VIDEO/ "Doktor, e japim 80% me letra me vlerë" - Ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dëshmon sot për dosjen "Partizani"

8 Qershor 2026, 11:00Kronika TEMA
VIDEO/ "Doktor, e japim 80% me letra me vlerë" - Ish ministri i

Në seancën e sotme në GJKKO, duke filluar nga ora 11, pritet të disa personazhe të rëndësishëm të dosjes së Aferës “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të tjerë.

Për të dëshmuar është thirrur ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, roli i të cilit ka qenë kryesor për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.

Ai ka qenë aty që ditët e para që Berisha mori pushtetin në vitin 2005 dhe së bashku me ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimi në kohë rekord.

Një hap i rëndësishëm ishte kalimi në qeveri i ndryshimeve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke e vendosur këtë strukturë nën kontrollin e plotë të Kryeministrit Berisha dhe duke ndryshuar disa kushtet për privatizime.

Para togave të zeza të GJKKO, Ruli do të duhet të përgjigjet se pse u desh nisja me urgjencë e procedurave të privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Ka një moment interesant në dosjen e SPAK për aferën “Partizani” që lidhet pikërisht me mënyrën se si është bërë pagesa e privatizimit. Më 17 dhjetor 2008 në mbledhje e qeverisë Genc Ruli i lavdëron Berishës një VKM për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë. Berisha nuk ia kursen një “bravo” vartësit të tij.

Biseda, e transkriptuar në dosjen e SPAK

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor, por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.

Ruli: Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët.

1 Komente

  1. {
    {•}

    Deshmi pa fund.Rama ka frik tē dēnoj Berishēn me burg, ndaj kjo sorollatje pa fund pēr kompleksin Partizani, 21 janari 2011, ose dosja Haklaj.Protesta e 9 para kryeministris do i jep kurajo PS-sē dhe ti plotsoj dēshirēn Ballēs pēr burg ndaj Berishēs.Ndērtimi kuchner nē Zvērnec dhe Sazan mund tē realizohet me dhun ose paqe, por ndēshkimi ndaj politikanēve tē opozitēs ose atyre tē qeveris do vazhdon tē reklamohet haptas si nē Tiran dhe rrethe, po dhe nē disa kryeqytete tē huaja.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje