Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së dielës në Shijak.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhen detaje në vijim.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një konflikt mes dy të rinjve.
Mësohet se i lënduari është B.Guri.
Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.
Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (
Lini një Përgjigje