Një konflikt mes dy personave është shënuar sot rreth orës 13:35 në Velipojë.
Sipas njoftimit të policisë gjatë sherrit ata kanë përdorur edhe sende të forta, teksa është qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.
2 personat e përfshirë në sherr kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë
Lini një Përgjigje