Henri Cilit qe e ka suuratin si taleban apo me mire si mi haleje guxon edhe te jape leksione idiote sistemit te drejtesise. Nuk e di ku e ka mesuar kete ky mi haleje por ne cdo shoqeri marredheniet jane te shkruara me kode, ligje e procedura qe te zbatohen, ndersa ky b.q shpik shkollen e korrupsionit te Henri Cilit. qelbesire qe duket nga surrati!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje