Plagosje me armë në lagjen ’24 maji’ në Vlorë/ Autori lëvizte me motor, qëlloi 30 vjeçarin sapo doli nga lokali

7 Qershor 2026, 19:10Kronika TEMA
Plagosje me armë në lagjen ’24 maji’ në Vlorë/

Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë, pranë rrethrrotullimit të Çoles, në lagjen “24 Maji”.

I plagosuri dyshohet të jetë qëlluar në këmbë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me motor, ndërsa dyshohet se i plagosuri është rreth 30 vjeç dhe sapo kishte dalë nga një prej lokaleve të zonës.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes.

Lini një Përgjigje