Zjarr te ish-fusha e aviacionit në Vlorë, banorët: U rrezikuan shtëpitë, rast i përsëritur

27 Qershor 2026, 19:20Kronika TEMA
Zjarr te ish-fusha e aviacionit në Vlorë, banorët: U rrezikuan

Një zjarr përfshiu ish-fushën e aviacionit në periferi të qytetit të Vlorës, duke rrezikuar edhe një zonë të banuar.

Ndikuar edhe nga temperaturat e larta, flakët dogjën me shpejtësi një territor të gjerë të mbuluar nga barishtet dhe shkurret, ndërsa tymi mbuloi lagjen.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë duke izoluar vatrën përpara se ajo t'u afrohet shtëpive.

Sipas banorëve, nga të dhënat e para dhe rrethanat e përhapjes se zjarrrit, dyshohet se per një zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë, banorët e alarmuar shprehen se ky është një rast i ripërsëritur në këtë zonë, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe pastrimit të territorit nga barërat e thata. 

1 Komente

  1. B
    Ben

    Ia paskan vene syrin eshe asaj toke! Mjere Shqiperia!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje