Atmosfera para finales së Kupës së Botës është ndezur jo vetëm në konferencat zyrtare për shtyp, por edhe në aktivitetet e organizuara jashtë fushës. FIFA zhvilloi një event të veçantë në “Fan Fest”, ku morën pjesë trajnerët e Spanjës dhe Argjentinës, Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni, si dhe futbollistët Rodrigo Hernandez (Rodri) dhe Emiliano “Dibu” Martinez.
Por protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Lionel Messi. Kapiteni i Argjentinës u shfaq si i ftuar special në një aktivitet të moderuar nga tre ikona të sportit botëror: Novak Djokovic, Kevin Durant dhe Tom Brady.
Gjatë bisedës, Messi foli për finalen e madhe, por vëmendje të veçantë morën komentet e tij për yllin e Spanjës, Lamine Yamal.
“Lamine është një futbollist i jashtëzakonshëm. E kam ndjekur nga afër, pasi luan për një klub që e dua shumë. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, ai tashmë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në futbollin botëror. Ka shumë vite përpara dhe mundësinë për të shkruar histori”, deklaroi Messi.
Ylli argjentinas u pyet edhe për fotografinë ikonike të realizuar 19 vite më parë për një kalendar bamirësie, ku ai shfaqet duke mbajtur në krahë një foshnjë që sot është Lamine Yamal.
Messi e cilësoi si një moment të jashtëzakonshëm faktin që pas kaq shumë vitesh, ai dhe Yamal do të përballen në finalen e Kupës së Botës.
“Është diçka e pabesueshme. Jeta të surprizon. Kam bërë një foto me të kur ishte vetëm foshnjë dhe tani do të luajmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botërorit. Ai është një nga më të mirët në botë në këtë moment dhe i uroj shumë sukses”, tha Messi.
Megjithatë, kapiteni i Argjentinës theksoi se Spanja nuk varet vetëm nga talenti i Barcelonës.
“Nuk është vetëm Lamine. Spanja ka shumë futbollistë cilësorë dhe luan një futboll të shkëlqyer. Edhe ne kemi armët tona”, u shpreh Messi.
Argjentinasi synon të fitojë Kupën e Botës për herë të dytë në karrierë, ndërsa përballë do të ketë një nga talentet më të mëdha të futbollit modern, Lamine Yamal.
messi, njeri madh ne shpirt
Jevgu Lamine Yamal nuk e di cfare ka bere ky asnje gje zero me xhufke qe e quani me te miren njehere mos krahasoni kete jevgun Yamal me Mesin apo me CR.7.Ronaldo e shume te tjere si Ronaldo ky jevgu asnje gole nuk ka bere kur ndeshja ne grupe me Kepin e Gjelber doli zero me zero ja pra ky ka luajtur.