I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

27 Qershor 2026, 18:20Kronika TEMA
I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga.

Një rast dhune në familje është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Pogradec. Bashkëshorti ka dhunuar rëndë gruan e tij 73-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin liqenor, ku pas një debati që kanë patur mes njëri-tjetrit, bashkëshorti mësohet se ka dhunuar me sende të forta bashkëshorten e tij të moshuar, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Policia ka reaguar duke bërë të mundur ndalimin e agresorit ndërkohë që 73-vjeçarja pasi është dërguar në spitalin e Pogradecit mësohet se është bërë gati për tu dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e saj paraqitet shumë e rëndë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në Pogradec i dhunës në familje, ku vetëm pak ditë më parë bashkëshorti goditi me thikë bashkëshorten duke i shkaktuar plagë të rënda ndërsa ditën e sotme një i moshuar bën për spital bashkëshorten e tij.

Lini një Përgjigje