Tjetër investim në QSUT, Paparizo: Procedurat për fëmijët me sëmundje të vështira do realizohen pa dhimbje dhe pa trauma

19 Prill 2026, 19:01Shëndeti TEMA
Tjetër investim në QSUT, Paparizo: Procedurat për

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tashmë procedurat e nevojshme për fëmijët që përballen me sëmundje të vështira dhe që kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm, do të realizohen pa dhimbje dhe pa trauma.

Falë donacionit të Fondacioni Heydar Aliyev dhe znj. Leyla Aliyeva, me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhan, është bërë e mundur paisja me teknologjinë më të fundit e dhomës “No Pain”, njofton Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza.

E pranishme në këtë ngjarje për QSUT, drejtoresha e Anxhela Paparizo theksoi se tashmë, falë këtij investimi, ekipet mjekësore do mund të shërbejnë në kushte komode dhe sipas standardeve bashkëkohore, duke garantuar më pak dhimbje, më pak stres dhe më pak trauma për pacientët e vegjël.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tashmë procedurat e nevojshme për fëmijët që përballen me sëmundje të vështira dhe që kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm, do të realizohen pa dhimbje dhe pa trauma.

Në shërbimin e Onkohematologjisë Pediatrike, falë donacionit të Fondacioni Heydar Aliyev dhe znj. Leyla Aliyeva, me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhan, është bërë e mundur pajisja me teknologjinë më të fundit e dhomës “No Pain”.

Kjo hapësirë moderne i mundëson ekipit mjekësor të realizojë procedurat e nevojshme në kushte komode dhe sipas standardeve bashkëkohore, duke garantuar më pak dhimbje, më pak stres dhe më pak trauma për pacientët tanë të vegjël.

https://www.instagram.com/reel/DXUQK9ejDEq/?igsh=bHRqZ285emw0aDcx

1 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    boll me fondacione gjakdhjeri gerrki servi mongoli ...... jemi Shqiptar lidhuni me Perendimin e Austri e Gjermani se gati jane te na i falin keto gjera

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje