Nga Jakin Marena
Protesta në bulevardin qëndror të kryeqytetit, po kap muajin pa asnjë shkëputje, ndërsa grupi organizator mundohet të japë sinjale se kjo protestë nuk ka ndërmend të mbyllë aktivitetin e vet dhe në ditët në vazhdim!
Njëherësh është bërë thirrje për pjesëmarrje akoma më të lartë, teksa është vënë re se radhët e saj po zvogëlohen dita ditës, ndërsa Bulevardit kanë nisur ‘t’i dalin brinjët’, për shkak të distancës që mundohen të mbajnë protestuesit, larg nga njëri tjetri, për t’u dukur protesta sa më e madhe! Është formulë e njohuir dhe e aplikuar sidmos nga PD, sa hërë ka pasur tubime në bulevard!
Por protesta, për hir të së vërtetës, nuk është çështje numrash! Pasi dhe një protestë akoma më e vogël në numra, ka kapacitetin e duhur, kur bën dhe lëvizjet e duhura, që të marrë maksimalen e asaj për të cilën është ngritur dhe që kërkohet!
Kjo protestë, e nisur për “Flamingot’ dhe tashmë e copëtuar në ‘celula’ akoma më të vogla interesash, ku po dominojnë neomarksistët e islami politik, ky i fundit i importuar nga Kosova e Maqedonia e Veriut, kuptohet dhe me mbështetjen e Iranit dhe vendeve të tjera të islamit radikal, për hir të së vërtetës ka mbërritur në një pikë të dëshpëruar, sa nuk e di më se çfarë kërkon!
Kjo duket në mënyrën se si po zhvillohet protesta dita ditës, si përzgjidhen ata që do të flasin në podiumin e improvizuar, janë shkallët që përdorin muratorët për punime në tavane e mure, tamam përfaqësues të ‘kllasës punëtore’ të këtyre neomarksistëve të rinj, çfarë mesazhesh përcjellin ata që zënë podiumin në darkë dhe mbi të gjitha në rritjen e shkallës së konspirativitetit të atyre që qëndrojnë pas kësaj proteste. Pra të drejtuesve realë, që janë si ‘ilegalët’ e Enverit!
Ajo që shohim me sy të lirë është se protesta po zbehet dita ditës, dhe mbi të gjitha jo vetëm që nuk u shfrytëzua masiviteti i saj në ditët e para për të marrë maksimalen nga qeveria, pasi e ngritën lart ‘stekën’ me atë kërkesën e çuditshme në pikën 1 të kërkesave, dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë, pastaj zhdukjen e kësaj klase politike që përjashtonte çdo negociim, dhe mbi të gjitha me shfaqjen në rrjetet sociale të disa platformave që ‘çmendën’ jo vetëm juristët brenda e jashtë vendit pasi nuk po i jepnin ‘majë’ se çfarë kërkonin, por dhe vetë protestuesit në bulevard, ata që kishin pak mendje apo kishin dalë për hallet e tyre, po e braktisin një nga një këtë protestë!
Pasi na kthenin në epokën e ‘gurit’, pa asnjë ngjashmëri as me funksionimin e qytet-shtetit të Athinës, Egjiptit të lashtë apo, kohës së mbrame të Aleksandrit të madh apo Romës së lashtë! Pavarësisht se jemi në shekullin e 21-të dhe Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe është në prag të anëtarësimit në BE! Në metrat e fundit me një fjalë, sipas vlerësimit të vetë evropianëve!
Protesta është akoma më e dëshpëruar për mbështetje ndërkombëtare, pra për një mbështetje nga vendet anëtare të BE dhe ndoshta dhe nga SHBA, opozita atje sëpaku, pasi pikërisht si protestë anti-Trump u ndërkombëtarizua dhe kishin lënë për të kuptuar organizatorët se protesta po bënte dhe këtë ‘lojën’ e evropianëve anti-Trump! Madje dhe dhe anti-SHBA, pasi lajmëruan protestën e madhe në Tiranë, bashkë me diasporën, shqiptarët e Vetëvendosjes në Kosovë, shqiptarët e VV dhe VLEN në Maqedoninë e Veriut e tërë hapësirën mbarëshqiptare, më 4 korrik, festën e Pavarësisë së SHBA! Dhe në ditëlindjen e Ramës, në përpjekje që me një ‘gur të vrasin dy zogj’!
Nuk ishte e thënë që të kishte mbështetje ‘Revolucioni Flamingo”! Këtë e pranoi dhe vetë një nga ata që janë vetëquajtur organizatorë të protestës, teksa ka deklaruar se kemi mbështetje ndërkombëtare por nuk kemi asnjë mbështetje nga ambasadorët e vendeve të BE e më gjërë! Pavarësisht se ishte një absurd komunikimi, për hir të së vërtetës ishte një thirrje dëshpëruese për mbështetje nga ambasadorët, për të mbajtur këtë protestë në këmbë, për kushedi se çfarë axhendash kanë ata që luajnë fijet në prapaskenë! Pasi nëse drejtues të kësaj proteste janë ai grupi organizator që dërgoi kërkesat nëpër ambasada, atëherë mund të themi se kjo protestë ka lindur e vdekur që në fillim të herës! Dhe është njëpërdorimshme për qëllime destabilizimi!
Duke qënë se heshtja deri në injorim e SHBA dhe e vendeve anëtare të BE, ka qënë prezente në të 29 ditët e protestës, duket se organizatorët janë munduar ta mbushin këtë boshllëk duke nxjerrë në podium për të folur turistë të rastësishëm, kryesisht dashamirës të fortë të birrës dhe pijeve të tjera alkolike, të cilët dalin dhe thonë disa fjalë aty, thjeshtë e vetëm për t’i dhënë një ‘emocion’ tjetër turizmit të tyre në Shqipëri! Dikush thotë se është protesta më e bukur që ka parë, dikush thotë se jeni frymëzim për krejt Europën, ndaj vazhdoni kështu, ‘futjani vetes’!
Ndërkohë që këta neomarksistët kanë qënë akoma më të drejtëpërdrejtë, teksa kanë thirrur në skenë radikalen e majtë italiane, Ilaria Salis, të cilës i është mbushur mendja top se është “Che Guevara” në versionin femër, të cilës Zoti e robi i kanë ngarkuar detyrën e ‘shenjtë’ për të përhapur revolucionin jo në vendin ku jeton në Itali, nuk ka pasur sukses atje deri më tani, por në Shqipëri, Hungari dhe vende të tjera të botës së zhvilluar apo të botës së tretë! Mbajti një fjalë dhe ajo, siç di vetë të flasë, takoi dhe ‘sivëllain’ e saj në Shqipëri e bëri një foto familjare. Ndoshta në Kosovë nuk do të shkojë, sepse atje e quan të kryer nga Albin Kurti, revolucionin neomarksist, dhe qeveria e dalë nga ky revolucion është me kapacitet të plotë në pushtet për implementimin e ideve anti-amerikane dhe anti evropiane! I ka bërë thirrje të vijë në Tiranë, por ai ka dërguar vetëm këta ‘mentorët’ e tij, neomarksistë, islamikë dhe pro grekë! Vetë ka frikë Ramën, me sa duket, nuk ia mban t’i dalë përballë! Ndaj bën sikur është jashtë kësaj meseleje!
Por protesta ka marrë dhe një drejtim të paparashikuar, duke shërbyer si tribunë ku njerëzit qajnë të gjitha hallet familjare! Njëra kërkon burrë, e tërë pjesëmarrësit ‘qajnë’ momentin kur Ikballe Huduti, për shkak të islamizmit të saj të thekur pro Iranit, dhe që kishte lider shpirtëror Mojtaba Khamanein dhe lider politik Albin Al Kurtin, ishte shpallur ‘non grata’ për 15 vite nga shteti shqiptar! Pra se kalon kufirin për 15 vite, ‘një shekull’me një fjalë, referuar këtyre influencereve shqiptare që e dinë shekullin 15 vite! Themi e ‘qajnë’ shpalljen e saj non grata, pasi Ikballja do ta kishte vënë ‘dorën në zemër’ dhe të gjitha atyre pretendenteve që kërkojnë burrë në këtë protestë, do t’u jepte shansin që të ‘garonin’ për të qënë gruaja e katërt apo e pestë, për burrin e saj! Iku kjo punë, na dështoi momenti!
Duke mbetur dhe në tribuën e halleve të kësaj proteste, ajo ka shërbyer për të gjitha ata që nuk kanë pasur mundësi të shprehin mllefin e tyre ndaj kujtdo në këtë vend, përpos rrjeteve sociale që e kanë kthyer në habitatin e vet për të mbushur boshhllëkun e krijuar nga dështimet dhe mungesat e inciativës në jetë, ka shërbyer dhe për ata që ndonjëherë fatalisht u kaë shpëtuar nga dora prindërve kur kanë qënë të vegjël dhe kanë rënë në tokë me kokë, si dhe grupe të tjera që po shtohen dita ditës në aktivizimin e tyre dhe zënien e vendeve bosh të lëna për intelektualët, ekspertët dhe njerëzit me mend në kokë, që ende nuk po duken! Ka dhe nga ata që kërkojnë borxhet që kanë nëpër kojshi dhe miqësira, dhe që për moskthimin e tyre bëjnë fakjtor Ramën!
Ndërkohë në protestë, ‘vibrojnë’ dhe këta kryetarët e 3 partive të vogla në tentativën për të kapur territor në këtë protestë! Neomarksistët janë në pararojë në përpjekjet e tyre, por nuk mbeten prapa dhe këta të Tikut dhe Gonit, të cilët njëri me këto protestat ‘tek pullë’ tërë natën dhe në mengjes para kryeministrisë dhe tjetri përmes rrjeteve sociale, po mundohen të tregojnë se e kanë ata në dorë këtë protestë! Madje kënaqen fort teksa intervistojnë po vetë ndonjë nga protestuesit, të cilët thonë se duhet të jetë kryeministër! E hedhin videon vetë në rrjetet sociale, pa modesti!
Nuk mungon si gjithnjë edhe ‘futja e duarve’ nga Berisha në këtë protestë! I cili vetë nuk është pjesë, por ama i ka ‘liruar’ nga betimi të gjithë zyrtarët e deputetët e PD, të cilët e mbrojnë në çdo moment kryetarin demokrat nga sulmet! Berisha ka dhënë udhezimin se s’ia ndjen fare për thirrjet “Berisha në burg’, por merrni pjesë në protestë si qytetarë, ama me teserën e PD në xhep!
Dhe pastaj shqiptarët kërkojnë nga protesta që të krijojnë një parti apo disa parti politike, për të kanalizuar zemërimin popullor e për t’u përballur me këtë klasë politike, sipas premtimit që kanë bërë për ta zhdukur nga qarkullimi atë! Ku të lënë këta krerët e partive të vogla apo dhe të PD të krijojnë parti politike! Ata duan ta kenë të vetin territorin! Madje këtë e kanë kuptuar dhe një pjesë e protestuesve, ata idealistët e vërtetë, të cilët akuzojnë partitë e vogla se po e përdorin këtë protestë qytetare për qëllimet e tyre personale dhe aspak për kauzën qytetare! Akuzojnë dhe Berishën për përfshirje të deputetëve dhe zyrtarëve të PD në këtë protestë!
Nga ana tjetër as shoqatat ambientaliste, apo të tjera si dhe këta personat e tjerë që kanë krijuar shoqata me anëtarë ata vetë, ‘tek pullë’ për të thithur projekte andej këndej, janë më të interesuar që të vijojë protesta, pasi me një qeskë të zezë në dorë për të ‘pastruar mjedisin’ bashkë me disa kalamaj, ku me një projekt tjetër për të thënë se ‘rrushi prodhohet nga hardhia’, apo me ndonjë projekt tjetër për të ‘shpjeguar bazat e gazetarisë’, pavarësisht se shumë nga këta drejtues vetë, vetëm kanë mbyllur media, por dhe shoqata të tjera në këtë vend që janë për hir të së vërtetës shumë për ‘metër katror’ dhe asnjëherë nuk e kemi kuptuar se përsë organet ligjzbatuese nuk kanë hetuar se në cilën nga vilat apo resortet turistike të tyre kanë shkuara paratë e financuara nga taksapaguesit evropianë e amerikanë për të bërë edhe ndonjë punë, nuk janë të interesuara aspak për krijimin e një parti politike apo të partive të reja! Humbasin financimin, kuptohet!
Sepse, sapo të mbyllet protesta, fillon menjëherë aktiviteti politik pas konstituimit të partive të reja kundër të vjetrave, zhbëhen këta parazitët e rinj politikë që u larguan nga partitë e vjetra, krijuan parti të reja dhe që tentuan të përfitonin nga kjo protestë anëtarësi! Bien dhe klikimet për këta influencerët, por dhe mbeten të ekspozuar ata biznesmenë që i kanë hyrë këtij kasaveti, për të shmangur tatimet e papaguara në shtet, që shkojnë miliona euro! Duhet të paguajnë dhe rrogat e prapambetura të punonjësve të tyre, pasi janë shpërndarë si ‘vaji në lakra’, me bizneset e tyre!
Pra, kjo protestë, e injoruar totalisht nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, pa asnjë deklaratë mbështetjeje as në parim nga ana e tyre, protestë e cila po braktiset ditë pas dite nga qytetarët të cilët po shohin se vullneti i tyre për të protestuar po shfrytëzohet nga axhenda të tjera në prapaskenë, që nga axhendat anti-Trump dhe anti-SHBA e deri tek ato neomarksiste, të islamit politik si dhe të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, po na kujton ato foltoret e Sali Berishës! I cili gjithsesi ishte zyrtarisht ‘non grata’ nga SHBA, Britania e trajtohej dhe nga vendet e BE si i tillë!
Por të paktën në këto foltoret e Berishës, edhe për kortezi bëhej ndonjë thirrje për anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë në BE, integrim, kuptohet, pa Ramën kryeministër, sipas tyre! Ndërsa në këto 29 protestat qytetare, asnjërit prej organizatorëve nuk i ra ndërmend të nxirrte dikë dhe të thërriste pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të bënin dhe ndonjë parullë për një gjë të tillë! Sa për kortezi dhe për të qënë brenda! Me sa duket anëtarësimi në BE nuk është axhendë e atyre që qëndrojnë në prapaskenë të protestës që po hyn në ditën e 30-të të saj! Janë për izolimin!
Dhe si për t’i vënë ‘kapak’ pozicionimit kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pati dhe thirrje publike ndaj Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos, për deklaratat e saj që evidentonin progresin e Shqipërisë si dhe ecurinë befasuese të Shqipërisë në përmbylljen e kapitujve për anëtarësimin në BE! Me sa duket organizatorëve të protestës, nuk u volit fare kjo ecuri pozitive e Shqipërisë drejt BE, por akoma më keq i irriton dhe i bën të lëshojnë gjuhën kundër zyrtarëve të lartë të BE, të cilër promovojnë progresin dhe mbështesin Shqipërinë në rrugën drejt integrimit!
Prandaj na habit fakti se përse organizatorët kërkonin nga ambasadorët e vendeve të BE apo të SHBA për të mbështetur një protestë të tillë, kur s’ka në asnjë cep të axhendës së kësaj proteste, thirrje për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane! Me sa duket dhe kjo protestë po trajtohet si ‘non grata’ nga ndërkombëtarët, njësoj si foltoret e Berishës, për të cilat askush në Bruksel, Strasburg, Berlin, Paris e Uashington nga flet dhe as i merr në referencë! Përkundrazi! Takojnë Ramën, pikërisht atë që ‘Revolucioni Flaming’ i ka dhënë ultimatum për t’u zhdukur nga politika, madje kanë ‘urdhëruar’ për ta futur në burg, mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE, vlerësojnë maksimalisht progresin dhe e rendisin në majën e vendeve që janë më afër anëtarësimit, por dhe e thërrasin nëpër samite NATO. Mbi të gjitha vlerësojnë Shqipërinë!
Është vërtetë gjynah që të shpërdorohet gjithë ajo protestë qytetare, nga këto grupet organizatore me axhenda të nëndheshme! Dhe katandisja e saj si foltoret e Berishës, gati me të njejtat sllogane, gati me të njejtin kontigjent njerëzish që flasin marrëzira dhe kërkojnë utopi-ra në podium, tregon se as vetë organizatorët nuk kanë besim se do të arrijnë ndonjë gjë në fund të herës! Ndaj kanë ‘pezulluar’ këtë daljen në sipërfaqe e publik, dhe nxjerrin si anëtarë të grupit organizator, njerëz që më e pakta të ngjallin mosbesim! Të shohin deri ku do të shkojë!
U katandis si karnavale te neveritshme, te kishte mbajtur te pakten ate ritmin e pare gazmor.
Protesta nuk shuhet derisa e gjithe banda pushtuese e Shqiperise te marre denimin e vete ligjor. Jo doreheqje. Burg. Bashke me patronazhistet. Ju erdhi fundi, beni propaganda sa te doni, populli ju urren aq shume sa nuk e imagjinoni dot
Protesta okay, por duhej te mbahej ne Prishtine e Tetove jo ne Tirane. VV dhe VLEN vrane vehten qe derguan mercenaret e tyre trullana ne Tirane te protestojne. Shpejt Vucici dhe Mickovskij do ti bejne te flasin me shume me vehte ata te VV dhe VLEN, por ta harojne qe mund te gjejne strehe mes shqiptareve ne Shqiperi. Ata bastarde do ta vuajne kete qe bene kesaj here. Dhe mos harrojne se me nje referendum nje dite mund edhe te zbohen fare nga Shqiperia ata mercenaret e Kurtit qe kane blere shtepi e prona ne vendin tone. Ata vetem na turperojne para botes.
Bravo .... një analizë e shkëlqyer..... Me se të goditura të gjitha episodet e protestës..... mbështesim KM drejt BE..