Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

7 Qershor 2026, 14:00Kronika TEMA
Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike,

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Durrës, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në ambientin e një PlayStation-i ku ishte i punësuar.

I riu u arrestua gjatë operacionit të koduar “PlayStation”, i organizuar nga strukturat antidrogë të policisë së Durrësit, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Sipas hetimeve, 20-vjeçari me inicialet D.M. shpërndante në doza kokainë, heroinë dhe kanabis në ambientin ku punonte. Aktiviteti i tij u dokumentua pas veprimeve hetimore të kryera nga policia.

Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan 69 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë (crack), 23 doza lënde narkotike të dyshuar heroinë, si dhe një sasi kanabisi.

Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

Lini një Përgjigje