Begaj takon Jandroković: Kroacia mbështetje e palëkundur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

8 Qershor 2026, 14:40Politika TEMA
Begaj takon Jandroković: Kroacia mbështetje e palëkundur për

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot, 8 qershor, Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandroković.

Gjate këtij takimi, Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet shumë të mira e miqësore me Kroacinë, të nxitura nga prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme dhe i njëjti vizion i të dyja vendeve për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.


“Një rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre marrëdhënie”, theksoi Presidenti i Republikës, ka luajtur edhe bashkëpunimi ndërparlamentar i dy vendeve”.

Kreu i Shtetit theksoi mbështetjen e vazhdueshme politike të Kroacisë për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por dhe ndihmën teknike, duke ndarë përvojën dhe ekspertizën e saj gjatë gjithë procesit të pranimit.


“Rruga juaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian vazhdon të na frymëzojë, duke treguar se reformat e vendosura, të udhëhequra nga një vizion i qartë evropian, sjellin rezultate të prekshme për qytetarët dhe të gjithë rajonin”,theksoi Presidenti i Republikës gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë.


Kreu i Shtetit nënvizoi, gjithashtu, angazhimin e Shqipërisë për të përmbushur qëllimin e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke vënë në dukje rezultatet konkrete të reformave të zbatuara vitet e fundit, të cilat janë njohur nga partnerët evropianë.


“Ndërsa Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare, fokusi do të jetë në mbylljen e kapitujve dhe finalizimin e negociatave”, theksoi Kreu i Shtetit, duke shprehur bindjen për mbështetjen e palëkundur nga Kroacia dhe parlamenti i saj.

“Fqinjësia e mirë dhe fryma bashkëpunuese duke parë nga e ardhmja janë thelbësore për një rajon të sigurt dhe të begatë”,  theksoi Kreu i Shtetit.


Në këtë kontekst, Presidenti Begaj shprehu se Shqipëria e vlerëson angazhimin për të mbështetur integrimin e plotë të Kosovës në strukturat rajonale dhe Euroatlantike.

1 Komente

  1. C
    Cpo na shohin syte

    Baromi, paska gjetur veten tek ” haxhiu” kroat.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje