Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

5 Korrik 2026, 19:34Editorial Mero Baze

Shikoj që ka shumë kritika nga zyrtarë të qeverisë rreth përdorimit të arkivolit si simbol në protestë. Natyrisht të gjithë i lidhin me 14 Shtatorin e 1998 kur arkivoli nuk ishte bosh, por kishte brenda udhëheqësin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari. Atëherë ai u përdor në mënyrë makabre për t’i treguar pushtetit se ai mund t’i përmbysë ata dhe i vdekur.

Dhe nëse ideatorët e këtij skenari të ri, që duket se janë të njëjtët, kanë pasur parasysh këtë gjë, nuk është se kanë bërë ndonjë gabim të madh, thjesht kanë përsëritur pikë më pikë simbolikën.

Nëse brenda arkivolit më 14 shtator 1998 ishte trupi i vdekur i atij që ngriti studentët në protestën më historike që përmbysi për katër ditë diktaturën komuniste, dhe këta kanë futur brenda arkivolit idetë e derisotme të protestës paqësore, memet e mrekullueshme me pelikanë dhe batutat gjithë humor për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Meqë kjo protestë nuk ka një lider si Azem Hajdari, atëherë udhëheqësit e panumërt të saj kanë marrë turpin e vdekur të protestës paqësore e futën në arkivol dhe me të marshuan në mënyrë simbolike.

Nuk mendoj se është një gjë për t’u alarmuar kaq shumë nga pushteti edhe pse vdiq protesta paqësore. Dhe aq më pak nuk është për të vajtuar pse u kalua në protesta të dhunshme. Në historinë e 36 viteve pas Lëvizjes së Dhjetorit të gjitha protestat thuajse kanë qenë të dhunshme. Kjo u duk se do bënte përjashtim, por nuk ia doli dot.

Arsyeja është e qartë. Nëse i identifikon ata që janë promotorë të dhunës në protesta, ata që bëjnë si udhëheqësa por dhe ata që duken si psikopat, ata që sulmojnë komisariatin e policisë apo ata që thyejnë xhamat e makinave të policisë, ata që linçojnë personalitete publike, gazetarët, artistët apo këdo tjetër që nuk u shkon pas, janë qartazi anëtarë dhe militantë të Partisë Demokratike. Mos kini iluzione se protestën po e bën shoqëria civile apo ato vajzat e memeve dhe daullave. Ata që po vijnë nga diaspora po ashtu janë njerëz të Partisë Demokratike. Ato grupet e dhunës në WhatsApp, i ke më shumicë me adresa paskuane Bathore, dhe në krye të tyre ke drejtues të PD.

Protesta është tërësisht e Partisë Demokratike. Këto grupet minore që thërrasin “Berisha në burg” janë kryesisht militantë të tre partive të vogla të cilët duke qenë si zëdhënës të protestës kanë dëshirë ta kenë atë si kapital të tyre. Por protesta nuk është më e tyre. Protesta është e atyre që kanë 35 vjet që protestojnë njësoj.

Është padrejtësi t’ua marrësh protestën dhe ta maskosh si protestë qytetare. Janë njerëzit e tyre ata që po dirigjojnë dhunën jo se duan patjetër dhunë por se nuk dinë si ta bëjnë ndryshe. Kanë vetëm një model. Ndaj mos u lodhni kot duke ua përmendur arkivolin, se ata atë e kanë kulmin e fuqisë që kanë treguar ndonjëherë në protestë. Një herë kanë mundur ta marrin për disa orë kryeministrinë pikërisht me arkivol.

Këta të tjerët që e nisën me meme, as nuk e dinë çfarë është ai arkivoli dhe as e dinë pse është përdorur në histori se kanë lindur pasi kishte ndodhur ajo histori.

Arkivoli ka pastruar protestën nga memet dhe nga maska e shoqërisë civile apo shtresës gri të shoqërisë. E ka çuar atë tek opozita e Sali Berisha. Tek pronari i arkivolit.

Gjithë këto manovrat e tjera qesharake sikur bëjnë Kuvend Kombëtar apo sikur po formojnë një shtet paralel, janë tallje e Sali Berisha me protestën që në fund t’u thotë siç u tha atyre që dërgoi me arkivol në kryeministri më 1998: Ju jeni agjentë të Fatos Nanos! Opozita jam unë.

13 Komente

  1. P
    Pako

    Se po paketohen aty brenda kur te veje rama

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iso

      Je shumë i sakte Mero!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        Shum dakort me artikullin,… .. Nese 2/3 e protestuesve jan votues te pd , protesta me duket qe esht e pd.. .. filloi me tabaket e letres per te pikturuar femijet dhe perfundon si ato ceremonite e varrimit ne Gaza ku turmat mbajn ne krahe arkivolin e lidereve te vdekur te hamasit…

        Përgjigjjuni
        1. P
          Protest e PD

          Spital psiqiatrik ne nje boulevard te hapur. Nuk ka vende per ti gjykuar , bolle te shohesh fytyrat......njerez te vegjel te pist te pa edukuar te pa rrojtur te pa lare te pa pune......maloke Protesta ka qene e PD , shikoni organizatoret , financuesit. Fatos Lubonja vegel qorre e Berrishes , vajza i ka punuar te Berrisha. Shkullaku dihet nuk ke çfare thua. Preç Zogaj pa koment Keta jane pjesa mbas skenes . Pjesa visible e protestes Me Shpend Gashin i PD..Kol Lopa dhe disa maloke te gjithe te PD Financues i deklaruar Gjin Gjoni Arjan Ndoja kapteri Fane i New 24 , Si dhe debili Aleksander Meksit...te gjithe te PD Ndersa ata qe dalin jane militant te dorés dyte. Pjesa me interesante per mua eshte mbledhja e gjithe te semureve psiqik , thua do jeté rastesi apo organizime . Thirrje Berrisha ne burge eshte nje karrem per te peshkuar njerzit naïve ...... Kjo proteste mbaroje pa filluar duke u bere qesharake me qeveri me gogla me letra me vrime.... njerez me qylaf Kuksi me flamurin shpatullave nje shami te kuqe te balli i pa rrojtur i pa lare i pa pune i pa edukuar , fikse militantet e PD. Ne ndihme erdhen dhe terroristet e Vetfundosjes Serbe drejtuar nga antishqiptari Kurtovitç ku si interlekutor ishte Shkullaku. Me ka shokuar disa momente ku nje fermer godiste gjithe urrejtje foton e Edi Rames çfare kafsherie disa ballist qe Bénin sikur qanin te arkivoli me voton e Rames , je femije qe kendonte kunder Rames nje konglomerat i njerezeve te dale nga pylli. Te nderuar katundar qe keni ouzurpuar Tiranen sinqerisht béni kontroll te mjeku merni ilaçet psikotrope se do beheni keq. Nuk jam votues i Rames por dje me erdhi turpe qe jam shqiptar....si mundet kafshe te tilla préhistoirique te lihen rrugeve te Tiranes.... Te nderuar mjekrosha pisa PD ista urrejtja eshte primitie .... demokracia eshte rrespektim i vullnetit te shumices. Liria e fjales ndalone kur prek lirine e tjetrit. Tirana vdiqe ne 1991 , ata djeme e vajza plote charme , intelegjente sot jane zevendesuar me hommo sapiens sapiens , sa shekuj do ti duhet Tiranes qe te lulezone sic ka lulezuar...

          Përgjigjjuni
          1. L
            L

            Bravo,e Kam then qe ne fillim,ne prapasken te ptotestes eshte krimineli Sali Berisha,te gjithe njerzit e dhunshem jan banditet berishist,ju lutemi distancohuni nga kriminelet e kryekriminelit,ndryshe do pendoheni,po do jet vone.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shqiptar

              Mero , dhiz iz a mirakull ov fridhim ov liri demokracia. Protesta flamengare lindi e pjerdhur dhe ushqimi kryesor I saj me "protestues te pavarur " ishin shqupi dhe mediat qe lepijne bythen e saliut . Madje edhe protestat e tjera te "pavarura" pas 2013 ,armet kimike,studentet kane te njejtin skenar me këtë qe pamë te flamengot e pavarur te shqupit .PS dhe Rama ,duhet te fokusohen tek zgjedhjet vendore te 2027 dhe te 2029 per fitore historike.

              Përgjigjjuni
              1. s
                saliu duhet te shpallet terrorist

                Keta plehrat kane gjet shesh dhe po bejne pershesh,asnje nuk heton nga vjen kjo pare kush i financon,me leket e kujt behen gjithe ato pankartae biletat e dhiaspordhes qe mburren se leket e tyre po mbajne shtetin dhe vijne te rrezojne shtetin.... Kujt i interson nje gjendje kaosi ne Shqiperi,vijne eurodeputet nga p...arushes e bashkohen me arushat e sali berish kriminelit,iken neodhija e rames ne parlamentin europian e bashkohet me beleris brekdhjeris jevgjit,iken spiropidhi poshte e larte e do te formoj Shqiperine e re se deri sot formoi Shqiperine e hajduteve dhe sot lufton ose ha mutin qe gatoi me servilizmat e saja ku ngjiti shkallet,lufton e financon arta dade qe u pasurua sa vetem luku i saj i perditshem kushton sa nje pension,e keta duan te rrezojne edi ramen qe i beri me pasuri e me ze qe mos ja ndigjofshim zerin e surratin ketyre plehrave qe duan te perfitojne nga revolucioni i saliut,lubonj psikos e kokplisave te kurtovicit,por noc rrokun do fitoni edhe po iku rama

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saliu po na merr te keqen bre burra

                  Saliu eshte veteshpallur terrorist, i ka mbetur vetem te dergohet ne Guantanamo.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Saliu po na merr te keqen bre burra

                    Saliu eshte veteshpallur terrorist, i ka mbetur vetem te dergohet ne Guantanamo.

                    Përgjigjjuni
                  2. .
                    ...

                    Muslimanët dhe komunista nuke jetonë dot pa dhunë dhe gjak. Dhe arkivoli ështe një simbol i tyrë siç ështe shpata, çekanet apo pushket që Muslimanet dhe komunista i shpalosin në flamujt apo bandarolat e tyrë. Thën kët Edi Rama, ështe një hajdut ordiner, që duhët të jape llogarie para drejtsise, siç duhët të jape Sali Berisha dhe shumë pushtetar të tjer që e kanë vjedhur Shqiprinë në menyren më barbar keto 35 vite. Çdo ndryshim në sistemin politike në Shqiprie duhët të bëhet nëper mjey instutusjoneve, ne të gjith duhët që të mbeshtesim Spakun, që ndoshta do na çlironë nga Edi Rama dhe Saliu Berisha.

                    Përgjigjjuni
                    1. Berisha burg

                      Nuk pushuan artikujt e arkivolit gjithë ditën. Çudi që ia nisët që mbrëmë, sot palloshi e hapi ditën po me arkivolin, më bën çudi xhanëm si e parashikuat retoriken e palloshit?

                      Përgjigjjuni
                      1. c
                        cou enver te shikosh saliun nga shpella

                        Ti o plehre qe thua berisha ne burg,je nga te llapa,qorrit,apo gone malarikut,dhe e thua per te mbuluar gjurmet qe jeni vegla te pjelles me te keqe qe ka par ky popull,sali krimineli qe mbrohet nga spak.... Do shikoni se po dha doreheqje edi rama,Shqiperija do jen ne kaos,do filloi lufta si dikur per marjen e SHQUP. Do filloj lufta llapa-malariku gone-qorri largpames edhe mbeturinave te tjera kokplisa ose kokqylafe si kola e ca shemtaraq qe me fjalorin dhe pamjen e tyre nuk meritojne as barinj te kecave te neomalokes qe rama e beri te rendesishme,e mori nga era e dhise dhe e futi ne parlament qe te qelbi gjithe shoqerine

                        Përgjigjjuni
                      2. R
                        Revolucioni qelesheve

                        Sa romantik dhe idealist ishte pagezimi " Revolucioni flamingo"! Wow ! Shqiptaret kanunore qe rrahin femijet dhe grate befas na u bene filandeze qe u dridhej zemra per flamingot! Ti leme menjane idealizmat ! Nese ky do quhet revolucion ndonjehere, emrin e vertete e ka Revolucioni qershorit i qelesheve! A i keni pare sesi identifikohen me kesule malesoresh - gjithe te ardhurit nga veriu ne Tirane dhe rrethinat e saj. Revolucioni berishist i qelesheve !

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje