Talenti shqiptar nga Kosova, Lisian Thaçi, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke iu bashkuar gjigantëve gjermanë të Bayern Munich.
Mesfushori pejan është bërë pjesë e programit “FC Bayern Global Academy”, iniciativa ndërkombëtare e klubit bavarez për zhvillimin e futbollistëve të rinj me potencial të lartë.
Thaçi tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Bayern pas paraqitjeve mbresëlënëse në projektin “Bayern World Squad 2025”, ku bindi skautët e klubit për cilësitë e tij.
Futbollisti është produkt i Shkollës së Futbollit Peja, aty ku hodhi hapat e parë në futboll, ndërsa tashmë do të vazhdojë zhvillimin e tij te një prej klubeve më të mëdha në botë.
Lini një Përgjigje