Rimbursimi i barnave zbulon barrën e sëmundjeve kronike në Shqipëri, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti më të përhapurat

8 Maj 2026, 13:50Shëndeti TEMA
Rimbursimi i barnave zbulon barrën e sëmundjeve kronike në

Raporti i detajuar i konsumit të barnave për muajin mars 2026 bazuar në listën e rimbursimit nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore tregon se popullata shqiptare po vuan nga përhapja e lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe gastritit.

Lista tregon se sëmundjet Kardiovaskulare mbeten kategoria me volumin më të lartë të rimbursimit. Gjatë muajit mars, vetëm për kontrollin e tensionit arterial dhe ritmit kardiak, janë rimbursuar dhjetëra mijëra paketime.

Për shembull, bllokuesit e kanaleve të kalciumit si Amlodipina dhe Lercanidipina shënojnë shifra të larta konsumi, ku vetëm disa prej brendeve kryesore arrijnë në mbi 10,000 paketime secila. Kjo tregon se hipertensioni është sëmundja me shtrirjen më të gjerë gjeografike dhe moshore në vend. Gjithashtu aspirina protekt konsumohet në masë.

Diabeti pason si kategoria e dytë për nga sasia e barnave të shpërndara. Metformina, si mjekimi bazë për diabetin Tip 2, shënon shifra rekord. Nga të dhënat e muajit mars, rezulton se variantet e ndryshme të Metforminës (si Siofor apo Glucophage) janë rimbursuar në sasi që i kalojnë 20,000 paketime në total.

Ndërkohë, te insulinat, vihet re një dominim i insulinave me veprim të shpejtë si Novorapid (mbi 4,000 njësi) dhe insulinave bazale si Lantus apo Tresiba, që dëshmon për një numër të lartë pacientësh që varen nga terapia me injeksion.

Sëmundjet e sistemit tretës zënë një vend të rëndësishëm në hartën e konsumit. Barnat anti-ulcer dhe ato për mbrojtjen e stomakit, si Omeprazoli, shfaqen me një sasi totale rimbursimi prej mbi 18,000 paketimesh (ndarë mes brendeve Ulcozol, Omeprazid, etj.). Kjo tregon për një incidencë të lartë të problemeve gastrike në popullatë.

Shëndeti okular (Glaukoma) dhe Sistemi Nervor përmbyllin listën e kategorive me konsum të lartë. Për trajtimin e Glaukomës, produkti Travatan shënon një sasi prej rreth 4,930 paketimesh, ndërsa Xalatan rreth 1,394, duke treguar një fokus të lartë te shëndeti i syrit te moshat e thyera.

Për sa i përket sistemit nervor, barna si Levetiracetam për epilepsinë dhe Donepezil për Alzheimerin shënojnë konsum të qëndrueshëm, duke pasqyruar nevojat e vazhdueshme të pacientëve me sëmundje degjenerative.

Ky vëllim i lartë i barnave të rimbursuara tregon se buxheti i shtetit po orienton pjesën më të madhe të fondeve drejt menaxhimit të sëmundjeve kronike jo-ngjitëse, të cilat dominojnë profilin shëndetësor të popullatës shqiptare në vitin 2026./ Marrë nga Monitor.al

1 Komente

  1. N
    Nje Pacient Kardiak

    Po si nuk keni turp qe mashtroni kaq hapur a derezi ? Uaaaaaa per te vene duart ne koke !!!! Une jam nje I semure me arterio skleroze , pesova infakt kardiak dhe vendosa dy unaza ne nje arterje qe furnizon zemren me gjak ? Shpetova jeten dhe kam 8 muaj qe mjekohem me barnat qe I takojne kesaj semundje ? Dy nga keto , Brilique 90mg koston 71 mije leke te vjetra dhe Ranex 500 mg koston afersisht 38 mije leke te vjetra nuk Ribursohet asnje nga keto te dyja , vetem Lercanil10 mg nga 5300 leke te vjetra ma japin 4300 dmth 1000 leke te vjetra me riburesojne Po ashtu edhe asperina 1000 leke te vjetra Rib edhe Concor5mg po 1000 Rib. Me falin nje shkarkus qe nuk e mar fare se jam e ndjeshme nga i preparat , te tjerat Paravano (statin) pantoprazole spirolan 25 mg nuk Rib. Nga te gjitha keto ilace qe kalojne shumen 137 mije leke te vjetra Rib. 3000 te vjetra , kur une pensionin baze e kam 183 200 leke te vjetra plus ca shtesa qe na jep shteti shkon mbi 200000 leke ? Ju LUTEM shume beni hesap ja u kam dhene gjithe shifrat dhe dilni ne konkluzion me riburesimin qe shkruani ne nje kohe qe une jam me siguracion se kam pension te plot minimal packa se ne kohen e monizmit kam gjithe vitet e punes kur koleget e mi sot kane dyfishin e pensionit Tim per te njejtin vend pune dhe are sim te njejte ? A e shikoni cfar padrejtesirash ka per ne ne te gjitha drejtimet kur une sot jam invalid dhe kam nevoje per shume gjera plus mjekimin GRATIS ? Prandaj mos mashtroni kaq hapur turp tju vij qe flisni per keto diagnoza qe Rib.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje