Mbi 45 ikona të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do udhëtojnë drejt Francës!

6 Qershor 2026, 11:13Kulturë TEMA
Mbi 45 ikona të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do

Mbi 45 ikona të përzgjedhura nga fondi i pasur i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të prezantohen për herë të parë në Francë, në ekspozitën “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, e cila do të çelet më 13 qershor në Musée des Beaux-Arts de Chambéry. Ministri Blendi Gonxhja e bëri të ditur lajmin në një postim në rrjetet sociale.

Ekspozita, që do të qëndrojë e hapur deri më 13 nëntor, përbën një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe një hap domethënës në promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë shqiptare. Ajo realizohet në kuadër të bashkëpunimit mes Korçës dhe Chambéry-t, me mbështetjen e institucioneve kulturore shqiptare dhe franceze.

Publiku francez do të ketë mundësinë të zbulojë një pjesë të veçantë të artit ikonografik shqiptar përmes veprave që dëshmojnë mjeshtërinë artistike, historinë dhe dimensionin shpirtëror të traditës sonë shumë shekullore. Ekspozita vë në pah veçantinë e artit të krishterë mesdhetar dhe dialogun e tij me traditat artistike evropiane.  

Veprat e ekspozuara janë pjesë e koleksionit të jashtëzakonshëm të Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, i cili administron një nga fondet më të mëdha të ikonografisë bizantine dhe pasbizantine në botë, me mijëra ikona dhe objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare.  

Kjo ekspozitë synon të afrojë publikun evropian me një trashëgimi artistike ende pak të njohur jashtë vendit dhe të forcojë më tej urat kulturore mes Shqipërisë dhe Francës.  

A.K./TemA

2 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    dhe me keto ikona kristiane orthodhoxe do te dal pseutoistoriani turk Xhufka e te mburret mes Parisit per origjinen e tij... autochthonous...... gezuar ramazonin!!!

    Përgjigjjuni
    1. n
      nga teqja e surrelit

      Keto ikona jane ato, qe e prezantojne shpirtin europian historik te Shqiperise sone, ne te kundert me ato cfaqje bythperpjetesh qe mbushin sheshet e ketij vendi, qe vazhdojne ti falen dushmanit denatyrues aziatik dhe konsideruar armik, heroin tone kombetar Gjegj Kastriotin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje