Amnistia penale në Kuvend, Gogu: Nuk përfitojnë të dënuarit nga GJKKO

8 Qershor 2026, 13:40Kronika TEMA
Amnistia penale në Kuvend, Gogu: Nuk përfitojnë të

Në Komisionin e Ligjeve po prezantohet projektligji për amnistinë penale nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu, i cili pritet të kalojë për votim në seancën plenare më 18 qershor. Në mbledhje nuk ka marrë pjesë opozita, me përjashtim të deputetit demokrat Arjan Ndoja.

Ministri Gogu theksoi se nga amnistia nuk do të përfitojnë personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke nënvizuar se ligji synon të bëjë dallimin mes personave që paraqesin rrezik dhe atyre për të cilët, sipas shtetit, është arritur qëllimi i dënimit.

Sipas projektligjit, amnistia nuk prek të drejtat civile të viktimave dhe lidhet vetëm me marrëdhënien mes shtetit dhe autorit të veprës penale.

Gogu sqaroi se përfitojnë lirime të menjëhershme: burrat e dënuar deri në 3 vite ose me më pak se 3 vite të mbetura dënim, gratë e dënuara deri në 4 vite ose me më pak se 4 vite të mbetura, personat e moshës 60 vjeç e sipër (burra) dhe 50 vjeç e sipër (gra), si dhe të miturit në momentin e kryerjes së veprës penale.

Po ashtu parashikohet ulje dënimi për të gjithë të dënuarit me 1 vit, ndërsa për gratë dhe të miturit ulja shkon në 1 vit e gjysmë.

Nga amnistia përfitojnë edhe procedimet për vepra që dënohen deri në 3 vite, me përjashtim të veprave të rënda si vrasjet, krimet seksuale, trafikimi, terrorizmi, korrupsioni, krimi i organizuar, veprat zgjedhore dhe pastrimi i parave, si dhe rastet nën juridiksionin e SPAK dhe GJKKO.

Sipas ministrit, në sistemin penitenciar aktualisht ndodhen 4769 persona nga 5292 vende, dhe pas amnistisë pritet një ulje rreth 10% e popullsisë së burgjeve.

4 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!

    Amaaaaaaan nxirreni dhe Lali Beun , se ngordhi ne qeli , Palloshi nuk ia var , PS nuk ia var ...ka edhe 1 jave qe as Mero s'po ia var !!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjygjetari i pa kualifikuar

      Pse duhet te perjashtohen ata qe jane denuar nga GJKKO? A jane ata qytetare te ketij shteti qe ka nje Kushtetute

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enveri

        Vendime antikushtetuese, sic eshte antikushtetuese edhe ekzistenca e hetuesise te Aranit Celes me letra anonime! Minister loqe, ne sherbim te 2 plehrave Sali

        Përgjigjjuni
      2. "
        ":;'

        Personat e dēnuar kan probleme tē shēndetit mendor, ku pas amnistis, disa do vrasin veten, disa do vriten,disa do burgosen nē vēnde tē BE-sē dhe disa do mbushin bulevardin para kryeministris nē protest.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje