Plani Evropian i Rritjes - Shqipëria propozon mbështetje direkte nga fondet e rishpërndara për sektorë të caktuar

21 Korrik 2026, 16:40Ekonomia TEMA
Plani Evropian i Rritjes - Shqipëria propozon mbështetje direkte nga

Ndërsa vlerësohet se Shqipëria mund të përmbushë rreth 80 përqind të reformave të parashikuara në planin europian të rritjes sipas drejtorisë për Ballkanin Perëndimor, vendi ka propozuar edhe një skemë tjetër për shlyerje. Radio Televizioni Shqiptar mësoi se propozimi i është bërë Komisionit Europian bazuar në praktikat e deritanishme.

Në këtë kuadër, në Komitetin e Monitorimit që u mbajt në Shqipëri, mes Komisionit Europian dhe Qeverisë shqiptare, ngritëm mundësinë që të ketë një aplikim të mbështetjes direkte për disa grupe interesi. Mbështetja direkte propozohet për disa aktorë të instrumentit financiar“, tha Krisela Haçkaj, eksperte e larte e fondeve evropiane.

Mbështetja direkte propozohet për disa aktorë të instrumentit financiar.

Ekziston kjo mundësi me këtë rishpërndarje të fondeve që të ofrohet mbështetje direkte, sigurisht brenda kuadrit dhe afateve që ka Instrumenti për Reformat dhe Rritje, që kjo mbështetje direkte t’u ofrohet atyre që kanë kosto për t’u përshtatur me detyrimet për aksesin në tregun e përbashkët, pra kostot që kanë bizneset për të kryer inovacion, për të harmonizuar gjithë ndërmarrjet e të tjerë, e të tjerë, për mbështetje direkte për Parlamentin që të kryejë mbikëqyrjen parlamentare, por gjithashtu edhe për organizatat e shoqërisë civile që janë, le të themi, avokatët kryesorë të procesit të integrimit europian”, tha Haçkaj.

Presioni i fondeve nëse reforma kryhet ose jo mbetet plotësisht brenda instrumentit.

Ne do ta shohim këtë në këtë periudhë që vijon, pra gjatë verës dhe në vjeshtë, nëse vendet do të jenë në gjendje që angazhimet që kanë ndërmarrë në kuadër të Axhendës së Reformave t’i përmbajnë, pra në maksimum, apo do të kemi raste kur do të ketë masa, reforma, të cilat nuk do të jenë kryer në kohën e duhur, dhe kjo do të korrespondojë me humbje fondesh. Nëse ka humbje fondesh, këto fonde janë të humbura për vendin, por do të thotë edhe se nuk mund të shkojnë për të mbështetur reforma të tjera për të njëjtin vend, për të cilat ato fonde ishin alokuar”, nënvizoi ajo.

Raportimi i III i Axhendës së Reformave në shifra përcolli 38 të tilla gjithsej. Prej tyre 18 hapa të rinj janë raportuar të realizuar, 20 Hapa nga periudha shtesë për 5 Fusha politikash të mbuluara.

1 Komente

  1. M
    Mos i hani denglat e Rames....

    Pa ndertuar impjantet e pastrimit te ujrave te zeza nuk mund te kete integrim ne BE. Me te drejte, vetem per kete, BE do tia perplase deren ne fytyre Rames.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje