Teherani zyrtar ka reaguar për herë të parë pas akuzave të kryeministrit Rama se Irani po zhvillon luftë hibride ndaj Shqipërisë dhe se ka lidhje me protestat që po zhvillojnë qytetarët shqiptarë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.
Ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei i cili i ka cilësuar këto akuza të Ramës si “Qesharake”.
“Irani po përdoret si justifikim për të shmangur përgjegjësinë përballë popullit shqiptar. Këto akuza janë një model i përsëritur nga qeveri që kërkojnë afrim me regjimin sionist. Në vend që t’u përgjigjen kërkesave legjitime të qytetarëve, autoritetet shqiptare zgjedhin të hedhin akuza qesharake ndaj Iranit”, deklaroi Baghaei.
Ai shton se qytetarët shqiptarë “janë mjaftueshëm të zgjuar për të mos besuar pretendime të tilla”.
Përplasja mes Tiranës dhe Teheranit nuk është e re. Ajo daton që nga viti 2013, kur Shqipëria, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, pranoi të strehojë në territorin e saj mijëra anëtarë të organizatës Mujahedin-e Khalq, një grup opozitar iranian që ndodhet në kampin e Manzës, pranë Durrësit.
MEK konsiderohet nga autoritetet iraniane si organizatë terroriste dhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të regjimit në Teheran.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria dhe Irani kanë pasur përplasje të vazhdueshme diplomatike, sidomos pas sulmeve kibernetike ndaj sistemeve shtetërore shqiptare, për të cilat Tirana zyrtare ka akuzuar drejtpërdrejt Teheranin. Kujtojmë edhe sulmin që bëri ndaj Shqipërisë, ish lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei, duke e quajtur vendin tonë si “vend i vogël djallëzor”.
Po mos te pergjigjej Irani fare do thoja qe Irani akuzohet kot. Por kur del ky dhe i qan hallin Shqiptareve, apo kur Tirana do ti afrohet regjimit sionist??? Kur investimi ska lidhje me Izraelon dhe leket i hedhin disa arabe, athere i bie qe palloshi ka te drejte
Spitali nr.5 ne Tirane njofton te gjithe te interesuarit se eshte ne gatishmeri te plote 24 ore , per te gjithe ata qe vuajne nga psikozat impulsive delirante dhe mania nga "pushtuesit e huaj" , kemi nje pavion te vecante per vip-at politiKARe , dhe gazetare te shqyer ...!!!!!!
Kameney:te dhjefsha Shejton rrasatin o citjonezi..... hahahaha!
Spitali nr.5 ne Tirane njofton te gjithe te interesuarit se eshte ne gatishmeri te plote 24 ore , per te gjithe ata qe vuajne nga psikozat impulsive delirante dhe mania nga "pushtuesit e huaj" , kemi nje pavion te vecante per vip-at politiKARe , dhe gazetare te shqyer ...!!!!!!
Dire Straits e ke trurin në vëlim, bëj pak pushim.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Karmenein e madh ja hodhi amerika bolet ne ere, tani na ka ngel Kamenei i vogel mos e prishni kulturen 5000 vjeqare te Persis, uluni dhe diskuton ose pregadituni qe izraeli mos te ekzistoj Hajde