Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht të hënën në Kuvend një paketë ligjore që bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
1. Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.
2. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
3. Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve.
4. Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
“Paketa që dorëzuam në Kuvend nuk është thjesht një nismë partiake e opozitës. Ajo sjell në Parlament zërin e shoqërisë që proteston kundër shkatërrimit të Shqipërisë nga një qeveri që deri më sot e ka trajtuar vendin si pronë private”, tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
“Kjo paketë sjell në Parlament zërin e shoqërisë që kërkon mbrojtjen e natyrës, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, mbrojtjen e zonave malore nga babëzia qeveritare. Ne po risjellim në Parlament zërin e shoqërisë që është kundër ligjit për investimet strategjike, simbol i modelit ekonomik të Edi Ramës; një model i bazuar te favorizimi, korrupsioni dhe përdorimi i pushtetit në funksion të interesave private.
Besoj fort se shoqëria shqiptare duhet të hyjë në një fazë të re. Një fazë ku të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Në një fazë ku shoqëria nuk pajtohet me modelin e sundimit të më të fortit mbi më të dobëtin. Ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ku të sundojë shteti ligjor dhe jo ligji i xhunglës.
Këto katër nisma ligjore bashkojnë interesin e qytetarëve, të cilët këtë herë kanë bindje të ndryshme politike, ose nuk i përkasin asnjë partie. Këto nisma i bëjnë mirë Shqipërisë.
Pa ligjin e investimeve strategjike që shpërndan copa të Shqipërisë tek një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, Shqipëria do të jetë më e mirë.
Pa ligjet që i japin qeverisë mundësinë të cenojë zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe interesin publik, Shqipëria do të jetë më e mirë.
Por Shqipëria do të jetë vërtet më e mirë vetëm kur në krye të qeverisë të mos jetë më shkaktari i situatës së sotme.
Prandaj ka ardhur koha që Edi Rama t’i lejojë deputetët e mazhorancës të votojnë këto nisma.
Ka ardhur koha të reflektojë. Ka ardhur koha që Edi Rama të japë dorëheqjen”, shtoi ai.
Ha Ha Ha , PD po perpiqet te heqe Saliun nga thirrja e protestes :******RAMA NE BURG____BERISHA NE BURG******
Po ligji qe te mos kete kompani ocshore ne Shqiperi. Apo luga juaj.
Shume mire bete! Le te shohim se kush nga keta deputete do jene kunder!
Eh moj kokerr koqe.Ju po mundoheni te privatizimi proteste qe deri tani eshte vetem xhiro bulevardit.Rama eshte kaluar,çfarëdo te beni ju pedeistetEdhe sikur te bashkoheni me ate lëvizje Rama mund te shpalle zgjedhje te parakohshme ose Referendum,per te gjitha ato pika qe kerkon ti dhe qe ndalojnë zhvillimin e vendit.Rames nuk i leviz elektorati,kurse ju keni rene me poshte..Kush shqiptar eshte per ndalimin e investimeve te huaja dhe vendase.Nuk keni lene gje pa shkaterruar ne kohen tuaj dhe doni te dilni te virgjer.Ne kohen tuaj askund nuk kishte flamingo dhe pelikane
Qeneria ka nuhatur eren e zorreve dhe eshte turrur duke menduar se i ka ardhur dita! Ju prine kjo fytyra e leshte e shpirti i piste, te cilit i pelqene te hidhet hu me hu, duke ja ndjere shijen ketij sporti si pak'kush!
Po shfuqizimin e ligjit 7501 Po anulimin e konçensioneve Po kthimin e burimeve natyrore,porteve ,aeroporteve,naftës, rrugëve në administrim të shtetit. Po sekuestrim te pasurisë së politikanëve dhe oligarkëve Po kthimin e shëndetësisë dhe arsimit në administrim të shtetit.
domethene gazi qe duhet te ishte ne balle te protestes qenka prapa ketyre azganeve :) per nder me kaq bythe sa psaka kjo proteste mori fund imperializmi amerikan
Kure dhe BAZ GARDHI u be deputet ati parlamenti le ti bie flaka me gjithe cfare ka brenda.