Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi dy ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, pranë Novoselës.
Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Erjona Mato, një qytetare e njohur nga shumë banorë të Vlorës.
Erjona Mato, e cila po kalonte autostradën në momentin kur u përplas nga një automjet, rezulton se kishte disa vite që jetonte rrugëve të Vlorës, pasi ishte e pastrehë.
Ajo jetonte në godina të braktisura dhe vitet e fundit kishte qëndruar në lulishten pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë.
Edhe pse kishte kërkuar ndihmë nga institucionet lokale, nuk janë marrë masa për ta ndihmuar.
Ndërsa mediat lokale bëjnë me dije se Erjona, disa vite më parë, i kishte kërkuar ndihmë gazetarëve për të gjetur vajzën e saj, e cila i ishte marrë nga institucionet për shkak të pamundësisë së saj për t’u kujdesur.
Po ashtu, bëhet me dije se Erjona shpesh ndihmonte në pastrimin e lagjes dhe ishte një person i qetë.
Vdekja e saj ka tronditur qytetarët e Vlorës, të cilët kanë reaguar të prekur për humbjen e saj dhe kanë kërkuar llogari nga autoritetet që, sipas tyre, nuk kanë marrë masa për ta ndihmuar.
Shpellaret ose si ta them qytetaret e vlores duhet te kujdeseshin me pare per kete grua pa perkrahje jo sot qe nuk jeton me,demokracia i ka zhbere njerezit
Citjonezi,turp per ti.....
12 milion turistēt e Ramēs nē 2025, do e kishin bērē gruan më tē pasur tē Vlorēs po tē ishte e vērtet.Kēshtu do vdesim tē gjithē parakohe.S'do kemi fat tē jetojm sa Kadare, Servet Pēllumbi apo Nexhmie Hoxha, pasi punē nuk kemi, shtēpi nuk kemi, sēmundje kronike me ilaqe tē skaduara po pērballemi, dhe atē pak ushqim qē arrijm tē sigurojm, ose ēshtē i skaduar ose kancerigjen.
qytetaret e vlores thote ky.......ti biesh vlores kembe me kembe an e mban nuk gjen piken e qytetarit por vetem njerez te egersuar e te djersitur per miliona qyl duke vjedhur pronen e tjetrit e hashash e kanabis ...e duke vjedhur fondet publike .......e duke genjuar njerzit me reklama fallco per disa baraka arrixhinjesh te quajtura gjasme hotel ........milioner qyl .....tipike gjakdhjerike ........