Kapitulli 26 mbyllet, reformat vijojnë - Osmani: Do të vazhdojmë të raportojmë në BE

18 Korrik 2026, 12:00Politika TEMA
Kapitulli 26 mbyllet, reformat vijojnë - Osmani: Do të vazhdojmë

Shqipëria ka mbyllur së fundmi 3 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian. Një prej tyre është edhe kapitulli 26, për Arsimin dhe Kulturën.


Në një intervistë për Televizionin SCAN, zv.ministrja e Arsimit, Orjana Osmani, dha më shumë detaje mbi atë që ndodhi në Bruksel, çfarë u vlerësua, zbatimin e reformave dhe hapat e tjerë që pritet të ndiqen.

Osmani veçoi edhe reformat dhe politikat më të rëndësishme sa I përket strategjisë së arsimit.

Një nga çështjet kryesore mbetet financimi i arsimit. Sipas Osmanit, krahas rritjes së vazhdueshme të buxhetit, është hartuar edhe një plan afatgjatë, në bashkëpunim me Bashkimin Europian, për të rritur më tej investimet dhe për t’iu afruar standardeve të vendeve anëtare.

Lini një Përgjigje